Ta njohim Ēamėrinė

 

Greqia te ēėshtja ēame,

shkel Konventat!

 

Shkruan: Isuf B.Bajrami - Gjilan, 28. 05. 2009

____________________________

 

     Nė kohėn e sotme pėrveē Serbisė, edhe Greqia ėshtė shteti nė Evropė, qė shkel nė mėnyrė flagrante disa nga konventat kryesore, mbi tė cilat mbėshtetet rendi i ri ndėrkombėtar. Kėtė shkelje tė pėrbindshme mė shumė e ndien popullsia mbi 200.000-she shqiptare, e dėbuar me dhunė e gjenocid nga trojet e veta etnike nė Ēamėri. Para 60 vjetėsh, forcat mė tė errėta tė nacionalizmit grek, tė nxitura nga qeveria e tyre dhe tė drejtuara nga kriminelėt e luftės, gjeneralėt Zerva e Plastira, bėnė spastrimin etnik tė Ēamėrisė nga pjesa e popullsisė shqiptare. Nė kėtė veprimtari kriminale, rol aktiv ka luajtur edhe kisha greke bizantine me krerėt bashkėpunėtorė tė nazifashistėve, Spiridhoni e Dhorotheu. Pastrimi etnik nė Ēamėri kishte filluar qysh nė vitin 1913 dhe ishte shoqėruar me vrasje masive, ku vetėm nė vendin e quajtur Pėrroi i Selanit u masakruan 72 krerė, intelektualė dhe personalitete tė grupit etnik shqiptar nė Greqi.

     Gjatė njė periudhe 30-vjeēare, ēamėt e pambrojtur iu nėnshtruan tė ashtuquajturės reformė agrare, ku iu grabit toka dhe iu shpėrnda kolonėve grekė, tė sjellė nga Azia e Vogėl nė vitet ’20, iu mohua e drejta e shkollės nė gjuhėn amtare e deri tek e drejta e votės dhe jeta u katandis nė skajet e padurimit. Para se tė fillonte Lufta e Dytė Botėrore, ēamėt u paragjykuan dhe u internuan nė ishujt e Egjeut, etj. Atyre qė u thirrėn nė ushtri, iu dhanė kazma e lopata, duke i trajtuar si robėr lufte. Megjithatė, gjatė luftės ēamėt dhanė njė kontribut tė ēmuar me pjesėmarrjen e tyre nė batalionet ”Ēamėria” e “Ali Demi”, ku morėn pjesė mbi 1000 luftėtarė, krahas formacioneve ēlirimtare greke e nė pėrbėrje tė tyre, fakte kėto tė vėrtetuara qartė me dokumente e libra tė shkruara nga vetė autorėt grekė tė tė dy krahėve politikė, si dhe nga misionet ushtarake aleate (Jani Sharra, Niko Zhangu, Mihal Miridhaqi, C.M.Uoodhouse etj).

     Por, tė gjitha sakrificat e kėsaj popullsie nė Luftėn Ēlirimtare u mohuan nga autoritetet greke nė fund tė Luftės dhe vazhdojnė tė mohohen deri nė ditėt e sotme. Pėr kėtė nė mėnyrė absurde, shteti grek mban “de jure” nė fuqi Ligjin e Luftės Nr. 2636/1940 si dhe ligjet, pjella tė tij, 4506/1966 e 1664/1998. Nė kohėn kur ėshtė dekretuar Ligji i Luftės me Shqipėrinė, ēamėt ishin shtetas grekė dhe ky ligj s’kishte tė bėnte fare me ta. Ai mbahet sot si gozhda e Nastradinit dhe pėr tė dėshmuar para botės sė qytetėruar se si Greqia shkel konventat ndėrkombėtare, tė nėnshkruara nga vetė ajo. Greqia vazhdon tė shkelė sot “Konventėn mbi Mosparashkrimin e Krimeve tė Luftės dhe Krimeve Kundėr Njerėzimit”, hyrė nė fuqi mė 11 nėntor 1970.

      Kjo Konventė rikujton rezolutat e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, datė 13 shkurt 1946 dhe 31 tetor 1947, nė lidhje me ekstradimin dhe ndėshkimin e kriminelėve tė luftės dhe Rezolutėn 95 tė 11 dhjetorit 1946, qė konfirmon parimet e sė Drejtės Ndėrkombėtare, tė njohura nga Statuti i Gjykatės Ushtarake Ndėrkombėtare tė Nurembergut dhe nga vendimi i atij gjyqi, si dhe Rezolutat e dhjetorit 1966, nėpėrmjet tė cilave Asambleja e Pėrgjithshme ka dėnuar shprehimisht si krime ndaj njerėzimit shkeljen e tė drejtave ekonomike dhe politike tė popullsive autoktone, siē ėshtė popullsia e martirizuar e Ēamėrisė, ku pjesės myslimane iu grabitėn pronat, kurse popullsisė sė krishtere i mohohet sot identiteti kombėtar, shkolla dhe gjuha amtare.

     Nė neni 1 tė kėsaj Konvente, theksohet se:”...krimet e luftės janė tė pa parashkrueshme, cilado qoftė data kur janė kryer”. Gjithashtu, nė pikėn b tė nenit 1, dėnohen pa kufi kohor: “Dėbimi nėpėrmjet njė sulmi tė armatosur ose pushtimit dhe aktet ēnjerėzore …, si dhe krimi i gjenocidit, ashtu siē ėshtė pėrcaktuar nė Konventėn e 1948, pėr parandalimin dhe ndjekjen e krimit tė gjenocidit, qoftė dhe kur kėto akte nuk pėrbėjnė shkelje tė sė drejtės sė brendshme tė vendit ku janė kryer”.

     Pėr cilindo nga krimet e kryera nė Ēamėri, dispozitat e kėsaj konventa kėrkojnė tė vihen nė zbatim edhe “ndaj pėrfaqėsuesve tė autoritetit tė shtetit qė tolerojnė kryerjen e tij”, theksohet nė nenin 2, pra edhe qeveria aktuale ka pėrgjegjėsi pėr ēfarėdo qėndrimi zvarritės nė dhėnien e tė drejtave tė mohuara popullsisė ēame nė ditėt e sotme. Nė nenin 4, Konventa e detyron Greqinė “tė marrė tė gjitha masat legjislative e tė tjera qė do tė jenė tė nevojshme, pėr tė siguruar mosparashkrimin e krimeve tė pėrmendura nė nenet 1 dhe 2 …, si pėr sa u pėrket ndjekjeve, ashtu edhe pėr sa i pėrket dėnimit, atje ku mund tė ekzistojė njė parashkrim, me ligj apo me njė mėnyrė tjetėr, ai do tė hiqet”.

     Nė kundėrshtim tė plotė me Konventėn e Mosparashkrimit tė Krimeve tė Luftės, shteti grek nuk ka nėnshkruar edhe Protokollin Nr.4 tė Konventės Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut. Kjo ėshtė bėrė qėllimisht pėr tė mbajtur tė pushtuar Ēamėrinė, nė kuadrin e strategjisė greke tė “Megali Idesė”, tė parit traktat nacionalist antinjerėzor nė historinė e Evropės. Nė pikėn 1 tė nenit 3 tė kėtij protokolli, theksohet: “Askush nuk mund tė dėbohet me anė tė njė mase individuale ose kolektive nga territori i Shtetit, shtetas i tė cilit ai ėshtė” dhe nė pikėn 2 tė tė njėjtit nen nėnvizohet: “Askujt nuk mund t’i hiqet e drejta pėr tė hyrė nė territorin e Shtetit, shtetas i tė cilit ai ėshtė”.

     Nga ana tjetėr, Greqia si anėtare e Kėshillit tė Evropės e ka ratifikuar Konventėn Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut e, megjithatė, ajo vazhdon tė shkelė tė drejtat e shqiptarėve tė Ēamėrisė, duke i akuzuar pa tė drejtė si bashkėpunėtorė tė nazifashizmit. Nė pikėn 2 tė nenit 6 tė kėsaj Konvente thuhet: “Ēdo person i akuzuar pėr njė shkelje tė ligjit, prezantohet i pafajshėm deri sa fajėsia e tij tė provohet ligjėrisht”. Nė fakt, pafajėsia e ēamėve ėshtė provuar ligjėrisht nga Gjykata e Diktimit tė Janinės, nė shkresėn me numėr protokolli 1837, datė 29 shtator 1976, dėrguar Ministrisė sė Rendit Publik, Drejtorisė sė Shėrbimeve Kriminale nė Athinė.

     Pra, ka ardhur koha qė pas kėtij spastrimi etnik me dhunė tė Ēamėrisė, Greqia tė kėrkojė falje publike pėr 2900 viktimat e pafajshme tė masakruara, pėr 40.000 vetėt e dėbuar me dhunė, pėr 68 fshatrat e qytetet e grabitura e tė djegura, tė gjitha objektet e kultit tė rrėnuara dhe 60 vjet shfrytėzim tė padrejtė tė pasurive tė tyre. Tė marrė tė gjitha masat pėr tė siguruar kthimin e ēamėve nė vendin e tyre nė Ēamėri, me dinjitet, sipas tė gjitha Konventave Ndėrkombėtare qė ajo vetė i ka ratifikuar. Shteti shqiptar, krahas punės me fqinjėt jugor, tė vėrė nė dijeni OKB-nė dhe gjithė organizmat e interesuara evropiane dhe amerikanė, se si “i zbaton” Greqia konventat dhe kartat ndėrkombėtare.

 

Isuf B. Bajrami: Ku shtrihen trojet shqiptare

 

Shikoni pamje nga Ēamėria