Pushtimi i Shqipėrisė
londineze nga nėntoka kriminale serbe! MOS U GĖZONI AS MOS U HIDHĖRONI PĖR FITOREN APO HUMBJEN
E SALI BERISHĖS APO TĖ EDI RAMĖS NĖ KĖTO ZGJEDHJE! Shkruan: Sheradin Berisha / 27. 06. 2009
Tė premten nė mesnatė ka filluar heshtja zgjedhore nė Shqipėri. Pėr 30
ditė rresht elektorati shqiptar, ėshtė bombarduar nga lajmet dhe pamjet
impozante tė fushatės elektorale tė Partisė Demokratike dhe Partisė
Socialiste. Tė gjitha mediat shqiptare gjatė kėtyre ditėve, nė vend se tė
ruanin pavarėsinė e tyre editoriale, ato ishin vėnė nė shėrbim tė PDs apo
PSs, duke u bėrė kėshtu prodhues tė fushatės (palė tė partive) e jo
raportues (vėzhgues) tė saj. Pa u futur nė analizimin e premtimeve tė shumta
pa mbules, akuzave dhe kundėrakuzave tė dy liderėve (Berisha - Rama) nė
adresė tė njėri tjetrit, ku pėrmes kėtyre retorikave krijuan, si tė thuash
njė realitet virtual, krejt larg realitetit nėpėr tė cilin po kalon vendi, me kėtė rast dua tė vė nė spikamė njė fenomen qė ka
pėrshkuar fushatėn elektorale tė PD - PSsė, e ky ėshtė fenomeni i fushatave
marramendėse tė stilit tė Partisė Republikane apo Partisė Demokratike qė u
organizuan vitin e kaluar nė SHBA, pėr tė cilat janė shpenzuar miliarda
dollarė. Derisa republikanėt dhe demokratėt nė SHBA i bėnė publike
burimet e financimit tė fushatave elektorale, nė Shqipėri demokratėt dhe
socialistėt deri mė tani nuk i kanė bėrė publike prejardhjet e financimit. Nė tė
vėrtet kush i financoi fushatat elektorale tė PDs dhe PSs?! Kjo ėshtė njė pyetje qė pėr momentin nuk
mund ti ipet njė pėrgjigje e sakt, sepse kėto dy
parti nuk i kanė publikuar financuesit as para fushatės as tani kur ka
pėrfundar kjo fushatė. Nėse nuk dihen akoma fondet prej nga u financuan PD -
PS nė kėtė fushatė zgjedhore (2009), nuk mund tė thuhet njė gjė e tillė edhe
pėr burimet e financimit tė fushatės zgjedhore tė vitit 2005. Dihet mirėfilli se zgjedhjet e vitit
2005 i fitoi Partia Demokratike nė krye me Dr. Sali Berishėn dhe shumė shpejt
u bė e ditur, se financuesi kryesor i fushatės elektorale tė Partisė
Demokratike, ishte biznesmeni serbo-boshnjak Damir Fazlliē, nip i Jovica Stanishiqit, ish shef i shėrbimit sekret serb (1990-1998).
Pėr kėtė shėrbim sekseri Damir Fazlliē pas formimit tė qeverisė u favorizua
nga kryeministri Berisha. Pėr njė kohė tė shkurtė ai nė Shqipėri krijoi pesė
kompani fantome, tė cilat u shfrytėzuan pėr pastrimin e parave dhe gėlltitjen
e fondeve publike, duke marrė tenderė (pa kritere ligjore), pėr furnizim me rrymė elektrike tė Shqipėrisė me ēmim deri nė 30 pėr
qind mė tė shtrenjtė se ēmimi i tregut, fitoi tenderė si ndėrmjetėsues i njė
serė kompanish serbe dhe tė huaja nė punimet e autostradės Durrės - Morinė,
pastaj bleu disa hektarė tokė me ēmim shumė tė volitshėm nė Porto-Romano. etj. Ky mafioz ka deklaruar se brenda 3
vitesh ka fituar njė pasuri prej rreth 50 milionė dollarėsh nė Shqipėri,
ndėrkohė qė nuk i pagoi asnjė obligim tatimor shtetit shqiptar. Damir
Fazlliē, pasi janė bėrė publike kėto fakte, ka deklaruar se Sali Berishėn e
ka mik!, por edhe Berisha ka pohuar se Damirin e ka
mik!, dhe nė kėtė kontekst jo rastėsisht Fazlliēi ka pėrzgjedhur vajzėn e
kryeministrit Argita Malltezi-Berisha si pėrfaqėsuese ligjore tė kompanive tė tij fantome, ndėrsa kunatin e
Lulėzim Bashės (ministėr i punėve tė jashtme) administrator tė
bizneseve tė tij. Ajo qė duket edhe mė shqetėsuse nė kėtė
histori (pėrveē miqėsisė Berisha - Fazlliē) ishte pėrfshirja e Fazlliēit nė
poltikbėrjen e shtetit shqiptar. Mjafton tė pėrmenden pamjet komprometuese qė
dolėn nė mediat shqiptare kur Fazlliē merrte pjesė nė njė mbledhje tė
Kėshillit tė Sigurisė Kombėtare ku shihet qartė qė ministra e gjeneralė
shqiptar raportojnė para tij, apo edhe faktin kur mediat fiksuan nė njė
tavolinė pune nė Qeveri pamjet kur Berisha kishte takur z.Fazlliē.
Ēėshtja Fazlliē dhe pushtimi i ekonomisė
shqiptare nga nėntoka kriminale serbe ėshtė diskutuar disa herė edhe nė
Kuvendin e Shqipėrisė. Nė njė seancė plenare nėnkryetari i grupit
socialist Erion Braēe dhe deputeti Pandeli Majko denoncuan kėtė lidhje
kriminale serbe, ndėrsa Bujar Nishani, ministėr i brendshėm, investimet e
kėsaj Kompanie tė madhe ndėrkombėtare ( Lexo: mafioze serbe) e cilėson si
krejt normale (!!!)
Pėrkundėr tė gjitha kėtyre fakteve, duket se Damir Fazlliē ėshtė peshku
mė i vogėl nė kėtė rrjet tė nėntokės kriminale serbe, qė ka pushtuar
ekonominė dhe politikkėn shqiptare. Bosat e nėntokės kriminale serbe janė:
Mirosllav Mishkoviē, Fahrudin Radonēiē, Vojin Lazareviē, e shumė tė tjerė. Vladimir Popoviē, ndihmės i ish-kryeministrit Zoran Xhinxhiē tė vrarė nga pjesėtarė
tė Klanit tė Zemunit , nė njė intervistė tė dhėnė pak kohė mė parė pėr njė gazetė boshnjake
thotė se ėshtė nėntoka kriminale ajo qė i lidh Damir Fazlliēin me Miroslav Mishkoviēin. Fazlliē ėshtė
mjeshtėr i mashtrimeve, e nga sa dihet, kjo ėshtė pikėrisht ajo qė i duhet
Mishkoviēit nė Ballkan. Mirosllav Mishkoviē, ish-bashkpunėtorė i
kriminelit Millosheviē, aktualisht ėshtė Shef i Delta Holding, konsiderohet si njeriu mė i pasur ndėr tė pasurit nė Evropė dhe si i tillė radhitet nė listat e Forbes, si njėri nga miliarderėt e botės. Mė 17 janar 2008 nė tė parjavshmen e
pavarur boshnjake, Slobodna Bosna, jepet skema e bashkėpunimit tė z.M.Mishkoviē me bosin e Rudnap Lazareviē, qė ka sjellė energji elektrike pėr Shqipėrinė dhe tė sekserit Fazlliē. (Pėr mė tepėr lexoni kėtu: Radoncicev prijatelj Lazarevic u
pohodu na BiH ). Prej gushtit 2008 serbi Mirosllav
Mishkoviē bėhet zyrtarisht pronari i njė rrjeti supermarketesh nė Shqipėri,
njė biznes fitimprurės i nisur nga gjysma e dytė e vitit 2005. Ndėrkaq Vojin
Lazareviē ishte ngritur nė biznes si tregtar energjie dhe partneri i tij kyē
ishte bėrė Fazlliē, i cili me kohė kishte krijuar
njė rrjet tė fortė me politikanė, biznesmenė dhe shoqata mediash, ... nė kėtė
rajon tė Ballkanit. * * * Pėr aq sa
thamė nė lartė, me tė drejt mund tė thuhet se
Shqipėria nė kėto 4 vitet e fundit ėshtė shndėrruar nė njė koloni tė mafias
serbe...! Atėherė shtrohet pyetja: Si mund tė lirohet ekonomia dhe politka shqiptare nga
kthetrat e kėsaj mafije kriminale dhe a mund tė dalė Shqipėria nga kjo e keqe
nėse i fiton zgjedhjet Sali Berisha?! Pėrgjigja ėshtė JO! A mund tė lirohet Shqipėria nga kjo e keqe nėse i fiton zgjedhjet Edi
Rama? Pėrgjigjja sėrish ėshtė JO! Pse nuk mundet Edi Rama ta nxjerr Shqipėrinė nga
kthetrat e kėsaj mafije?! Pėrgjigjja ėshtė: sepse as Edi Rama nuk ėshtė i
paprekshėm nė kėtė mes, pėr faktin sepse kjo mafijė serbe pėmes fijeve jo
krejt tė dukshme ėshtė e lidhur me mafian maqedone,
greke, italiane...etj., tė cilat tė gjitha sė bashku pėrbėjnė rrjetin e
makromafisė nė kontinent, e qė nė prapaskenė ka njė lidhje edhe me
qendrat e vendosjes politike qė quhet Elita globale! Po tė mos ishte kėshtu politikbėrėsit do tė vepronin me
ashpėrsi nė shkatėrrimin e kėsaj nėntoke kriminale. Ndėrkaq, kjo lidhshmėri
kontrolli mbi ekonominė dhe politikėn..., nuk mund
tė kuptohet kaq lehtė, nėse nuk e dimė se si funksionon sistemit i komploteve
nė botė, pėrmes sė cilit janė zhvilluar tė gjitha ngjarjet qė e pėrbėjnė
historinė e globit tonė. Prandaj, krejt nė fund mund tė them, qė nuk duhet tė gėzohemi aq shumė
pėr fitoren ose humbjen e Sali Berishės apo tė Edi Ramės nė kėto zgjedhje!
Ata janė tė njejtė, sepse nga prapaskena udhėhiqen nga njė qendėr politike
globale! |