Kufijte, dalin negociatorėt.
Qeveria i mbajti sekret emrat! ME URDHĖR TĖ KRYEMINISTRIT BERISHA ĖSHTĖ
NGRITUR GRUPI NEGOCIATOR PĖR PĖRCAKTIMIN E KUFIRIT DETAR ME GREQINĖ! Shkruan: Tedi Blushi -
Tiranė, 19. 11. 2009 Grupi negociator i palės shqiptare ėshtė ngritur me
urdhėr direkt tė kryeministrit Sali Berisha Marrėveshja e pėrcaktimit tė kufirit detar me palėn
greke ėshtė negociuar nga 11 zyrtarė tė lartė tė shtetit shqiptar. Gazeta
Shqiptare ka siguruar ekskluzivisht listėn e bisedimeve tė palės sonė, qė
pėr muaj me radhė ėshtė mbajtur sekret nga qeveria. Informacioni ėshtė
servirur dje zyrtarisht nga Ministria e Punėve tė Jashtme. Nė
bazė tė tė dhėnave bėhet e ditur se grupi
negociator i palės shqiptare ėshtė ngritur me urdhėr direkt tė kryeministrit Sali Berisha. Nė
pėrbėrje tė tij ka pasur pėrfaqėsues nga vetėm tre ministri, respektivisht
ajo: · e Jashtme, · e Mbrojtjes
dhe · e Brendshme. Kryenegociator ka qenė Ferit Hoxha,
aso kohe sekretar i pėrgjithshėm i MPJ-sė dhe tanimė ambasadori i Shqipėrisė
nė OKB. Ekspertėt qė pėrfaqėsuan Ministrinė e Jashtme nė kėtė grup kanė qenė
konkretisht: 1.
Gazmend Turdiu, drejtor i
Ēėshtjeve Juridike Ndėrkombėtare dhe Konsullore; 2.
Ilir Tepelena, drejtor i
Drejtorisė sė Pėrgjithshme Rajonale; 3.
Ledia Hysi, drejtore e
Ēėshtjeve Juridike dhe tė Drejtės Ndėrkombėtare; 4.
si edhe dy specialiste nė ēėshtjet juridike dhe
rajonale, 5.
Suela
Ibrahimi dhe 6.
Enkeleda
Mėrkuri. Ministria e Mbrojtjes ėshtė pėrfaqėsuar nė negociata me palėn greke me
4 ekspertė tė saj, 1.
Kristaq
Gėrvenin, aso kohe komandat i Flotės Detare, i emėruar sė fundmi
zv/shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm; 2.
Miranda
Zekėn, drejtoresha e Institutit Gjeografik tė Ushtrisė; 3.
si edhe nga pėrgjegjėsi i sektorit tė hartave dixhitale,
Anduel Cauli dhe 4.
ai i sektorit tė fotogrametrisė, Ferdinand Berberi. Sa i pėrket Ministrisė sė Brendshme ajo ėshtė pėrfaqėsuar nė kėtė grup
negociator vetėm me njė ekspert, · drejtorin e
Shėrbimeve Operacionale nė Departamentin pėr Kufirin dhe Migracionin,
kryekomisarin Krenar Muēo. Akuzat ndaj
grupit negociator Ekspertėt e fushės, juristėt,
diplomatėt, historianėt, politikanėt, pėrfaqėsuesit e 72 shoqatave atdhetare-kulturore si edhe ish-ushtarakėt e lartė
tė shtetit shqiptar i kanė cilėsuar tė
paaftė negociatorėt e palės shqiptare qė morėn pjesė nė bisedimet me
palėn greke pėr pėrcaktimin e kufirit detar mes dy shteteve. Nė rezultatet e studimit prej 117 faqesh tė kolonelit
Myslim Pashaj, ku pretendohet fakti se nga kjo marrėveshje cenohet rėndė sovraniteti territorial i
Republikės sė Shqipėrisė me 354.4 km2 sipėrfaqe ujore nė detin Jon, qė i
dhurohej kėsisoj Greqisė thuhet mes tė tjerash se, pala shqiptare duket nuk ka
qenė fare nė bisedime, nuk ka shtruar asnjė argument dhe nuk ka kundėrshtuar ndonjė
tjetėr. Kjo situatė duket absurde. Indiferenca shkencore ėshtė fatale. Nga ana tjetėr, ish-Presidenti i
Republikės, Alfred Moisiu ėshtė
shprehur gjithashtu se, nuk ėshtė e vėshtirė tė konkludohet se nė
kėtė mes ke tė bėsh me njė veprim qė duket qartė qė ėshtė trajtuar me njė
mėnyrė jo kompetente nga ata qė ishin ngarkuar pėr tė menaxhuar hartimin e
saj. Ndėrkohė, ish-shefi
i Shtabit tė Pėrgjithshėm, Veli Llakaj ka shkuar mė larg me qėndrimin
e tij duke pretenduar se, grupi negociator shqiptar nuk ka bėrė gjė tjetėr
veēse i ka lejuar palės greke sipas tij, tė zaptojė sovranitetin territorial tė
Shqipėrisė. Kėtė do ta quaja njė turp dhe poshtėrim qė i bėhet Shqipėrisė,
- ėshtė shprehur ai.
|