Dosja Fazliē BIZNESET
E PALIGJSHME TĖ FAZLIĒIT NĖ SHQIPĖRI Sipas prokurorisė shqiptare, me shitjen e kompanisė
Crown Acquisition te kompania me seli nė Qipro Altarie Reserach Limited,
biznesmeni Fazliē ka blerė 140 mijė metra katror truall, me dy parcelat nė
fshatin Rinia tė Komunės Porto Romano nė Durrės, pa paguar detyrimet tatimore
pranė institucioneve vendase. Shkruan: Sokol Ēobo - Tiranė, 11. 04. 2009 _________________________
Procedimi penal ndaj Damir Fazliē, i konsideruar si mik
i Kryeministrit Sali Berisha Shteti
boshnjak mė nė fund i ėshtė pėrgjigjur pozitivisht kėrkesės sė drejtėsisė
shqiptare, e cila kėrkoi dokumente pėr veprimtarinė e Damir Fazliē nė atė
vend. Kjo, nė funksion tė akuzės, se serbo - boshnjaku ka kryer pastrim
parash nė Shqipėri. Disa ditė mė parė, nė zyrat e Ministrisė sė Drejtėsisė
shqiptare ėshtė postuar njė zarf me dokumente qė hedhin dritė mbi aktivitetin
e Fazliē, si dhe pėr transfertat bankare nga Shqipėria drejt Bosnjės. Burime
nga Ministria e Drejtėsisė thanė pėr gazetėn Shqip se dosja po pėrkthehet
dhe mė pas do ti vihet nė dispozicion Prokurorisė sė Tiranės, e cila ka
hapur njė procedim penal ndaj Damir Fazliē, i konsideruar si mik i Kryeministrit
Sali Berisha. Nė dosjen boshnjake mėsohet se ndodhen dokumente pėr
transferta bankare nga Tirana drejt Sarajevės nė shuma tė mėdha. Mėsohet
gjithashtu se tė gjitha enigmat e prokurorisė janė zbardhur pėr sa u pėrket
episodeve qė e lidhin Fazliē me Bosnjėn. Pesė letėr - porosi Deri dje,
vetėm Bosnja i ėshtė pėrgjigjur pozitivisht kėrkesės sė Prokurorisė sė
Tiranės. Disa javė mė parė, hetuesit e ēėshtjes kanė dėrguar letėr-porosi
edhe nė Qipro, Kroaci, Zvicėr dhe Angli pėr tė zbardhur pastrimin e parave
nga shtetasi serbo-boshnjak, Damir Fazliē nė Shqipėri. Dyshohet se nė kėto
shtete, ai ka kompani pa kapital, me anė tė tė cilave kryente pastrim parash.
Sipas Prokurorisė shqiptare, kjo veprimtari e ka pasur zanafillėn nė shtetin
e Qipros, ku Fazliē ka shitur kompaninė Crown Acquisition. Mė pas
transferoi paratė e shitjes sė kompanisė nė Shqipėri, duke arritur tė blejė
qindra dynymė tokė nė Durrės. Por mėsohet se prokuroria ėshtė thelluar nė
hetime dhe ka dėrguar njė letėr-porosi nė Zvicėr nga ku kėrkohen mė shumė
detaje. Nė kėtė shtet ka tė dhėna se Fazliē ka njė kompani tjetėr qė ka
shėrbyer si nėnkontraktore pėr shitjen e Crown Acquisition. Gjithashtu,
Prokuroria shqiptare shpreson nė njė bashkėpunim tė ngushtė me zviceranėt
edhe pėr transfertėn e 1.7 milionė eurove nga Tirana nė Zyrih. Njė
tjetėr letėr-porosi ėshtė dėrguar nė Kroaci, ku kėrkohet informacion pėr disa
kompani tė tjera tė Fazliē qė veprojnė nė kėtė shtet. Ndėrsa letėr-porosia e
dėrguar drejt Anglisė shėrben pėr marrjen e informacionit pėr rezidencat e
Damir Fazliē. Qipro, mė e rėndėsishmja Duket se
hetimet pėr Damir Fazliē kanė ngelur nė vendnumėro. Dy prokurorėt e ēėshtjes,
Besnik
Muēi dhe Dritan Rreshka, janė detyruar tė shtyjnė hetimet edhe 30
ditė tė tjera, me qėllim qė tė bashkėngjisin nė dosjen voluminoze edhe
letėr-porositė qė priten nga katėr shtete. Burimet zyrtare pranė
institucionit qendror tė akuzės, sqaruan se hetimet brenda territorit
shqiptar pėr aktivitetin e ligjshėm dhe tė paligjshėm tė biznesmenit Fazliē
kanė pėrfunduar. Veprimet hetimore qė,
organi i akuzės duhej tė kryente nė vendin tonė nė lidhje me procedimin penal
ndaj shtetasit serbo-boshnjak Damir Fazliē, pėr dyshimet e kryerjes sė veprės
penale tė pastrimit tė parave, prokuroria pothuajse i ka pėrfunduar. Por, pėr
tė mbyllur dhe nxjerrė njė konkluzion nė lidhje me kryerjen apo jo tė kėsaj
vepre penale, jemi tė detyruar tė presim ardhjen e pėrgjigjeve tė
letėr-porosive tė dėrguara nė Qipro, Angli, Zvicėr dhe Kroaci. Bėhet fjalė
pėr llogaritė bankare nė kėto vende, tė cilat janė pėrdorur nga kompanitė e
biznesmenit Fazliē pėr transferta tė ndryshme nga njėri shtet nė tjetrin dhe
drejt Shqipėrisė", thanė burimet pranė Prokurorisė sė Pėrgjithshme.
Hetimet e pastrimit tė parave ndaj mikut tė Kryeministrit Sali Berisha,
serbo-boshnjakut Fazliē kanė ngecur pėr shkak tė mosardhjes sė kėtyre
letėr-porosive tė dėrguara nga Prokuroria e Tiranės nėpėrmjet rrugės zyrtare
qė ėshtė Ministria e Drejtėsisė. Gjithashtu, kėto burime saktėsuan se me
ardhjen e kėtyre letėr-porosive, dosja hetimore ndaj biznesmenit Fazliē mund
tė marrė njė drejtim pėrfundimtar, drejt zbardhjes sė veprės penale pėr tė
cilėn akuzohet miku i Kryeministrit Berisha.
Hetimet nė Shqipėri pėr Fazliē Hetimet e nevojshme nė Shqipėri pėr
dosjen Fazliē kanė pėrfunduar thuajse tėrėsisht, duke sekuestruar njė sėrė
shkresash, kontratash tė blerjes sė 14 hektarėve tokė nė fshatin Rinia tė
Porto Romanos nė Durrės, marrja nė pyetje e banorėve qė ia kanė shitur kėto
prona, pyetjen e personave qė kanė punuar pėr llogari tė serbo-boshnjakut
Fazliē, vetė personin nė hetim dhe shumė shkresa tė tjerė qė janė
administruar nė fashikullin hetimor", thanė pėr "Shqip"
burime nga prokuroria. Sipas
kėtyre burimeve, letėr-porosia qė pritet tė vijė nga Qipro ka tė bėjė me tė
ardhurat e pėrdorura nga shoqėria Altarie Reserach Limited pėr
blerjen e kompanisė Crown Acquisition me njė vlerė prej rreth 1 milion e
750 mijė euro. Para kėto qė kanė ardhur nė Shqipėri nga njė filial bankar nė
Londėr, ku mė pas njė shumė e caktuar ėshtė dėrguar nė Zvicėr dhe nė Bosnjė.
Sipas prokurorisė, me shitjen e kompanisė Crown Acquisition te kompania me
seli nė Qipro Altarie Reserach Limited, biznesmeni Fazliē ka blerė 140 mijė
metra katror truall, me dy parcelat nė fshatin Rinia tė Komunės Porto Romano
nė Durrės, pa paguar detyrimet tatimore pranė institucioneve vendase. |