Ju betohem, po tė isha unė
kryeministėr, vėrtet do tė merrja vendim qė tė ktheheshin menjėherė
mjetet e Fondit tė Privatizimit dhe tė Trustit tė
Pensioneve nė Kosovė. Letėr publike shefit tė ICO-s, Zotėri
Peter Feith Shkruan: Ibrahim
Kelmendi - Prishtinė, 05. 02.
2009 ______________________________ I nderuari Zotėri
Feith, Nga mediat u informova pėr mbėshtetjen
Tuaj ndaj vendimit tė presidentit Sejdiu pėr zgjedhjet parlamentare dhe pėr sugjerimin
Tuaj pėr mjetet e Fondit tė Privatizimit. Nė
rastin e parė, ju keni mbėshtetur vendimin e
presidentit Sejdiu, qė zgjedhjet parlamentare tė mbahen nė vitin 2011. Pėr
kėtė nuk dua tė prononcohem, jo pse nuk ka hapėsirė dhe nuk kam guxim, por
sepse jam i bindur se qytetarėt e Republikės se Kosovės, me
tė drejtė vote, edhe po tė mbaheshin zgjedhjet nė kėtė vit, sipas kėrkesės se
opozitės, bėrė sa pėr zhurmė
propagandistike, do tė dalin nė votim edhe mė pak se nė zgjedhjet e kaluara (
e Ju duhet ta dini se nė zgjedhjet e kaluara morėn pjesė mė pak se 40 pėr
qind ). Kėsaj radhe po mjaftohem tė shfaq njė mendim tė pjesshėm, se vendimi
i Presidentit ėshtė tepėr i hershėm, prandaj edhe i
palogjikshėm, pasi deri atėherė, ta zėmė, mund tė ndodhė qė tė kemi krizė
parlamentare, e cila do tė kishte pėr rrjedhojė imponimin e zgjedhjeve tė
mėhershme. Apo, ndoshta doni tė thoni, se edhe nėse ndodh njė krizė
parlamentare, zgjedhjet, megjithatė, duhet tė mbahen vetėm sipas vendimit tė
Presidentit dhe mbėshtetjes Suaj?! Nė
rastin e dytė, Ju keni sugjeruar qė mjetet e
Fondit tė Privatizimit duhet tė vazhdojnė tė rrinė tė depozituara nė bankat
ku gjenden tash, sepse na qenkan mė tė sigurta sesa nė bankat e Kosovės. Nuk
do tė kisha reaguar kundėr kėtij sugjerimi Tuaj, sikur Qeveria jonė tė mos e
kishte lexuar kėtė sugjerim Tuajin si urdhėr. Meqė kam bindjen se Qeveria e
ka lexuar si urdhėr, po ndihem i detyruar tė reagoj, duke ju lutur e
pėrgjėruar qė tė korrigjoni kėtė sugjerim, sepse me tė Ju po bėni njė mėkat
tė rėndė karshi qytetarėve tė varfėr dhe tė papunė tė Republikės se Kosovės,
njėherit Ju padrejtėsisht po favorizoni bankat nė Perėndim, si tė sigurta, nė
dėm tė bankave nė Kosovė, tė cilat, sipas sugjerimit Tuaj, na qenkan mė pak tė
sigurta. Se sa tė sigurta janė bankat nė
Perėndim, po e shohim nga kriza e tashme financiare ndėrkombėtare. Shumė nga
ato do tė bankrotonin, sikur tė mos i shpėtonin
mjetet e taksapaguesve, qė po japin qeveritė, vetėkuptohet nga buxheti
shtetėror. E opinioni i taksapaguesve atje, tashmė duhet ta dini: qeveritė qė
po i japin mijėra miliarda dollarė e euro oligarkisė
sė kriminalizuar financiare (bankare), po veprojnė padrejtėsisht, meqė
shumica e qeveritarėve dhe e parlamentarėve vijnė nga kjo oligarki, ose kanė
qenė tė sponsorizuar gjatė pėrzgjedhjes se tyre nga kjo oligarki. Tė marrim si
shembull Deutsche Bank ( Dojēe Bank ), ku duhet tė
jetė deponuar shumica e mjeteve tė Fondit tonė tė Privatizimit. Nė mungesė tė
informimit, mund tė supozoj se ato janė deponuar aty me njė kamatė vjetore
deri 3 pėr qind ( pothuajse tė barabartė me
inflacionin vjetor tė euros ). Ka gjasa qė janė ngrirė fare pa kamatė, tė
staxhionuara nė trezor vetėm pėr tu ruajtur. Nė
krye tė asaj Banke ėshtė zotėri Ackermann, i cili para ca kohe ishte para gjyqit nė Düsseldorf. Ai
kishte marrė ryshfet 60 milionė euro nga Wodafon. I njėjti i kishte caktuar
vetes, si shef qė ishte, rrogė mujore (minimale) prej rreth 1,3 milionė euro nė muaj. Deri nė momentet e fundit ai i
manipulonte shifrat, se kjo bankė kishte fitime tė mėdha. Kur kriza financiare u detyrua tė dalė pėr fushė, zotėri Ackermann u
detyrua tė pranojė se nė bursat ( kazinotė ) ndėrkombėtare kishte humbur
dhjetėra miliardė euro, nė mos qindra, ngase ende nuk po informojnė
saktėsisht. Nė vend qė tė jepte dorėheqje, ai pati fytyrė tė shantazhonte
Qeverinė Gjermane, po nuk ia mbuloi kėto humbje ( me
para tė taksapaguesve ), Deutsche Bank duhet tė shpallte konkursin dhe pastaj
ekonomia gjermane do pėsonte kolaps edhe mė tė rėndė, sesa po parashikohet
deri tash.
Prandaj, po druaj se Ju e keni bėrė
kėtė sugjerim, qė paratė e Fondit tė privatizimit tė vazhdojnė tė rrinė aty,
meqė mund tė jeni lutur nga dikush atje, pėr shkak se kjo Bankė mund tė mos
jetė nė gjendje tash t ia kthejė tė hollat Kosovės. Dihet, kėto tė holla
janė aty me vendim tė UNMIK-ut, gjegjėsisht tė ndonjė argati tė kamufluar tė
kėsaj Banke, qė ka punuar nė kuadėr tė UNMIK-ut, i cili ka marrė vendim (
duke marrė provizion tė madh pėr veten e tij?), qė shumica e mjeteve tona
tė deponoheshin pikėrisht nė Deutsche Bank?! Pėrse tė mos kem dyshim se edhe
Ju tash mund tė keni marrė provizion nga zotėri Ackermann pėr tė dhėnė kėtė
sugjerim ( urdhėr ), qė parat tona gjithsesi tė qėndrojnė edhe mė tej nė atė
bankė, siē e thashė, me kamatė simbolike, pothuajse tė barabartė me
inflacionin, ose fare pa kamatė. Mirė do tė ishte qė dikush tė bėnte tė
njohur kontratėn e deponimit, pėr hirė tė transparencės. Pėr bankėn tjetėr,
ku ėshtė e deponuar pjesa tjetėr e mjeteve tona, nuk po ju shkruaj, meqė nuk
kam tė dhėna pėr tė ( por, po dėshiruat, mund ti gjej ). Nisur nga kjo
gjendje aktuale e krizės financiare, Ju nuk keni si tė mė bindni, se bankat
nė Perėndim qenkan mė tė sigurta sesa bankat nė Kosovė ( edhe pse shumica e
bankave kėtu janė filiale tė atyre bankave dhe prandaj janė njėsoj tė
pasigurta ). Pavarėsisht pasigurisė aktuale tė
bankave, unė, si bashkėpronar i mjeteve tė Fondit tė Privatizimit, po shpreh
qėndrimin tim kėmbėngulės, se ato mjete duhet tė vijnė menjėherė nė Kosovė
dhe tė investohen nė zhvillimin e pėrshpejtuar ekonomik tė Kosovės, jo duke i
deponuar nė bankat e kėtushme, por duke themeluar njė bankė zhvillimore, ose
duke ndėrtuar njė termocentrtal me kapacitet qė mund tė pėrthekohet nga kėto
mjete ( duke ua shtuar kėtyre edhe mjetet e Trustit tė Pensioneve ). Pėr hir tė
zhvillimit tė pėrshpejtuar ekonomik e shoqėror tė Kosovės, pėr hir tė
qytetarėve tė varfėr e tė papunė tė Kosovės, do Ju lutem dhe pėrgjėrohem qė
tė korrigjoni sugjerimin Tuaj. Dhe duhet ta bėni kėtė, meqė Qeveria jonė, do
ta lexojė sugjerimin Tuaj si urdhėr. E meqė qeveritarėt tanė nuk guxojnė tė
marrin vendim nė interes tė Kosovės, nė interes tė qytetarėve tė saj, duke
mos respektuar kėtė sugjerim Tuajin, Ju lutem tu jepni leje qė ti sjellin
ato mjete nė Kosovė, sepse, vėrtet, ato janė mė tė arsyeshme qė tė investohen
pėr zhvillim tė pėrshpejtuar ekonomik tė Kosovės, sesa qė tia ngopim
babėzinė zotėri Ackermann-it! ·
Pėrfundimisht,
ato janė pasuri jona dhe jo Juaja ose e dikujt tjetėr! Prandaj, a mund ta di,
se pėrse u dashka tė vendosni Ju dhe jo Qeveria jonė pėr to!? Dhe meqė janė tonat, pėrse nuk duhet tė vendosim ne, po gjykuam, edhe ti
rrezikojmė, duke i investuar nė zhvillim tė pėrshpejtuar ekonomik tė Kosovės,
meqė, siē duhet ta dini, ēdo investim shoqėrohet me rrezik, kurse paratė e
deponuara nė banka janė vetė rreziku, sepse atyre vetėm se u bie vlera, sepse
nga ato fitojnė vetėm bankat. ·
Po ju
lus Juve, duke Ju pėrgjėruar, sepse sugjerimi Juaj qė ato mjete tė mos vijnė
nė Kosovė ėshtė vėrtet mėkat i madh qė po i bėni Kosovės dhe qytetarėve tė
saj tė varfėr e tė papunė. · Po ju lus Juve, sepse ne nuk kemi qeveritarė qė dinė e duan ta
qeverisin Republikėn e Kosovės guximshėm, vetėm duke u bazuar nė interesa
madhore tė qytetarėve tė saj, por po na qeverisin
duke dėgjuar kryesisht ndėrkombėtarėt. ·
Ju lus, sepse jam i bindur,
se po qė se do u sugjeronit Ju qeveritarėve tanė qė tė mos flinin me gratė e
tyre, binduni, ata vėrtetė nuk do tė flinin, sepse edhe kėtė sugjerim Tuajin
ata do ta kuptonin si urdhėr. Dhe meqė do ta kuptonin si urdhėr, ata do frikėsoheshin se ju do i hiqni nga postet qeveritare, po nuk ju dėgjuan. E ata i
duan postet qeveritare mė shumė se gratė e tyre, gjithsesi edhe mė shumė se
qytetarėt e tyre. ( Ndonjė qeveritar lavir sigurisht se do ti gėzohej njė
sugjerimi tė tillė, pasi do tė kishte edhe mė shumė kohė pėr tė ndjekur
laviret, duke u arsyetuar pėr mosshkuarje tė tij tė rregullt tė gruaja e tij,
me sugjerimin Tuaj. ) Zotėri
Feith, Vėrtet, a nuk ėshtė mėkat qė tė
interesuarit pėr tė hapur firma prodhuese nė Kosovė, sigurisht edhe vende
pune, po tė kėrkojnė kredi nga bankat ( pothuajse pirate ) nė Kosovė, duhet
tė paguajnė kamatė rreth 15 pėr qind nė vit, bile edhe duke qenė tė
maltretuar e denigruar nga boset e kėtyre bankave gjatė plotėsimit tė
kėrkesave tė shumta nga kėto banka, prandaj nuk po mund tė marrin kredi tė
kėtilla joekonomike ( pos kredive qė marrin kryesisht mafiozėt e imobilieve
), prandaj po stagnon zhvillimi i pėrshpejtuar i Kosovės, prandaj po stagnon
zvogėlimi i papunėsisė dhe i varfėrisė, pėrderisa paratė e qytetarėve tė
Kosovės ( mjetet e Fondit tė Privatizimit ), dergjen me
kamatė simbolike nė Bankėn e tė babėziturit Ackermann? Korrigjimi i kėtij sugjerimi Tuaj tė
gabuar dhe jonjerėzor, vetėm se do ua rrisė autoritetin tek qytetarėt e Kosovės,
tė cilėt ende po shpresojnė se Ju keni ardhur pėr interesa tė tyre dhe jo pėr
interesa tė tė babėziturit Ackermann, tė cilėt ende po shpresojnė tė Ju se
keni ardhur qė tė zvogėloni korrupsionin ( hajninė ) e qeveritarėve dhe tė
administrartės sonė shtetėrore e publike, tė cilėt ende po shpresojnė tė Ju
se keni ardhur qė ta luftoni kriminalitetin tonė tė organizuar, qė po mbyt me droga fėmijėt tanė, qė po denigron vajzat tona me
tregti prostitucioni..., meqė strukturat tona shtetėrore edhe nuk po duan,
por edhe nuk po mund ta luftojnė atė me sukses. Ju betohem, po
tė isha unė kryeministėr, vėrtet do tė merrja vendim qė tė ktheheshin
menjėherė mjetet e Fondit tė Privatizimit dhe tė Trustit tė Pensioneve nė
Kosovė, edhe nėse Ju do mė kėrcėnonit padrejtėsisht me
largim nga ai post. Njė urdhėr tė tillė nuk do ta zbatoja, meqė Republikėn e
Kosovės e kemi pavarėsuar. Po jua shpreh kėtė qėndrim, sepse dua ta trimėroj
Kryeministrin e Kosovės, ish bashkėveprimtarin Thaēi, qė tė jetė i guximshėm
si dikur. Ai duhet tė kuptoj se ėshtė kryeministėr pėr tė pėrfaqėsuar
interesat e qytetarėve tė Kosovės, duke mos qeverisur vetėm me sugjerimet
e ndėrkombėtarėve. Kur kam filluar tė rrezikoj jetėn, me angazhimin tim tė pėrkushtuar kundėr Beogradit pushtues
e shfrytėzues, motivi fillestar ka qenė luftimi kundėr shfrytėzimit qė i
bėnte ai Kosovės. Gati njėsoj, si Ackermanni i babėzitur, gati njėsoj si
pronarėt e babėzitur tė Feronikelit, na shfrytėzonte dikur edhe Beogradi
pushtues. Madje-madje, sa pėr informim tė sinqertė,
Beogradi pushtues atėherė i trajtonte shumė herė mė mirė punėtorėt e
Feronikelit, kurse pronari i tashėm, tė punėsuarit aty po i keqtrajton si tė
ishin vėrtet skllevėr, sepse nuk ka ligj qė ti mbrojė tė drejtat e tyre,
sepse nuk po ka qeveri tė guximshme qė atyre tu dalė nė mbrojtje, sepse
UNMIK, nė bashkėpunim me qeverinė e mėparme, ua dhuroj atyre xehen e Kosovės!
Dhe meqė jemi kėtu, ndoshta e dini se
pėrgjegjėsit kompetentė ( e kriminelė? ) kanė lidhur
kontratė kriminale me pronarėt e babėzitur tė Feronikelit, qė tė furnizojnė
shkritoren e tyre pa ndėrprerė ( rreth 100 MWh ), po vetėkuptohet, me pasuri
publike, vetėm me 3 centė pėr kilovat, nė kohėn kur qytetari i varfėr i
Kosovės duhet ta paguajė minimum 6 cent kilovatin, nė kohėn kur tė gjitha
firmat e Kosovės detyrohen tė paguajnė nga 12 centė kilovatin. A nuk ėshtė
kjo vėrtet privilegjuese, diskriminuese e kriminale?!
Prandaj, po shpresoj se Ju do urdhėroni EULEX-in qė tė marr nė shqyrtim atė
kontratė dhe tė nxjerrė para drejtėsisė ata qė e kanė nėnshkruar. Mund tė
supozohet se sa mund tė ketė qenė bakshishi pėr tė inkriminuarit nė atė vepėr
- nėnshkruesit e asaj Kontrate, e cila Kosovės vetėm vitin e kaluar ia
shkaktoi rreth 30 milionė euro humbje! Kėtė intervenim Tuajin e mirėpresim,
sepse organet pėrkatėse tė Kosovės nuk po duan ose nuk po janė nė gjendje ta
hetojnė kėtė krim. Gjithashtu, pėr informim, nė vitet e 70-ta, po kriminelė tė ngjashėm
kishin bėrė kontrata tė ngjashme, pėr tė furnizuar me rrymė fabrikat jashtė
Kosove, me ēmim shumė mė tė ulėt se sa kostoja e prodhimit, por qeveritarėt e atėhershėm tė Kosovės morėn guximin
dhe i anuluan ato kontrata, kurse qeveritarėt e tashėm nuk po veprojnė. Po
ndodh kėshtu, sepse disa ndėrkombėtarė i kanė bėrė qeveritarėt tanė si pula
tė lagura, siē shprehet populli ynė, tepėr tė dėgjueshėm e tė frikėsuar. Shumė
nga qeveritarėt na janė tjetėrsuar e shpėrfytyruar, edhe me
tolerancėn e ndėrkombėtarėve, pse tė mos e themi tė sundimtarėve, na janė
korruptuar po me manipulimet e ndėrkombėtarėve tė UNMIK-ut dhe prandaj donim
tė ēliroheshin nga UNMIK-u. Tashmė liderėt politikė na janė shndėrruar nė
hiēa, qė nuk guxojnė tė shfaqin as dilemė, e jo mė kundėrshti, ndaj edhe tė
tilla kontratave dhe sugjerimit Tuaj. Dhe prandaj, si
tash me mjetet e Fondit tė privatizimit, si mė herėt me mjetet e Trustit (nė
krye tė tė cilit nuk po duan tė kompletojnė bord), si me shumė privatizime tė
dyshimta qė i kanė bėrė UNMIK-u dhe qeveria e mėparmė, kėta qeveritarė e kanė
ndėrmend tė shkojnė edhe mė larg, kundėr interesave tė qytetarėve tė Kosovės,
me privatizim tė paralajmėruar edhe tė monopoleve shtetėrore tė Kosovės ( ta zėmė tė rrymės, tė telekomit ), duke ua shitur
privatėve tė babėzitur. Ata, pastaj, si
monopolistė qė do bėhen, do na diktojnė ēmime tė larta. A mos po e bėjnė kėtė
qeveritarėt tanė pėr hir tė provizioneve tė mėdha, qė u janė premtuar, apo
duke dėgjuar sugjerimet e ndonjė ndėrkombėtari!? Mund tė jeni informuar se ēfarė ndodhi
me tjetėrsimin e monopolit tė rrymės nė Maqedoni nga shteti te privati (
austriak / EVN-ja ), ku po pritet tė shpėrthejė njė rebelim shkatėrrues i
qytetarėve kundėr asaj firme qė e ka pėrvetėsuar monopolin
e dikurshėm shtetėror tė rrymės dhe duke e ushtruar tash vetė. Dhe jam i
bindur se e ka privatizuar duke u dhėnė provizion solid qeveritarėve tė
kohės... Nėse kėshtu
vazhdohet, unė po parandjej rebelim tė qytetarėve nė Kosovė, sepse varfėria
dhe papunėsia po bėhen vėrtet tė padurueshme. Deri tash qytetarėt kanė duruar
pėr hir tė pavarėsimit tė Kosovės, por, si duket, tash po e humbin shpejt
durimin, pėr tė mos dėgjuar as sugjerimet Tuaja dhe as demagogjitė e
qeveritarėve tanė, qeveritarė, qė unė, bashkė me 60 pėr qind tė qytetarėve
me tė drejtė vote, nuk i kemi votuar... Me shpresė se do
marrė pėrgjigje pozitive nga Ju, Me respekt, ibrahim_kelmendi@yahoo.de |