Kah po shkon Kosova?! MAFIA
NDĖRKOMBĖTARE NĖ KOSOVĖ! Sot e kėsaj dite Kosova vazhdon tė blej rrymėn mė tė
shtrenjtėn nė rajon dhe njė nga kompanitė qė e furnizon atė ėshtė Rudnap, tė cilėn
e udhėheq Damir Fazliq, nipi i ish-shefit tė UDBsė nė kohėn e Milosheviqit,
Stanishiqit. Kjo radhė e tenderėve tė kontrolluar nga mafia ndėrkombėtare
mund tė vazhdojė.
Nė fillim tė zbarkimit tė saj, EULEX premtoi se do tė ketė
dorė tė fortė kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Me t'u zbarkuar
EULEX kuptoi se nė tė vėrtet nė Kosovė problemi mė i madh ėshtė involvimi i
mafies ndėrkombėtare nėpėr biznese tė dyshimta. Me tė kuptuar kėtė EULEX
ndėrroi prioritetet dhe e vendosi luftimin e krimeve tė luftės nė krye tė
agjendės edhe pse tė gjitha raportet, pėrfshirė edhe ato tė Komisionit
Evropian, tregojnė se korrupsioni dhe krimi i organizuar janė problemet
kryesore qė pengojnė zhvillimin e Kosovės. Shkruan:
Avni
Zogiani * Prishtinė, 11. 09. 2009 Nė njė moment
tė caktuar, derisa ishte nė opozitė, kryeministri
i tashėm Hashim Thaēi bėri njė rrugė nė Izrael. Nga atje kthehet me dy
kėshilltarė nė mesin e tė cilėve edhe Arie
Robfolger, njė biznesmen qė mė vonė do tė bėhej faktor i rėndėsishėm nė
vendimmarrjen nė Kosovė. Nė kohėn kur Thaēi bėri kėtė vizitė nė Izrael,
fushata e PDKsė kundėr korrupsionit nė privatizimin e Ferronikelit
ishte nė pikun e saj. Kjo fushatė bėhej nėpėrmjet konferencave pėr shtyp tė Bajrush Xhemajlit.
Me t'u kthyer Thaēi nga Izraeli,
PDKja hesht pėrfundimisht nė lidhje me tenderin e korruptuar tė
Ferronikelit, dhe Bajrush Xhemaili hedhet si kryetar komune nė Ferizaj.
Natyrisht tashmė u qartėsua se nuk ishte korrupsioni nė privatizimin e
Ferronikelit arsyeja pse PDK bėnte zhurmė, por fakti se ky proces u
kontrollua nga ministra tė AAKsė,
nė ndėrkohė qė PDK natyrisht pretendon primatin nė Drenicė. Sido qė tė jetė, rasti i Ferronikelit,
gjegjėsisht kompania fituese e tenderit, siguroi njė vizitė tė kryeministrit
tė tashėm nė Izrael, dhe njė kompani qė do bėnte strategjinė pėr fushatėn
zgjedhore tė PDKsė pėr vitin 2007. Sachi&Sachi,
dega nė Izrael si kundėrshpėrblim do ta merrte njė tender 5.7 milionė nė mė
pak se njė vit prej ardhjes nė pushtet tė PDKsė, kurse kėshilltarėt
izraelitė do tė jenė ata qė do ta thonė fjalėn e fundit pėr bizneset mė tė
rėndėsishme publike nė Kosovė. Nė njė korrespondencė me e-mail qė
bėn udhėheqėsi i projektit Kosova e Re/C, zoti Lorik Haxhiu, ai madje kėrkon nga
Robfolger qė t'i tregojė atij nėse Qeveria e Kosovės jep para pėr riparimin e
ekskavatorėve nė mihje sipėrfaqėsore, ose nėse ka para pėr tė blerė
ekskavator tė ri, ose tė dyja. "Jam nė kontakt me ekspertėt e minierave (tė
qymyrit - njėri nga ata ėshtė babai i zotit Haxhiu) dhe ata kėrkojnė ta dinė
nėse qeveria ka fonde pėr tė riparuar eskavator, pėr tė blerė tė ri, apo tė
dyja", thotė e-maili i zotit Haxhiu drejtuar zotit Robfolger.
Ky email, i botuar nė njėrėn nga mediet kosovare, do duhej tė ishte subjekt i
prokurorisė pėr dy arsye. E para, ē'i hyn nė
udhė udhėheqėsit tė Kosova e Re pėr punėn e ekskavatorėve nė mihje, pėrveē
nėse mbrapa kėsaj qėndron ndonjė biznes. Dhe e dyta, pse duhet tė pyetet zoti Robfolger, kur pėr subvencione ndaj KEKut
kėtė punė ėshtė Ministria e Energjisė dhe e Minierave qė duhet tė vendosė. *
* * Rast tjetėr i njė ndėrhyrje tė hapur tė
ndėrkombėtarėve nė Kosovė ėshtė tenderimi i frekuencave pėr operatorin e dytė tė telefonisė mobile.
Siē dihet nėn dyshimet pėr korrupsion ky tender qe anuluar diku nga viti 2004
dhe qe organizuar prapė nė vitin 2007. Nė atė kohė ankesat mė tė mėdha i kishte grupi i
interesit qė ishte i lidhur me Albright Group.
Tre vjet mė vonė ky tender nuk anulohet edhe pse shėnon rastin mė skandaloz
tė shkeljeve dhe tė korrupsionit. Tenderi bėhet pa u botuar kriteret, nė
tender lejohet njė entitet biznesi tė bėjė dy oferta, dhe ē'ėshtė mė
skandalozja, ofertat nuk hapen nė mėnyrė publike. Shikuar nga kėndvėshtrimi i
ligjit nė fuqi ky tender ka qenė praktikisht ilegal. Megjithatė, duke qenė se
kėsaj radhe Albright Group u pėrfshi nė konsorciumin qė fitoi pas tėrheqjes
sė kompanisė qė doli fituese, pėrkundėr faktit se u shkelėn tė gjitha
dispozitat e rėndėsishme ligjore tenderi u quajt i rregullt. Natyrisht pjesė
e kėtij konsorciumi do bėheshin mė vonė edhe ushtarėt qė kryen punėn nė emėr
tė politikės dhe tė shoqėrisė civile siē janė Fron Nazi, udhėheqės i
organizatės East-East, qė operonte
fondet e USAID pėr shoqėrinė civile dhe
Dino Asanajt, njeri i afėrt me PDKnė. * * * Llamkosi ėshtė njė rast tjetėr flagrant
nė tė cilin sot e kėsaj dite punon si menaxher Anton Berisha, njeriu qė si zyrtar i AKM-sė kishte udhėhequr
procesin e privatizimit tė kėsaj kompanie shumė fitimprurėse. Vlen tė
theksohet se situatė e njėjtė ėshtė edhe nė Ferronikel, ku punon njė ish-zyrtar i AKM-sė qė mori pjesė nė
privatizimin e kėsaj kompanie. Mafia ndėrkombėtare ėshtė pėrzier edhe nė
marrėveshjen pėr MVNO nė PTK, me konsorciumin Dardafon. Njė konsorcium i
pėrbėrė nga Devolli Company dhe njė
kompani amerikane, UNITEL, arriti marrėveshjen qė nė terma realė do tė
thotė falje e biznesit tė operatorit publik Vala pėr kėtė konsorcium. Sipas
kėsaj marrėveshjeje, pa pasur ndonjė kontroll rreth transaksioneve
financiare, Dardafon do tė jetė nė gjendje tė operojė deri nė 78% tė
shėrbimeve tė Valės nėpėrmjet internetit pa pėrcaktuar qartė se me ēfarė
ēmimi do blihen minutat e operuar nga kjo kompani dhe si do tė monitorohet
tėrė ky biznes. Nė njė marrėveshje tjetėr, KEK-u thjesht i ka dhėnė rreth 49 milionė euro kompanisė shtetėrore
serbe 14 Oktobar pėr riparimin e
shiritave transportues. Nėnshkrues i kėsaj kontrate ėshtė Njazi
Thaēi, kushėriri i parė i kryeministrit Hashim Thaēi. Sot e kėsaj dite Kosova vazhdon tė blej
rrymėn mė tė shtrenjtėn nė rajon dhe njė nga kompanitė qė e furnizon atė
ėshtė Rudnap, tė cilėn e udhėheq Damir Fazliq, nipi i ish-shefit tė UDBsė nė kohėn e Milosheviqit, Stanishiqit. Kjo radhė e tenderėve tė kontrolluar nga
mafia ndėrkombėtare mund tė vazhdojė. Kėto janė vetėm disa raste kur
informacionet kanė dalur nė shesh nėpėrmjet burimeve tė ndryshme.
Sot,
rendi dhe ligji nė Kosovė praktikisht mbahet nga misioni i BE-sė pėr
mbisundim tė ligjit, EULEX. Nė fillim
tė zbarkimit tė saj, EULEX premtoi se do tė ketė dorė tė fortė kundėr
korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Me
t'u zbarkuar EULEX kuptoi se nė tė vėrtet nė Kosovė problemi mė i madh ėshtė
involvimi i mafies ndėrkombėtare nėpėr biznese tė dyshimta. Me tė kuptuar kėtė EULEX ndėrroi
prioritetet dhe e vendosi luftimin e krimeve tė luftės nė krye tė agjendės
edhe pse tė gjitha raportet, pėrfshirė edhe ato tė Komisionit Evropian,
tregojnė se korrupsioni dhe krimi i organizuar janė problemet kryesore qė pengojnė
zhvillimin e Kosovės. EULEX ka ardhur nė Kosovė me qėllim tė mbarimit tė
shpejtė tė mandatit tė saj. Duke pasur parasysh rrethanat e pėrshkruara mė
lart dhe duke i ditur prioritetet e EULEXit, ėshtė e vėshtirė tė shihet
ndonjė strategji dalėse e kėtij misioni. Kjo definitivisht ėshtė njė lajm i
keq pėr tė ardhmen evropiane tė Kosovės. * Autori ėshtė Bashkėthemelues i
organizatės ĒOHU! |