Gjurmimi i komponentave tė identitetit

 

Shqiptarėt s`kanė pse tė druajnė nga etno - identiteti i tyre

 

Shkruan: Tahir Gecaj - 10. 04. 2009

_________________________________

 

1.     Tė kuptuarit e fjalės “identitet”

 

     Mbi tė kuptuarit e fjalės identitet debatohet qė shumė vite dhe, ka tė ngjarė se pėr t`u njėsuar mendimet pėrkitazi me tė dhe me komponentet qė e pėrbėjnė, lypset pritur edhe shumė kohė. Prandaj, nuk janė tė paktė individėt qė e pėrdorin fjalėn identitet, vend e pa vend, pa menduar sa duhet pėr kuptimin e njėmendėt tė saj. Ndėrkaq, ca prej autorėve qė kanė bėrė pėrpjekje pėr ta definuar fjalėn identitet, shtojnė se nėse ajo plotėsohet ose pėrcaktohet me njė fjalė tjetėr, si bie fjala identitet individual, identitet kulturor, identitet grupor etj., bėhet  mė e qartė pėr t`u kuptuar, ndonėse me plotėsimin, pėrcaktimin apo cilėsimin e saj nuk janė hequr vėshtirėsitė rreth shumėkuptimėsisė sė saj. Nė veēanti,  njė numėr autorėsh gjermanė, kuptimin e fjalės identitet kombėtar, nė aspektin ideologjik e identifikojnė me nacizmin, prandaj shprehjen si tė tillė e kuptojnė si tė diskredituar, nga se ajo nuk ngeli vetėm si kuptim i tė menduarit por mori edhe kuptimin e tė vepruarit gjatė Reich-ut gjerman. Krahas kėsaj, njė numėr i konsiderueshėm krijuesish gjermanė, pas pėrfundimit tė Luftės Dytė Botėrore, ēėshtjen e identitetit e kanė shtruar nė rrafshin teorik, qoftė si “ Ikje nga identiteti” nė kuptimin e distancimit nga njė lloj identiteti i krijuar gjatė periudhės hitleriane tė Gjermanisė, qoftė nė kuptimin e kėrkimit tė njė identiteti tė ri, qė s`do tė pėrkonte me nacizmin. Shembullin e krijuesve gjermanė nuk e kanė ndjekur krijuesit e popujve tė tjerė, nė veēanti do tė thosha tė ca popujve me prejardhje sllave, e mbase shembulli mė tipik do tė duhej tė ishin serbėt e Ballkanit, tė cilėt, vėrtet kanė arsye tė turpėrohen pėr veprimet kriminale tė bėra gjatė periudhave tė shkuara ndaj popujve fqinj, e nė veēanti ndaj shqiptarėve tė Kosovės.

     Nė kuptimin klasik, fjala identitet nėnkupton vetėdijėsimin mbi dallimin e vetvetes (vetes) nga njerėzit tjerė (individualiteti) nė kohė dhe nė vazhdimėsi ( konsistenca), pėr tė ngelė gjithnjė person i njėjtė. Ndėrkaq, po iu referuam Fjalorit tė Gjuhės shqipe, do tė shohim kuptimin e parė tė saj, tė hyrė nė gjuhėn tonė nga latinishtja e vonė, si (identitas, dhe mė pas si idem ), si: „ Identiteti,-i  m. sh. -e, ~et Libr. l. Barazi a ngjashmėri e plotė e njė sendi ose njė dukurie me sende ose me dukuri tė tjera, tė qenet identik, njėjtėsi: perputhje e plotė. Identitet i plotė (absolut}. 2. Tė qenet i veēantė nga tė tjerėt dhe i njėjtė vetėm me vetveten nė disa veēori e tipare qė shėrbejnė pėr t`u njohur pa vėshtirėsi si i tillė, tė qenėt po ai. Identiteti i njeriut ( i personit). Dokument ( letėr), kartė) identiteti, dokument, ku janė shėnuar tiparet dalluese tė njė njeriu dhe qė shėrben pėr tė vėrtetuar se ėshtė ai vetė etj. “Fjalori i Gjuhės shqipe, faqe 709, Tiranė, 1980 “.

 

2.     Gjurmimi i komponentave tė identitetit tė tėhuajsuar

 

     Pas Revolucionit francez populli, (nacioni) kombi, gjuha, historia, tradita dhe literatura bėhen burimet themelore nė bazė tė tė cilave popujt evropianė krijojnė imazhin nacional dhe politik pėr vetveten. Nė Evropėn e asaj kohe thuaja tė gjithė popujt bėjnė gjurmimime pėr t`i zbuluar rrėnjėt e veta kombėtare. Prandaj, s`duhet befasuar kur edhe sot e gjithė ditėn, grupe njerėzish apo edhe etni tė caktuara bėjnė pėrpjekje t`i kthehen identitetit tė vet burimor, ta gjurmojė atė, duke supozuar se identiteti i tyre i mirėfilltė ėshtė tėkurrė gjatė periudhave dhe rrethanave tė ndryshme, shpeshherė tė pazakonshme, pėr tė mos thėnė edhe tė dhunshme, siē ishte rasti me popujt e robėruar shekuj me radhė, nė kuadėr tė cilėve bie edhe kombi shqiptar.

     Ėshtė e pa dyshimtė se nė rastet kur bėhen gjurmime pėr identitetin burimor – zbulimi i rrėnjve tė veta, brenda grupit apo etnisė  pėrkatėse, shfaqen edhe shqetėsime, por ėshtė e drejtė e pacenueshme, qoftė e individit, grupit apo etnisė sė caktuar tė gjurmojė pėr identitetin e vet burimor, madje njė e drejtė e tillė ėshtė e paraparė edhe me Konventėn pėr tė drejtat dhe liritė e njeriut, prandaj e drejta pėr kėrkimin e identitetit  individual, grupor, kombėtar, shtetėror etj., ėshtė  e drejtė qė hyn nė kuadėr tė tė Drejtave tė njeriut. Kėsisoji, mbėshtetur nė premisat e kėrkimit tė rrėnjve tė veta, del krejtėsisht e natyrshme prirja e pranishme kohėve tė fundit pėr gjurmimin e komponentave tė etno-identitetit rrėnjėsor tė tėhuajsuar gjatė periudhave  tė hershme, tė para dhe gjatė pushtimit osman, e natyrisht edhe tė para e pas konvertimit nė islam. Kėshtu, pra, kėrkim i etno - identitetit tė tėhuajsuar do tė thotė gjurmim i  rrėnjve vetiake, individuale apo grupore, por njė gjurmimi i tillė asesi nuk nėnkupton krijimin i njė identiteti tė dhunshėm apo tė pa qenė, siē pretendohet nga ca grupacione tė caktuara shoqėrore edhe nė ambientin kosovar.

     Nė mediat e shkruara dhe nė ato elektronike, muaj me radhė qe debatuar pėrkitazi me njė rast tė inskenuar, tė njohur pėr opinionin publik shqiptar si rasti i  “Pėrkthyeses me shami“. Lidhur me inskenimin e theksuar, nė veēanti nė mediat elektronike qenė  shfaqur ca teza tė diskutueshme, sipas tė cilave dilte se identiteti ynė kombėtar apo etno-identiteti ynė paskėsh elemente tė pėrbashkėta me identitetin fetaro - islamik. Aso kohe, nė njė artikull me titull: “Ikja nga identiteti“, tė botuar nė njė faqe interneti, pos qė vihej nė shenjestėr klasa politike dhe inteligjencia shqiptare e Kosovės , lansohej edhe ideja se “shamia“ pėr mbulimin e kokės lypsej trajtuar si shėnjė e identitetit tė vajzave apo grave shqiptare(?!). Nė shkrimin e apostrofuar, binin nė sy pėrpjekjet me ngulm pėr ta bėrė shartimin e etno-identitetit shqiptar me  identitetin e quajtur fetar - islamik, tė pa definuar nė aspektin teorik, nga se, siē ėshtė e ditur, brenda besimit islam veprojnė mbi 70 sekte fetare, ashtu sikundėr qė atij besimi i pėrkasin njė numėr i konsiderueshėm popujsh e kulturash, prandaj  do qartėsuar se shamia, ferexha, ēarēafi apo ndonjė mbulesė tjetėr ēfarėdo qoftė, nuk mund tė konsiderohet si shenjė identiteti, as grupor e as kombėtar, e mė sė pakut si shenjė e identitetit kombėtar tė shartuar nė identiteti fetar, apo nė tė kundėrėn, siē pretendohej atėherė dhe siē pretendohet edhe sot e gjithė ditėn nga ca individė dhe struktura teologjiko-intelektuale kosovare. Shamia e kokės, qė e pėrdorin gratė e besimit islam nė vendet arabe, mbase nė vetėdijėn e tyre prezentohet si pjesė e identitetit vetiak, e asesi si pjesė e identitetit fetar, kulturor kombėtar etj.

     Ėshtė e ditur se mes islamit si religjion dhe traditave e kulturave tė popujve nga vende tė ndryshme tė pėrkatėsisė islame ka mjaft dallime, prandaj zė vend konstatimi se nuk ėshtė pikėrisht islami si religjion ai qė sjell dallimet ekstreme mes gjinive, por janė shtresat dhe klanet patriarkalo-sunduese tė vendeve (shteteve) tė ndryshme dhe interesat e tyre. Siē ėshtė e ditur nė shtetin turk, bartja e shamisė pėr gratė dhe vajzat ėshtė thjesht ēėshtje e vullnetit tė lirė tė tyre. Nė anėn tjetėr nė ndonjėrin prej shteteve, ku feja s`ėshtė e ndarė nga shteti fermrat e moshės madhore janė tė detyruara tė mbulohen me ēarēafa, shamia apo mbulesa tė tjera.

 

3.     Konstruktimet, akuzat...

 

     Nėse shikohen me kujdes ca prej tezave, tė dala nė opinion gjatė 5-6 viteve tė shkuara dhe tė pėrsėritura herė pas herė nė vazhdimėsi, bien nė sy pėrpjekjet strukturave tė caktuara fetare pėr shartimin e etno-identit shqiptar nė njėfarė identiteti fetaro-islamik. Nė tezat e apostrofuara theksohej se “(...) Njė pjesė e madhe e prijėsve politikė dhe e intelektualėve kosovarėt janė jotolerantė ndaj  ferexhės e shamisė,  nė rastet kur ndonjė intelektuale  shqiptare, e mbulon kokėn me shami; se ata (intelektualėt) frikohen nga identiteti fetar dhe se janė linferior ndaj identetit  fetar islam”, pėr ta parė ditėn herė-herė , madje edhe ndonjė  kėrcėnim, si :” Prijėsit tanė nuk janė tė vetėdijshėm pėr problemet me tė cilat mund tė ballafaqohet shoqėria jonė pėr shkak tė kėsaj papėrgjegjėsie nga ana e tyre; se “ (…) Diskriminimi i hapur dhe pa precedent qė udhėheqja  politike, po i bėn besimit islam, tė cilit i takojnė shumica dėrrmuese e popullit shqiptar, nėse vazhdon ,edhe mė tutje, nuk mund tė kalojė po konsekuenca, sė pari, pėr vetė ata (udhėheqėsit) dhe partitė e tyre politike, por edhe pėr shoqėrinė tonė nė tėrėsi” ; se “(…)Pėrpjekjet e njė pjese tė intelektualėve, qė tėrė kulturėn tonė ta lidhin me Perėndimin dhe tė na paraqesin ashtu siē ne nuk jemi, nuk na bėn nder neve si popull dhe bėhemi qesharakė nė sy tė tė tjerėve…” etj.

 

4.     Prapavija e kėrcėnimeve…

 

     Mbase  idhtarėt e qėndrimeve dhe tezave tė tilla duhet ta kenė  pasur tė qartė nė kohėn kur dolėn me teza tė tilla, atėherė,pra, para vitit 2004, e pse jo edhe tani, se shqiptarėt nuk kanė nevojė as tė ikin e as tė frikohen nga identiteti i tyre etnik e as fetar. Shqiptarėt nuk kanė ngarkesa nga historia e tyre pėr tė pasur frikė nga etno-identiteti i vet. Ndėrkaq, pėrmes halucinacioneve tė shprehura nė formėn si: “frika nga identiteti”, “inferioriteti ndaj identetit tonė fetar islam” etj., fund e krye, pėrzihen ēėshtjet, sepse etno-identiteti ynė s`ka tė bėjė fare me identitetin nė kuptimin e pėrdorur nė shkrimet e tilla, e madje as me logjikėn e trajtimit tė identitetit nė oda, ēajtore apo xhami. Por, edhe po tė ishte ashtu (?!), atėherė pse iu dashka dikujt ta marrė rolin pėr t`u diktuar tė tjerėve sė cilėt janė ata, cilės etni, kulturė apo besim i takojnė.

     Ėshtė e pa kontestueshme se ata qė frikohen nga pėrkatėsia e besimit tė tyre, pa  kurrfarė pengesash mund tė lirohen nga ajo “frikė”. Kush mund t`i pėngojė ata qė, sipa tezave , “turpėrohen” nga pėrkatėsia e tyre fetare, qė tė lirohen nga ajo pėrkatėsi. Askush, ajo ėshtė e drejtė e pacenueshme individuale.

     Prandaj, shtrohet pyetja se nga e marrin guzimi individė apo grupacione tė caktuara pėr t`i dhėnė vetes tė drejtėn pėr tė dhėnė vlerėsime pėrkitazi me sjelljen me pėrgjegjėsi apo “pa pėrgjegjėsi” tė kujdoqoftė ndaj ēėshtjeve private, nga se ēėshja e tė besuarit apo mosbesuarit apo ēėshtja e pėrkatėsisė apo mespėrkatėsisė se dikujt si pjesėtarė i njė besimi, ėshtė ēėshtje krejtėsisht private. Pėrkundėr kėsaj, brenda konstruktit tė kėrcėnimve tė cituara,  bėhej e qartė se fjala ishte pėr kryetarėt e partive politike dhe pėr udhėheqjen e Kosovės tė zgjedhur nga populli me votėn e lirė, pra gjendemi nė rrethanat kur dihen kėrcėnuesit, por edhe tė kėrcėnuarit, por nuk deri me tani muk ėshtė qartėsuar se cilat formacione do t`i kryenin apo do t`i kryejnė detyrat e “urdhėndhėnėsit-ve“ pėr ta “talibanizuar” Kosovėn ?!

     Fjala e urtė „Njėqind tė rėna, njė maje thumbi“, na e bėn tė qartė se ngado qė ta sjellish, qėllimi duket shumė i qartė: pra, bėhen pėrpjekje tė vazhdueshme pėr t`i  arabizuar dhe pėr t`ua ndryshuar identitetin shqiptarėve tė Kosovės! Si tė kuptohen ndryshe konstatimi, si: “(...) Pėrpjekjet e njė pjese tė intelektualėve tanė, qė tėrė kulturėn tonė ta lidhin me Perėndimin dhe tė na paraqesin ashtu siē ne nuk jemi, nuk na bėn nder neve si popull dhe bėhemi qesharakė nė sy tė tė tjerėve“.

     Ēėshtja s`do koment, ndėrkaq ėshtė e ditur se Kosova nuk ishte as nuk do tė jetė as shtet i ajatollahėve, as shtet tė cilin do ta udhėheqin mullat as imamet, e as shtet me rend kushtetues tė mbėshtetur nė Sheriat, pavarėsisht se shumica e banorėve tė saj janė dhe mbesin tė besimit islam.

     Pėrfundimisht, me tezat e kėtilla mėtohet nevoja pėr ndryshimin e identitetit tonė kombėtar, qė do tė thotė mėtohet tė bėhet zhdukja jonė. Nga tezat e pėrfolura, del edhe njė porosi sa cinike aq edhe cenuese kundėr identitetit tonė, porosi ajo antishkencore edhe poshtėruese, sipas sė cilės, rezistenca dhe lufta jonė mijėravjeēare pėr tė ekzistuar si popull dhe si komb, nuk do tė ndodhte pa islamin,  pra nuk do tė ndodhte po tė mos na mbante tė okupuar pėr pesė shekuj Perandoria osmane?!  Halucinacione kėto vertet morbide.

 

5.     Nė ish-Jugosllavi i zhduk njė etnitet

 

     Zbritja viteve na ēon nė periudhėn kur ish-shteti jugosllav gjendej nė kulmin e zhvillimit, pėr t`u ndalur te rasti i parė i ndryshimit me mjete tė dhunės politiko–administrative tė njė etniteti kombėtar nė njė etnitet tjetėr, tė pa qenė!?  Kėshtu kishte ndodhur nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė shkuar! Shėrbimet sekrete tė ish-shtetit jugosllav, nė tė cilat dominonin serbėt, tė nxitur nga politika teologjike serbe, kishin vlerėsuar se ishte nė tė mirėn e shtetit dhe tė kombit serb, qė tė rinjtė boshnjakė e shqiptarė, qė dėshironin tė studionin shkencat fetare, tė orientoheshin pėr studimin e islamit burimor nė ndonjėrin prej universiteteve fetare nė shtetet arabe. Por jo nė Turqi, nė vendin prej nga shqiptarėt dhe boshnjakėt e morėn islamin ?!  Asesi nė Turqi, sepse atje Kemal Ataturku, nė gjysmėn e parė tė shekullit tė shkuar e kishte bėrė Turqinė shtet modern, i kishte bėrė reformat, e kishte ndarė fenė nga shteti.

     Mė 29.10.1923 ishte shpallur Republika turke, ndėrkaq sulltani ishte larguar nga Turqia, kurse njė vit pas ishte shfuqizuar insititucioni i Kalifatit, i themeluar, qė nga viti 632 i erės sonė.

-          Nė kronikat e asaj kohe shkruhej se gratė e reja qysh me rastin e kremtimeve tė shpalljes sė Republikės dolėn pa ēarēafa e mbulesas tė tjera.

-          Tė gjitha institucionet shpirtėrore dhe arsimore tė Kalifatit ishin shfuqizuar dhe  zėvendėsuar me institucione shtetėrore.

-          Turqia ishte larguar nga Lidhja e shteteve islamike.

-          Mė 1926 nė Turqi aplikohet kalendari gregorian, aplikohet drejta e martesės (kurorėzimit) me njė grua, dhe grave u njihet e  drejta e votimit.

-          Nė tė njėjtin vit islami pushon sė qeni religjion shtetėror.

-          Mes viteve 1926 dhe1928 aplikohet alfabeti latin.

-          1932  aplikohet metri si masė, dhe mė 1934 dita e dielė shpallet ditė pushimi dhe e drejta e pasive e votės sė grave bėhet praktikė.

-          Pastaj pasojnė reformat permanente tė shetit drejt njė shoqėrie dinamike.

-           Reformat e Ataturkut u shėrbyen si moster edhe disa popujve tjerė tė Lindjes sė Afėrme. Religjioni ngeli si ēėshtje private.

     Pra, kjo ishte arsyeja qė klerikėt e rinj shqiptarė dhe boshnjakė duhej tė shkolloheshin nė ca prej shteteve arabe, ku feja islame ishte fe shtetėrore, ku feja nuk ishte e ndarė nga shteti. Politika teologjike serbe kishte qėllime afatgjata. Dhe, pėr ēudi, askujt brenda atij shteti, ish - Jugosllavisė, madje as inteligjencisė boshnjake e shqiptare, e as kuadrave udhėheqėse, nuk u kishtė rėnė nė mend tė pyesnin pse tė rinjtė shqiptarė e boshnjakė orientoheshin tė studionin teologjinė nė vendet arabe, e jo ta zėmė, nė Turqi!

     Pėrkundėr kėtyre pyetje tė tilla, kishin bėrė analitikėt perėndimorė, nė shqyrtimet e tyre politiko-teorike. Ata kishin sinjalizuar se shėrbimet sekrete serbo-jugosllave kishin qėllime tė caktuara, qė kishin tė bėnin me dy popuj-shqiptarėt dhe boshnjakėt, me shumicėn e popullsisė tė besimit islam.

     Pse, Si?

     Nė analizat e tyre e kishin definuar qartė qėllimin e shėrbimeve sekrete jugosllave, nė tė cilat dominonin serbėt - krijimin e konfuzionit mes islamit dhe sekteve tė tij, qė i aplikonin boshnjakėt dhe shqiptarėt dhe islamit burimor tė vendeve arabe. Shkurt e shqip, qėllimi themelor i shėrbimeve sekrete serbo - jugosllave dhe i politikanėve serbė ishte qė shqiptarėt dhe boshnjakėt tė preokupoheshin me problemet fetare nė vend se tė merreshin me zgjidhjen e problemit tė tyre kombėtar.

     Pse-ja dhe fryti i njė veprimi tė tillė tė planifikuar, doli nė shesh mė vonė pėrmes veprimeve politiko-teologjike serbe, me anėn e tė cilave njė populli - kombit boshnjak ia ndryshuan identitetin, pikėrisht ashtu sikundėr kirurgu “me porosi” nė sallė tė operacionit e bėn ndryshimin identitetit individual. Dhe, gjatė ndryshimit tė identitetit tė etnisė boshnjake tė besimit islam, pra krijimit tė njė etno - identiteti tė ri, tė pa qenė, me emėrtimin kombi musliman, rolin e kirurgėve e luajtėn politikanėt dhe shėrbimet e sigurimit sekret serb, por, pėr ēudi, rolin e anasteziologėve  e morėn klerikėt boshnjakė tė besimit islam, tė shkolluar nė vendet arabe.

     Pse bėnė ashtu, pse njė populli ia ndryshuan identitetin, do tė qartėsohet edhe mė shumė, nė fillim tė viteve tė nėntėdhjeta, gjatė pėrpjekjeve serbe pėr ta zhdukur popullin boshnjak tė besimit islam dhe, pėrfundimisht, pėr ta lėnė edhe pa territor ekzistencial. Por, kjo nuk ėshtė ēėshtja e kėtij trajtimi. Mė tė duhet tė merren boshnjakėt vetė.

 

6.     Cenohet edhe kodi tradicional shqiptar

 

     Deri sa “operacioni” i pėrbashkėt i politikanėve, i kishės dhe shėrbimeve sekrete serbe nė bashkėpunim me politikanėt boshnjakė dhe, mbase pa vetėdie edhe me klerin islam, pėr ndryshimin e identitetit tė njė etnie nė Bosnje ishte i suksesshėm, nė Kosovėn shqiptare, nuk iu eci puna “mbarė”, ashtu sikundėr e kishin pritur.

     Shqiptarėt e Kosovės ishin regjur gjatė luftrave tė gjata - disa shekullore pėr tė mbijetuar dhe pėr tė ngelė shqiptarė. Ata e kishin traditėn e vet kombėtare, qė i kishte mbrojtur dhe stimuluar gjatė periudhave tė rėnda tė historisė pėr tė mbijetuar. Ata, traditėn - kod e pėrdorėn edhe pas vitit 1945.

     Me sakrifica tė mėdha arritėn ta krijojnė inteligjencėn e vet shqiptare - disa qindra mėsues e mėsuese, tė pa kualifikuar as vetė sa duhet, i nisėn reformat: i hapėn kurset pėr ta zhdukur analfabetizmin - kurset kundėr analfabetizmit, inicuan aksionin pėr heqjen e ēarēafit (ferexhes) dhe i nisėn pėrpjekjet pėr barazinė e femrės nė tė gjitha fushat e jetės. Nė sajė tė punės sė tyre, ditė e nat, me gjeneratat e reja, por edhe me tė moshuarit, arritėn, krahas mėsimit tė shkrim-leximit, t`i vetėdijėsojnė si gjeneratat e reja, ashtu edhe masėn e gjerė pėr pėrkatėsinė e tyre kombėtare. Arritėn ta ērrėnjosin dilemėn e pranishme, edhe te njė pakicė tė shqiptarėve tė Kosovės, qė e kultivonin thėnien “jam turk elhamdylylah” -  se ata ishin shqiptarė tė besimit islam e jo turq siē e quanin veten.

     Pra, ajo inteligjenci e paktė shqiptare kishte arritur, ngadalė por pa dyshim, t`i vetėdijėsojė gjeneratat e reja pėr ta kthyer identitetin e tėhuajsuar gjatė periudhave tė gjata tė okupimit, pėr t`iu kthyer rrėnjve tė veta kombėtare, sepse tė kėrkosh identitetin e tėhuajsuar apo tė humbur do tė thotė t`i kėrkosh rrėnjėt tua, ndėrkaq ato rrėnjė  kishte bėrė pėrpjekje t`ua presė Perandoria osmane, duke i detyruar tė konvertojnė nga krishtėrimi nė islam, e ai konvertim nuk ishte bėrė vetėm pėr t`ua ndėrruar fenė shqiptarėve, por, nė radhė tė parė, pėr t`i ēkombėtarizuar dhe pėr t`i bėrė qytetarė tė Perandorisė me pėrkatėsi kombėtare turke; ato rrėnjė kishin bėrė pėrpjekje t`ua kėpusnin okupatorėt serbo-malazezė gjatė dhe pas okupimit tė Kosovės, nė vitin 1912-13,  duke i detyruar shqiptarėt e tė dy besimeve: muslimanė e katolikė tė konvertojnė nė ortodoksi, por jo vetėm pėr t`ua ndėrruar fenė, por edhe kombin; ato rrėnjė, kohėve tė fundit, natyrisht duke pėrdorur mjete mė subtile, janė duke bėrė pėrpjekje t`ua kėpusin disa qendra tė caktuara nė emėr tė islamit burimor, pėrmes shartimit tė etno-identitetit kombėtar me njė identitet tė ri, tė tipit islamo-arab. Pra, shqiptarėt e Kosovės jo vetėm e kishin ruajtuar etno - identitetin e tyre, por atė e kishin pasuruar me vlera tė reja kombėtare, gjatė pėrpjekjeve dhe luftrave tė vazhdueshme ēlirimtare kundėr pushtuesve otomanė e serbė. Mbase aty lypset kėrkuar shkakun e dėshtimit tė tė gjitha operacioneve tė menduara dhe tė planifikuara serbe kundėr etnisė shqiptare nė Kosovė.

     Pėr fat tė keq, “operacioni”  i pėrmendur me pėrkrahjen e njė numri tė klerikėve tė rinj shqiptarė tė besimit islam tė shkolluar nė vendet arabe, megjithatė arriti njėfarė suksesi nė planin e cenimit tė kodit tė traditės sonė, madje nė ca aspekte jo pak tė rėndėsishme. Ai e preku institucionin e Ditės sė zisė, Ditės sė mortit nė familjen shqiptare; e preku institucionin e tė Pames - shprehjes sė ngushllimeve dhe ceremoninė e varrimit, preku edhe doke tė tjera tė traditės sonė, i futi nė odėn shqiptare shprehjet e gjuhės arabe pėr t`u shprehur mysafirėve mirėseardhjen, e madje ndikoi aq shumė nė vetėdijen e ndonjė  “intelektuali” sa qė i shtyu ta ndryshojnė emėrtimin e ditės sė premtė nė “ gjuma” etj.

     Nė Ditėn e zisė apo Ditėn e mortit, pra ditėn kur i vdekuri pėrcillet nė varr, qė nga gjysma e viteve 80-ta tė shekullit tė shkuar femrat shqiptare tė besimit islam e mbulojnė kokėn me shamia tė bardha! Nga erdhi shamia e bardhė, ngjyra e bardhė, nė kokat e femrave shqiptare nė ditė zije e morti nė vatrat e shqiptarėve tė Kosovės(?! ), kur ėshtė e ditur se ngjyra e bardhė as te shqiptarėt e as te popujt tjerė tė Evropės nuk simbolizon as pikėllimin, as dhembjen e as nuk bartej nė ditė zije. Ngjyra e bardhė, simbolizon diē krejt tjetėr edhe te shqiptarėt. Pra, nuk ishte kurrfarė rastėsie sė nė veshjen tradicionale tė femrave nė Dukagjin dominonte ngjyra e bardhė, si ngjyrė elegance e gėzimi.

     U cenua edhe ceremonia e varrimit, nga se gjatė aktit tė vėnies nė varr tė tė vdekurit, klerikėt islamė nuk i lejojne femrat  tė jenė tė pranishme, qofshin ato nėna, motra, bashkėshorte apo bija tė tė vdekurit, ashtu sikundėr e ndalojnė edhe pėrshėndetjen me dhėnien dorės tė ngushlluesve dhe anėtarėve tė familjese, e madje ėshtė shfaqur edhe ndonjė rast ekstrem, siē kishte ndodhur nė njė fshat tė Rrafshit tė Dukagjinit, kur kleriku musliman me pėrēmim e kishte prekur mė kėmbė kufomen, para se ta vorrosnin.

 

7.     Pėsimi e mėsimi historik

 

     Ishte pėr miradije fakti se numri mė i madh i klerikėve shqiptarė tė besimit islam gjatė periudhave tė rėnda tė okupimit, nuk pretenduan pėr ta vėnė besimin mbi vlerat e kodit tė tyre kombėtar. Ata nuk patėn lejuar qė besimi ta cenojė traditėn si tė tillė, e as veēantitė tjera kombėtare. Siē ėshtė e ditur veshja kombėtare e meshkujve tė trevave tė Shqipėrisė sė veriut, tė Rrafshit tė Dukagjinit, tė Drenicės,  tė Llapit etj., pėrbėhej nga herrka dhe tirqit e bardhė apo tė zinj, me gajtanė. Tirqit nėn shkeka (formė xhepash) dhe nė anėt e pėrparme tė tė dy kėmbėzave i kishin tė qepur (tė ndėrlidhur nė formė kryqi) gajtanėt e zinj, pra secila palė e tirqėve kishte tė formėsuar nga katėr kryqa, e po aq edhe herrka, rroba ato tė punuara prej zhguni. Rroba tė tilla gjatė shekujve tė shkuar, e madje edhe deri nė vitet e pesėdhjeta tė shekullit tė shkuar, kanė bartur si shqiptarėt e besimit islam ashtu edhe tė krishterė. Pra, secili shqiptar, qė ka bartė tirq, e ka pasur tė qartė se nė ta, nė katėr vende gajtanat ishin tė qepur nė formė kryqi, ashtu sikundėr e kanė ditur edhe klerikėt e tyre, por duke i konsideruar tirqit si veēori kombėtare, nuk kanė venė dorė nė ta dhe nuk e kanė cenuar rrobėn, si pjesė tė traditės kombėtare. E pra, pa dyshim, gjithė ata burra tė kėtyre viseve, shumica prej tė cilėve tė besimit islam, kanė vdekur si besimtarė tė mirė. Kėshtu ishte nė tė kaluaren e deri nė gjysmėn e viteve tė tetėdhjta.

 

8.     Ē`fshihet pas idesė pėr formimin e “kombit kosovar”?!

 

     Gjurmimi i prejardhjes, i rrėnjve vetiake apo dėshira pėr kėrkimin e  identitetit  shpreh aspektin antropologjik (M. Otten ) , tė pyetjeve tė bėra nga njeriu, qė nga lashtėsia: “Kush apo cili jam unė(?)”, “Kujt i takoj (?)”, “Nga jam (?)” etj. Prandaj, nė kontekst tė problematizimit, qė i ėshtė bėrė, dhe po i bėhet kohėve tė fundit, ēėshtjes sė pėrkatėsisė kombėtare tė shqiptarėve tė Kosovės nga grupacione tė caktuara shoqėrore, nė Kosovė dhe jashtė saj, lypset aktualizuar sėrish pyetjet: “Kush jemi ne ?”, “Cila ėshtė gjuha jonė?”, “Cili ėshtė himni ynė edhe pėrkundėr faktit se shqiptarėt e Kosovės, tashmė e kanė njė himn tjetėr (muzikė e pa tekst)?”,  “Cili ėshtė flamuri ynė kombėtar, edhe pėrkundėr faktit se tashmė shqiptarėt e Kosovės e kanė njė flamur tjetėr shtetėror?”. Apo, thėnė mė troē, cilet jemi ne shqiptarėt e Kosovės, qė pėr veten tonė themi “ne”, kurse pėr tė tjerėt themi “ata”.

     Nė mediat e shkruara dhe digjitale herė pas herė debatohet pėr ca tipare tė caktuara, qė do tė cilėsoheshin si identitet kosovar,  tipare ato, pėr tė cilat fillimisht kanė shkruar dy autorė tė huaj ( Wolfgang Petritsch - Robert Pihler: „Rruga e gjatė nė luftė - Kosova dhe bashkesia ndėrkombėtare 1989-1999“ ), duke i vėnė nė lidhshmėri me organizimin e institucioneve paralele shqiptare gjatė viteve 1990 - 1998., dhe duke e cilėsuar “ Pacifizmin, vetėpėrmbajtjen dhe durimin e shqiptarėve”  si  tipare tė njė “identiteti kosovar”.

     Tė frymėzuara nga kėto dhe ide tė ngjashme, qarqe tė caktuara politiko-intelektuale nė Kosovė, kanė zėnė ta aktualizojnė e, madje, edhe ta avansojnė  idenė e “identitetit kosovar” nė ide pėr formimin e  “kombit kosovar”,  pėr tė parė dritėn edhe konstatimet, si: “Ne akoma nuk jemi komb, por duhet tė bėhemi komb”, e tė ngjashėme.

     Ndonėse, ėshtė e tepėrt dhe e panevojshme tė flitet nė kuptimin e ekzistimit apo tė mosekzistimit tė identitetit  kombėtar tė shqiptarėve tė Kosovės, pra tė ekzistimit tė identitetit tonė kombėtar, qoftė nė kuptimin e etnicitetit, qoftė tė shtetėsisė (nacionalitetit), njė autor tjetėr, ( Reginald Hilbert: Albania's National Liberation Struggle The Bitter Victory Pinter Publishers, London and New York - Botimi shqip, faqe 14 ) , veē tjerash, nėnvizonte se: ”Shqiptarėt kanė njė ndjenjė shumė tė zhvilluar tė identitetit tė vet kombėtar e megjithatė pėr dy mijėvjeēarė nuk ia kanė dalė tė ndėrtojnė njė shtet qė pėrputhet me trevat e tyre”.  Pra, edhe pėrkundėr faktit se, nė rrethanat kur tashmė shteti i Kosovės e ka flamurin shtetėror dhe himnin e ri, dhe, nė njė mėnyrė ėshtė krijuar nacionaliteti i ri nė kuptimin e shtetėsisė, lypset qartėsuar se gjuha, kultura, historia, tradita, mitet, legjendat, kryetrimi etj., janė ca prej tipareve  themelore qė e pėrbėjnė identitetin kombėtar, prandaj kuptohet se identiteti kombėtar korespondon me kulturėn nga e cila buron. Nga kjo del se identiteti kombėtar qėndron nė varshmėri nga kultura prej sė cilės krijohet: nga letėrsia gojore dhe e shkruar, nga arti, nga tradita, nga  historia kombėtare, mitet, legjendat etj. Prandaj, shqiptarėt mbėshtetur nė etnogjenezėn e tyre janė dhe ngelin shqiptarė kudo qė ndodhen, ndėrkaq  “krijuesve” tė “kombit kosovar” do t`u duhej tė bėjnė kėrkime pėr ta gjetur kulturėn, gjuhėn, traditėn, historinė, mitet, legjendat, kryetrimin etj., me tė cilat do tė korespondonte kombi qė ata duan  ta “bėjnė” (?!).  Atyre do t`u duhej poashtu t`i gjejnė mėnyrat pėr t`i nxitur dhe motivuar shqiptarėt e Kosovės pėr ta bėrė ndryshimin e kėngėve tė veta popullore nė tė cilat i kėndohet besės, nderit, burrėrisė, fjalės sė dhenė etj.; pėr t`i nxitur dhe motivuar qė gjuhėn e tyre amtare mos ta quajnė gjuha shqipe, por gjuha kosovare; pėr t`i nxitur dhe motivuar qė shprehjen: “Bijtė e shqipes” ta zėvėndėsojnė me “Bijtė e mėllėnjave”; pėr t`i nxitur dhe motivuar qė  t`i mitizojnė mėllėnjat nė  “flamurin e tyre tė ardhshėm” etj., ndėrkaq, populli, pra shqiptarėt e Kosovės,  mėllėnjat zakonisht i quan “zogj tė zinj” dhe , besoj se nuk gaboj, nėse pohoj se shumica syrėsh s`e dinė fare se ē`janė mėllėnjat.? Pra, vetėm  “ata” qė kėtė mision e kanė marrė me “shpirt nė fut”, mund dhe duhet ta dijnė se si do t`i kryejnė punėt qė i nisėn tė tjerėt, shumė mė herėt se ata, pėr ēkombėtarizimin e shqiptarėve tė Kosovės.

 

9.     Pėrpjekjet gjatė historisė pėr ta zhbėrė kombin shqiptar

 

     Pėrpjekjet gjatė historisė pėr ta bėrė tė pa qenė (jo ekzistent ) e edhe pėr ta zhbėrė kombin shqiptar janė tė vjetra. Ato datojnė qė nga periudhat e hershme, kur dihej vetėm pėr popuj e jo edhe pėr kombe, pra, ato zėnė fill qė nga koha e depėrtimit tė fiseve sllave nė Gadishullin ilir apo siē u quajt mė vonė - Gadishullin ballkanik.

     Ekzistojnė dėshmi tė bollshme historike, qė flasin qartė pėr pėrpjekjet e tilla, qoftė pėrmes formimit tė kombeve tė reja mbi substratin iliro - shqiptar, qoftė pėrmes pėrpjekjeve tė okupatorėve pėr ta asimiluar popullin shqiptar, pra pėr ta zhbėrė, siē pretenduan sllavėt, - si nė periudhėn e fundme tė shpėrbėrjes sė Bizantit pėrmes skizmės, ashtu edhe deri nė ditėt e sotme; siē pretenduan otomanet - turqit e mėvonshėm,  pėrmes  konvertimit nė islam, e konvertimi nuk nėnkuptonte vetėm ndėrrimin e fesė, por edhe tė kombit, ndėrkaq  si pasojė e atyre pretendimeve pjesa dėrmuese e shqiptarėve kudo qė janė, veē tjerash, janė tė privuar nga mbiemrat familiarė (llagapet) nė sajė tė tė cilėve do tė mund ta kėrkonin (identifikonin) trungun e  tyre familiar; siē pretenduan serbėt, malazezėt e grekėt, pikėrisht nė kohėn kur rezistenca  dhe luftrat e vazhdueshme, qė i bėri populli shqiptar pėr t`u ēliruar nga Perandoria osmane dhe pėr t`u mvehtėsuar dhe pėr tė krijuar shtetin e vet nė trojet etnike shqiptare. Ndėrkaq, nė kohėn e nė rrethanat, kur pėrpjekjet dhe luftrat e vazhdueshme shqiptare pėr tė dalė nga periudha e gjatė e robėrimit otoman ishin nė prak tė kurorėzimit me krijimin e shtetit shqiptar, serbėt, malazezėt dhe grekėt, krahas represionit gjenocidial, qė ushtronin ndaj popullsisė shqiptare nė viset e okupuara, kishin shtuar propagandėn dhe luftėn psikologjike, duke i shpallur shqiptarėt e Kosovės, herė si “Arnautash”, gjoja si “serbė tė asimiluar dhe tė konvertuar nga ortodoksia”, herė si  si  „ardhacakė “, herė  si  “turq”,  meqė rreth 80 pėr qind tė tyre ishin tė besimit islam, pėr t`i quajtur pas vitit  1945 e deri nė ditėt e sotme me shprehjen ofenduese  “shiftari”.

 

10. Gjeneza e emėrtimit gjeografik (toponimit) Kosovė(a)…

 

     Siē ėshtė e ditur, me gjenezėn e emėrtimit gjeografik (toponimit) Kosovė(a) shkenca shqiptare nuk ėshtė marrė nė masė tė duhur dhe serioze, ndėrkaq sipas variantit serb emri i Kosovės rrjedh nga emri i zogjve - mėllėnjave ( Kosovi - mėllenjat), (Kosovo Polje - Fusha e mėllėnjave), ndėrsa  nga goja  e popullit shqiptar dėgjohet emėrtimi Rrafshi i Kosovės nė kuptimin e njerės prej krahinave shqiptare, ashtu sikundėr Llapi, Gollapi, Drenica, Dukagjini, Hasi, Anadrini etj. Nė “Historinė e popullit shqiptar” emėrtimi gjeografik Fusha e Kosovės figuron si Fushė-Dardania, emėrtim ky qė pėrkon me emėrtimin gjeografik tė para periudhės ballkanike, pra me Dardaninė antike.

     Thėnė pa tė keq, emėrtimi gjeografik apo toponimi, qė ndjehet nė gojėn e popullit si Rrafshi i Kosovės, nuk e ka kuptimin e plotė tė njė krahine shqiptare, por tė njė regjioni tė pa pėrcaktuar gjeografikisht. Shikuar nga ky kėnd, tiparėt identifikuese tė shqiptarėve tė Rrafshit tė Kosovės, janė tipare tė brendshme, karakteristike pėr njė mjedis tė caktuar, ashtu sikundėr janė edhe tiparet e mjediseve apo regjioneve tė tjera shqiptare, qoftė nė Kosovė, Shqipėri etj., prandaj ato si tė tilla nuk mund tė bėhen tipare unike qoftė pėr njė identitet kombėtar tė shqiptarėve tė Kosovės nė aspektin politiko-administrativ, qoftė  si tipare pėr formimin apo “ndėrtimin” e njė kombi tė ri, siē pretendojnė ca qarqe tė caktuara nė Kosovė e ngjeti. Nė kėtė vazhdė do shtuar se emėrtimi  gjeografiko - politik  Kosova nė kuptimin e njė territori politiko - administrativ (Konrad Clewing: Der Kosovo Konflikt-  Mythen und Fakten zur Ethnostruktur in Kosovo-Ein geschichtlicher Überblick“ - Weiser Verlag, Klagenfurt, 2000. Faqe 19), shfaqet pėr herė tė parė rreth viteve 1870, si dhe, pas vitit 1945, me kufinj pėrafėrsisht tė njėjtė ( Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit deri mė 1974, kurse qė nga ajo kohė nė shqipet vetėm Kosova).

     Sikurse edhe paraardhėsit e tyre nė Gadishullin ilirik, ashtu edhe vetė shqiptarėt nė Gadishullin ballkanik, i posedojnė tė gjitha karakteristikat e mundshme pėr tė qenė shqiptarė qoftė pėrnga etnogjeneza, qoftė pėrnga aspekti shtetėror-nacionaliteti. Tė tjerėt qenė ata, nė mos qofshin paraardhėsit e kėtyre qė vendosėn pėr statusin e Kosovės, qė na sollėn nė situatė, qė ca prej nesh tė shkruajmė e tė flasin pėr dy e mė shumė identitete kombėtare brenda kombit shqiptar, ashtu sikundėr shkruanin edhe pretendonin ca “teroricienė” gjermanė e tė huaj pėr “dy kombe gjermane”, para se tė bėhej bashkimi i dy Gjermanive.

 

11.  Pjesė tė identitetit  kombėtar janė edhe simbolet kombėtare

 

     Pjesė tė pandara tė identitetit kombėtar janė edhe simbolet kombėtare: flamuri kombėtar, hymni kombėtar, Dita e Pavarėsisė, qyteti apo vendi historik ku janė vėnė themelet e shtetėsisė dhe qė simbolizojnė bėrthamėn e krijimit tė shtetit e tė shtetėsisė, prijėsi legjendar apo kryetrimi, miti, legjendat etj.  Ngjyrat e flamurit tonė kombėtar, e kuqja dhe e zeza, simbolizojnė tiparet e shpirtit tonė kombėtar. Fusha e kuqe e flamurit tonė simbolizon gjakun e dedhur pėr tė qenė tė lirė dhe sovran nė trollin tonė, si njė komb i bashkuar, ndėrsa shqiponja e zėzė, dy krenare, simbolizon dhe mitizon prejardhjen tonė, nga zbėrthimi i tė cilės del thėnia: ”Bijtė e shqipes”. Pra, simbolet kombėtare paraqesin  mishėrimin e kombit, pėrgjegjėsinė dhe respektin pėr hitorinė tonė kombėtare. Ndėrgjegjėsimi ynė historik pėr historinė dhe simbolet kombėtare ėshtė pjesė e identitetit tonė kombėtar. Prandaj duke mos ia mohuar askujt tė drejtėn pėr t`i gjurmuar tiparet e identitetit tė vet, qofshin ato tė humbura apo tė tėhuajsuara, e pra as tė drejtėn pėr ta gjurmuar gjenezėn e vet, e nė kėtė vazhdė as pretenduesve pėr t`u konvertuar nga kombi shqiptar nė kombin joekzistent, kombin “kosovar”, e do puna tė thuhet qartė se pėr tė gjithė shqiptarėt e Kosovės, qė gjuhė amtare e kanė shqipen dhe qė e njohin dhe pranojmė gjenezėn e vet kombėtare si shqiptarė, konstatimet se ne “nuk qenkemi komb”, por  qė u dashka “ tė bėhemi komb “ (?! ), - janė tė papranueshme, janė qėllimkėqia dhe mund tė sjellin pėrēarje kombėtare, e edhe tė papritura tė tjera. Historia jonė e gjatė, tė shumtėn e herave tragjike, ka dėshmuar se shqiptarėt jo vetėm qė janė komb, si nė kuptimin etno-gjenetik ashtu edhe nė atė shtetėror, por madje ata janė  edhe tė pa asgjasueshėm.

 

1.      Kosova-shtet me shqiptarėt e konvertuar nė “nacionalitet kosovar”…

 

     Ideja se pikėrisht shqiptarėt e Kosovės u desht tė bėhen mostėr nė aspektin etniko - historik pėr krijimin e njė „nacionalitetit tė ri“, legjitim pėr shtetin e  Kosovės, si shtet multietnik (?!) me 90%  shqiptarė e 10 % minoritarė (?!) nuk ėshtė qėllimmirė. Pra, Kosova - shtet me shqiptarėt e konvertuar nė “nacionalitet kosovar” dhe me pakicat: serbėt, boshnjakėt, turqit, romėt, ashkalinjtė, egjiptasit, etj., etno-identiteti i tė cilėve nuk cenohet. Kosova  si shtet i njė kombi tė  “vetėformuar”, si komb etniko-historiko-kulturor,  i krijuar nė sajė tė njė “fataliteti” nė vend se Kosova tė jetė shtet  sipas konceptit tė sprovuar, shtet i kombit shtetformues - shqiptarėve tė Kosovės, tė bartur dhe tė realizuar nė bazė tė vullnetit tė shprehur legalisht, dhe i pakicave kombėtare me tė drejtat e garantuara nė bazė tė konventave ndėrkombėtare dhe Kushtetutės sė vendit.

 

      Tema tė njejta:

·       Valon Murati: Identiteti kosovar nuk ėshtė identitet kombėtar

·        Merxhan Avdyli: Identiteti kosovar, njė shpikje e shpifur 

·       Prof.as.dr.Begzad Baliu: Etnonimi kosovar dhe kuptimi historik i tij