Nė focus XHEVAHIRET E PANAGJYRIT TĖ ALBANOLOGJISĖ Shkruan: Dr.
Sadri Fetiu - Prishtinė, 20. 02. 2009 ___________________________________ ·
Ēka ishte ky konkurs? ·
A ishte konkurs apo
diēka tjetėr? ·
Pse u organizua ky
konkurs? ·
·
Ēka kishte tė veēantė brenda
kėtij konkursi. ·
Cila ishte pjesa me e
bukur e tij? Pėr tė dhėnė pėrgjigje tė plotė nė
kėto pyetje dhe nė pyetje tė tjera qė mund tė dalin nga ky tubim do tė duhet
tė shkruhet njė libėr i tėrė, por unė kėsaj radhe vetėm telegrafikisht do ti
prek ca ēėshtje tė vockėla. Sė pari konkursi ishte i pashoq.
Askund deri sot nuk ėshtė organizuar njė konkurs i kėtillė. Si unikat qė
ėshtė nė praktikėn e sotme, ai mund tė krahasohej vetėm me panagjyret
( panairet ), qė dikur organizoheshin nė kasabatė orientale nė prag
tė festave tė mėdha tradicionale pagane pėr ti reklamuar dhe shitur mallrat
e artizanateve popullore, kryesisht tė poēerisė, dhe prodhimet e ndyrshme
bujqėsore. Ky konkurs - panagjyr u organizua
gjoja pėr ti dėshmuar tė arriturat nė fushėn e albanologjisė, por nė tė
vėrtetė kishte qėllim qė ta mbulonte sadopak dėshtimin e plotė tė tė
ashtuquajturės reformė tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, mė saktėsisht
tė katandisjes sė plotė tė insituteve shkencore, dikur shumė tė suksesshme,
qė ishin shndėrruar ne departamente tė Qendrės sė studimeve albanologjike, e
cila si imitacion i institucioneve tė pakicave kombėtare tė ish Jugosllavisė,
mund vetėm ti varrosė solemnisht studimet albanologjike. Konkursi - panagjyri - u organizua
nė ambientet e bukura tė 15-katėshit tė famshėm tė Tiranės sė dikurshme, me
qėllim qė tė huajt qė kishin ardhur si pjesėmarrės mysafirė nė kėtė panagjyr madhėshtor
tė mos kenė rast as ti shohin se nė ēfarė kushtesh punojnė
departamentet e Qendrės Albanologjike Shqiptare
Siē ėshtė thėnė, nė kėtė panagjyr
morėn pjesė autorėt e veprave albanologjike nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia
dhe nga vendet e ndryshme evropiane. Nga Kosova si studiues dhe si konkurentė pėr
shpėrblimin morėn pjesė tre akademikė, njė bibliograf i specializuar
pėrfaqėsues i Alb-shkencės dhe dy arkeologė. Organizatorėt dhe
moderatorėt nuk e panė tė arsyeshme ta ftojnė asnjėrin nga studiuesit e
Institutit tė Albanologjisė sė Prishtinės, edhe pse ky institucion gjatė
periudhės pėr tė cilėn ishte shpallur konkursi ka botuar me shumė sė 80 libra
nga fushat e ndryshme tė albanologjisė, tė cilat mbase edhe do tė mund tė
konkurronin pėr ndonjėrin nga shpėrblimet
Jo, ata nuk u ftuan, sepse pėr kėtė
panagjyr ēdo gjė ishte planifikuar qė mė parė. Kėtė planifikim mbase e kishte
bėrė vetė moderatori, qė do ta merrte pėr vete ēmimin e parė nė bazė
tė mėnyrės demokratike tė votimit. Kjo ėshtė hera e parė qė shkenca i
nėnshtrohet elektoratit tė zgjedhur kombėtar dhe ndėrkombėtar
Por, edhe
ata qė ishin ftuar nga Kosova kėsaj radhe mbeten me gishta nė gojė. Unė nuk
jam nė gjendje ta dij se sa ishin tė suksesshėm akademikėt kosovarė ta
reklamonin mallin e tyre brendapėrbrenda panagjyrit, sepse lidhur me kėtė
shtypi shqiptar nuk dha asnjė informatė. Por, megjithatė, ish-kryeakademiku
ynė, Rexhep Ismaili, nuk u kthye dorėbosh nga Tirana, sepse ai shfrytėzoi
rastin qė atje ta prezantojė njė nga xhevahiret e tij tė veprimtarisė
gjuhėsore - tezat e reja pėr shtrirjen dhe zbatimin e standardit gjuhėsor nė
tė gjitha vilajetet shqiptare. Dhe ai foli me kompetence se
standardi ka nevojė
pėr tiu pėrshtatur kėrkesave tė sotme tė shqipes
Duhet
ta kemi njė shqipe qė tė gjithėve duhet tu bjerė si kėmishė e trupit, tė mos
jetė as e ngushtė e as e gjerė
duhet tė krijojmė njė gjuhė standarde tė pėrshtatshme
nė kushtet e kėrkesave tė reja ndaj shqipes
standardi i sotėm i shqipės
nuk mund tu imponohet shqiptarėve qė jetojnė nė Kosovė, Maqedoni apo nė
trevat e tjera shqiptare
Pra, siē po shihet nga kėto fjalė
gjuhėtari ynė, sė bashku me njė numėr bashkėmendimtarėsh, nė kushtet e reja kur
kemi dy shtete, ku duhet tė aplikohet gjuha standarde
kurse
Maqedonia ėshtė njė shtet i tretė ku kėrkohet qė shqipja tė ketė njė tjetėr funksion
ndėrsa
Lugina e Preshevės, Mali i Zi, arbėreshėt dhe shqiptarėt e diasporės kanė
nevoja tė tjera pėr gjuhėn shqipe
sipas tė gjitha gjasave po punuakan pėr ta
arrnuar njė kėmishė tė re qė do tu bjerė taman kėrkesave tė parcializuara tė
shqiptarėve, sepse ata nuk na qenkan tė verbėr ndaj tė gjitha kėtyre nevojave,
sepse gjuha siē ėshtė tash pas 36 vjetėsh nga Kongresi i Drejtėshkrimit nuk
e prek vetėm Kosovėn, por edhe nė Shkodėr flitet njė dialekt e nė Vlorė
gjithashtu
Pra kėto janė vlerat xhevahire,
tash tė ish-kryetarit tė ASHAK-sė, Rexhep Ismailit, i cili pėrveē
preokupimeve tė thella gjuhėsore synon qė ti shėrbejė me besnikėri edhe
idealeve partiako-shtetėrore tė disa injorantėve, qė nuk mund ta marrin me
mend ekzistencėn e shtetit tė Kosovės pa e krijuar kombin kosovar, i cili,
sipas logjikės sė tyre, duhet ta ketė edhe gjuhėn e vet kombėtare. Nė kėtė hulli kanė zėnė tė ecin
fatkeqėsisht edhe disa nga akademikėt tanė, prandaj janė shumė tė preokupuar
qė shqipes standarde tia veshin njė kėmishė mė tė gjerė, nė tė cilėn do tė shkėrryeheshin
qė tė gjithė brenda tė folmeve dhe dialekteve krahinore, brenda shteteve e
gjysmėshteteve, ose, thėnė mė qartė, brenda gjashtė vilajeteve shqiptare tė
fillimit tė shekullit XXI. Me pikėpamjet e tyre konservatore ata mendojnė se
kjo gjendje e shqiptarėve do tė jetė e pėrhershme, prandaj edhe nuk ngurrojnė
qė tė qepin kėmisha sipas nevojave parciale administrative lokale tė
pushteteve tė shqiptarėve. Pėr fatkeqėsinė e tyre proceset e zhvillimit
historik tė popujve dhe tė gjuhėve tė tyre standarde, nė kėtė kohė tė
integrimeve tė pėrgjithshme nuk kanė nevojė pėr kėmisha mė tė gjera. Madje, shqipja standarde do tė ecė
nė rrugėn e vet tė zhvillimit pa kėmishat kufizuese tė vjetra dhe tė reja.
Ajo do tė jetė njė dhe e pandarė pėr tė gjithė shqiptarėt kudo dhe sido qė
janė sot, e nesėr shpresojnė se do tė jenė edhe mė tė bashkuar e mė tė
pėrparuar
Prandaj, kam droe se kėmishat qė ata duan tia qepin standardit tė
gjuhės sė njėsuar shqipe nuk do ti bien taman kurrė gjuhės sonė tė bukur.
Ato kėmisha ata mund ti veshin pėr vete, por si tė tilla ato do tė
pėrfaqėsojnė njė standard tjetėr, tė njohur pėrgjithėsisht vetėm nė fushėn e
mjekėsisė
|