Kush janė bashkautorėt e kėnetės shqiptare?! KĖNETA SHQIPTARE OSE IK E HAJDET E NANO-BERISHĖVE Sa primitive shfaqet idhujtaria e
palodhur e njė pjese tė shqiptarėve pėr liderė si Nano e Berisha, qė janė bashkautorė
tė kėnetės ku ka ngecur Shqipėria dhe tė mjerimit tė shqiptarėve. Shkruan: Andrea
Stefani - Tiranė, 25. 06. 2009 ________________________________ Me rishfaqjen e Fatos Nanos nė qarqet
politike tė Tiranės, rifuqizohet pėrsėri tendenca pėr ta kthyer politikėn shqiptare
nė njė kėnetė liderėsh tė ndenjur. Kur nė korrik 2005, Nano largohej i
mposhtur, nuk ishin pak ata qė menduan se rrotacioni politik vėrtet risillte
nė pushtet njė Berishė tė vjetėr, tė trukuar me ndryshim, por tė paktėn, po
hapte rrugėn pėr rinovimin e lidershipit nė tė majtėn shqiptare. Njė lider
historik si Nano dukej se po kalonte nė histori. Dhe kjo do ishte njė premisė
pėr largimin edhe tė Berishės nesėr. Koha po i zhgėnjen kėto shpresa, duke i
pėrqeshur si iluzione. Nano, jo vetėm nuk u largua njė herė e pėrgjithmonė,
por edhe rikthehet nga mėrgata disavjeēare e qejfit pėr tė shpėtuar
Shqipėrinė. Ndėrkaq, edhe Berisha po sfidon hapur rrotacionin e lidershipit
qė imponon njė demokraci normale, duke deklaruar se do qėndrojė nė pushtet
deri nė 2017-ėn! Spektakle shumė kėrcėnuese kėto pėr demokracinė liberale,
liritė dhe tė drejtat e njerėzve. Sepse pėr njė vend si Shqipėria, me tradita
tė forta tiranike dhe patriarkale, me institucione tė dobėta e tė paafta tė
baraspeshojnė e kufizojnė realisht qeveritė, jetėgjatėsia e pazakontė e
lidershipėve nuk mund tė mos shoqėrohet me korrupsion, forma tiranie dhe
arrogancė, qė shkon deri nė despotizėm. * * * Mbėshtetės tė Nanos do nxitojnė tė
mbrojnė (dhe nė fakt kanė nisur) rikthimin e tij me tė drejtėn dhe lirinė qė
i jep demokracia, duke i cilėsuar kritikat, si tendenca pėrjashtuese. Nuk ka
asgjė tė re nė kėtė reaksion. E vjetra, liderėt e saj, janė mbrojtur dhe do
tė mbrohen duke u fshehur pas demokracisė. Edhe Berisha e justifikon qėndrimin
e tij, tejet tė gjatė nė krye tė PD-sė, me zgjedhjet "demokratike"
nė PD kur dihet botėrisht, qė nė sirtarėt e asaj partie mund tė gjesh ēdo
gjė, por as edhe njė thėrrime demokraci. Mbėshtetėsit e Nanos do tė nguten tė
bėjnė edhe inventarin e vlerave tė pakrahasueshme tė Nanos si lider
historik i sė majtės qė ėshtė, as mė shumė dhe as mė pak, himnizimi dhe
idhujtaria e kulteve politike. Por edhe sikur ti marrim tė mirėqena kėto
vlera tė pakrahasueshme tė Nanos, ato do tė ishin njė argument mė shumė nė
favor tė kritikėve, qė mendojnė se Nano do ti shėrbente mė shumė demokracisė
nė Tiranė, nėse vazhdonte vakancat nė Vjenė. Sepse pėr demokracinė e vėrtetė,
qė nuk mund tė mos imponojė rrotacionin e lidershipėve, bėhet i rrezikshėm
edhe ai lider qė qėndron pa kufi nė krye tė politikės dhe pushtetit, ngaqė
ėshtė shumė i mirė pėr njė shumicė njerėzish. Liderėt me simpati masive janė tė
rrezikshėm pėr qytetarėt dhe institucionet, sepse simpatia e masave ėshtė
pushtet, ėshtė "pushteti popullor" mbi tė cilin, nė kushtet e
shoqėrive me opinion publik foshnjor, me institucione lirimbrojtėse tė
dobėta, bėhet themeli mbi tė cilin ngrihet despotizmi dhe tirania. Shqiptarėt
i kanė provuar mbi shpinė pėr mbi 40 vjet rrjedhojat e kėtij lloj
"pushteti popullor". Por ti kthehemi pėrvojės dhe menēurisė
botėrore. Grekėt e vjetėr nuk ishin budallenj, kur qė nė djepin e qytetėrimit
europian, tė trembur pikėrisht nga kultet e ngritura mbi simpatinė popullore,
votuan qė pėr ostracimin (pėrzėnien) e gjeneralit dhe politikanit Aristidh
nga Athina. Dhe thuhet se e bėnė, ngaqė Aristidhi gėzonte njė popullaritet tė
pazakontė si njeri shumė i drejtė. Kjo simpati masive, ky
pushtet "popullor" dhe ky kult i trembi athinasit. Dhe shumica e
demosit votoi pėr pėrzėnien e Aristidhit, pikėrisht sepse gėzonte simpatinė e
shumicės! Paradoks demokratik? Jo, zgjuarsi liridashėse. * *
* Por edhe
nė kohėt mė moderne, dhe pikėrisht kur gėrmoheshin themelet e demokracisė nė
SHBA, u shfaq pėrsėri i njėjti skepticizėm ndaj kultit tė grumbulluar rreth
njė lideri tė suksesshėm. Por kėtė herė nga vetė njė lider triumfator, qė pa
asnjė problem, mund ta pėrjetėsonte veten nė pushtet, nė sajė tė mbėshtetjes
masive qė gėzonte nė popull. Ky lider ishte Presidenti Xhorxh Uashington, i
vetmi nė historinė e SHBA-sė, qė ka marrė mbėshtetjen e 100 pėr qind tė
votave elektorale. Fitimtar i luftės pėr pavarėsi, ai i kishte tė gjitha
mundėsitė tė spekulonte, duke e shpallur veten shpėtimtar tė kombit, sjellės
tė lirisė pra, edhe tė pazėvendėsueshėm. Por
Uashingtoni kish triumfuar mbi njė monarki dhe ideali i tij ishte republika
demokratike. Ai e kuptonte se njė republikė mund tė shndėrrohet fare lehtė nė
njė monarki tė maskuar, nė njė monarki pa mbret edhe mė despotike, se njė
monarki absolute me mbret, nėse Presidenti nuk ndėrrohet pas tė shumtėn, dy
mandate 4-vjeēare. Aq tė rrezikshėm e shihte Uashingtoni qėndrimin mė shumė
se 8 vjet tė njė presidenti nė pushtet, aq tė rrezikshėm e shihte pėr
demokracinė atė akumulimi i popullaritetit, por edhe servilizmi njerėzor e
nėnshtrimi institucional, qė sjell njė pushtet i pakufizuar nė kohė i njė
lideri, sa refuzoi, me gjithė kėmbėnguljen e mbėshtetėsve, tė kandidojė pėr
njė mandat tė tretė. Ky akt i
lavdishėm vetėlargimi ka qenė njė investim politik me vlera tė paēmuara qė e
ka bėrė demokracinė e SHBA-sė atė qė ajo ėshtė sot. Ėshtė vėshtirė tė thuash
se cila nga dy bėmat, fitorja e pavarėsisė nga britanikėt apo ky vetėlargim
nga lidershipi politik, janė kontributet mė tė mėdha historike tė
Uashingtonit. Por ėshtė e padyshimtė qė pa aktin e tij vetėmohues, akt qė
ėshtė fiksuar mė vonė edhe nė amendamentin e 22-tė tė Kushtetutės (qė kufizon
qėndrimin nė Shtėpinė e Bardhė tė njė presidenti jo mė shumė se dy mandate),
SHBA nuk do tė ishin sot demokracia mė vitale, mė e fuqishme dhe mė e
zhvilluar nė botė. Madje, ndoshta nuk do tė ishin fare demokraci. Dhe e tėrė
bota do tė qe ndryshe. Vėshtirė ta thuash sesi, por sigurisht me shumė mė pak
liri. E tillė ėshtė vlera historike e vetėlargimit nga pushteti tė atij
lideri tė suksesshėm, qė mbetet i pazakontė, jo pėr nga sukseset, por pėr
mosabuzimin me sukseset pėr qėllime pushteti. Duke u
vetėlarguar nga politika, Uashingtoni i dha mesazh popullit amerikan ta
zhvendosė vėmendjen dhe adhurimin nga lideri i lavdishėm, por fizikisht i
vdekshėm, tek institucionet impersonale dhe tė pavdekshme, nga lideri i
pėrsosur te institucionet qė korrigjojnė dhe pėrsosin liderėt, nga njė njeri
i gjithėfuqishėm te gjithėfuqia e njerėzve e mishėruar nė institucione. Dhe
sa meskine, sa mediokre, sa antiliri dhe antishtet ėshtė ambicia e liderėve
tanė mediokėr (qė mjerisht nuk janė mė vetėm Berisha e Nano), qė nuk ngopen
sė qėndruari nė pushtet edhe po tė kenė edhe dy jetė, qė nuk ngopen sė
pėrqendruari nė pushtet pa futur nė xhep gjithė "popullin" dhe vetė
Shqipėrinė. Dhe akoma
mė keq, sa e verbėr, sa poshtėruese dhe rrėnuese pėr fatet e shtetit (mjafton
tė shohėsh mjerimin e Shqipėrisė) dhe shqiptarėve, sa e prapambetur krahasuar
edhe me popujt qė hodhėn themelet e demokracisė evropiane nė lashtėsi, sa
primitive shfaqet idhujtaria e palodhur e njė pjese tė shqiptarėve pėr liderė
si Nano e Berisha, qė janė bashkautorė tė kėnetės ku ka ngecur Shqipėria dhe
tė mjerimit tė shqiptarėve. |