Njė fotografi antiperėndimore e investimit mė perėndimor nė Shqipėri

 

Keqpėrdorimi i „Rrugės sė Kombit” pėr

fushatė elektorale nga Sali Berisha

 

Shkruan: Mero Baze - Tiranė, 26. 06. 2009

____________________________________

 

     Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha dhe ai turk, Taip Erdogan, prenė dje shiritin e pėrurimit tė segmentit Rrėshen - Kalimash, nėn njė dekor tėrėsisht elektoral dhe tė personalizuar. Segmenti mė i rėndėsishėm rrugor i korridorit Durrės-Morinė, tė cilin Berisha e quan “Rruga e Kombit”, nė vend qė tė pėrdorej si njė rast pėr tė dėshmuar vizionin tonė perėndimor pėr zhvillimin e vendit, ekspozoi disa pamje antiperėndimore tė shoqėrisė shqiptare. Ceremonia nuk ishte as kombėtare, as shtetėrore, dhe as ligjore. Ajo ishte njė demonstrim i autoritarizmit, lidhjeve personale, mungesės sė respektit pėr shtetin ligjor dhe personalizimit tė kontributeve tė taksapaguesve shqiptarė. Nė ceremoninė qė u quajt kombėtare, nuk mori pjesė as presidenti i Kosovės dhe as i Shqipėrisė nuk pranoi tė ripėrdorej nga pikėpamja elektorale kryeministri i Kosovės dhe pati agresion verbal ndaj opozitės politike nė vend. Po t’i shtosh dhe kėsaj thyerjen e Kodit Elektoral nga kryeministri turk, ceremonia tė lė njė shije tė hidhur qė ėshtė nė kontrast me vlerat e rrugės dhe fotografinė perėndimore tė saj.

 

     Sė pari, rruga e pagėzuar si “Rruga e Kombit” nga vetė kryeministri shqiptar, dhe qė po kushton rreth 1,2 miliardė euro tė paguara nga taksapaguesit shqiptarė, u keqpėrdor nga kryeministri, duke u paraqitur si rrugė elektorale. Nė ceremoninė e keqorganizuar dėgjoheshin parulla banale si “O Edvin, o legen, prite Salėn se po vjen” dhe histerizma tė tjera politike. Ata qė kanė paguar parį pėr atė rrugė janė, edhe socialistė, edhe demokratė, janė tre milionė shqiptarė qė janė ende tė pasqaruar pėr transparencėn e parave tė tyre. Ėshtė antiperėndimore dhe primitive, qė gjysmės sė shqiptarėve qė nuk besojnė te Sali Berisha t’u marrėsh paratė nga xhepat e tyre pėr njė investim kombėtar dhe me atė investim tė luftosh dhe fyesh vetė ata. Nėse Berisha e ka seriozisht qė ajo ėshtė Rruga e Kombit, ai duhet tė priste ta mbaronte atė dhe tė ftonte “baballarėt” e Kombit tonė, qė nė mėnyrė formale janė presidenti, Bamir Topi dhe presidenti, Fatmir Sejdiu, dhe tė festonin si komb. Po ashtu, ai nuk mund tė injoronte nga kjo ceremoni, nė rast se do ta bėnte shtetėrore, as ftesat pėr partitė parlamentare, qofshin kėto opozitare ose jo. Njė rruge nuk mund t’i thuash kombėtare dhe ta festosh nė mėnyrė lokale dhe anadollake.

 

     Sė dyti, ceremonia ishte njė fotografi antiperėndimore e koncepteve tė kryeministrit shqiptar pėr rolin e atyre qė paguajnė paratė e tyre pėr atė rrugė dhe rolin e atyre qė ndėrtojnė rrugėn me paratė tona. Megjithėse ėshtė thėnė publikisht dhe zyrtarisht se rrugėn po e ndėrton kompania “Bechtel-Enka”, nė podium ishte vetėm presidenti i kompanisė turke, “Enka”, njė mik i familjes Berisha, siē e tha dhe ai vetė nė ceremoni. Ėshtė e papėrfytyrueshme qė presidenti i njė kompanie turke, tė cilin e kemi paguar mė shtrenjtė se kėdo tjetėr nė botė, ta shpallim dhe hero, pikėrisht pse e kemi paguar. Kryeministri Berisha i kushtoi atij plot 5 minuta nga fjalimi i tij, a thua se Tarek Sarah na kishte ndėrtuar rrugėn me paratė e tij dhe jo sikur na ka marrė dhjetėfishin e ēmimit me tė cilin kemi paguar ndėrtuesit e tjerė shqiptarė tė kėsaj rruge. Diferencimi qė Berisha i bėn presidentit turk tė “Enka” dhe harresės pėr ta falėnderuar qoftė dhe formalisht presidentin e “Bechtel”-it, vizaton realisht skemėn korruptive dhe tribale tė kėsaj megahistorie korrupsioni. Nė asnjė vend perėndimor nuk do tė ishte normale qė kryeministri i njė vendi tė falėnderonte njė ndėrtues qė ka zbatuar njė projekt tė paguar nga taksapaguesit. Fakti qė Berisha e bėri kėtė duke e ēuar nė ekstrem, flet qartė pėr detyrime tė tjera personale qė ka ndaj atij njeriu, tė cilit ne qytetarėt shqiptarė, jo vetėm qė nuk i kemi asnjė borxh, por druaj se ai ka nė xhepat e tij parį tė pamerituara nga paratė tona. Koncepti antiperėndimor i Berishės pėr tė shpallur mikun e familjes sė tij hero tė njė investimi tė paguar me paratė tona, ėshtė primitiv dhe antiperėndimor.

 

     Sė treti, pėrdorimi i kryeministrit turk, Erdogan, nė atė ceremoni ishte realisht njė koncept turk pėr demokracinė shqiptare dhe Sali Berishėn. Presidenti dhe kryeministri i Kosovės, qė realisht janė personalitete mė tė interesuara pėr atė rrugė, i qėndruan larg tribunės sė privatizuar nga flamujt, fjalori dhe dekori i PD, pėr tė respektuar gjithė shoqėrinė shqiptare dhe gjithė ata qytetarė qė kanė paguar pėr atė rrugė. Nė kėtė pikė ata shmangėn tundimin pėr tė festuar njė rrugė qė ėshtė e tyre mė shumė se e jona, pėr tė respektuar vlerat perėndimore tė njė shoqėrie tė re qė po ndėrtojnė. Ata i dhanė njė leksion perėndimor Sali Berishės, i cili nuk e ndali festėn e tij “allaturka”, edhe pse po shkelte ēdo rregull dhe etikė tė njė feste, e cila u zvogėlua dhe u kthye nė njė aheng tė familjes politike Berisha dhe miqve tė saj turq. Ata qė deri mė sot ishin tė pėrmbajtur nė kritikat e tyre pėr shkeljen e procedurave ligjore pėr atė rrugė, pasi mendohej se Berisha ua ka bėrė nderin investitorėve amerikanė, panė qartė se Berisha ėshtė investuar nė shkelje tė ligjeve tona pėr shkak tė njė miku tė vjetėr tė familjes sė tij, tė cilit duhet t’i jemi mirėnjohės qė ka pranuar tė marrė paratė tona me shumicė dhe pa asnjė rregull.

 

     Tė gjitha kėto detaje antiperėndimore tė kėsaj ceremonie errėsojnė vėrtet fotografinė perėndimore qė i jep ai investim gjigant shtetit shqiptar. Ceremonia ishte njė demonstrim i sinqertė i koncepteve tė kryeministrit kundėr shtetit ligjor, kundėr respektit pėr paratė e qytetarėve shqiptarė, duke ia ulur realisht dhe vlerėn elektorale qė Berisha kėrkon t’i japė kėsaj rruge ende tė pambaruar. Ceremonia ndau qartazi investitorėt amerikanė nga ata turq, politikanėt normalė shqiptarė nga ata turq, dhe mbi tė gjitha konceptet perėndimore tė tė drejtuarit tė vendit nga konceptet “anadollake” qė demonstroi kryeministri Berisha.