Me rastin e 28 vjetorit tė demonstratave tė vitit 1981

MARSI DHE PRILLI I VITIT 1981 PĖRBĖNIN RUBIKONIN E KOSOVĖS

DHE PRELUDIN  E LĖVIZJES SĖ RE KOMBĖTARE, DERI NĖ EPOKĖN

E LAVDISHME TĖ USHTRISĖ ĒLIRIMTARE TĖ KOSOVĖS

 

Shkruan: Mehmet Hajrizi - Prishtinė, 18. 03. 2009

 

 

       Nė mbarim tė ēerekut tė tretė tė shekullit tė kaluar, nė Kosovė po ngjizej njė opinion publik iluzor i dyfishtė pėr statusin e ardhshėm tė saj. Njė palė e iluzionistėve, duke fetishizuar rolin e demonstratave tė vitit 1968, besonin qė Kosova do tė avancohej nė republikė, mbasi kjo ishte kėrkesa dhe parulla qendrore e tyre, kurse pala tjetėr u besonte premtimeve zyrtare dhe jozyrtare tė udhėheqėsve shqiptarė, se ata do ta realizonin atė nė tavolina tė institucioneve. Kompromisi  tashmė i njohur ishte njė zgjidhje gjysmake dhe  dualiste, e cila Kosovės i dha  njė status tė krahinės autonome, si element konstituiv i federatės, por nė kuadėr tė Serbisė. Nė plan kombėtar, popullit shqiptar, ndonėse i treti nga madhėsia nė federatė, nuk i njihej statusi i kombit a popullit, por i pakicės kombėtare qė me eufemizėm quhej kombėsi, nė plan politik e juridik, Kosova nuk ishte as mish as peshk, kurse nė plan ekonomik, vazhdoi shfrytėzimi shumėdimensional kolonial. Propaganda e pompuar e  plotė folklor e filistinėve politikė dhe “shkencorė” shqiptarė,  pėr ta bindur, apo mė mirė, mashtruar popullin shqiptar, se Kosova paskėsh fituar tashmė tė gjitha tė drejtat kombėtare, politike, shtetėrore dhe historike, se ajo ishte bėrė de fakto republikė, etj, nuk pati jetė tė gjatė, sepse siē  thoshte John Locke“...ju nuk mund tė mashtroni gjithė popullin pėr gjithė kohėn”.

 

Foto: Pamje nga demonstratat e 1 - 2 prillit 1981

 

       Lėvizja kombėtare shqiptare nuk u nanuris, sepse organizimi i saj edhe pas  ndryshimeve kushtetuese tė vitit 1974, kishte rėndėsi, jo vetėm pse populli shqiptar nuk barazohej me popujt tjerė, por pėr mė keq,  Serbia pėrgatiste procese retrograde ( tė pėrvijuara nė tė ashtuquajturin “Libėr i kaltėr” ), pėr t’ia suprimuar Kosovės edhe atė autonomi, siē bėri pesėmbėdhjetė vjet mė vonė. Nė vigjilje tė demonstratave tė vitit 1981, lėvizja kishte njė bilanc tė shkėlqyer tė punės edukuese dhe mobilizuese tė potencialit ēlirimtar tė Kosovės. Ndonėse objektiv i saj programor ishte bashkimi i kombit, propagandohej edhe ideja e republikės, si njė zgjidhje e ndėrmjetme drejt vetėvendosjes deri nė shkėputje.

 

       Shkaqet historike qė ēuan nė ngjarjet tashmė tė njohura tė vitit 1981, ishin, statusi prej robi i popullit shqiptar, pozita diskriminuese e tij nė bashkėsinė e popujve tė ish Jugosllavisė, gjendja e rėndė dhe e pa perspektivė e ekonomisė sė Kosovės dhe  puna e madhe qė kishte bėrė lėvizja ilegale pėr ngritjen e ndėrgjegjes kombėtare tė shqiptarėve. Lėvizja kombėtare e Kosovės po kalonte nga veprimi nė  konspiracion tė thellė, nė sheshet e hapura tė qyteteve e tė fshatrave, nga strukturat e kufizuara tė veprimtarėve tashmė profesionistė, nė masa qindra mijėshe, qė pėrfshinte shtresat e shoqėrisė sė Kosovės dhe pėrtej saj. Baza shoqėrore e lėvizjes kombėtare po zgjerohej me tė shpejtė.

 

       Klasa politike zyrtare kishte rastin historik tė riparonte dėmin e vitit 1974, sepse  pėrveē forcės sė argumentit tani kishte edhe argumentin e forcės sė  popullit tė kryengritur, por ajo nuk u vu nė ballė tė tij, mbasi ishte nė bisht tė regjimit pushtues, prandaj nė vend tė shpalljes sė republikės mė 1981, Kuvendi i Kosovės e aprovoi suprimimin e autonomisė mė 1989. Fatin e vendit e mori nė dorė vetė populli, duke siguruar iniciativėn vepruese dhe duke u bėrė dalzotės suprem i tij.

 

Servilėt e regjimit pushtues: Ali Shkuria, Sinan Hasani dhe Azem Vllasi

 

       Mė 1981 ndodhi demonstrimi plebishitar i vullnetit politik tė shqiptarėve, kryengritja paqėsore nė njėrėn anė dhe lufta e pashpallur qė organizuan forcat serbe e jugosllave kundėr popullit duarthatė dhe tė pambrojtur tė Kosovės, nė anėn tjetėr. Demonstratat paqėsore u kthyen nė ngjarje tė pėrgjakshme nga makina shtypėse jugosllave qė po i shėrbente politikės hegjemoniste e ekspansioniste serbe, ndoshta pa kuptuar se oreksi i saj nuk do tė shuhej vetėm me Kosovėn.

 

       Rėndėsia historike e Pranverės shqiptare tė vitit 1981 qėndron nė zgjimin shqiptar dhe nė sensibilizimin e solidaritetin e gjerė ndėrkombėtar. Duke qenė  gati e harruar nė pluhurin e historisė dhe problem i brendshėm jugosllav, ēėshtja e Kosovės me gjak e sakrifica u shfaq para botės me gjithė mprehtėsinė e saj.

 

       Kosova e demaskoi fytyrėn e vėrtetė tė politikės pushtuese tė Jugosllavisė, duke lėkundur themelet e saj dhe sistemin e kalbur tė vetadministrimit. Pavarėsisht dėmeve tė rėnda qė pėsoi lėvizja e organizuar kombėtare, efektet e demonstratave nė ngritjen e ndėrgjegjes sė qytetarėve pėr ēlirim nga robėria, qenė tė barabarta me dhjetė vjet tė punės sė saj. Marsi dhe prilli i vitit 1981 pėrbėnin rubikonin e Kosovės nė luftėn ēlirimtare, pėrparimin e ndėrgjegjes sė Lirisė, siē do tė thoshte Hegel dhe preludin e ngritjeve, sasiore e cilėsore tė lėvizjes sė re kombėtare, deri nė epokėn e lavdishme tė  Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

 

       Nė njėzetė e tetė vjetorin e demonstratave historike, Kosova do tė duhej edhe institucionalisht tė kujtonte dėshmorėt e tyre, si Naser Hajrizi e Asllan Pireva, organizatorė tė demonstratave  dhe militantė tė lėvizjes kombėtare, Xhelal Maliqi e Salih Abazi, Salih Mulaku e Ruzhdi Hyseni, Rizah Matoshi e Sherif Frangu etj, qė ranė pėr tė mos vdekur kurrė.

 

Dėshmorėt: Afrim Abazi, Naser Hajrizi dhe Ruzhdi Hyseni

 

       Janė shumė mesazhet qė vijnė nga viti 1981, por porosia mė domethėnėse pėr brezin e sotėm ėshtė tė mos lejohet  pėrsėritja e zgjidhjeve gjysmake dhe tė padrejta tė ēėshtjes sė Kosovės, tė cilat e ēuan nė tragjedi tė njėpasnjėshme kėtė popull tė shumėvuajtur. Populli i Kosovės ka sakrifikuar shumė pėr lirinė dhe pavarėsinė e merituar, prandaj nuk duhet detyruar qė sėrish tė gjakoset pėr tė drejtat e tij tė ligjshme.

 

=====================

 

KUSH E DENOI GRUPIN E HYDAJET HYSENIT-

JAKUP KRASNIQIT - MEHMET HAJRIZIT…,

MĖ 10 KORRIK 1982?!

 

Foto: Pamje nga gjykimi i Mehmet Hajrizit…10.VII.82

 

      Nė bazė tė aktakuzės sė ngritur nga prokurori NJAZI BURGIDEVA, 10 korrik 1982Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, Trupi Gjykues i kryesuar nga gjykatėsi ISAK NISHEVCI…, sipas „nenit 136 par.1 lidhur me nenin 114 tė LP tė RSFJ-sė“…, „nė emėr tė popullit“ i dėnoi kėta veprimtarė tė Lėvizjes Kombėtare:

 

1. HYDAJET HYSENI, me 15 vjet burgim tė rėndė,
2. JAKUP KRASNIQI, me 15 vjet burgim tė rėndė;
3. MEHMET HAJRIZI, me 12 vjet burgim tė rėndė;
4. GANI SYLA, me 15 vjet burgim tė rėndė;
5. NEZIR MYRTAJ, me 12 vjet burgim tė rėndė;
6. BERTA LUZHA , me 12 vjet burgim tė rėndė;
7. SHERAFEDIN BERISHA, me 5 vjet burgim tė rėndė;
8. ISMAIL SYLA, me 12 vjert burgim tė rėndė;
9. JAHIR HAJRIZI, me 11 vjet burgim tė rėndė;
10. SHEQIR ZENELI, me 4 vjet burgim tė rėndė;
11. FEHMI PLAKIQI, me 5 vjet burgim tė rėndė;
12. AZEM SYLA, me 5 vjet burgim tė rėndė;
13. XHEVDET SYLA, me 4 vjet burgim tė rėndė;
14. FATMIR KRASNIQI, me 4 vjet burgim tė rėndė ;
15. FERID ĒOLLAKU, me 8 vjet burgim tė rėndė ;
16. HYSNI HOTI, me 6 vjet burgim tė rėndė ;
17. KADRI LUZHA, me 5 vjet burgim tė rėndė ;
18. MUSTAFĖ ADEMI, me 6 vjet burgim tė rėndė ;
19. JASHAR ALIJAJ, me 6 vjet burgim tė rėndė;

 

(...)

 

     Ndėrkaq mė 25 nėntor 1983 aktgjykimi i shkallės sė parė u shqyrtua, nė Gjykatėn Supreme tė Kosovės nga kolegji i pėrbėrė nga:

 

1. AQIF TUHINA - kryetar i trupit gjykues,
2.TADEJ RODIQI - anėtėr i trupit gjykues,
3. SHEFQET BYTYQI - anėtar i trupit gjykues,
4. MIODRAG BĖRKLAQ - anėtar i trupit gjykues,
5. HALIL HALILAJ - anėtarė i trupit gjykues.

- Ky trup gjykues dhe shumė gjyqtarė tė tjerė, qė kanė punuar nė gjykatėn supreme tė Kosovės, por edhe nė gjykatat e qarkut nėpėr komuna, gjatė viteve tė 80-ta kanė denuar mijėra intelektualė shqiptarė, vetėm pse janė angazhuar pėr realizimin e kėrkesės “Kosova Republikė”, dhe pėr ēudi tė tillėt edhe sot punojnė nė tė gjitha nivelet e gjykatave tė Republikės sė Kosovės !!!

 

Pėrgatiti: Moderatori i pashtriku.org Sheradin Berisha