A ka demokraci nė Kosovė? Sipas Planit tė Ahtisarit
demokracia nė Kosovė ėshtė vetėm njė fjalė e
dekoruar politike Shkruan: Fehmi Ramadani - 18. 05. 2009 ___________________________________
Fjala demokraci rrjedh nga fjala e vjetėr greke demos qė do tė thotė
popull dhe kratia qė do tė thotė sundim. Pra, sipas helenėve tė lashtė
demokracia ėshtė sundim i popullit dhe ai ėshtė sovrani kryesor i njė vendi. Vallė, a mos grekėt e vjetėr edhe kėtė
nocion politik e kanė shpikur vetėm sa pėr ta mitizuar tė kaluarėn e tyre
historike dhe pėr tė krijuar legjenda pėr heronjtė e tyre, apo vėrtet ky
nocion ka pasur njė shtrirje historike dhe empirike gjatė asaj kohe? Shumė
prej filozofėve antikė grekė dhe tė tjerė kanė shkruar pėr demokracinė e
lashtė greke dhe mėsimet e tyre kanė shėrbyer si rrugėrrėfyes kryesorė pėr
demokracitė e mėvonshme tė shumė shteteve tė botės. ·
Nė kėtė kontekst, shtrohet pyetja se sa kjo demokraci ėshtė zhvilluar nė
Kosovėn e pasluftės, apo a ka fare demokraci nė Kosovė? Me shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, qė
nga 17 shkurti i vitit 2008 ajo ėshtė shtet, por ėshtė njė shtet i kushtėzuar
nga faktori ndėrkombėtari. Ky shtet funksionon nė bazė tė Planit tė
Ahtisarit, njė plan specifik, tė cilin nuk e kishte miratuar OKB-ja, por qė e
kishte pėrkrahjen e shumicės sė vendeve perėndimore. Sipas kėtij Plani Kosova
ėshtė Republikė Demokratike, por me kompetenca tė kufizuara dhe e mbikėqyrur
nga faktori ndėrkombėtarė. Vetė ky emėr tregon mė sė miri pėr domethėnien e
kėtij shteti dhe sistemin e tij demokratik. Sipas Planit tė Ahtisarit demokracia nė
Kosovė ėshtė vetėm njė fjalė e dekoruar politike dhe me demokracinė e vėrtet
as qė mund tė bėhet fjalė. Tri palė zgjedhjet e mbajtura qė nga pas lufta, tė
mbikėqyrura dhe tė kontrolluara nga faktori i huaj janė dėshmia mė e mirė se
ky vend ėshtė larg njė sistemi tė mirėfilltė demokratikė, ku vullneti i
popullit do tė ishte sovrani i kėtij vendi. Nė zgjedhjet e mbajtura asnjė prej
subjekteve politike nuk kishte arritur tė fitojė shumicėn e votave tė kėtij
populli. Por, sė bashku dy e mė shumė parti kishin formuar Qeverinė e vendit,
sepse mbėshtetja e sovranit popull nuk ishte e mjaftueshme. Vetėm nė zgjedhjet
e fundit nė votime kishin dal mė pak se 50 pėr qind e tyre. Kėshtu, kėto
parti politike mė shumė merreshin me hesapet e tyre grupore e personale, se
sa pėr hesapet e shumicės sė popullit. Zgjedhjet e fundit treguan se
elektorati i kėtij vendi ka filluar tė ndėrgjegjėsohet mė shumė pėr peshėn
dhe rėndėsinė qė kanė ata nė sistemin e ashtuquajtur demokratik tė Kosovės. Nuk mund tė flitet pėr demokraci nė kėtė
vend derisa liderėt e tij asnjė veprim politik nuk e bėjnė pa u konsultuar me
zyrat e huaja nė Dragodan. Pėr kėtė lidership sovrani popull nuk ėshtė me
rėndėsi, me rėndėsi janė premtimet e tyre boshe se po punojnė pėr tė mirėn e
kėtij populli. Deri mė tani nė kėtė vend askush nuk ka dhėnė llogari ndaj
kėtij populli pėr veprimet e tyre politike, pėr dėshtimet e tyre,
keqpėrdorimet e tyre, aferat e ndryshme korruptive dhe askush nuk e ka pyetur
kėtė popull pėr hallet e tij. Ky popull po jeton nė krizė tė thellė ekonomike
dhe psikologjike. Skamja dhe varfėria ėshtė duke u rritur shumė dhe askush nuk
qan hallet e tij. Varfėria ekstreme ka kaluar shifrėn mbi 15 pėr qind tė
tyre. Fjala e tyre se po punojmė pėr popull
ėshtė fjala mė e shpeshtė dhe mė banale qė dėgjohet, sidomos gjatė fushatės
sė tyre elektorale. Manipulimi me termin popull dhe vullneti i tij ėshtė
mjaft i madh nga kėto subjekte politike. Thėnia e Stalinit se populli duhet
tė votojė, ndėrsa unė duhet votat ti numėrojė tregon qartė se kėta krerė
politik me pėrpikėri e kanė kopjuar kėtė maksimė komuniste, ku populli
shikohet vetėm si makinė pėr votim. Prandaj, ėshtė koha e fundit qė kėta
udhėheqės tė ndalen me manipulimin e fjalės popull dhe demokraci, sepse kėta
deri mė tani nuk kanė dhėnė argumente se punojnė pėr kėtė popull dhe pėr njė
sistem tė mirėfilltė demokratik. Sa ma shpejt qė kėta e kuptojnė termin
demokraci dhe sovranin popull dhe punojnė pėr tė aq mė mirė do tė bėhet pėr
ardhshmėrinė demokratike tė kėtij vendi. Duke punuar nė drejtim tė
respektimit tė vullnetit tė popullit dhe kėrkesave tė tij do tė jetė i mundshėm
edhe zhvillimi i demokracisė dhe prosperitetit mė tė madh tė kėtij vendi nė
tė gjitha aspektet e jetės sė tij shoqėrore. Pėrmirėsimi i kushteve dhe jetės
sė qytetarėve tė Kosovės nė tė gjitha sferat e jetės sė tij do tė ishte
demokratizimi mė i mirė i kėsaj shoqėrie, sepse pa njė zhvillim ekonomik, pa
njė pėrmirėsim tė standardit qytetar vėshtirė se do tė kemi njė shoqėri
demokratike. Misioni i pushtet bėrėsve dhe tė gjithė tė tjerėve ėshtė krijimi
i kėtyre kushteve.
|