Ish Shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė
Shqiptare thotė: MARRĖVESHJA PĖR KUFIRIN
DETAR ME GREQINĖ ĖSHTĖ NĖ DĖM TĖ SHQIPĖRISĖ
Shkruan: Veli
Llakaj * Tiranė - 16. 11. 2009
Para disa kohėsh, ose mė saktė
mė datėn 9 Nėntor 2009 jam prononcuar, ndofta shkurt pėr disa probleme qė
kanė tė bėjnė mė integritetin dhe sovranitetin e Shqipėrisė, nderin dhe
dinjitetin e saj. Tani jam i detyruar tju drejtohem Ju qė ta merrni nė dorė
kėtė problem kaq delikat pėr ēėshtje kombėtare shqiptare. Kėtė herė kėto po
ua kėrkojė si qytetar i thjeshtė, si ish Shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm
tė Ushtrisė pėr 8 vjet nė vitet 1974-1982, qė diēka di pėr kėto probleme, dhe
tė gjitha ēėshtjet po i trajtojė mė ato ligje tė asaj kohe. Si qytetar
jam i fyer se Shqipėria po kthehet nė mall tregu qė u shitet tek tė tjerėt si
pa gjė tė keqe. Ndėrhyja e Greqisė ka filluar qė me
Ligjin Nr. 9046, datė 3.04. 2003, me Ratifikimin e Marrėveshjes ndėrmjet
Ministrisė sė Mbrojtjes tė Republikės sė Shqipėrisė dhe Ministrisė sė
Mbrojtjes Kombėtare tė Republikės sė Greqisė pėr ndėrtimin e godinės dhe tė
mjediseve tė akomodimit tė personelit, si dhe thellimin e kanalit hyrės dhe
te basemit tė Bazės Detare tė Bishtit tė Pallės. Shtysa qė tju
drejtohem Ju ėshtė njė shqetėsim tjetėr qė e kam lexuar mė datėn 10 Nėntor nė
Gazetėn Shqiptare ku thuhet: Nė 24 janar 2008, qeveria Berisha i paraqiti
pėr miratim Kuvendit projektligjin: Pėr kontrollin dhe mbikėqyrjen e kufirit
shtetėror. Drafti qė ka hyrė nė fuqi nė datėn 1 mars 2008, sanksionon nė
nenin 53 tė tij se Ligjet nr.8771, dt. 19.4 2001 Pėr kufirin shtetėror tė
Republikės sė Shqipėrisė
. Nė
kėtė Ligj nuk pėrfshihet asnjė distancė pėr tregimin e kufirit shtetėror,
veēanėrisht pėr ujėrat territoriale dhe ujėrat e brendshme, pėr ushtrimin e
sovranitetit si dhe pėr paprekshmėrinė e kufirit
Nė kėtė kuptim Shqipėria
ėshtė njė han pa porta, por edhe pa derė e dritare qė tė hyjė e tė dal kush
tė dojė, tė zaptojė tokė, ujė dhe hapėsirė ajrore kur tė dojė e si tė dojė!
Kėtė do ta quaja njė turp dhe poshtėrim qė i bėhet Shqipėrisė. Ju do ta shikoni qė unė nuk i referohem
fare kėtij Ligji qė shkruhet e pėrshkruhet kėtu, por vetėm Ligjeve tė vjetra
tė asaj kohe. Dhe praktikisht pėr kėtė ēėshtje i referohem, Dekretit tė
Presidiumit tė Kuvendit Popullor tė Shqipėrisė Nr. 5384, datė 23. 02.1976, qė jo
vetėm ėshtė mot a mot me Ligjin Nr. 8771, datė 19.04. 2001, po ka dhe
ndonjė pasaktėsi. Ju lutemi verifikoni tė gjitha Ligjet qė janė miratuar pėr
problemet kardinale mbi fatet e Shqipėrisė, tė cilat nuk kanė asnjė ndryshim. Kufijtė e
ujėrave detare tė Shqipėrisė kanė ekzistuar dhe kanė qenė paprekshėm dhe tė
pakontestueshėm nga askush deri mė sot.Duke u nisur nga polemikat qė janė
hapur lidhur me kufirin detar tė Republikės sė Shqipėrisė, midis shteteve
kufitare bregdetare, ėshtė i pafalshėm mendimi qė ne, nuk kemi pasur kufi
detar dhe ai duhet caktuar tani...Ky mendim ėshtė sa i gabuar aq dhe ofendues
pėr shtetin tonė. Unė nuk do tė merrem aspak me anėn teknike tė problemit,
por vetėm mė anėn ushtarake dhe mbrojtjen me rigorozitet tė sė drejtės sė
kufijve tė Republikės sė Shqipėrisė. Duke qenė 10 vjet Shef i Shtabit tė
Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Shqiptare, mund tju deklaroj me pėrgjegjėsi se
kufijtė tanė tokėsor, ajror dhe detar janė mbrojtur sipas konventave,
vendimeve dhe ligjeve tė shtetit, dhe kanė qenė tė paprekshėm dhe tė
pakundėrshtueshėm nga ēdo shtet dhe organizatat ndėrkombėtare. Profesori i
nderuar Myslim Pashaj, ish drejtor i Institutit tė Topografisė sė Ushtrisė
shqiptare, ka nxjerrė shumė fakte dhe tash mund tė them se ai ėshtė njė
ekspert i kėsaj fushe qė kėrkon tė mbrojė me kėmbėngulje jo egon e tij
profesionale, por nderin dhe dinjitetit e vendit tė tij, qė askush tė mos na
marrė nėpėr kėmbė, ose tė na bėjnė tė paditur dhe tė na e hedhin me lajka,
presione apo oferta
Unė personalisht
e mbėshtesė fuqishėm idenė, dhe provėn qė sjell koloneli nė rezervė prof.
Myslim Pashaj. Marrėveshja nė fjalė dhe debati i hapur nuk mund tė mbyllet pa
njė diskutim, konsultė transparencė dhe prova bindėse pėr secilėn palė nė
debat. Ndryshe po tė miratohet njė marrėveshje e tillė kaq me ngut, mundet qė nesėr tė akuzohet si tradhti kombėtare, si ajo e
Shėn Naumit qė shiti Ahmet Zogu serbėve dhe ne sot ja shesim grekut. Ka apo
ska marrėveshje, kjo nuk ėshtė shumė e rėndėsishme. Ne duhet tė diskutojmė
ka, apo ska kufi detar, ka apo ska kufi tokėsor, janė mbrojtur apo nuk janė
mbrojtur ashtu siē janė pėrcaktuar kufijtė deri mė sot. Kufijtė e Shqipėrisė
janė mbrojtur mbi bazėn e ligjeve tė shtetit shqiptar, tė cilėt jam i
detyruar qė disa prej tyre ti citoj. Pėr kėtė
unė po sjell vetėm disa shembuj tepėr simbolik midis shumė tė tjerėve pėr tė
kuptuar tė vėrtetėn e kėsaj ēėshtje qė po debatohet. Nuk jam arbitėr qė ti
jap kėtij apo atij tė drejtėn absolute, se kėtė fjalė duhet ta thonė specialistėt,
ekspertėt, juristėt, historianėt, akademikėt etj, etj. Si ėshtė ruajtur bregdeti shqiptar Nga sa u
tha mė lart kėto kufij ujor janė mbrojtur me fanatizėm dhe pa ekuivoke.
Rregullat kanė qenė strikte, ato vrojtoheshin, pelengoheshin, pėrcaktoheshin
distancat dhe patrulloheshin me forca tė armatosura nė kėtė mėnyrė: Me ti
diktuar mjetet lundruese luftarake tė huaja qė afroheshin nė ujėrat tona
territoriale, me njėherė nxirrej njė ēift katėr silurues qė lėvizte
paralele me anijet e huaja nė formėn e shoqėrimit deri sa tė dilnin jashtė
ujėrave tė Republikės sė Shqipėrisė. Po kėshtu paralelisht mbi anijet e huaja
fluturonte njė ēift avionėsh reaktiv gjuajtės bombardues qė po kėshtu
lėviznin mbi to deri sa tė dilnin jashtė ujėrave tona. Ky ishte njė rregull i
prerė dhe zbatohej me fanatizėm. Me kėtė
kufi nuk kemi pasur asnjė incident, provokim apo kundėrshtim. Por mbi kalimin
e paligjshėm tė kufirit ka ndodhur qė kemi hapur edhe zjarr, kapur e
shoqėruar anijet e huaja deri nė bazat tona dhe mė vonė sipas marrėveshje
janė liruar
Shtrohet problemi se nuk kemi pasur marrėveshje me grekėt pėr
ujėrat detare. Po ėshtė e vėrtetė, por me Greqinė nuk kemi marrėveshje as pėr
kufirin tokėsor, por piramidat janė, dhe kufiri ėshtė ruajtur me fanatizėm, donin
apo nuk donin grekėt. Mendoj se me grekėt nuk kemi rėnė asnjėherė dakord pėr
marrėveshjet se ai ka akoma gjallė ligjin e luftės dhe kėrkon Vorio-Epirin,
akoma sot e kėsaj dite. Qė tė bėhet njė marrėveshje me shtetin grek, pėr
varrezat, manastiret, kufirin tokėsor, apo detar, hapi i parė duhet kėrkuar
heqja e ligjit tė luftės dhe mbas kėsaj bėhen marrėveshjet. Konventa e
Kombeve tė Bashkuara Mbi tė drejtat e Detit ėshtė
firmosur mė 10 Dhjetor 1982, dhe ka hyrė nė fuqi mė 16 nėntor 1994,
pra pas 12 vjetėsh. Kurse ne me Greqinė e duam brenda 2-3 muajsh njė
marrėveshje. Pse? Ēėshtė kjo ngutje me kaq urgjencė? Mos kemi frikė nga
ligji i luftės se po na bėn presion qė tė na sulmojė! Pyetja mund edhe tė
shtrohet: Pse nuk ka marrėveshje Turqi-Greqi, kur tė dy vendet janė anėtar tė
NATO-s? Rruga e zgjidhjes Mendoj se
kėtė problem duhet ta marrė nė dorė pėr diskutim Presidenti i Republikės. Prandaj, njė nga kėshilltarėt mė
kryesor tė Presidentit, me pėrfaqėsues nga ministritė e Jashtme, e Mbrojtjes (FLD)
e Telekomunikacionit, Peshkimit, me specialistė, ish-kuadro tė lartė tė FLD
nė vite, tė Institutit tė Topografisė nė vite, Hartografė nga Akademia e
Shkencave, pėrfaqėsuesit qė kanė marrė pjesė nė kėto marrėveshje nė vitet
1977 dhe 1984, etj. etj. tė
mblidhen, dhe mbi bazėn e kėtyre diskutimeve konstruktive mbi bazėn e tabanit
kombėtar shqiptar tė paanshėm tė formulojnė kėtė marrėveshje. Tė merren tė
gjitha dokumentet e ministrisė sė Jashtme, tė Brendshme, Mbrojtjes si dhe
studimet e viteve 83-84 tė bėra nga komanda e FLD pėr ujėrat detare dhe
leverdinė e tyre nėnujore me naftė e gaz, hartat pėrkatėse tė marrėveshjeve
midis shtetesh dhe ato tė miratuara nga shteti shqiptar, platformat studimore
pėr pėrcaktimin nė milje ujėrave detare.
Presidenti i Republikės duhet tė dėgjojė me shumė kujdes palėt dhe tė
jap prononcimin e tij. Kėto e tė tjera ide, mendime e propozime do tė na
ēonin nė njė rrugė tė drejtė pėr tė mbrojtur me nder e dinjitet shtetin
Shqiptar. Dhe vetėm pas kėsaj kjo ēėshtje mund tė shtrohet pėr ratifikim nė
Parlamentin shqiptar. * Autori ishte Ish
Shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Shqiptare nė vitet 1974-1982 |