SKANDALOZE Shkėlzen Berisha, biri i kryeministrit shqiptar,
Sali Berisha, ėshtė lobuesi kryesor pėr kontratėn e Gėrdecit Kėtė fakt e pėrforcon dėshmia e
sekretares sė ish-ministrit tė Drejtėsisė, Aldo Bumēi, dhėnė organeve
hetimore. Ajo ka konfirmuar se i ka nisur vetė birit tė kryeministrit Berisha
faksin qė i ka dhėnė ministri Aldo Bumēi, ku kėrkohej mendim pėr projektvendimin
qė do i hapte rrugė ndėrtimit tė Gėrdecit. Para disa
kohėsh gazeta TemA botoi faksin qė nisej zyrtarisht nga Ministria e
Drejtėsisė dhe mbėrrinte e protokollohej nė Ministrinė e Mbrojtjes me shėnimin Pėr Shkėlzen Berishėn. Kėshtu, del qartė se ministrat i raportonin birit tė
kryeministrit, i cili kujdesej qė vendimi tė kalonte nė qeveri.
Dėshmia e ish-sekretares sė Bumēit, Anjola Agolli, hedh dritė pėr kėtė
pjesė tė trishtė tė kapjes sė shtetit nga biri i kryeministrit. Ajo e nis
rrėfimin duke treguar se edhe pse posti i saj ėshtė politik, dhe mund tė
ishte larguar pas ardhjes nė pushtet tė qeverisė sė djathtė, Aldo Bumēi e
mbajti atė sėrish nė punė. Agolli tregon se mban mend shumė mirė se shkresėn me shėnimin ia ka dhėnė ministri vetė dhe nuk ka ardhur
nga ndonjė drejtori tjetėr, ndėrsa shton se shkrimi me dorė ėshtė i vetė
Bumēit.
Njė gjė tė tillė ajo e mban mend shumė mirė, pėr shkak se nė atė
periudhė ishte e vetme nė punė, sepse sekretarja tjetėr kishte marrė lejen e
lindjes. Ajo nuk shpjegon se pse ishte nisur me faks
kjo shkresė dhe pse njė tjetėr ishte nisur me postė, por ėshtė fakt se duke
parė datat ėshtė e qartė se nxitimi bėhej pėr shkak se vendimi do kalonte sė
shpejti nė qeveri. Agolli thotė se mban mend qė tė paktėn dhe dy herė tė
tjera Shkėlzen Berisha ka qenė nė zyrėn e ministrit tė Drejtėsisė, Aldo
Bumēi. Sipas saj, nė Ministrinė e Mbrojtjes i janė
pėrgjigjur nė momentin e nisjes sė faksit, se nuk njohin asnjė Shkėlzen
Berisha qė punonte nė atė institucion, por ajo u ka thėnė qė ka marrė urdhėr
qė tė nisė kėtė faks pėr atė person dhe kėshtu ka vepruar. Mė poshtė vijon
dėshmia e saj e plotė pėrpara organeve tė drejtėsisė, dėshmi pėr tė cilėn ajo
merr pėrgjegjėsi tė plota, nė rast se provohet e kundėrta. Vetė Aldo Bumēi nė
disa dalje publike e ka mohuar kėtė shkresė dhe shėnimin mbi tė. ================================================== Pjesė nga dėshmia e ish-sekretares sė Aldo
Bumēit Pasi u
paralajmėrua pėr pėrgjegjėsinė penale qė ka, nėse bėn deklarim tė rremė para
oficerit tė policisė gjyqėsore duke dhėnė shpjegime qė i di se janė tėrėsisht
ose pjesėrisht tė rreme, apo fsheh fakte ose prova, nė bazė tė nenit 305/b tė
Kodit Penal, dėnohet me burgim deri nė gjashtė muaj. Me vullnetin e saj tė lirė ajo deklaroi: Banoj nė adresėn e mėsipėrme dhe
aktualisht jam me punė juriste nė Drejtorinė e
Pėrgjithshme tė Bankės Popullore. Mė parė kam punuar sekretare nė kabinetin e
ministrit tė Drejtėsisė. Punėn si sekretare e kam filluar nė qershor tė vitit
2005 dhe kam qėndruar nė kėtė punė deri nė datėn 2 prill 2007. Jam larguar
nga detyra, pasi ndryshoi ministri i Drejtėsisė. Prej datės 2 prill 2007 deri
nė datėn 15 tetor 2007 kam qenė e papunė. Nė fillim kam qenė sekretare e
ministrit tė Drejtėsisė, zotit Fatmir Xhafaj, deri nė krijimin e qeverisė sė
re pas zgjedhjeve tė 3 korrikut 2005. Nė detyrėn e sekretares kemi qenė dy,
unė dhe Rovena, sė cilės nuk i kujtoj mbiemrin. Ajo u largua nė shtator 2005,
pasi u ndėrruan ministrat. Nuk e di as sot dhe kėsaj dite pėrse mė ka mbajtur
nė punė si sekretare ministri Bumēi, pasi detyra e sekretares ėshtė pjesė e
stafit politik dhe personal dhe nuk ėshtė pjesė qė trajtohet nga statusi i
nėpunėsit civil. Nė shtator tė vitit 2005 ose tetor 2005, pasi u vendos tė
largohet Rovena, nė punė ka ardhur Alma Zili. Sekretarja e ministrit ka detyra tė
specifikuara nė njė akt tė Ministrisė sė Drejtėsisė, tė cilin e kam lexuar,
por nuk e kujtoj saktė emrin e aktit, as vitin e kėtij akti. Nuk kujtoj se
ēfarė kishte tė specifikuar nė kėtė akt rregullues pėr detyrat e sekretareve
tė ministrit. Kujtoj se ky dokument kishte kėto detyra pėr sekretaret e
ministrit - mbajtjen e korrespondencės sė shkresave qė hynin dhe dilnin nga
ministri, mbajtjen e axhendės sė takimeve tė ministrit. Tė gjitha dokumentet qė vinin nga jashtė
Ministrisė sė Drejtėsisė, vinin nė fillim nė zyrėn e Protokollit tė
Ministrisė sė Drejtėsisė, qė me sa kujtoj janė
punonjėse: shefe Diana Kasapoi, Fetija dhe dy gra tė tjera qė nuk u kujtoj
emrat. Tė gjitha shkresat qė i drejtoheshin ministrit, pasi u vihej njė numėr
protokolli i Ministrisė sė Drejtėsisė, vinin te
paradhoma e ministrit, tek unė ose kolegia ime. Nė pėrgjithėsi, praktikat e
shkresave hynin te ministri dy ose tri herė nė ditė.
Ndėrsa pėr ato qė na thuhej se ishin urgjente, ne
komunikonim me ministrin nė telefon dhe i thoshim se kjo shkresė ėshtė
urgjente dhe i kėrkonim tia dorėzonim atė. Nė pėrgjithėsi, shkresa tė tilla
ishin shkresat e ekstradimeve. Mė pas shkresa me shėnimin e ministrit dilte
prej zyrės sė tij dhe nėpėrmjet nesh i dėrgohej drejtorisė pėrkatėse, sipas
shėnimit. Dorėzimi i bėhej sekretares sė drejtorisė pėrkatėse ose zonjave qė
punonin te protokolli. Kur bėhej pėrgjigjja, vinte
materiali nga drejtoria pėrkatėse, ne vendosnim njė
fishė tė verdhė, ku do tė firmoste ministri. Nė njė tabelė tė thjeshtė me
Excel qė pėrmbante kolonat: Drejtoria qė e pėrgatiste, numri i protokollit tė
ministrisė dhe kujt i dėrgohej dhe nė fund dy kolona, njėra qė tregonte
hyrje, qė do tė shoshte qė shkresa hyri te ministri pėr firmė, dhe dalje, kur
vinin ato tė protokollit qė e merrnin. Kėtė lloj tabele e bėmė unė dhe Alma
pėr tė lehtėsuar punėn tonė dhe, me sa di, nuk ka
qenė mė parė. Unė, kur kam ikur nga puna, e kam lėnė kėtė lloj tabele nė kompjuterin
e sekretares. Me sa kujtoj, Alma nuk ka qenė nė punė nė shkurt dhe mas 2007,
pasi ishte me leje lindje. Atė periudhė unė kam punuar me ty turne dhe
qėndroja nė punė deri nė orėn tetė. Pėr axhendėn e ministrit, pėr personat qė
planifikonin tė hynin dhe tė takoheshin me ministrin, po nė kompjuter, nė
programin Outlook Express, pėrgatisnim tabelat dhe i printonim. Gjithashtu,
kam patur edhe njė lloj blloku, i cili nuk ishte i protokolluar, nė tė cilin
shėnonim personat qė hynin. Edhe kėto blloqe i kam lėnė nė zyrė, por pa firma
dorėzimi. Pyetje: A ju kujtohen numrat e telefonit
tė zyrės suaj, faksit tė zyrės suaj dhe numrat e telefonit dhe faksit tė
zyrės sė ministrit nė muajin mars 2007? Nuk i kujtoj numrat e telefonit, por di tė them
qė aparati i faksit, megjithėse ishte i ministrit, qėndronte te paradhoma, te
ne, dhe nga aty mundet tė nisnin tė gjitha drejtoritė. Ndėrsa ministri nuk
kishte numėr faksi dhe numrat e telefonit i kishte nėpėrmjet nesh dhe kishte
njė aparat telefoni qė nuk e di nė ishte funksional. Po paraqes shkresėn numėr 1286, prot.
datė 05.03.21007, e ministrit tė Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Dėrgohet pėr
mendim njė projektvendim, drejtuar ministrisė pėrkatėse, Ministrisė sė
Financave dhe Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės sė bashku me
projektvendimin Pėr procedurėn e trajtimit tė armėve, teknikės dhe pajisjeve
tė Forcave tė Armatosura, tė hequra nga armatimi dhe pėrdorimi. A ju
kujtohet kjo praktikė dhe, nėse po, tė kujt janė shėnimet nė kartelėn
shoqėruese tė kėsaj shkrese? Nė ditė zakonisht vinin dy ose tri projektvendime
dhe nė mars 2007 unė kam qenė e vetme dhe kam pasur ngarkesė tė madhe pune.
Kėtė praktikė nuk e kujtoj, por shikoj nga kartela shoqėruese, pasi praktika
nga protokolli vjen e lidhur me kartelėn shoqėruese, nė tė cilėn dėrguesit,
marrėsi, pėrmbajtja plotėsohen nga protokolli, ndėrsa te shėnimi nga
ministri, zoti Bumēi shkruante dhe firmoste me njė lloj stilolapsi, por me
bojė, qė shkruan si stilograf. Nė rastin konkret shikoj qė shėnimi Pėr
trajtim ėshtė i ministrit Bumēi DPK DLAL dhe firmėn te data 06.03.2007 nuk
e identifikoj se e kujt ėshtė, pasi nuk mė duket si e ministrit Aldo Bumēi.
Shėnimi Z. Alban Dokushi ėshtė specialist i Drejtorisė sė Kodifikimit. Te
shėnimi ėshtė 5 ditė dhe pėrpiluesi, Albani, nė kėtė rast e ka dorėzuar nė
datėn 9, pra pėr tri ditė. Po ju paraqes faksin e Ministrisė sė
Drejtėsisė, drejtuar ministrit Fatmir Mediu me lėndėn Mendim pėr njė
projektvendim, nė tė cilin ėshtė shėnimi me shkrim dore Pėr z. Shkėlzen
Berisha. Data e nisjes sė kėtij faksi ėshtė data 13 mars 2007, ora 19.09,
nga numri i faksit 234 560 dhe faksi ka emrin Min Drejtėsisė. A kujtoni ta
keni nisur ju kėtė faks dhe nga kush e keni marrė kėtė shkresė, e cila ėshtė
protokolluar? Nė kėtė periudhė kam qenė vetėm unė nė punė dhe
kėtė faks, nga ky numėr, i cili tani po mė kujtohet qė tė ketė qenė i
paradhomės sė ministrit tė Drejtėsisė, e kam nisur unė. Shėnimi i vendosur me
shkrim dore te cepi i majtė lart Pėr z. Shkėlzen Berisha ėshtė shkrimi i
ministrit tė kohės, Aldo Bumēi. Me sa kujtoj, kur shkresat pėrfundoheshin tė
premten dhe nė dikasterin kėrkues pėr mendim nuk kishte shkuar pėrgjigjja, ne
i kalonim pėr shpejtėsi edhe me faks, pasi do tė kishte njė vonesė pėr tė
dėrguar shkresėn me pėrgjigje me postė. Nė protokoll qėndron zakonisht
shkresa, e cila ėshtė me firmat e pėrpiluesve. Kėtė faks e kam nisur unė pėr
te Ministria e Mbrojtjes. Po
ju paraqes shkresėn origjinale drejtuar ministrit Fatmir Mediu me lėnda
Mendim pėr njė projektvendim me numėr protokolli 1594/1, datė 09.03.2007,
me firmat e ministrit tė Drejtėsisė, Aldo Bumēi, A. Dokushi, V. Gumi, data e
pėrpilimit, 08.03.2007. Faksi i sipėrcituar ėshtė me tė njėjtėn pėrmbajtje si
dhe shkresa, por ai ėshtė nisur nė datė 13 mars 2007 pa protokoll, ndėrsa
shkresa mban datėn 9 mars 2007. Nga e keni marrė ju dokumentin qė e keni nisur me faks? Si fillim duhet tju them se sekretaret e ministrit nuk lėvizin nga zyra,
pasi pothuajse tė gjithė punonjėsit e ministrisė vijnė te zyra e paradhomės
sė ministrit dhe nuk shkojmė ne tek ato. Pra, kėtė
shkresė duhet ta kenė sjellė tek unė nga drejtoria pėrkatėse dhe unė ia kam
dhėnė ministrit dhe ai ka vėnė shėnimin dhe mė ka dhėnė udhėzimet. Nuk e
kujtoj se kush e ka sjellė, por zakonisht e sjell sekretarja. Ministri mė
udhėzoi tia nisja Ministrisė sė Mbrojtjes me faks
shkresėn qė kishte vėnė shėnimin Pėr z. Shkėlzen Berisha.
Unė kujtoj se e kam nisur ashtu shkresėn te
Ministria e Mbrojtjes nė numrin e faksit qė i kishim qė mė parė, pasi i
kishim tė gjithė numrat e fakseve tė dikastereve nė numėrator. Nga Ministria
e Mbrojtjes mė ka marrė njė zė femre, e cila mė tha se nė Ministrinė e Mbrojtjes
nuk ka njeri me atė emėr dhe unė i kam thėnė se kėshtu ma kanė dhėnė faksin
pėr ta nisur dhe se unė vetėm po nisja faksin. Punonjėsja e Ministrisė sė
Mbrojtjes mė tha se aty kishte njė punonjės me emrin
Shkėlzen, por me mbiemėr tjetėr dhe mė tha mbiemrin, por nuk ia kujtoj. Unė i
thashė qė nuk kam dijeni mė shumė, por kėshtu mė kanė thėnė ta nis, siē
ėshtė. Nuk kujtoj tė kem komunikuar me ndonjė pėr
praktikėn qė ėshtė vonuar ose jo, ka pasur raste qė ministri mė thoshte mua
tė komunikoja me drejtorin pėrkatės ose ai komunikonte vetė me drejtorėt. A kujtoni se
ku e keni dorėzuar shkresėn origjinale me shėnimin
Pėr z. Shkėlzen Berisha? Mbaj mend qė e
kam dėrguar nė formė faksi. Shkresėn nuk e kujtoj ta kem fotokopjuar nga
origjinali dhe mbi tė tė jetė vėnė shėnimi me shkrim dore. Shkresėn ma ka
dhėnė ministri dhe mendoj se ia kam kthyer pėrsėri, kur i kam futur praktikat
e tjera. Kėtė e them, pasi, me sa kujtoj, kjo shkresė mė ka ardhur prej tij
dhe jo nga protokolli qė tia ktheja pėrsėri protokollit. Nuk e di se ku mund
tė jetė aktualisht kjo shkresė. A njihni ndonjė shtetas me emrin Shkėlzen
Berisha dhe, nėse po, nė ēfarė rrethanash e keni njohur? Po, njoh njė shtetas me emrin Shkėlzen Berisha, i
cili ka ardhur dy herė pėr tė takuar ministrin Aldo Bumēi nė zyrė. Rasti i
parė duhet tė ketė qenė nė fillimin e punės si ministėr tė zotit Bumēi dhe nė
atė rast e kam parė, kur po dilte nga zyra e ministrit tė Drejtėsisė, pasi ai
ishte futur nė zyrėn e ministrit tė Drejtėsisė, kur ishte nė turn Rovena.
Rastin e dytė nuk e kujtoj me saktėsi se kur ka qenė si muaj, por kujtoj se
ka qenė pak para drekės, se mė kanė njoftuar nga sporteli qė zoti Shkėlzen
Berisha do takojė ministrin, pasi ka lėnė takim me tė. Unė kam komunikuar me ministrin dhe ai mė ka
thėnė qė po e pres. Nuk kujtoj sa ka qėndruar nė takim me
ministrin. Po ju
paraqesim dy fakset drejtuar ministrit Fatmir Mediu, lėnda Mendim pėr njė
projektvendim me numėr protokolli 1594/1, datė
09.03.2007, me firmat e ministrit tė Drejtėsisė, Aldo Bumēi, datė 12.03.2007,
ora 14.24, Dr. e Pėrgj. e Kod. dhe faksin drejtuar ministrit Fatmir Mediu,
lėnda Mendim pėr njė projektvendim me numėr protokolli 1594/1, datė 09.03.2007,
me firmėn e ministrit tė Drejtėsisė, Aldo Bumēi, datė 09.03.2007, ora 14.30,
Dr. e Pėrgj. e Kod. A kujtoni ti keni nisur ju kėto fakse nė Ministri tė
Mbrojtjes? Me sa shikoj nga fakset, janė nisur nga
zyra e Drejtorisė sė Kodifikimit. Gjė
tjetėr nuk kam pėr tė deklaruar, pėr sa mė sipėr, deklarimet e mia, pasi i
lexoj dhe konstatoj se gjenden tė shkruara drejt, i konfirmoj duke nėnshkruar
pa vėrejtje. ( Gazeta Tema, - Tiranė, 11. 05. 2009 ) |