Gjuha e fjalės sė vėrtetė nuk duhet tė meket e as tė dridhet kur demaskon kolltukofagė tė pandershėm...

 

Gjuha

ose

Pasqyrimi i diagnozave shoqėrisė

shqiptare fundshekullit XX ndihmesė

pėr diagnostifikimin e shoqėrisė

trojet shqiptare sot!

 

Gjuha e bashkimit kombėtar u zaptua nga gjuhėt sulmuese “lab”, “malok”, “grek”, “sllav”, “llaci fuc”, “ēam”, “kosovar”, “pansllavist”, “spiun”, “kriptokomunist”, “agjent”, “antishqiptar”, etj...

 

Shkruan: Hilė Lushaku - Tiranė, 15. 04. 2009

_____________________________________________

 

Asnjė shqisė nuk ka ligj tė posaēėm pėr t'u mbrojtur siē e ka gjuha. Asgjėkundi nuk shkruhet dhe as ligjėrohet se ekziston e drejta pėr tė shikuar, pėr tė shijuar, pėr tė nuhatur, pėr tė kafshuar, pėr tė dėgjuar apo pėr tė puthur. Ndryshe ndodh me gjuhėn, me mjetin qė nxjerr fjalėt, kodet e tė shprehurit. ( Nė vazhdim gjuha do tė kuptohet fjala )

Nė dokumentet pėr liritė themelore dhe tė drejtat e  njeriut ėshtė sanksionuar se ''Nuk mund tė nxirret asnjė ligj qė tė kufizojė paraprakisht lirinė e fjalės", ndėrsa nė nenin 22 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė sanksionohet se ''Liria e shprehjes ėshtė e garantuar''...

Liria e fjalės, liria e garantuar e shprehjes janė tė drejta legjitime, qė i pėrkasin vetėm gjuhės (sė folur ose tė shkruar). Pėr kėtė arsye, gjuha mbron dhe respekton vetėn vetėm e bazuar nė ligj. Zhvillimet e viteve tė fundit nė vend shtrojnė me tė drejtė pyetjen:

·       Sa e respekton gjuha ligjin dhe sa e mbron ligji gjuhėn nė Shqipėri?

Nė kohėn e monizmit mbrohej teorikisht me ligj fjala e lirė nė thėnien demagogjike: "Cilido pa frikė dhe me shkronja tė mėdha tė shkruajė se ēfarė mendon ai pėr punėn dhe pėr njerėzit"

Nė tė vėrtetė per fjalėn e "lirė" dhe tė "dėshiruar" pėr tė folur nė ato vite flasin:

·       "tė humburit e pushkatuar dhe pa varre",

·       tė burgosurit e panumėrt;

·       tė internuarit e syrgjynosur nė kėneta dhe nė zona tė thella malore etj;

·       tė dėrguarit pėr riedukim nga shtresa e intelektualėve nė gjirin e klasės punėtore, etj.

Gjuhėn "e lirė" dhe tė "mbrojtur" tė asaj periudhe e mbajnė mend mirė nėnat qė humbėn djemt guximtarė e idealistė pėr njė jetė mė tė mirė; e kujtojnė gratė gjoksthara qė mbetėn pa burra tė cilėt folėn fjalė tė lira nė radhėt e qumėshtit nė orėt e para tė pasmesnatės; etj.

Gjuha e asaj kohe, si do qė ishte, e respektoi ligjin e kohės, e ēimentoi tė drejtėn e tij dhe shumė herė abuzoi me kėtė emėr.

Pati shumė njerėz qė abuzuan me gjuhėn duke u shndėrruar nė magnetofonė tė tellallėve tė "Nėnėmadhes Parti".

Oratoria politike moralizuese, me fjalorin monoton tė gjuhės sė klasės punėtore, ishte gjuha qė kultivohej nga fėmija njė muajsh nė kopėsht e deri tek te moshuarit  e "Shqipėrisė qė s'ka pleqėri".

Abuzimin mė tė madh po e bėn gjuha e papagallėve tė sotėm pėr atė periudhė tė pėrgjakur e tė squllur nga djersa e mundimeve tė prindėrve, vėllezėrve dhe motrave tona. Gjuha e ndershme e tė gjallėve tė atyre kohrave ka obligimin dhe detyrimin mė tė madh moral e atdhetar pėr tė pėrjetuar nė disqe, nė celuloid, nė letra tė shkruara apo nė magnetofonė, tė vėrtetėn qindravjeēare tė jetuar prej shqiptarėve, larg pasioneve, por pėr t'i shėrbyer historisė sė dhimbshme tė bijve tė shqipes, bashkimit dhe vėllazėrimit tė njerėzve tė njė gjaku dhe tė njė gjuhe.

I ashtuquajturi "pluralizėm" e "pluripartizėm", e ashtuquajtura "demokraci perėndimore" nė Shqipėri, u duk se do tė vendoste raporte tė reja ndėrmjet gjuhės dhe ligjit, ndėrmjet fjalės dhe mendimit, etj.

Ekziston njė fakt i vėrtetė se sot flasin tė gjithė, flasin pėr ēdo gjė, flasin pėr secilin, madje edhe shajnė, kritikojnė ēmendurisht pa kurrfarė frike dhe etike. Tė gjithė duket sikur kėrkojnė shtetin ligjor, ēirren e grihen pėr ligjin, ankohen pėrse nuk zbatohen ligjet pėr rendin, qetėsinė, pronėn, mbrojtjen e jetės, tė drejtėn e fjalės, e tė tjera e tė tjera.

·       Por sa tė vėrteta thotė  dhe sa tė drejtė ka gjuha e sotme?

·       Sa e respekton fjala e lirė ligjin dhe sa ndihmon fjala e garantuar zbatimin e ligjit dhe respektimin e sė drejtės sė fjalės?

Pėrgjigjet e kėtyre pyetjeve janė pėrjetuar me dhimbje nė kėtė dekadė tė fundshekullit tė njėzetė.

Gjuha dehėse e fillimit tė dhjetėvjeēarit tė fundit shpalosi bujshėm me terma tė varakosura pranverėn e shumėndėrruar pėr shqiptarėt, aq sa teoria e “nivelit zero” i nxiti ata tė veprojnė me metodėn e aksionit pėr tė pėrmbysur e shkatėrruar gjithēka tė bėrė pėr pesė dekada. Kjo bėri tė fshihen nga kujtesa e nga fjalori i gjuhės shqipe fjalėt "morri e mushkonja, malarja e tuberkulozi, kėneta e pylli, analfabetizmi e padituria, varfėria e skamja, penda e qeve dhe traktori i parė, rrugėt e kafshėve e dhiaret, kasollet me baltė e stanet, etj"...

Gjuha propagandistike droguese i errėsoi sytė e shkatėrrimtarėve, skllevėr tė fjalės demagogjike, pėrpara gllabėronjėsve tė ekonomisė kombėtare, qė me metoda monstruoze pėrvetėsuan dhe vodhėn mundin e tė gjithė popullit dhe me gjuhė xhambazėsh filluan tė mburren si klasa e re kapitaliste, e krijuar dhe e fuqizuar vetėm pėr pesė-gjashtė vjet.

Gjuha e avokatėve tė krimit mori nė mbrojtje vrasėsit.

Gjuha e prokurorėve artikuloi nene me dėnime minimale, ndėrsa gjuha e gjykatėsve nuk dha vendosmėrisht vendime tė sakta nė emėr tė popullit.

Gjuha e pushtetarėve gjeti emėrues tė pėrbashkėt me kontrabandistėt e naftės, tė cigareve, kafesė e pijeve alkoolike, etj.

Gjuha e punės u zėvėndėsua nga fjalėt vjedhje, grabitje nga persona tė armatosur e me maska, gjobė me letra, rrėmbime personi me qėllime pėrfitimi.

Gjuha e etikės qytetare u zėvėndėsua nga gjuha luftarake e luftės partiake.

Gjuha e diversitetit politik krijoi fjalorin e fyerjes nė shtyp.

Gjuha e pajtimit dhe mirėkuptimit tė krijesave njerėzore u shndėrrua nė gjuhė horrash e rrugaēėsh qė tregojnė grushtet dhe kėrleshin leshrat e yndyrosura prej djersės e pluhurit tė squllur nga avujt e lokaleve.

Gjuha e zgjidhjes ligjore tė konflikteve sociale, e halleve dhe shqetėsimeve tė popullit, u zėvėndėsua nga gjuha e vetėgjykimit.

Gjuha e sė drejtės u mbyt nga gjuhėgjatėt, kurse gjuha e kėrkesave tė ligjshme u shurdhua nga  ulurimat e gjuhėujqėrve qė shqyejnė e hanė me britma vetėm pėr vete.

Gjuha e ndihmės dhe e vėllazėrimit u harrua dhe u shfaq gjuha e "gabit”, qė do tė thotė gjuha e lypsarit, e dorėshtririt para tė kamurit vendas , dikur barktharė, dhe tė huajt qė ka ardhur vetėm pėr "tė falur".

Gjuha e nderit tė kombit, gjuha e amaneteve tė dėshmorėve tė atdheut, gjuha e heronjve tė punės, gjuha e historisė sė popullit, gjuha e demokratėve idealistėve u pluhuros nga gjuha tymnajė e megallomanėve  gjuhė-kashtėtharė.

Gjuha e zotimeve tė dikurshme, pėr realizime planesh e pritje me triumfalizėm tė festave kombėtare u pėrdor pėr komedi dhe estradė. Nė vend tė saj lulėzoi gjuha e premtimeve tė qeveritarėve, gjuha e deklarimeve pompoze e triumfaliste pėr takimet me njėrin a me tjetrin personalitet tė huaj qė do t'i akordonte Shqipėrisė ndihmė "tej dhe kėtej"

Gjuha e respektuar e njerėzve tė mendjes e tė penės, gjuha e pasur dhe e pastėr e popullit, gjuha e artistėve, etj. u spostuan nga uragani i gjuhės sė politikanėve dhe shtetarėve mendjeshterpė, qė e privatizuan gjuhėn dhe ekranin e televizionit, duke pėrdorur gjuhėn e tyre klanore, partiake apo gjuhėn e fajdexhiut e tė bisnesmenit politik.

Gjuha qė nuk i bėri serenata gjuhės sė shtetit “shtet '', u gjymtua, u ndėshkua, u dėnua, u poshtėrua, madje u pėrgatiten premisa pėr ta bėrė edhe tė harruar.

Gjuhatingelloi me sarkazėm pėr tė mbrojtur shtatin e ''Nėnės Shqipėri'' nga ējerrja e shqyerja e veshjes sė shtatit dhe qė lakuriqėsoi politikat zhveshėse tė gjuhės sė hijenave  dhe tė “ligjit e tė Maliqit'' u ndėshkua barbarisht nga gjuha predikuese ''mos bėj siē bėj unė, por bėj ē'farė tė them unė ".

Gjuha e gazetarėve qė kritikoi shtetin u penalizua dhe u izolua. "Gojėt e gjuhėshkruarėve" (kupto redaksitė), qė artikulonin pakėnaqesitė, u shkrumbuan nga zjarri i zjarrėvėnėsve qė vepronin me ndjenjėn e inkuizitorėve.

Gjuha e folur u ndėshkua me dhunė, kurse gjuhėtarėt u ndėshkuan me burg. Gjuha " kryeneēe " u gjakos pėr t’u treguar gjuhėve tė tjera se gjuha e gjatė shkurtohet kur nxirret jashte gojės.

Dy (pa) fytyrėsia nė gjuhėn e politikanėve dhe tė pushtetarėve ėshtė tipari mė negativ i fjalės shqipe nė kėtė fund shekulli. Ndryshe flitet paradite, ndryshe bėhet koment pasdite. U premtua ēeku i bardhė, u fol pėr zhvillim galopant, pėr ekonomi tregu, u zbukuruan fjalėt me thirrjet "e duam Shqipėrinė si Evropa", "jemi nė Evropė", "Shqipėria ėshtė nė Perėndim", "nė qeverisim, bota na ndihmon", "do tė shkojmė e do tė vijmė lirisht nė tė gjithė botėn", etj., por ndryshe tha dhe ndryshe bėri gjuha e disa shqiptarėve.

Gjuha e holluar  nga propaganda dhe premtimet elektorale mori formėn e gjuhės sė dhelprės dhe ropi me lėvdata edhe pjesėn e tė ndenjurave tė shqiptarėve qė u dehėn me premtime dhe ėndrra princeshash lėkurėbuta.

Gjuha e popullit tė hedhur nė pistėn e konkurencės filloi ndeshjen me gjuhėn e padronėve tė ankandeve.

Gjuha e ndrojtur dhe e turpit shpėrtheu si rrėnjėt e gramit dhe artikuloi si hithra "s'kam asnjė te ardhur" , "dua asistencė ", "dua pune ", " kam fėmijėt pa bukė ".

Gjuha e lypsarėve ngjalli sinfoninė e gjuhės dhimbėse qė lyp "m’fal ndonjė send zotni", "fali fukarait, fali sakatit, mė fal dy lek hej ta ēoftė zoti shėndet pėr kalamajtė", "ma jep edhe kėsaj rradhe buken me liste, se pres do lek prej vajzės qė e kam me punė nė Itali ", "mė jep …., me fal…, jam lypės".

Gjuha e "tė aftėve" zgjidhi torbėn e fjalorit tė pronės dhe foli me tone urdhėruese pėr tė realizuar reciprocitetin "ta jap, por mė jep kaq… ", " tė takon prona por duhet tė mė japėsh pjesėn"," bėje se e rregullojmė kėtė punė bashkė", etj.

Fjala “bisnes”, gjuha “fajde”, gjuha “kredi”, gjuha konkurencė e lirė  pasuroi fjalorin e shqipes dhe mbushi xhepat e bosėve tė rinj, tė cilėve mjegullnaja e lekut u errėsoi sytė. Me fjalet atdhe dhe komb gjuha "rren popullin , e frymėn ia zen n'gjak", ka shkruar Mjeda tek "Juda Makabe", i cili me gjuhėn alegorike pėr tragjedinė shqiptare tė dhjetėvjeēarit tė parė tė shekullit qė po mbyllim, me ndjesinė kombėtare nė shpirt dhe me gjuhėn lutėse klithi ".. O perėndi a ndjeve ? Tradhėtarėt na lanė pa Atdhe ."

Gjuha ankuese e plot halle qė ra nė vesh tė shurdhėr zurri kallo duke kėrkuar qetėsi, punė, emigracion tė rregullt, drejtėsi, ligj dhe demokraci perėndimore.

Gjuha e zhgėnjyer nga premtimet dhe nga pėrgjigjet "ke tė drejte ", u ēngjyros nga besimi pėr flamurėt e pėr programet dhe u mpi duke brohoritur "urra ", si dikur.

Gjuha fshikulluese e hallexhinjėve tė mashtruar u injorua nga indiferenca e gjuhės "le tė flasė sa tė doje e tė plasė morraxhiu qė nuk e ka mbushur kurrė barkun me pėrshesh me ujė tė valuar".

Gjuha e reklamės eklipsoi fjalėt e bukura dhe u zėvėndėsua me fjalė tė huaja.

Gjuha e ofertave pėr vende pune, nė firmat e huaja, nė mė tė shumtėn kėrkon vajza 16-18 vjeēare, tė paraqitshme dhe mundėsisht me kulturė perėndimore.

Gjuha e profesionistėve dhe e njerėzve tė aftė ia la vendin gjuhės sė meritokracisė partiake, gjuhės sė militantėve ulėritės, gjuhės dialektore krahinore apo gjuhės klanore tė grupeve qė bėjnė grupazhe pėr tė uzurpuar paturpėsisht ēdo gjė tė dėshiruar prej tyre.

Gjuha e diversitetit tė mendimeve ndezi luftėn politike aq ashpėr, aq sa shqiptarėt e pamėsuar me gjuhė tė tilla, mendojnė frikshėm se gjithēka flitet ėshtė, ose do tė bėhet, sikurse deklarohet, dhe besojnė se ato janė reale, sikurse besonin dikur njerėzit e padijes se ēfarė shfaqej nė ekranin e kinemasė ishte e vėrtetė dhe jo loje artistike.

Gjuha e bashkimit kombėtar u zaptua nga gjuhėt sulmuese "lab",     "malok", "grek", "sllav", "llaci fuc", "ēam", "kosovar", "pansllavist", "spiun", “kriptokomunist", "agjent ", "antishqiptar", etj.

Gjuha e pajtimit u harrua dhe nė skenė dolėn gjuhė bajraktarėsh e kapedanėsh, qė pėrēmuan gjuhėn e intelektualėve paqedashės dhe tė kulturuar.

Gjuha e bukur letrare shqipe u mbush me dialektalizma cubash nė konferenca shtypi, nė komunikimet me publikun dhe nė ndėrhyrjet policore.

Gjuha e urtisė, maturisė dhe e fjalės me vend u hodh nė erė nga gjuha e delirantėve tė sėmurė nga ndjenja e madhėshtisė e tė mbytur nga pasionet  dhe emocionet e tė dukurit dikush.

Gjuha akuzuese polli poshtėrsira edhe prej shtėrpėsisė dhe marrosi meshkuj e femra me ēuditė bindėse tė fakteve fantazuese e tė fantazmave.

Gjuha denigruese vrerosi e nxiu edhe tė zezėn pendė korbi, nėpėrkėmbi nderin dhe dinjitetin e njerėzve tė thjeshtė e deri tek personalitetet e ndershėm tė politikės apo dijes.

Gjuha shpifėse kundėr tė gjithėve pėshpėriti pa pushim vesh me vesh dhe legjendoi kotėsira e aventura qesharake, aq sa po tė jenė tė vėrteta edhe njė pėrqind e tyre, ne do tė duhet tė pranonim se shqiptarėt janė idiotė, tė ēmendur, tė depersonalizuar ose tė dėnuar pėr tė punuar me shpirt ndėr dhėmbė deri nė raskapitje pėr tė dhuruar me servilizėm gjakun e tyre pėr njė vend pune a pėr tė shitur nderin e familjes, me qėllimin final qė tė fitojnė njė post fitim prurės.

Do tė ishte mirė qė gjuha shpifėse tė zėvėndėsohej nga gjuha e ndershme demaskuese, pėr tė nxjerrė sheshit pazaret e emėrimeve tė kuadrove, zhvillimin e tenderave tė majme, manipulimet nė privatizime, hetimet e gjykimet e pandershme, dhėniet e kredive pa kriter e pa pėrgjegjėsi, pėrzgjedhjet klanore e krahinore pėr tė bėrė punė me leverdi e me grupazhe, njerėzit e kamufluar e tė paaftė qė valėvitin njėqind flamurė, interesaxhinjtė qė shesin edhe tė atin pėr tė fituar me abuzime e spekullime, mashtruesit qė vjedhin e shpėrdorojnė nė emėr tė funksionit tė shtetit, mafiozėt shtetarė dhe kontrabandistė qė pasurohen galopthi duke rrėmbyer paturpėsisht ēdo gjė me pangopėsinė e grykėsit makut.

Ka ardhur ēasti qė gjuha njerėzore tė mos heshtė pėrpara gjuhėqenėve qė lehin pa pushim kundėr njerėzve tė punės, profesionalistėve, tė aftėve. Gjuhėjashti, qė vetėm jargos, i shikon ata si pengesė nė realizimin  e planeve tė veta  antinjeri, antishtet, antiligj dhe ka frikė prej tyre, mbasi janė konkurentė tė pa kompromentueshėm.

Gjuha e fjalės sė vėrtetė nuk duhet tė meket e as tė dridhet kur demaskon kolltukofagė tė pandershėm, tė cilėt gjuha e vlonjatit Ali Asllani i akuzon "… dhe kolltuku ku je ulur / duke ējerrur nderin zvarrė/ ėshtė trekėmbėshi, qė pėrdita / varet kombi nė litar…"

Gjuha e realitetit t’u largohet sa mė shumė pasioneve dhe hamendjeve. Gjuha-dhuratė e natyrės-ėshtė gjuha e shpirtit, e zemrės, e ndjenjes sė pastėr njerėzore, e logjikės sė jetės. Ajo duhet tė jetė sa mė larg gjuhės sė urrejtjes tė krijesave njerėzore.

Nė kėtė botė trazirash e dallgėsh duhet tė flasė gjuha e logjikės njerėzore. Duket se nė Shqipėri nuk ka folur gjuha e ardhmėrisė pėr vite tė tėra, duket se ka munguar gjuha e analizės sė gjendjes dhe e zgjidhjes sė problemeve dhe halleve tė popullit. Ajo gjuhė, qė nxiti autokritikėn revolucionare pėr rreth 45-vjet rresht, u pėrfshi nė rrumpallhane e nė rrokullimė drejt greminės sė pa pėrgjegjėsisė pėr ēfarė po ndodh. As ligji, as rregulli, as sedra e nderi, as turpi e skuqia e faqes, asgjė, nuk shtynė askėnd pėr tė kėrkuar llogari se ku po shkojmė, ku po e ēojmė vendin, pėrse po e shkallmojmė e pėrēudnojmė gjithė ēfarė u ndėrtua me gjak, sakrifica e mundime skllavėrie nė kėtė botė moderne por tė padrejtė e tė pa barabartė nė Shqipėri. Gjuha harroi jo vetėm tė kėrkojė llogari, por edhe tė thotė tė vėrtetėn e pabarazisė dhe tė kėsaj padrejtėsie shoqėrore nė Shqipėri. Mashtrimi doli nė plan tė parė dhe kėtė e bėri gjuha "kuēkė " qė ia kaloi edhe "arixhofkės fallxhore. "Tė kuqtė u bėnė blu, pseudokomunistėt u bėnė tė pėrsekutuar, tė shiturit tek agjenturat e huaja dhe bashkėpunėtorėt e Sigurimit tė Shtetit, pėrgjegjėsit "e shoqatave tė Enverit" u kthyen me kokė poshtė e nxorėn gjuhėn sa djathtas e majtas, duke sharė atė qė dikur kishin propaganduar.

Gjėja mė tipike e gjuhės sė sotme shqipe ėshtė ajo e kahershmja se ēdo gjė nė Shqipėri ėshtė mė skandaloze se nė tė gjitha vendet e tjera; jemi nė ekstrem kurdoherė, pėr komunizėm dhe anti komunizėm, pėr varfėri e pėr pasurim me drogė, kontrabandė e prostitucion; jemi tė dallueshėm nga tė tjerėt pėr krime tė rėnda e pėr polici tė dobėt, pėr rregulla kanunore e zakonore hakmarrėse e gjakmarrėse (tė panjohura e tė papranuara nga bota moderne) dhe pėr ligje tė dobėta (apo pėr moszbatim tė tyre), pėr injorancė e marrėzira dhe pėr dinakėrira e cinizma tė papara, pėr fanatizėm dhe pėr tradhėti, servilizėm e depersonalizim, etj.

Gjėja e dytė tipike e gjuhės sė sotme ėshtė pėrsėritja e pėrditeshme e fjalėve reformė e reformim. Gjuha apeloi pėr reformin ligjor, pėr reformim institucional, pėr reformim strukturor, pėr reformim tė personelit, pėr reformim tė metodės sė punės madje, edhe pėr ndenjėset dhe tryezat e punės. Ishte gjuha qė akuzoi, qė rehabilitoi, qė degjeneroi dhe qė injoroi ėndėrrat reformuese tė ėndėrrimtarėve tė mashtruar me sy hapur dhe deri nė vdekje tė pangopur dhe tė pa kėnaqur. Magjia e gjuhės vazhdon tė reformojė tė reformuarit nė ēdo dy tre muaj dhe me sa duket do tė vazhdojė tė reformojė duke nxitur e motivuar ; "je i pėrkohshėm, bėj maksimumin pėr tė fituar", " mos u bėj i keq me tė tjerėt, lėre punėn siē ėshtė, nė amulli, sepse nuk ta di askush pėr nder dhe nesėr je nė tufė me tė tjeret", etj.

Gjuha akuzuese dhe sulmuese varakos ēdo ditė sytė e politikanėve partiakė, tė cilėt, tė errėsuar nga gjuha verbuese ekstremiste orientohen nga fjalėt qė nxjerrin gojėt e liga, gjoja pėr reformim dhe gabojnė duke mos dėgjuar fjalėt qė thonė tė vėrtetat nė tė mirė tė shtetit e popullit.

Gjėja e tretė tipike e gjuhės sė sotme politike ėshtė dialektizma. Sa herė qė ngrihet ose bie klasa apo klani do tė ndryshojė edhe akcenti i tė folmes shqipe qeveritare e zyrtare... Kurbat e kordave zanore ulen e ngrihen sipas pėrbėrjes dhe cilėsisė sė rrethit tė personave. Rrethi nuk duhet tė ketė thekse stonuese, mbasi aty janė tė gjithė nė harmoni, janė njė kor i “mrekullueshėm” korbash pėr tė shqiptuar me muzikalitet tė hollė ēdo tingull, ēdo rrokje apo fjalė. Aty flitet dhe veprohet nė bllok pėr tė hequr, pėr tė shtuar, pėr tė ndryshuar, etj.

Njė tjetėr gjė tipike e gjuhės sė sotme ėshtė egėrsia e tingėllimes. Duket sikur gjuha nuk ėshtė e mishtė por njė organ metalik shurdhues apo njė qelqurinė qė vetėm thėrmohet dhe lėshon cifla shpuese tė frikshme. Mirėsia e saj ėshtė mbytur nga harbutėria keqdashėse; ėmbėlsia e mesazheve ėshtė helmuar nga gjuha intriguese; pastėrtia e dlirėsia e fjalėve janė qelbur nga shpirtligėsia e vendimeve. Duket  sikur gjuha po iu shkon pas fishkėllimave tė plumbave nė qiellin e djerrur apo eksplodimeve nė shtyllat e dritės.

Nė vend qė tė urojė ''shėndet'' gjuha kėlthet ''plaē'' dhe nė vend qė tė urojė paqe ajo predikon luftė.

·       Pse kjo egėrsi fjale nė gjuhėn e lagėsht prej sekrecioneve me tharme njerėzore?

·        Pse kjo ndotje infektuese nė mishin dhe gjakun qė lidh urat midis krijesave njerėzore?

·       Pse qendron e kyēur dhe e fshehur gjuha lehese e skuqur prej ligjėrimeve dehėse tė tėrbimit nga ligėsia sikurse llapa e buēes prej hipjes sė lukunisė sė zagareve koqedalė?

·       Pse ajo mase mishtore aq elastike tė artikulojė ashpėrsi, vrazhdėsi, armiqėsi, egėrsi nė fjalė dhe ftohtėsi shpirtėrore e fortėsi guri nė gjykime?

Duhet pranuar se  edhe akuzat e ndėrsjellta pėrbėjnė njė tė  veēantė pėr gjuhen e sotme shqipe, gjė e cila ėshtė tipike pėr gjuhėt e tė papunėve, veseligjve, endacakėve, shportaxhinjve, etj. Dikur akuzat dhe shpifjet tė ēonin nė derėn  e kishės  a xhamisė pėr tė provuar pafajsinė me pėrbetim me dorėn mbi Ungjill ose Kuran dhe me fjalėt: "Pėr kėtė Ungjill (a Kuran) po " ose  "Pėr kėtė Ungjill (a Kuran) jo"!?!

Nė botėn e qytetėruar (ku shpresojmė pėr tė shkuar) akuzat gjykohen nė peshoren e drejtėsisė dhe gjuha shpreh drejtėsinė me vendosmėrinė e ligjit. Atje gjuha gjykon  tė akuzuarin paanėsisht, edhe pėr gjuhėn e shfrenuar.

Me gjuhėn tonė po ndodh njė fatkeqėsi, sepse ajo po pėrdhos edhe ligjin. Gjuhėt e njerėzve tė ndershėm, qė akuzojnė padrejtėsitė, paudhėsitė, tenderat etj., thirren spiunė, viktimė e socializmit, opozitarė idealistė, destruktivė e plot epitete tė tjera fyese.

Gjuhėt politike dhe servile nuk akuzojnė nė polici e nė prokurori por tek partia, sikurse dikur, kur ēdo gjė duhej ta diskutonte dhe ta vendoste vetėm ajo. Nė qoftė se atėherė akuzat ishin tė fshehta dhe tė hapura, sot gjuha politike dhe e njerėzve monstra akuzon dhe shpif nė shtyp, publikisht nė mediat elektronike, pa asnjė emocion, pa asnjė ndjenjė burrėrie dhe cilėsi personaliteti (tamam si Geringu apo Hitleri) madje me shėnim tė drejtėpėrdrejtė, me qitje parabolike apo me larghedhje tė madhe, me “qitėsa” tė njohur ose tė marrė borxh ose shpon me marioneta. Kjo gjuhė horrash politik, qė korr dhe nuk lidh, e ndryshon livadhin sipas temperaturės politike dhe ēmimit tė akuzės.

Gjuha akuzuese nuk shqetėsohet pėr ēfarė vjell dhe as se kush mund tė gėlltitė gogėsimen ripėrtypėse tė stomakut tė saj gjuhėplėndės. Vrerin e saj e grumbullojne jakėbardhat e politikės sė inkriminuar, qė tė injektojnė ilaēin mpirės atėhere kur ta shikojnė situatėn mė tė favorshme.

Ka do gjuhė  akuzuese  luftarake qė i ngjasojne pėrpunimit me artileri pėrpara fillimit tė mėsymjes. Gjuhė tė  tilla baltosin me shpifje dhe me akuza tė pavėrteta njerėzit qė iu kanė "zėnė vendin" karrikexhinjve ėndėrrimtar ose kontrabandistė. Mė mirė se askush tjetėr kėtė punė e bėjnė disa gazetaruce kuēka, sarahoshe apo dashnore tė gjuhė e gjarpėrinjve qė i nxitin tė nxijnė me tė pavėrteta ose me opinione.

Ka prej tyre qė gjuhėn e pėrdorin pėr gjueti shtrigash apo pėr lehje, pėr tė ngritur  ndonjė lepur apo thėllėnzė mali.

Ka tė tjerė qė me gjuhėn e skuqur gjak vėrdallisen rreth mburravecėve dhe karieristėve pėr tė zhvatur ndonjė  copė gjuhė tė shqyer, sikurse qentė ujqėr tė cilėt  presin me padurim pėrpara sallahaneve, plėndėsat e palarė dhe organet e tjera tė papėrdorshme. Tė pamoralshmit dhe dėshtakėt, ose njerėzit e klaneve, po e pėrdorin gjuhėn akuzė veēanėrisht kėto kohėt e fundit, me siguri pėr tė  denigruar tė tjerėt dhe pėr tė pėrgatitur kushtet pėr t'u zėnė vendin e punės, me qėllim qė tė bėjnė realitet ėndėrrat e tyre tė makutėrisė.

Ndryshe nga tė gjitha gjuhėt e qytetėruara evopiane, gjuha shqipe e kėtyre viteve shquhet pėr fjalor folklorik me karakter epik. Ēuditėrisht kanė zėnė pluhurin e harresės  nė gojėn e shqiptarėve  fjalėt e bukura si: dashuri, miqėsi, besė, shoqėri, mall, besnikėri. Fatkeqėsisht ato fjalė janė zėvėndėsuar me plumba, vrasje, therje, grabitje, eksplodime.

Urimet dhe pėrshendetjet miqėsore nė takime njerėzish dalin kryesisht nga goja e tė moshuarve, kurse gojėt e tė alkoolizuarve dhe tė droguarve nė mė tė shumtėn e rasteve "pėrshendeten" me gjuhė inatēore. Hareja dhe gėzimi nėpėr disko marrin zjarr nga pijet e forta me emra tė padėgjuar pėr shqiptarėt. Gjuha e helmuar dhe e thartuar nga myku i injektuar nė kėto raste i nxjerr fjalėt fyese si llavė vullkani dhe pėrvėlon mendjen e tjetrit pėr vdekje. Gjuha prush fillon tė flasė me grushta, me leva, me pistoleta, me granata e me shpesh ajo flet me kallashnikov.

Gjuha e ashpėr dhe luftėndezėse po pėrēudnon edhe racėn e vet, dikur tė urtė, tė duruar, tepėr krenare, shumė njerėzore dhe tė pėrmendur pėr menēuri e burrėri. Prej gjuhės sė prishur sot po vret djali babanė, burri po vret gruan, vėllai po vret vėllanė ose motrėn, i dashuri vret tė dashurėn, njeriu i tė njėjtit gjak po vret genin e vet dhe gjuha pėrsėri vazhdon tė vjellė zjarr pėr vrasje, pėr ēthurje nga mendja, pėr shkatėrrim njerėzor, pėr denigrim e poshtėrim.

·       Vallė kjo gjuhė ėshtė helmuar apo ka marrė pėr detyrė tė kėpusė vetvetėn?

·       Kush e bėri kaq luftarake gjuhėn shqipe, ekonomia qė u shkatėrrua apo politika qė po bėn ekonomi pėr politikanėt?

Me siguri oratorėt e politikės, qė e kanė barsur zhargonin e fjalimeve tė tyre me fjalėt mė tė zgjedhura, tė zinxhirosura varg me terma tė ashpra, sikurse thirrjet e dikurshme pėr kushtrim apo jehonat shkėmb mbi shkėmb, vazhdojnė tė mbajnė flamurin e tė folurės epike-folklorike. Skenat pėrshkruese tė epizmitMujit e Halilit, pėrrallat e trimėrive tė ciklopeve me njė sy dhe tė dragonjėve fluturues apo epika folklorike e Skėnderbeut dhe luftėtarėve tė hershėm shqiptarė nė momentet e ekzekutimeve apo tė torturave gjymtuese ndaj tyre, janė tė mėndafshta nė krahasim me gjuhėn iriq tė shqipes sė sotme tė zhveshur nga tonet dhe pėrmbajtja etike qytetare.

·       Mos vallė gjuha po ushqehet me thartira, me ushqime tė prishura, me produkte tė hidhura tėmth qė ėshtė bėrė kaq e ashpėr, aq sa po helmon edhe vetvetėn?

Mos valle ndikojnė pėr keq nė tingėllimen e kodeve tė saj lėngjet acide tė trupave tė shqiptarėve, qė prodhohen nga trysnia psikologjike e egėrsisė sė mospajtimit tė mendimeve tė vetė shqiptarėve pėr vetė fatin e tyre.

Ēfarė faji ka gjuha shurdhe dhe indiferente ndaj gjuhėve qė rrihen fort dhe pėrplasen me egėrsi me fjalė, sikurse kokat e ēara tė deshėve pėrēorė apo ēukitjet gjaksorekėndezave lafshėsharrė?

Nė disa funksionarė shtetėrorė gjuha e zyrės ka dalė nė rrugė dhe jargos trotuareve, kafeneve, lokaleve, pazareve dhe shpesh herė nė vesh tė dashurave. Diku e blerė, diku spiune, diku mburravece, diku e lajthitur, gjuha dekonspiron gjuhėn. Nė mė tė shumtėn kjo gjuhė u shėrben klaneve ose partiakėve. Pėr tė gjitha rastet gjuha dekonspiruese riskon edhe vetveten por ndėrkohe edhe gjuhėn blerėse ose urdhėruese.

Duket se ėshtė bėrė normale dhe ka fituar qytetari nė Shqipėri gjuha qė shet ose qė zbulon ato gjėra tė cilat duhet t'i dinė shumė pak vetė. Madje kėto gjuhė mund tė japin deklarata dhe nė parlament ose tė shpallin diskutime nėpėr gazeta e revista. Pėr mė tepėr gjuhė tė tilla gjykohen edhe nga drejtėsia, por gjuhėt pak herė zėnė mend pėr tė mos "shitur mend" dhe "tradhėtuar" askėnd.

Gjuha dekonspiruese dhe fyese mund dhe tė shokojė, siē ka ndodhur pėr sekretet e gjendjes sė bukės, pėr deklarimet e komisionit tė verifikimit tė figurave, pėr "bėmat" e agjenturės, etj. E megjithatė pėrsėri gjuha nuk heq dorė nga zanati i vjetėr, ai i ndjenjės pėr tė shpifur dhe pėr t'ia futur tjetrit pėr qėllime fitimi politik, moral, ekonomik. Kur kjo poshtėrsi e gjuhės merret vesh, ajo mbrohet me agresivitet ose bėhet aq hipokrite dhe dinake deri sa tė fut magjinė e keqardhjes, ndonėse ajo tė fut vetėm thika pas shpine.

Gjuhė tė tilla, kur je i parė, tė pėrshendesin me entuziasėm, tė bėjnė serenata dhe nderime tė veēanta, pėrgjerohen e pėrkushtohen shpirtėrisht e me servilizėm, shqetėsohen e betohen me solemnitet fals pėr besnikėri dhe angazhohen pėr mbarėvajtjen tė punėve e mirėkuptim.

Kur bie "nga fiku", gjuhėt hipokrite tė pėshtyjnė e tė plehėrosin me fjalė qė tė dekompozojnė pėr tė mos u bėrė kurrė mė i gjallė. Por jo vetem kur bie nga froni bėhet e tillė gjuha-njeriut monstėr. Ka gjuhė qė nė mėngjes tė bojatisin dhe tė gelqerosin, ndėrsa nė pasdite tė nxijnė blozė. Ka tė tjera gjuhė qė tė lėpijnė e tė joshin me fjalė xhingla-mingla deri sa tė ēojnė nė marramendje apo nė euforinė e idiotėsisė. Ka edhe gjuhė qė tė ngjiten si miza e kalit ndėr shalė tė gomarit dhe tė futin zekthin e hazdisjes e tė shfryrjes prej inatit.

Ėshtė gjuha hipokrite dhe servile qė tė shpėrfytyron si njeri. Ajo ėshtė aq e aftė sa tė fut dhe trutė e gomarit dhe tė ngarkon me detyrime e me pėrgjegjėsi qė njė ditė tė duhet njė det me ujė pėr t'i shlyer. Ajo gjuhė di tė bėjė fresk kur ti digjesh nga vapa; tė ngrohė kur truri tė mpihet nga ftohja; tė japė zemėr e kurajo kur tė pushton pesimizmi; tė nxitė kur tė ka humbur shpresa e iniciativa. Trullosja prej kėsaj gjuhe kalamendėse zgjat si mjekimi. Ajo tė kuron me fjalė dhe ndėrkohė tė plagos si me thika.

Gjuha diversioniste ėshtė binjake e gjuhės hipokrite. Nė kohėn e tashme ajo po hedh gurin e po fsheh dorėn duke luajtur shumė bukur pjesėn e vet. Mė e sukseshme kjo gjuhė ėshtė shfaqur e folur nė mitingje e debate televizive dhe shkruar nėpėr gazeta. Thumbimi nė karakter, lėndimi nė personalitet, fyerja nė dinjitet, prekja nė probleme tė jetės vetjake, buburrimi nė plagė tė sė shkuarės (qė kushdo mund tė ketė por mund tė jenė shumė lėnduese) kanė zėnė vendin kryesor nė fjalorin e gjuhės diversioniste me objekt pėr tė shpallur luftė midis gjuhėve ose pėr tė shkatėrruar moralisht e psikologjikisht dikė.

Tė praktikuarit ose tė ushqyerit me dije pėr diversionin luftarak po e adaptojnė mrekullisht gjuhėn nė mjet me fuqi eksplodimi nė lėndet mishtore tė qėnjeve njerėzore. E veēanta e kėsaj gjuhe ėshtė se ajo nuk eksplodon as nė mishrat shtazore dhe as nė lėndet e gurta tė objekteve natyrore. Nė mė tė shumtėn ajo hap njė vrimė nė ujė, por ka edhe raste qė nė disa lloj trupash njerėzore ajo dėmton masėn trunore tė disa kokave me enė eshtake tė dobėt dhe tė pamėsuar.

Gjėja e dytė e veēantė e gjuhės diversioniste ėshtė se ajo mund tė ketė efekt ndaj gjuhės me tė njėjtin kod dhe qė ushqehet nga i njėjti gjak. Gjuhėt e tjera kanė imunitet ndaj gjuhėve tė tilla. Nėse do tė pasuronim fjalorin e shqipes, kjo lloj gjuhe do tė emėrtohej "gjuhė diversioniste psikologjike e politike". Nė qoftė se do ta klasifikonim sipas efektit tė veprimit, kjo gjuhė mund tė pėrfshihej dhe nė kategoritė e terrorit, sepse ka pėr qėllim tė godasė dhe tė thajė njė gjuhė pėr tė viktimizuar psikologjikisht qindra gjuhė tė tjera. Autorė tė kėsaj gjuhe zakonisht janė persona "syunjur", qė kanė moralin tė pėrshendesin dhe paturpėsinė tė sfidojnė. Gjuha e bukur shqipe i ka pagėzuar kėto "gjuhė qė tė  vrasin natėn dhe tė qajnė ditėn".

Kjo gjuhė ka motėr gjuhėn armė. Njė gjuhė e tillė ėshtė e destinuar pėr tė hedhur tinguj plumbash qė formojnė fjalėt vrasje dhe vdekje.

·       Por pėrse duhet tė vrasė gjuha?!

·       Pėrse ajo duhet tė jetė vdekjendjellėse apo vdekjeprurėse e ėndėrrave?!

·        Pėrse gjuha tė bėhet vrastare e shpresave, shkatėrrimtare e ndjenjave dhe gjakhelmuese?!

Gjuhėn armė e kanė persona tė veēantė qė kanė fuqi, moral dhe mundėsi pėr t'u ushtruar nė pėrdorimin e saj. Eshtė fatkeqėsi se gjuha-armė ėshtė pa siguresė, dhe pėr rrjedhojė bėn shpesh qitje tė pavullnetshme kur  ėshtė temperaturė politike dhe ekonomike e lartė.

Viktima tė gjuhės armė mund tė bėhen personat me pėrzgjedhje sikurse duelet e dikurshme nė fushėmejdani, por nuk pėrjashtohen rastet qė ajo t'i prishė rregullat e lojės dhe tė shndėrrohet nė njė kasaphanė gjuhėsh me pėshtyma, me shtyrje, me shpulla, grushta, shkelma, thika e armė tė tjera.

Kėto tė fundit zakonisht i pėrdor gjuha armė e tifozėrisė politike, por praktika ka treguar se gjuhėn-armė me plumba zjarri e pėrdorin edhe ata qė nė gojė mbajnė armė e municion manovėr. Me dije apo me hile, shpesh herė gjuha armė ka pėrzier municionin manovėr me municionin luftarak. Gjuha-armė ka fushėbetejė parlamentin, mitingjet, debatet televizive, konferencat bombastike tė shtypit, mbledhjet dhe analizat rutinė e pa bereqet, etj. U bėnė shumė kohė qė kjo gjuhė ėshtė nxjerrur nga kėllefi dhe po shtie mbarė e prapė. Dhėntė zoti t'i mbarojė municioni se, pėrveē vdekjes nga njė anė, kjo gjuhė po sjell shurdhėrinė e memecerinė pėr njerėzinė nė anėn tjetėr.

Gjuha-votė mund dhe duhet ta qetėsojė gjuhėn-armė. Ajo nuk ulėrin dhe nuk ka nė shpirt triumfalizėm kur flet. Zėri i gjuhės-votė ėshtė zėri i paqes, ėshtė zėri i sovranit, ėshtė zėri i bindjes, i detyrimit dhe i nėnshtrimit njėkohėsisht. Nė kėtė dekadė gjuha-votė ka folur shpesh, mesatarisht njė herė nė vit. Nė mė tė shumtėn ajo flet vetė dhe drejtpėrdrejt, por ka pasur raste qė, padrejtėsisht, zėrin e saj e kanė amplifikuar operatorėt e paguar.

Kjo gjuhė ka rregulla pėr tė folur. Zakonisht ajo flet ēdo 4 vjet sepse ėshtė shumė e saktė dhe serioze. Gjithashtu ajo ėshtė korale dhe ka shpenzime e mundime tė mėdha pėr tė folur. Megjithėse e tillė, ajo ngacmohet dhe pickohet padrejtėsisht ēdo ditė qė tė flasė para kohe dhe jashtė rregullave. Mėkatarė tė gjuhės votė nuk e kuptojnė mundimin qė i shkaktojnė gjuhės sė vullnetit tė popullit. Ata tė mallkuar kodoshė uzurpatorė nuk  e dinė se gjuha-votė ėshtė si veladoni i meshės sė shenjtė tė priftit i cili nuk duhet tė vishet pėr sė dyti, mbas mėshirimit nė njė ditė. Zoti i ruajtė ata qė shpėrdorojnė njėherazi gjuhėn, dhurate vetėm pėr krijesat njerėzore.

     Shėnim:Ky shkrim ėshtė shkruar nė Qershorin e vitit 1999, por tashti botohet pėr tė parėn herė. Autori ėshtė ish-oficer akademik i policisė shqiptare dhe luajti rol tė rėndėsishėm nė riorganizimin e policisė sė Shqipėrisė pas rėnies sė sistemit monist. Nuk u lakua pas kėrkesave tė partive politike, dhe pėr partishmėri zgjodhi Shqiptarinė e Shqipėrinė nė frymėn e kėtij shkrimi, tė cilin nuk arriti ta botonte. Tashti punon pėr ekzistencė nė njė firmė private, kurse nė kohėn e lirė vazhdon me hulumtimin e historisė sė policisė shqiptare nga Qeveria e Vlorės pėrfundimisht me pushtimin e Mbretėrisė sė Shqipėrisė mė 7 prill 1939.

Komentin tuaj mund ta shkruani KĖTU

( Moderatori i www.pashtriku.org )