S k a n d a l o z e MIKU I SALI BERISHĖS - SERBI FAZLLIĒ VAZHDON
TĖ PASTROJĖ PARA NĖ SHQIPĖRI!
Sekseri
serbo-boshnjak i kryeministrit, Sali Berisha,
Pastrimi i parave me shitjen e kompanisė Crown
Acquisitions Kompania e krijuar nga Fazlliē pak pas
ardhjes nė pushtet tė demokratėve ka pasur pėr administrator kunatin
e vetėm tė Lulėzim Bashės, Erion Isufin, deri mė 4 qershor 2007. Ajo
mori NIPT-in pėr konsulencė tregtare dhe u regjistrua nė tatime. Nga faksimilet
qė disponon gazeta, shihet se ajo nuk ka bėrė asnjė aktivitet tregtar nė
Shqipėri deri nė vitin 2007. Ka marrė rregullisht gjoba nga sistemi i
tatimeve dhe nuk ka vrarė mendjen tė shkojė tė bėjė ndonjė deklarim atje.
Ndėrkohė, nė maj tė vitit 2007, Damir
Fazlliē vendos ta shesė kėtė kompani te njė kompani qipriote. Shuma ėshtė
marramendėse, 1 milion e 750 mijė euro.
Dhe kjo nė njė kohė kur kompania nuk ka asnjė kapital financiar dhe asnjė
aset nė formėn e pasurive tė paluajtshme. Shitja u krye zyrtarisht mė datėn 9
korrik 2007, me vendim gjykate, nr.
34011/2, tė gjyqtares Majlinda Doga pėr llogari tė njė firme tė
regjistruar nė Nikozia tė Qipros, e cila quhet Altaria Research Limited. Firma qipriote nuk solli ndonjė
pėrfaqėsues tė sajin nė Shqipėri, por autorizoi me njė prokurė tė posaēme
avokaten Flutura Kola, bashkėpronare e studios Kola& Malltezi. Nga
termat e kontratės del se firma Crown Acquisitions u shit pėr njė vlerė
prej 1 milion e 700 mijė eurosh,
ndėrsa nė kontratė nuk pėrcaktohej asnjė aset i firmės. Si lindi kompania Alpha 1 muaj pasi kishte bėrė shitjen e rreme,
mė 10 shtator tė vitit 2007, Fazlliē autorizoi me njė prokurė tė posaēme
avokaten Joana Qeleshi, qė tė
regjistronte nė emėr tė tij firmėn Alpha.
Zonja Qeleshi nė kėtė periudhė ka punuar si avokate nė studion Kola&Associates, nė pronėsi tė
avokates Flutura Kola. Madje,
Damir Fazlliē zgjodhi si kontabiliste pėr firmėn Alpha zonjėn Shpresa Breēani, e cila ėshtė mbesa e kryeministrit Berisha dhe kushėrirė e parė me juristen Argita
Malltezi. Mė tej akoma, gjithė pėrkthimet dhe pėrkthyeset mbajnė, ose
mbiemrin Basha, ose Isufi, qė janė pėrkatėsisht mbiemrat e Lulzim Bashės dhe Xhaferr Isufit,
vjehrrit tė tij. Pas tė gjitha rasteve qėndron Rudnap Superspekulanti Damir Fazlliē ka marrė realisht 1 milion e 750 mijė euro, jo pėr tė shitur njė kompani fantazmė,
por pėr tė marrė bakshishin e blerjes sė energjisė nga firma serbe Rudnap. Sipas tė dhėnave qė ka siguruar gazeta
TemA, Aleksander Lupsiē ėshtė
pronar i kompanisė Rudnap me qendėr nė Vjenė, nė rrugėn kryesore tė saj,
Kärntnerstraße. I njėjti njeri, pra Aleksandėr Lupsiē, ėshtė dhe pronar real
i Altaria Research Limited nė Qipro, qė mė 9 korrik ka blerė kompaninė
Crown Acquisitions pėr shumėn e 1 milion
e 750 mijė eurove. Rudnap e
Fazlliēit mori 106 milionė euro nga arka e shtetit Kėtė e
ka denoncuar opozita shqiptare para disa muajsh, duke paraqitur dhe dokumente
autentike. Dua tė risjell nė vėmendjen e opinionit publik ēėshtjen e trafikut
tė influencės, tė konfliktit tė interesave, tė pėrfitimeve tė paligjshme, tė
dhunimit tė konkurrencės, pastrimit tė parave, pasurimit abuziv, qė ka nė
qendėr 2 personazhe, Sali
Berishėn-kryeministėr nė detyrė dhe Damir Fazlliē, i shpallur nga ai pari,
mik i tij i veēantė, me status zyrtar biznesmen dhe me status penal i
hetuar nga drejtėsia. Pėrgjatė vitit qė shkoi, ne provuam se kompania
tregtare Rudnap, nėn pronėsi edhe tė Damir Fazlliē, pėr vitin 2007 ka marrė
nga paratė publike tė energjisė 38.5
milionė euro. Por tani kemi tė dhėna tė reja tė bilancit tė
vitit 2008. Kompania tregtare Rudnap ka marrė nga paratė e energjisė, pėr
periudhėn janar-shtator, 67.647.000
euro. Ajo tashmė ėshtė kompania mė e madhe pėrfituese e parave tona tė
energjisė. Rudnap pėr kėtė periudhė ka marrė 46.45 % tė parave tona publike
tė energjisė, pra deri nė shtator 148
milionė euro. Kompania e dytė pas saj ka marrė vetėm 14%, dhe e treta, 12%. Njė vit mė parė, nė 2007, vit kur Sali
Berisha e futi Rudnap nė treg, mori vetėm 16%, pra vetėm 3 herė mė pak se kėtė vit, ndėrsa nė 2006, nuk
ekzistonte fare nė listė-pagesat e KESH. Nė mė pak se dy vjet, Rudnap ka marrė nga paratė tona
publike, 106.189.000 euro, - tha
Braēe gjatė njė konference pėr shtyp. Ende nuk dihet se sa para na ka marrė
kjo kompani pėr vitin qė po lėmė pas, por ėshtė e sigurt se ajo do ketė
pėrfituar ndjeshėm dhe transferta e fundit e tregon kėtė gjė. ( Nga TemA
- Tiranė, 18. 11. 2009) |