Plani i Ahtisarit nė praktik! INTELEGJENCA AKI NĖN LLUPĖ Agjencisa Kosovare e Intelegjencės (AKI) nuk do t'i
raportojė vetėm Kryeministrit dhe Presidentit, siē thotė Kushtetuta, por edhe
PCN-sė, Pieter Feith. Po ashtu nga shtjellimet kuptojmė se AKI nuk do tė ketė
vetėm mbikėqyrje parlamentare, por do tė kontrollohet dhe mbikėqyret
tėrėsisht nga PCN, pėrderisa e tėrė kjo na shpie tek pėrfundimi qė kėto
organe tė sigurisė qėndojnė larg sė qenuri organe tė mirėfillta tė sigurisė
sikur nė shtetet normale. Shkruan: Arbėr Ahmeti -
Prishtinė, 10. 03. 2009 _____________________ · Duke parė zhvillimet e fundit nė Kosovė, siē janė krijimi i organeve
tė sigurisė, mė konkretisht Forcės sė Sigurisė sė Kosovės (FSK) dhe Agjencisė
Kosovare tė Intelegjencės (AKI), krijojmė pėrshtypjen se ne po hecim me hapa
tė sigurt drejt shtetformimit. Por nėse kridhemi mė thellė dhe shikojmė se si
dhe pėr ēka janė krijuar kėto organe, kuptojmė se ato janė mutacion i atyre
tė vėrtetave. Pėr rastin e FSK-sė tanimė ėshtė folur dhe madje edhe ėshtė pohuar
edhe nga vetė zyrtarėt e NATO-s dhe komandantėt e KFOR-it qė roli i saj ėshtė
thjesht i njė Force tė Mbrojtjes Civile, dhe se FSK-ja nuk ėshtė ushtri.
Mirėpo shumė pak ėshtė thėnė pėr Agjencinė Kosovare tė Intelegjencės, ndoshta
pėr shkak tė natyrės sė saj, apo ndoshta pėr tė fshehur qenien e saj larg njė
shėrbimi informativ tė mirėfilltė. Pėr tė zbuluar natyrėn e kėtij organi
shumė tė rėndėsishėm shtetėror, duhet tė kthehemi atje ku e ka zanafillėn
ajo, pra tek Plani i Ahtisaar-it. · Aneksi VIII, neni 4.1 i Planit tė Ahtisaar-it thotė: "Kosova do tė themelojė njė agjencion vendor tė sigurisė pėr tė
mbikqyrur kėrcėnimet ndaj sigurisė sė brendshme tė Kosovės nė pėrputhshmėri
me Aneksin IX. Ky agjencion do tė jetė profesional, apolitik, shumėetnik dhe
nėn mbikėqyrje tė parlamentit dhe administratės civile." Ky nen qė flet pėr formimin e agjencisė informative, ėshtė i shkurtė
dhe nuk ėshė i mbushur plot me kufizime dhe detyrime siē ndodh tek pjesa qė
flet pėr krijimin e FSK-sė, ama rrengu qėndron tek fakti qė i tėrė theksi
vihet qė themelimi i Agjencisė sė Intelegjencės tė bėhet nė pėrputhje me
Aneksin IX. Pra le ta zbėrthejmė Aneksin IX nė pėrputhje me tė cilin duhet tė
jetė krijimi i kėsaj agjencie. · Aneksi IX i Planit tė Ahtisaar-it dikton se "PCN mund tė marrė
masa korrigjuese pėr tė pėrmirėsuar ēdo veprim nga autoritetet e
Kosoves", e mandej thuhet se "masa tė tilla korrigjuese mund tė
pėrfshijnė, por nuk kufizohen vetėm nė anulimin e ligjeve dhe vendimeve qė miratohen
nga autoritetet e Kosovės". Kjo do tė thotė qė do tė monitorohet edhe AKI, gjė qė na e vėrtetojnė
edhe nenet qė do i cekim nė vijim, dhe puna e veprimet e AKI-sė do tė
mbikqyren dhe kontrollohen plotėsisht nga dikush qė nuk ėshtė Presidenti,
Kryeministri apo Komisioni pėr Mbikėqyrje Parlamentare, por do tė jetė
Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtar (PCN), qė e ka emrin Pieter Feith. · Po ashtu PCN, sipas nenit 2.1 (d) mund tė "sanksionojė apo
largojė nga detyra ēdo zyrtar publik apo tė ndėrmarrė masa tė tjera". Sipas kėsaj PCN mund tė largojė edhe tė punėsuarit nė AKI, edhe pse
nuk konsiderohen punonjės civil. Neni 2.3 (f) i jep tė drejtėn PCN-sė apo
Pėrfaqėsuesit Special i BE-sė (pėrcaktohet nė Aneksin IX se kėto dy funksione
ushtrohen nga i njėjti person) qė t'i "anulojė vendimet operative qė
merren nga autoritetet e Kosovės pėr tė garantuar ruajtjen dhe promovimin e
sundimit tė ligjit, rendit publik dhe sigurisė". Nga kjo nėnkuptohet qė
ēdo nismė e AKI-sė pėr tė mbikėqyrur dikėnd apo mledhur informacion dikund pėr
njė gjė tė caktuar, mund tė anulohet nėse Pieter Feith-it (Zyres Civile
Ndėrkombėtare) nuk i konvenon kjo gjė. · Monitorimi i AKI-sė dhe veprimtarisė sė saj vėrtetohet edhe nga pika
(g) e po ketij neni (Aneksi IX, neni 2.3), ku thuhet se institucionet e
Kosovės obligohen tė "ofrojnė qasje tė menjėhershme dhe tė plotė tek ēdo
vend, individ, veprimtari, procedurė, dokument apo ēėshtje a ngjarje tjetėr
nė Kosovė". Pra kjo pike e po kėtij neni ėshtė mė e dėmshmja, pėr shkak se Qeveria
e Kosovės obligohet tė ndajė ēdo informacion dhe ta marrė vizėn pėr ēdo
veprim tė vetin nga dikush qė nuk ėshtė pėrfaqėsues i popullit tė Kosovės,
pra nga Pieter Feith-i. · Nė nenin 2.5 (Aneksi IX) thuhet se PCN-ja do tė mbikqyrė zhvillimin e
agjencisė vendore tė sigurisė, siē ėshtė pėrcaktuar nė Aneksin VIII tė Planit
tė Ahtisaar-it), dhe kjo mbikėqyrje pėrfshinė edhe kompetencat tė cilat u
cekėn mė sipėr. Pra Plani i Ahtisaar-it ka bėrė njė lojė qėllimisht tė pėrshtjelluar,
ku kufizimet dhe mbikqyrja e tmerrshme nuk ceken nė nenin kushtuar Agjencisė
sė Intelegjencės, por nė njė Aneks krejt tjetėr. · Nė anėn tjetėr, ligji pėr AKI i aprovuar nė Kuvendin e Kosovės dhe i
pėrpiluar nė harmoni me Planin e
Ahtisarit gjė qė Kushtetuta e Kosovės e obligon nė nenin 143.3, nė nenin 2.1
tė kėtij ligji ku pėrcaktohen detyrat e AKI, ndėr tė tjera thuhet: "AKI
mbledh informacion nė lidhje me kėrcėnimet ndaj
rendit kushtetues...",
qė do tė thotė se secili qė kundėrshton dhe proteston Planin e Ahtisaar-it, e
cila e imponon Kushtetutėn e Kosovės dhe ligjet qė dalin prej saj, kėrcėnon
rendin kushtetues tė Kosovės. Nga tė tri postet mė tė larta tė AKI-sė, qė
janė Drejtori, Zv.Drejtori dhe Inspektori i Pėrgjithshėm, duke u bazuar nga
parimi i multietnicitetit i cekur nė nenin 129.2 tė Kushtetutės sė Kosovės,
sigurisht qė njėri do t'i takojė njė anėtari nga komunitetet, pėrkatėsisht
njė serbi, i cili nuk do ta konsiderojė veten si punėtor i Kosovės, por si i
infiltruar aty, meqė strukturat paralele serbe nuk janė shpėrbėrė, dhe
prandaj ato ushtrojnė njė kontroll tė drejtpėrdrejtė mbi tė gjithė ata qė ia
mėsyejnė institucioneve, dhe ky konstatim mund tė mbėshtetet me mėnyrėn e
veprimit tė punėtorėve serbė tė ShPK-sė pas shpalljes sė pavarėsisė sė
Ahtisaar-it mė 17 shkurt 2008. ·
Nga
kjo vijmė nė pėrfundimet se AKI nuk do t'i raportojė vetėm Kryeministrit dhe
Presidentit, siē thotė Kushtetuta, por edhe PCN-sė, Pieter Feith. Po ashtu nga shtjellimet e mėsipėrme kuptojmė
se AKI nuk do tė ketė vetėm mbikėqyrje parlamentare, por do tė kontrollohet
dhe mbikėqyret tėrėsisht nga PCN, pėrderisa e tėrė kjo na shpie tek
pėrfundimi qė kėto organe tė sigurisė qėndojnė larg sė qenuri organe tė
mirėfillta tė sigurisė sikur nė shtetet normale. |