Ky njeri ėshtė
armik i betuar i partisė, prandaj duhet tė varet nė litar! HYSEN SHESHORI: KOMUNISTI PASIONANT SALI BERISHA NDIKOI DREJTPĖRSĖDREJTI NĖ DENIMIN TIM ME VDEKJE! Nė njė intervistė dhėnė nė dhjetor
tė vitit 2002, pėr gazetėn Plaga, organi i Shoqatės sė ish-tė Burgosurve
Politikė, Hysen Sheshori rrėfen se nė sallėn e gjyqit, nga ku mori dėnimin me
vdekje, nuk ka pasur njė dėshmitar dosido, por vetė Sali Berishėn. Berisha
(kryeministri aktual i Shqipėrisė) para trupit gjykues dhe sallės deklaron
duke bėrtitur Ky njeri ėshtė armik i betuar i partisė, prandaj duhet tė
varet nė litar (!!!)
PLAGA: Z. Hysen, cili
ishte motivi qė ju shtyu tu kundėrviheshit regjimit duke vėnė trakte? SHESHORI: Cėnimi i pronės private, qė pėr mua ishte
i shtrenjtė. Sepse ishte e lidhur me dinjitetin tim dhe me qenien time; ishte
arsye kryesore qė mė detyroi tė bėj kėtė veprim, duke iu pėrgjigjur nė kėtė
formė. Ajo pronė e vogėl ishte pėr mua atdheu im, tė cilin ma mohuan.
PLAGA: Z. Hysen, ēfarė pėrmbajtje kishin traktet tuaja dhe, a kishin
ndonjė shenjė dalluese ato?
SHESHORI: Nga
viti 1961 deri nė vitin 1974 ishte njė kohė e pėrzier me urrejtje, e cila mė
shtyu qė ta shpreh atė me ngjitjen e parullave, nga e cila ndjeva njė farė
sadisfaksioni personal edhe pėr shumė viktima tė tjera, duke i bėrė thirrje
asaj pjese tė pastėr tė popullit shqiptar pėr njė luftė kundėr partisė shtet.
PLAGA: Z. Hyseni, ju lutemi mund tė na thoni si u zhvillua gjyqi dhe a
i mbani mend dėshmitarėt?
SHESHORI: Nė
njė sallė ku morėn pjesė rreth 300 persona me njė trup gjykues tė papranueshėm
dhe me njė gjendje fizike jo normale, si pasojė e torturave gjatė hetimit,
pėr avokat as bėhej fjalė, unė dola para trupit gjykues. Gjatė gjykimit pashė
shumė dėshmitarė qė nuk i njihja, tė cilėt bėnin dėshminė tė frikėsuar dhe pa
mė parė mua. Nė mendje mė mbeti vetėm njėri, qė ishte i veēantė nga tė
tjerėt. Trupgjatė dhe energjik, me hap tė sigurt u paraqit pėr dėshmitar. Ai
u ndal para trupit gjykues dhe pas formaliteteve, me njė theks malėsori, me
eufori, filloi tė flasė para trupit gjykues duke treguar se si e kishte
gjetur traktin qė kishte pėrmbajtje tė theksuar armiqėsore, tė cilin e tundte
para trupit gjykues dhe sallės...Ky njeri ėshtė armik i betuar i partisė,
prandaj duhet tė varet nė litar, - tha ai duke bėrtitur. Mua, mė shumė se kėrkesa
e tij pėr tė mė varur nė litar, mė bėri pėrshtypje mėnyra e ndėrtimit tė
dėshmisė, qė ishte e njėjtė me atė tė hetuesve qė mė torturonin dhe mė
kryesorja, trakti qė ai e nxori nga xhepi ishte i vitit 1962, ndėrsa unė po
gjykohesha nė vitin 1975. A mund tė guxonte njeri qė ta mbante njė trakt tė
tillė nė atė kohė pėr 13 vjet?
PLAGA: Po kush ishte ky njeri?
SHESHORI: Ky
njeri, i cili ėshtė njė komunist pasionant e fanatik i pandreqshėm, qė pėr me
arrit nė majat mė tė larta tė hierarkisė sė pushtetit komunist ka pėrdorur dhe
traktin tim duke ndikuar drejtpėrdrejtė nė dėnimin tim me vdekje, ishte Sali
Ram Berisha.
PLAGA: A jeni i sigurtė z. Hysen?
SHESHORI: Unė
mund tju them qė asnjėherė nuk mund tė harrohet bisha qė tė kafshon.
PLAGA: Sa vjet u dėnuat dhe sa bėtė?
SHESHORI: Fillimisht
u dėnova me vdekje, pastaj mu fal jeta dhe dėnimi u kthye nė 25 vjet. Nga
kėto, bėra 17 vjet pa asnjė ndihmė.
PLAGA: Z. Hysen, si e ndjetė veten kur kryetari i PD-sė dhe mė pas
kryetari i shtetit ishte dėshmitari juaj, qė kėrkoi tju varnin nė litar pėr
veprimtarinė tuaj antikomuniste?
SHESHORI: Kur
dėgjova nėpėrmjet radios se nė Europėn Lindore po frynte era e lirisė, skish
si tė mos gėzohesha, por kur pashė se nė krye tė atyre qė protestonin ishte
njeriu qė mė ka mbetur i ngulitur si simbol i pjesės mė tė keqe tė kėtij
populli, fėrkova sytė se nuk po u besoja. Shumė njerėz gėzoheshin, ndėrsa unė
i thosha vetes: Medet, po shpėtojmė nga shiu, e po biem nė breshėr. Unė jo
vetėm qė nuk i kisha bėrė ndonjė tė keqe, por as nuk e njihja fare, ndėrsa ai
qė mė shihte pėr herė tė parė, mu vėrsul me akuza si bisha qė do tė shqyejė
prenė e vet.
PLAGA: Si dhe ku jetoni?
SHESHORI: Qė
nga dita e transferimit prej burgut izolues nė ambientet e burgut tė hapur
17 mars 1991 e deri sot, duke mos mu kthyer dinjiteti qė ėshtė i lidhur me
pronėn. E kaloj natėn tek njė dashamirės i imi qė ėshtė dhe shok vuajtjesh,
ndėrsa ditėn e kaloj nė Bibliotekėn Kombėtare dhe pjesėn tjetėr, meqė jam i
lodhur nga vuajtjet dhe mosha, e kam tė nevojshme qė tė pushoj, prandaj nė
drekė e tremb gjumin me syhapur stolave tė parqeve dhe bordurave tė rrugėve.
PLAGA: Po sot, si e ndjeni veten?
SHESHORI: Sot
duket se jam i gjallė, por kjo nuk do tė thotė qė jetoj. * * *
|