Roli grek nė takimin
Berisha - Bullatoviē Si u zhvillua takimi
Berisha - Bulatoviē mė 15 shtator 1993?!
Njė pistė greke nė kontrabandėn e naftės mes
Shqipėrisė dhe ish-Jugosllavisė nė mesin e viteve 90?!
Smund tė thuhet me siguri, por dokumenta origjinale
qė revista MAPO boton flasin pėr njė mbėshtetje tė fortė politike tė Athinės
zyrtare nė drejtim tė forcimit tė marrėdhėnieve mes Tiranės dhe Beogradit. Njė material i hartuar nga Ministria e Punėve tė
Jashtme i shtatorit 1993, pak ditė para se kryeministri jugosllav Momir
Bullatoviē tė vizitonte Tiranėn, hedh dritė edhe rreth qėndrimit grek ndaj
kėtij afrimit mes dy vendeve tradicionalisht nė konflikt. Duhet nėnvizuar se
Ministria e Jashtme e asaj kohe e ka hartuar kėtė material, me qėllimin e vetėm, motivimin e nevojės sė njė vizite tė
Bullatovic nė Shqipėri. "Takimi
me Berishėn nė Shqipėri ėshtė miratuar nė nivel tė Federatės dhe pėr kėtė
takim ka dhėnė mendim shumė pozitiv edhe kryeministri Micotaqis", shkruhet
nė material. Pra, e thėnė mė fjalė tė tjera, si nga
ana e Millosheviēit (federata), ashtu edhe nga ajo e palės greke ( Micotaqis
), takimi shihet si "shume pozitiv". Fakti i mėsipėrm inkuadrohet nė fakt nė
njė kontekst mė tė gjerė zhvillimesh rajonale. Nė librin e tij "Si
ėshtė shkatėrruar Jugosllavia", botuar sė fundi nė shqip,
presidenti aktual i Kroacisė Stipe Mesiē, numri njė i Federatės
Jugosllave nė fillim tė viteve 90, hedh dritė mbi furnizimet nė karburante
qė kishte Jugosllavia e kohės. Nė faqen 293 tė kėtij libri Meēi shkruan se "...Serbia, me njė
pėrdorim me kursim tė naftės, kishte rezerva edhe pėr 45 ditė". Pra sic shihet situata nė Jugosllavi nė
fillim tė viteve 90, nė momentin kur Millosheviē po "ngrohte"
motorrėt e luftės kundėr republikave rebele, ishte e dėshpėruar. Nevoja pėr lėndė naftė dhe lėndė
djegėse nė kushtet e embargos qė Kombet e Bashkuara vunė ndaj Jugosllavisė mė
1991, e shtyu Beogradin qė tė hidhte sytė pėrreth tek fqinjėt, pėr tė marrė
nė formė kontrabande sasi karburantesh. Dėshmia e
kryeministrit Bullatoviē e botuar muaj mė parė nė revistėn MAPO, zbulonte
sesi presidenti shqiptar i kohės Sali Berisha pati rėnė dakort me tė pėr tė tranzituar nėpėrmes liqenit tė Shkodrės sasi
tė konsiderueshme karburantesh. Vetė zoti Berisha, i pyetur
pas botimit tė dėshimisė sė Bullatovic nė MAPO, e pranoi se kishte lejuar me ndėrgjegje njė aktivitet tė tillė pėrmes tokės
shqiptare. Pėr tiu rikthyer tek roli grek nė
pėrgatitjen e kėtij mekanizmi, duhet thėnė se dokumenti i MPJ rreth pėlqimit
tė Micotaqis pėr vizitėn e Bullatovic, zbulon interesin e Athinės pėr njė
afrim mes dy shteteve. Pa e lidhur
kėtė ndėrmjetėsi direkt me ēėshtjen e kontrabandės
sė naftės, duhet thėnė megjithatė se nė periudhėn nė fjalė, nga Greqia pėr nė
Shqipėri importoheshin sasi tė konsiderueshme nafte, njė pjesė e tė cilave
shkonte drejt veriut. Pikėrisht drejt kufirit me
Malin e Zi, prej ku kalohej nė tokėn jugosllave. Nga ana tjetėr, roli grek nė
kėtė afrim mes Shqipėrisė dhe Jugosllavisė sė Millosheviēit, nuk pėrbėn njė
risi nė politikėn greke, tradicionalisht pozitive ndaj Beogradit dhe
interesave tė tij. Biseda,
qė i hapi rrugė...karburantit - Dėshmia e
Bullatoviēit
U krijuan
kushtet tė kalonim nė punė. Unė kisha nevojė pėr naftėn, dhe jo vetėm pėr kujtime
tė bukura tė pėrbashkėta. Zyrtarisht kjo ishte formuluar nė mėnyrėn si vijon:
I parashtrova qė tė hiqet "perdja e hekurt", e cila gjatė gjithė
kohės mbulon tėrė kufirin tonė. Duhej tė zhvillohet bashkėpunimi ndėrkufitar
dhe ti jepej mundėsia njerėzve, qė tė takohen dhe
tė vizitojnė njėri - tjetrin. I kujtova qė ka farefise tė afėrta, qė nuk
ishin parė pėr mbi gjysėm shekulli. Qė tė shkonte ēdo gjė mė thjeshtė, ishte
e nevojshme qė si njėra anė, ashtu dhe ana tjetėr - tė mbyllnin sytė gjatė
zbatimit tė rreptė tė rregullave dhe qė nė tregtinė ndėrkufitare tė
pėrfshihen edhe ato gjėra, qė zakonisht nuk janė tė pėrfshira. Atėhere
pėrmenda dhe naftėn, d.m.th. derivatet aq tė nevojshme pėr ne. "Zoti
President, a kėrkoni Ju qė Shqipėria tė shkeli sanksionet e Kombeve tė
Bashkuara ndaj vendit tuaj?" mė pyeti ai. Duke qenė se bisedat
regjistrohen (dhe sigurisht dhe janė pėrgjuar), kjo nėnkuptohet, sepse hynte
nė korrektėsinė diplomatike bazė.
"Zoti na ruajtė,- u pėrgjigja i gatshėm. Vetėm propozoj
qė ti respektoni nė mėnyrė tė ngjashme, siē vepron p.sh. ish Republika
Jugosllave e Maqedonisė. Nėqoftėse do tė pranohet kjo qė kėrkoj unė, ēdo
qytetar i pjesės veriore tė Shqipėrisė mund tė siguronte njė fitim tė mirė. Nuk ėshtė e vėshtirė qė ta llogarisėsh atė, nėqoftėse nisesh nga
supozimi qė ėshtė minimumi njė pfening pėr litėr". E
pėrsėris, kėtė do ta bėnin qytetarėt dhe jo shteti, kėshtu qė sanksionet
formalisht do tė respektoheshin
. Nuk ishte nevoja tė vazhdoja. Ishte mė mirė
qė disa argumenta tė mos pėrmendeshin. Gjendja e atėhershme ekonomike nė
Shqipėri, nga pikėpamja jonė, ishte krejtėsisht shqiptare. Pjesa qendrore e
shtetit, mbėshtetja e pushtetit tė presidentit Berisha, jetonte nė sajė tė
ndihmės humanitare dhe donacioneve tė varfėra.
Pjesa jugore u mbėshtet tek Greqia, ku shumė persona
punonin nė mėnyrė legale ose nė tė zezė. Rajoni verior shkodran, nuk kishte
perspektivėn tjetėr, pėrveē, nė bazė tė propozimit tim, ti kushtohej
tregtisė sė naftės me Liqenin e Shkodrės. Sidoqoftė,
unė e dija qė ai e di qė unė kėtė e di. Dhe, kjo
ishte gjithēka! Thellė nė vete isha i sigurt, qė ai do ta pranonte ofertėn. E
dija qė njė fuqi e huaj, para sė gjithash Amerika nuk do ta ndalonte tė
vepronte kėshtu. Sepse, megjithėse dukej paradoksale, shkelja nė
mėnyrė tė tillė e sanksioneve ishte pikėrisht nė frymėn e tyre. Qėllimi i
kreatorėve tė tyre nuk ishte qė nė tė mbeteshim me
ēdo kusht pa pikė nafte, por vetėm ta paguanim shtrenjtė dhe ta gjenim atė nė
mėnyrė tė mundimshme.
Pėrveē kėsaj, sasia mė e madhe e parave
do tė kalonte nga Jugosllavia nė Shqipėri. Kėtu gjente shprehjen e vet
pragmatizmi i njohur amerikan. Pėrse tė harxhonin paratė e veta duke ndihmuar
Shqipėrinė, kur mund tė krijonin kushtet qė nė vend tė tyre tė punonte dikush
tjetėr? Prandaj Amerika, e cila sheh dhe di ēdo gjė qė ndodh nė botė, nuk
tentoi kurrė ta pengonte nė mėnyrė serioze "naftėsjellėsin", i cili
u nis me tė vėrtetė sė shpejti nėpėrmjet Liqenit tė
Shkodrės. Marrė nga
libri me kujtime Rregullat e heshtjes i Momir Bullatoviē. ( Revista Mapo) |