Fjalori multietnik i
EULEXit! EULEX-i I NXIT KONFLIKTET
NĖ RAJON (IV) Shkruan: Prof.Dr.Hysamedin Feraj * Tiranė, 05. 11. 2009 __________________________ Fjalori
multietnik Sot
shumė veta dėshirojnė ta harrojnė, dhe shumė dėshirojnė ta fshehin faktin, se
Milosheviqi nė karrierėn dhe veprimtarinė e vet politike ėshtė shfaqur si
internacionalist, kozmopolit, si mbrojtės i multikulturalizmit dhe si kundėrshtar
i nacionalizmave nė ish Jugosllavi. Por tė dhėnat janė ndryshe: ligjėrimi i
tij drejtohej nė radhė tė parė kundėr nacionalizmit dhe irredentizmit
shqiptar; mė tej, kundėr nacionalizmit kroat dhe slloven; dhe mė vonė kundėr
nacionalizmave edhe tė popujve tė tjerė tė ish Jugosllavisė; gjithė
veprimtarinė e vet politike dhe nė tė gjitha shfaqjet publike Milosheviqi e
legjitimonte me pėrpjekjet pėr "ruatjen e fryteve tė LANĒ" dhe
"fryteve tė revolucionist socialist", nė radhė tė parė tė
vallazėrim-bashkimit tė kombeve e kombėsive tė ish Jugosllavisė, shoqėrisė
multikulturore, multifetare dhe multietnike jugosllave pėrballė
nacionalizmave tė ndryshėm qė po i rrėnonin kėto vlera dhe fryte tė luftės
dhe revolucionit socialist; ('trenat e paqes'). Milosheviqi nxiti dyshimin
dhe besimin se burokracia dhe gjithė administrata publike e krahinave dhe
republikave ishte pėrshkuar nga nacionalizmi, dhe mobilizoi serbėt nė
lėvizjet pėr ēlirimin e burokracisė nga nacionalizmat dhe rivendosjen e njė
administrate multietnike, multikulturore dhe internacionaliste nė republikat
dhe krahinat e ish Jugosllavisė ('revolucionet antiburokratike'). Edhe
EULEX-i i pėrmbahet gjėrėsisht njė fjalori multietnik, ndėrtimit tė njė
administrate dhe burokracie multientike nė Kosovė, ēlirimit tė saj nga
nacionalizmat dhe rritjes sė tolerancės ndėrmjet kulturave tė ndryshme nė
Kosovė. Mirėpo, veprimtaria e Milosheviqit ėshtė dėshmi se nacionalizmat e
skajshėm mund tė zhvillohen nėn veshjen gjuhėsore tė internacionalizmit,
multikulturalizmit, multietnicitetit etj.
Prandaj definimi dhe kėmbėngulja pėr ta definuar Kosovėn si shtet
multietnik nuk pėrbėn asnjė garanci se nėn kėtė veshje gjuhėsore nuk janė
duke u fryrė nacionalizmat ekstremė. Vetė kėmbėngulja pėr ta pėrkufizuar
shoqėrinė dhe shtetin kosovar si multietnik, pavarėsisht pėrbėrjes sė
popullsisė dhe pavarėsisht se nuk u ėshtė kėrkuar shteteve e shoqėrive tė
tjera nė rajon, ėshtė njė nxitės i frustrimeve, fyerjeve dhe mosbesimit nga
paragjykimi. Kjo kėmbėngulje pėr Kosovėn ėshtė njė tjetėr dėshmi e
paragjykimit tė shqiptarėve, dhe prandaj e pėrforcimit tė klisheve tė vjetra
te tė gjithė popujt e rajonit. Mbajtja ndezur nė rajon e paragjykimeve tė
vjetra, e klisheve tė vjetra ballkanike, ka shumė tė ngjarė tė mbajė, forcojė
dhe shtyjė prirjet drejt konfliktimit. Nga vėshtrimi
i Serbisė EULEX-i
ėshtė shėmbėlltyrė e shkeljes dhe moszbatimit tė ligjit edhe nga kėnvėshtrimi
i Serbisė, dhe nuk ėshtė shėmbėlltyrė e zabtimit tė ligjit sipas qėllimit tė
shpallur me fjalė e formalisht. EULEX-i ėshtė vendosur nė Kosovė edhe me
miratimin e Serbisė nė bazė, dhe siē e kėrkon Rezoluta 1244, e ne vijim tė
saj dy aktet e veprimit tė pėrbashkėt. Por kjo Rezolutė "ripohon
angazhimin e tė gjitha shteteve anėtare (tė OKB-sė, H.F.) ndaj sovranitetit
dhe integritetit territorial tė Republikės Federative tė Jugosllavisė dhe
shteteve tė tjera nė rajon, siē ėshtė vendosur nė Aktin Final tė Helsinkit
dhe aneksit 2". Mbas shkėputjes sė Malit tė Zi, vijuese e tė gjitha
detyrimeve dhe tė drejtave tė Republikės Federale tė Jugosllavisė, me letrėn
e 3 qershorit 2006 dėrguar Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė dhe tė
pranuar prej tij, mbetej Serbia. Mbi kėto baza Serbia, por edhe Rusia,
Sllovakia dhe aleatė tė tjerė tė Serbisė presin nga EULEX-i tė zbatojė
Rezolutėn 1244, e cila pėrfshinė edhe garantimin e sovrantietit dhe tėrėsisė
territoriale tė Serbisė, duke pėrfshirė, Kosovėn brenda territorit dhe
sovranitetit serb, kthimin e personelit serb siē parashikohet nė anekset 1
dhe 2 tė kėsaj rezolute, pėrfshirjen e Serbisė nė procesin e dhėnies e
garantimit tė autonomisė substanciale tė Kosovės, pėrfshirė Marrėveshjen e
Rambujesė etj. Fakti
qė EULEX-i nuk vepron pozitivisht nė kėto drejtime, nga njėra anė, krijon
frustrime tek serbėt sikur u bėhet padrejtėsi, sikur u mohohet njė e drejtė
qė ia njohin vendimet ndėrkombėtare nė fuqi. Po ashtu, kjo e paraqet EULEX-i,
siē u tha, si shėmbėlltyrė tė moszbatimit tė ligjit (ndėrkombėtar) dhe tė
bazave tė veta legale me tė cilat ėshtė vendosur nė Kosovė. Nga ana tjetėr,
qenia nė fuqi e Rezolutės 1244 deri sa tė miratohet ndonjė rezolutė tjetėr,
vendosja nė Kosovė e EULEX-it mbi bazėn e kėsaj rezolute etj., mban gjallė
shpresėn e Serbisė pėr kthimin e Kosovės brenda territorit e sovranitetit tė
vet, dhe legjitimon kėrkėsat e saj pėr respektimin e sovranitetit e tė
tėrėsisė territoriale. Kjo mban gjallė gjithė pritjet nacionaliste dhe nxitė
veprimtaritė kundėr njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės. Kjo mban gjallė,
trimėron dhe nxitė pritjet, sjelljet dhe praktikat nacionaliste serbe. Kėtu
nuk ėshtė vendi pėr paraqitjen mė tė zgjeruar tė pikėpamjes serbe (ruse
etj.), por u pėrmend vetėm sa pėr tė ilustruar dyshimin se EULEX-i me
filozofinė e vet dhe me veprimtarinė e vet ėshtė duke nxitur pakėnaqėsi nė
gjithė rajonin, e jo vetėm tek shqiptarėt. Sigurisht pakėnaqėsia serbe i bėn
tė lumtur shqiptarėt, dhe pakėnaqėsia shqiptare i bėn tė lumtur serbėt. Por
nxitja e pakėnaqėsive tė gjithanshme nė rajon, trimėrimi herė i njėrit dhe
herė i tjetrit nacionalizėm, rritja e pakėnaqėsisė sė pėrgjithshme nė rajon,
bazojnė druajtjen e tė gjithė mbėshtetėsve tė paqes, stabilitetit dhe
zhvillimit rajonal. Siē u tha, nuk ėshtė hera e parė qė politika evropiane nė
kėtė rajon ka dėshtuar dhe ka ēuar jo vetėm nė luftėra lokale, por edhe mė
gjėrė. Mbajtja gjallė dhe trimėrimi i nacionalizmave agresivė nė rajon ėshtė
dėshmuar si burim konfliktesh e destabilizimi. * * * Kėto
janė vetėm disa nga tė dhėnat dhe argumentimet mbi bazėn e tyre, qė
shqetėsojnė tė gjithė mbėshtetėsit e paqes, sigurisė dhe ligjshmėrisė nė
Evropėn Juglindore; janė vetėm disa nga tė dhėnat dhe argumentimet mbi bazėn
e tyre se si qasja e sotme e BEsė ndaj rajonit, veēanėrisht siē praktikohet
nga EULEX-i, ėshtė duke ēuar mė shumė drejt acarimit dhe konfliktit sesa
drejt ligjshmėrisė, paqes dhe stabilitetit. Le tė jetė ky njė kontribut i
cili tė lexohet drejt nė shqetėsimin e vet si nga njerėzit nė rajon, ashtu
edhe nga EULEX-i dhe BE-ja, si njė shqetėsim dhe kontribut pėr pėrmirėsimin e
qasjes ndaj paqes dhe sigurisė nė rajon, ndaj ligjshmėrisė dhe drejtėsisė pėr
tė gjithė. Le tė jetė edhe gjuha e drejtpėrdrejtė, e ndershme dhe e hapur, nė
dukje "politikisht jokorrekte", njė kontribut i sinqertė pėr paqen,
ligjshmėrinė dhe stabilitetin nė rajon. Fakte dhe pėrvoja tė shumėta provojnė
gati nė formėn e njė ligjshmėrie tė sigurt se njė nga faktorėt e krizave,
konflikteve dhe luftėrave politike, ėshtė gjuha "politikisht
korrekte". * Autori ėshtė Pėrgjegjės i
Departamentit tė Shkencave Politike nė Universitetin e Tiranės.
F U N D |