MARRĖVESHJE
NDĖRMJET REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ DHE REPUBLIKĖS
SĖ
GREQISĖ PĖR DELIMITIMIN E ZONAVE TĖ TYRE PĖRKATĖSE TĖ
SHELFIT
KONTINENTAL DHE ZONAVE TĖ TJERA DETARE QĖ U
PĖRKASIN
NĖ BAZĖ TĖ SĖ DREJTĖS NDĖRKOMBĖTARE
H Y R J E
Republika e Shqipėrisė dhe Republika e Greqisė (mė
poshtė tė quajtura Palėt);
ME DĖSHIRĖN pėr tė forcuar lidhjet e fqinjėsisė sė mirė dhe bashkėpunimit
ndėrmjet dy vendeve;
ME DĖSHIRĖN pėr tė zhvilluar mė tej bashkėpunimin ekzistues nė bazė tė Traktatit
tė Miqėsisė, Bashkėpunimit, Fqinjėsisė sė Mirė dhe Sigurisė ndėrmjet
Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės Greke, tė nėnshkruar mė 21.03.1996;
TĖ VETĖDIJSHĖM pėr nevojėn pėr tė delimituar me saktėsi hapėsirat detare mbi tė cilat
dy vendet ushtrojnė apo do tė ushtrojnė sovranitetin, tė drejtat sovrane
apo juridiksionin e tyre nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare;
DUKE NJOHUR nė veēanti rėndėsinė e delimitimit tė shelfit kontinental me qėllim
zhvillimin e tė dyja vendeve;
DUKE PASUR PARASYSH dhe zbatuar dispozitat pėrkatėse tė Konventės sė Kombeve tė Bashkuara
pėr tė Drejtėn e Detit (1982), palė e sė cilės janė tė dy vendet;
DUKE VENDOSUR qė kufijtė detarė do tė pėrcaktohen nė bazė tė parimit tė
baraslargėsisė qė shprehet nga vija e mesme;
ME DĖSHIRĖN pėr tė mbrojtur me efektshmėri mjedisin detar nga veprimtaritė
kėrkuese dhe shfrytėzuese qė mund tė shkaktojnė apo ka tė ngjarė tė
shkaktojnė ndotjen e tij;
KANĖ RĖNĖ DAKORD SI MĖ POSHTĖ :
Neni 1
1.
Kufiri detar ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė do
tė caktohet nė pėrputhje me parimin e baraslargėsisė. Nė mėnyrė mė
specifike, vija e delimitimit do tė jetė vija e mesme, ēdo pikė e sė cilės
ėshtė e baraslarguar nga pikat mė tė afėrta tė vijės bazė (si kontinentale
ashtu edhe ishullore) nga e cila matet gjerėsia e ujėrave territoriale
detare.
2. Vija e mesme pėrcaktohet nga vija
gjeodezike qė bashkon pikat ne tabelė.
3. Sistemi gjeodezik ėshtė WGS 84.
4. Palėt kanė rėnė dakord qė, aktualisht,
delimitimi nuk duhet tė shtrihet pėrtej pikės 150. Nė vijim, delimitimi do
tė shtrihet derisa tė prekė pikėn treshe tė baraslarguar, duke zbatuar
metoda tė njėjta me ato qė janė pėrdorur pėr pėrcaktimin e limiteve
ndėrmjet pikave 1 dhe 150.
Neni 2
Nė zbatim tė Konventės sė Kombeve tė
Bashkuara pėr tė Drejtėn e Detit (1982) Palė e sė cilės janė tė dy vendet,
Republika e Greqisė nga ana e kufirit detar tė pėrcaktuar nė Nenin 1 tė
kėsaj Marrėveshjeje qė ndodhet pranė Republikės sė Shqipėrisė, dhe
Republika e Shqipėrisė nė kufirin detar qė ndodhet pranė Republikės sė
Greqisė nuk do tė kėrkojnė apo ushtrojnė pėr asnjė qėllim sovranitet, tė
drejta sovrane ose juridiksion mbi ujin, shtratin e detit ose nėntokėn.
Neni 3
1. Nėse njė depozitė e burimeve jo tė
gjalla natyrore, qė pėrfshin edhe rėrė dhe zhavorr, ndahet nga vija e
kufirit sipas pėrcaktimit tė Nenit 1 tė kėsaj Marrėveshjeje dhe nė rast se
ajo pjesė e depozitės, e cila ndodhet nga njėra anė e vijės sė kufirit
ėshtė plotėsisht ose pjesėrisht e shfrytėzueshme nėpėrmjet impianteve tė
vendosura nė anėn tjetėr tė vijės, Palėt marrin pėrsipėr, pas konsultimeve
paraprake me mbajtėsit e lejeve tė shfrytėzimit, nėse ka tė tillė, qė tė arrijnė
nė njė marrėveshje mbi mėnyrėn e shfrytėzimit tė depozitės, pėr tė siguruar
njė shfrytėzim qė sjell pėrfitim maksimal dhe qė ēdo Palė tė ruajė tė
drejtat e saj tė plota mbi kėto burime. Nė veēanti, kjo procedurė do tė
zbatohet nė rast se mėnyra e pėrdorur pėr shfrytėzimin e asaj pjese tė
depozitės, e cila ndodhet nga njėra anė e vijės sė kufirit, ndikon nė
kushtet e shfrytėzimit tė pjesės tjetėr tė depozitės.
2. Nėse burimet jo tė gjalla natyrore tė
njė depozite qė shtrihet nė tė dyja anėt e vijės sė kufirit nė fjalė janė
shfrytėzuar, Palėt marrin pėrsipėr qė pas konsultimeve paraprake me
mbajtėsit e lejeve tė shfrytėzimit, nėse ka tė tillė, tė arrijnė njė
marrėveshje nė lidhje me kompensimin e duhur.
3. Lejet e shfrytėzimit qė
janė dhėnė para lidhjes sė kėsaj Marrėveshjeje do tė jenė tė vlefshme vetėm
brenda kufijve tė zonės detare pėrkatėse, siē pėrcaktohet nga kufiri nė
Nenin 1 tė kėsaj Marrėveshjeje, nga ana e Palės qė ka dhėnė lejet.
Neni 4
Palėt do tė marrin tė gjitha masat e mundshme
pėr tė siguruar qė kėrkimet nė shelfin kontinental dhe shfrytėzimi i
burimeve natyrore tė saj tė mos ketė efekte negative mbi ekuilibrin
ekologjik apo tė ndėrhyjnė nė mėnyrė tė pajustifikuar nė pėrdorimet e tjera
legjitime tė detit.
Neni 5
Asnjė prej dispozitave tė kėsaj
Marrėveshjeje nuk do tė prekė tė drejtat dhe liritė e lundrimit, tė
parashikuara nė Konventėn e Kombeve tė Bashkuara pėr tė Drejtėn e Detit
(1982).
Neni 6
1.
Palėt marrin pėrsipėr tė zgjidhin, nėpėrmjet rrugėve diplomatike, ēdo
mosmarrėveshje qė mund tė lindė nė lidhje me interpretimin apo zbatimin e
kėsaj Marrėveshjeje.
2. Nėse njė mosmarrėveshje e tillė nuk
zgjidhet brenda katėr muajve nga dita nė tė cilėn njė nga Palėt bėn tė
ditur synimin e saj pėr tė filluar procedurėn e parashikuar nė paragrafin e
mėsipėrm, ajo do ti dėrgohet, me kėrkesėn e secilės prej palėve, Gjykatės
Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė ose ndonjė organi tjetėr ndėrkombėtar tė
zgjedhur me pėlqimin e ndėrsjellė tė Palėve.
Neni 7
1.
Kjo Marrėveshje do ti nėnshtrohet procesit tė ratifikimit. Instrumentet e
ratifikimit do tė shkėmbehen nė Athinė.
2. Kjo Marrėveshje hyn nė fuqi ditėn e
shkėmbimit tė instrumenteve tė ratifikimit.
BĖRĖ nė_____ mė_____2009,
nė dy kopje, nė gjuhėn
shqipe, greke dhe angleze, duke qenė gjithė tekstet njėlloj tė
barazvlefshme. Nė rast mosmarrėveshjeje nė lidhje me interpretimin, do tė
mbizotėrojė teksti nė anglisht.
PĖR REPUBLIKĖN E SHQIPĖRISĖ _____________
PĖR REPUBLIKĖN E GREQISĖ _____________
|