Shpėrfaqja e njė historie nė Xhungėl! A janė
pėrgjegjės Sali Berisha dhe Ibahim Rugova pėr zhdukjen e Remzi Hoxhės?! REMZI HOXHA SURVEJOI TAKIMIN MILLOSHEVIĒ - BERISHA! Shkruan: Artan Hoxha - Drejtues i
emisionit Xhungėl nė NEWS 24
Emisioni investigativ Xhungėl qė
transmetohet nė NEWS 24, solli dėshmi dhe fakte tė reja mbi aktivitetin e
Remzi Hoxhės, shqiptarit nga Maqedonia, i rrėmbyer dhe i zhdukur pa lėnė
gjurmė nga agjentėt e SHIK-ut mė 21 tetor 1995.
Bashkėluftėtarė tė Remzi Hoxhės sollėn
dėshmi pėr veprimtarinė e tyre nė fillimin e viteve '90. Basri Zuka, sekretar
i Sindikatės sė Ekonomisė sė Vogėl dhe Zejtarisė sė Kosovės, njėherėsh dhe
njė nga veprimtarėt aktiv tė Frontit tė Rezistencės rrėfeu nė lidhje me
dyshimet pėr njė takim tė ish-presidentit tė Sėrbisė Sllobodan Millosheviē,
presidentit tė Maqedonisė Kiro Gligorov dhe presidentit tė Shqipėrisė Sali
Berisha. Sipas Zukės, takimi ėshtė realizuar nė ish-rezidencėn verore tė
Josif Broz Titos, nė Shėn Naum, shumė pranė kufirit me Shqipėrinė. Remzi
Hoxha, njė nga eksponentėt kryesorė tė shėrbimit informativ tė Frontit tė
Rezistencės e ka survejuar kėtė takim duke njoftuar mė pas kolegėt e tij pėr
tė informuar presidentin e Republikės sė Kosovės Ibrahim Rugova. Sipas Zukės,
pa u mbushur mirė dy javė nga ky informacion i Hoxhės, ai u rrėmbye dhe u
zhduk pa lėnė gjurmė. Nė
fillimin e viteve '90, aktiviteti i Sindikatės sė Ekonomisė sė Vogėl e
Zejtarėve tė Kosovės kishte tėrhequr vėmendjen e organeve policore dhe
shėrbimit sekret serb (UDB) qė u vunė menjėherė nė lėvizje. Strukturat
represive tė rregjimit tė Millosheviēit kishin dyshime se nėpėrmjet
aktiviteteve legale tė sindikalistėve, fshihej njė lėvizje ilegale qė po
pėrgatiste terrenin pėr shkėputjen e Kosovės nga zgjedha sėrbe. Pėr ti paraprirė
kėtij organizimi tė ri tė shqiptarėve, qė po i pėrgatiste dhe armatoste ata
pėr ngjarjet qė ndodhėn nė vitet e mėvonshme, policia dhe shėrbimi sekret
sėrb u hodhėn nė veprim. Basri Zuka:
Njė rast konkret ka qenė kur policia sėrbe e kishte marrė nė njė
bisedė informative zyrtare, kėshtu thuhej atėherė dhe Remziu, ne kolegėve,
nuk na tregoi fare. E kishin kėrcėnuar se do tia likuidonin fizikisht
familjen, do t'i hidhnin bombė nė banesė, do tia hidhnin nė erė veturėn, si
dhe kėrcėnime e shantazhe tė tjera. Pėr kėtė shkak ai banonte pėrkohėsisht,
mė saktė, flinte natėn te njė koleg i veti sindikalist, te Behar Sherifi. Nė
njė moment Behar Sherifi mė tregon mua se ēfarė i kishte ndodhur Remziut. Kur
ishte zhveshur pėr tė fjetur, ai kishte parė se trupi i Remziut ishte krejt
me njolla dhe plagė qė ia kishin shkaktuar nė stacionin policor nė Ferizaj.
Nė momentin qė Behari e ka pyetur Remziun ku i kishte marrė kėto plagė dhe si
ishte puna, Remziu nuk i tregon. Pasi kėshtu ishte Remziu, njė tip i heshtur,
asnjėherė nuk ka fol, madje mė shumė ka vepruar sesa ka folur. Por meqė ishte
para faktit tė kryer u detyrua ti tregonte Beharit se ato plagė ia kishte
shkaktuar policia sėrbe.
Pavarsisht dhunės dhe torturave qė provoi nė trupin e tij Remzi Hoxha,
ishte i vendosur tė rezistonte dhe i bindur se nuk mund tė kthehej pas nė
rrugėn qė kishte nisur. Ai e vazhdoi aktivitetin duke u pėrpjekur tė mos e
ekspozonte kėtė rast, gjė qė do tė ndikonte qoftė dhe moralisht te kolegėt
apo veprimtarėt e lėvizjes ilegale. Ai e cilėsoi atė qė i ndodhi, thjeshtė si
njė bisedė informative qė u ishte dashur ta kalonin mijėra kosovarėve. Rritja
e tensionit nė Kosovė pėr shkak tė shkeljes sė tė drejtave e lirive themelore
tė shqiptarėve si dhe shkėrmoqja e ish-Jugosllavisė e vunė nė alarm Sėrbinė.
Agjentura sėrbe nėpėrmjet burimeve tė saj arriti tė interceptonte njė
organizatė ilegale tė shqiptarėve, e cila po mblidhte fonde dhe blinte armė
pėr njė lėvizje tė armatosur nė Kosovė. Basri Zuka:
"Unė kur e mora vesh ēfarė i kishte ndodhur, i kėrkova sė paku tė
lėshonte njė dėshmi me shkrim qė tė mbetej nė dokumentacionin e arkivės
sindikale. Mirėpo Remziu, si Remziu, i mėsuar tė mos ankohej asnjėherė nuk e
pa tė arsyeshme dhe nuk e shkruajti deklaratėn, kėshtu qė edhe sot ajo nuk
ėshtė e dokumentuar nga lėvizja sindikale. Ai duket donte qė tė mos e bėnte
tė madhe kėtė rast pėr tė mos dekurajuar dhe krijuar panik te kolegėt e vet
qė tė vazhdonin aktivitetin normalisht".
Arrestimi i njė pjese tė anėtarėve mė aktiv tė Frontit tė Rezistencės,
bėri qė tė kėrkoheshin forma tė reja bashkėpunimi me lėvizjen sindikaliste nė
Kosovė dhe tė rritej konspiracioni pėr tė mos pėrfunduar nė duart e policisė
sėrbe. Basri Zuka:
"Gjatė kėtyre pėrpjekjeve pėr tė kontribuar dhe nė aspektin
luftarak nė mėnyrė qė tė pėrgatitej populli pėr tė ardhur deri te liria,
kontaktet mė tė mėdhaja tė sindikatės sė Zejtarėve kanė qenė me Frontin e
Rezistencės. Me rėnien nė burg tė 19 aktivistėve, pjestarė tė Frontit, qė
njihej nė atė kohė si grupi i Pejės, u krijua njė panik dhe nė mesin e
sindikalistėve, sidomos tė atyre qė ishin drejtpėrdrejt tė lidhur me Frontin,
pasi dihej se ēdo denoncim qė do tė bėhej do ta pėsonin dhe ata. Mė kujtohet
njė rast kur Remziu me Shefqet Maliqin patėn ardhur te unė nė Prishtinė dhe
qėndruan njė javė. Gjatė asaj kohe u informuan se kishte rėnė nė burg dhe
Afrim Morina. Unė ashtu siē e njihja Afrimin, u mundova ti qetėsoj duke u
thėnė se tani jam "i gėzuar" qė ėshtė arrestuar dhe Afrimi, pasi
sėpaku kanė pėr tu ndaluar arrestimet dhe burgosja e mėtejshme e shokėve tė
tjerė. Nė tė vėrtetė u krijua njė rrethanė qė nuk ranė nė burg kolegė dhe
shokė tė tjerė pas arrestimit tė Afrimit, pasi ne e dinim qė ai ishte i vendosur
dhe nuk do tė zbėrthehej nga policia sėrbe".
Gjatė qėndrimit nė Tiranė, Remziu u angazhua qė nėpėrmjet
delegacioneve tė sindikatave qė vinin nga Kosova, tė pėrfshiheshin dhe
aktivistė tė lėvizjes ilegale. Nė rastet kur aktivistė tė tillė nuk mund tė
kalonin legalisht kufirin, Remziu merrte pėrsipėr paisjen e tyre me dokumenta
false apo qoftė dhe kalimin ilegal tė kufirit shtetėror. Basri
Zuka:
"Me rastin e vizitės qė bėmė nė Shqipėri nė vjeshtėn e vitit
1995, si delegacion i Sindikatės sė Ekonomisė sė Vogėl dhe Zejtarisė sė
Kosovės, ne, disa nga pjestarėt e delegacionit nuk kishim pasaporta. Remziu insistonte se edhe ne duhej te
shkonim nė Shqipėri. Mirėpo, unė, Shefqet Maliqi dhe Kadri Kuka nuk kishim
pasaporta. Unė as qė e mendoja sesi mund tė kalohej kufiri pa pasaportė.
Remziu mė siguroi duke mė thėnė hajde me mua se nuk ka problem. U nisėm dhe
ai e organizoi punėn duke na kaluar nė kufirin maqedonas si jo mė mirė. Por
kthimi kėndej ishte mė problematik. Nė Tiranė, nėpėrmjet lidhjeve qė Remziu
kishte krijuar me sindikatat e Shqipėrisė dhe faktorin politik atje, na e
mundėsoi qė tė marrim pasaporta shqiptare. Por kur erdhėm nė kufirin
maqedonas, menjėherė u hetuam, pasi ushtarėt maqedonas dyshuan se ato
pasaporta ishin false dhe se ne ishim shtetas kosovarė. Nė kėto kushte
kufitarėt maqedonas na kthyen pas nė Shqipėri. Ne u detyruam tė kthehemi pas
dhe tė qėndrojmė njė natė nė Pogradec pėr tė provuar qė ta kalonim kufirin nė
Shėn Naum nėpėrmjet pikės sė kalimit kufitar tė Tushemishtit. Kur shkuam nė
hotel, atė natė kishte qenė aty dhe njė skuadėr futbolli e Ferizajt, qė
kishte ardhur pėr tė luajtur nė Shqipėri dhe kishin mbetur pa para. Remziu u
siguroi atyre para dhe hotel me paratė e veta". Ndėrsa Remzi Hoxha
ishte angazhuar tėrėsisht nė detyrat qė i ngarkoheshin nga drejtuesit e
lėvizjes guerrile nė Kosovė, aktiviteti i tij nuk ishte lėnė jashtė vėmendjes
nga rrjeti agjenturor i shėrbimit sekret sėrb qė vepronte nė Shqipėri.
Shėrbimet sėrbe dhe maqedone mbase nuk kishin mundėsi pėr ta goditur direkt,
por pėrdorėn njė taktikė tjetėr, duke infiltruar agjentė tė dyfishtė qė me
informacionet e tyre ngrinin dyshime pėr aktivitetin e tij nė Shqipėri. Nuk
dihet nga kush u vu nė lėvizje Shėrbimi Informativ Shqiptar, i cili nisi tė
survejonte dhe mbante nė vėzhgim ēdo lėvizje tė Remzi Hoxhės, me pretendimin
se ai mund tė ishte njė agjent i infiltruar nga shėrbimi sekret sėrb. Ngjarja
qė do tė pėrmbyste pėrfundimisht fatin e Remzi Hoxhės, ndodhi vetėm dy javė
pėrpara se ai tė zhdukej. Remziu ndodhej nė Pogradec pėr tė kaluar matanė
kufirit nė Maqedoni, tre aktivistė tė lėvizjes guerrile nė Kosovė, tė cilėt
nuk kishin dokumenta tė rregullta. Basri Zuka: "Kur u ēuam tė
nesėrmen nė mėngjes pėr tė kaluar kufirin nė Shėn Naum, u bllokuam rrugės,
pasi policia shqiptare kishte bllokuar qarkullimin e automjeteve nė drejtim
tė Shėn Naumit dhe Ohrit. Ne u kėrkuam policėve pse na keni blloku rrugėn,
pse nuk po na lini me shku? Ata na thanė se rruga ishte bllokuar pasi do tė
kishte njė vizitė tė presidentit tė Shqipėrisė nė atė kohė, Sali Berisha, i
cili do tė vinte nė Pogradec. Kėshtu qė nuk lejohej me kalu nė atė drejtim.
Ne u detyruam atėherė me shku nė Tiranė, ku siguruam pasaporta tė tjera me
ndihmėn e Remziut dhe u kthyem pėrsėri nė kufi, por kėtė radhė nė Qafė Thanė.
Sepse nga Qafė Thana na kishin kthyer njė ditė mė parė. Gjatė rrugės pėr nė
Tiranė, hasėm nė kolonėn e automjeteve qė shoqėronte presidentin Sali
Berisha, i cili ishte duke hyrė pėr nė Pogradec. Jemi kėmby me eskortėn e
presidentit diku nė dalje tė Pogradecit, jo mė shumė se 15 minuta me veturė
nga qyteti. Atė ditė e mbaj mend se ka qenė dita e Bajramit. Shokėt tanė
kishin kaluar kufirin pėr nė Kosovė. Pasi kishim mbetur Remziu, unė, Shefqet
Maliqi dhe Kadri Kuka. Kur erdhėm nė kufi, nė Qafė Thanė, pėr fat tė mirė, na
lejuan pėr tė kaluar kufirin sepse pasaportat kufitarėve ua tregoi Remziu dhe
natyrisht u ofroi diēka, kėshtu qė kaluam pa pengesa. Mirėpo pėr fat, u ndamė
aty sapo kaluam kufirin dhe na humbi lidhja me Remziun. Mbetėm vetėm unė dhe
Shefqeti, ndėrsa Remziu me Kadri Kukėn u kthyen pas". Koeēidenca e vizitės
sė presidentit Berisha nė tė njėjtėn ditė dhe nė tė njėjtin vend ku ishte
njoftuar mė parė njė takim i presidentit tė Sėrbisė, Sllobodan Millosheviē
dhe presidentit tė Maqedonisė, Kiro Gligorov, e bėri Remziun tė dyshonte. Ai
pasi kaloi matanė kufirit aktivistėt e Frontit tė Rezistencės, u kthye pėr tė
ndjekur ēfarė do tė ndodhte nė afėrsi tė kufirit shqiptaro-maqedonas. Takimi
Millosheviē-Gligorov pritej tė bėhej shumė pranė kufirit, nė Shėn Naum, ku
ndodhet rezidenca verore i ish-liderit tė Jugosllavisė Josif Broz Tito.
Bllokimi i rrugės drejt Tushemishtit qė tė nxjerr nė Shėn Naum e nxiti
Remziun tė bėhej vigjilent pėr tė zbuluar ēfarė do tė ndodhte. Basri Zuka: "Kur mbėrritėm
nė Kosovė, unė mėsova se tė njėjtėn ditė ishte bėrė njė takim i Millosheviēit
me Gligorovin nė Ohėr (nė ish-rezidencėn e Titos nė Shėn Naum). Sapo dėgjova
lajmin nga televizori, se Millosheviēi ėshtė takuar me Gligorovin nė Ohėr, mė
lindi dyshimi se edhe presidenti i Shqipėrisė Sali Berisha ka qenė
pjesėmarrės nė atė takim dhe mbeta nė njė situatė pak tė palakmueshme pasi
nuk dija si tė veproja. Ta lajmėroj rastin apo tė mos e lajmėroj
rastin". Nuk
dihet me saktėsi se ēfarė informacioni arriti tė mblidhte atė ditė Remzi
Hoxha, por ai njoftoi kolegėt e vet tė lėvizjes guerrile nė Kosovė pėr atė qė
kishte parė. Pėr kėtė takim ai njoftoi sekretarin e Sindikatės sė Zejtarėve
tė Kosovės dhe njėherėsh aktivist i Frontit tė Rezistencės Basri Zuka. Remziu
i kėrkoi Zukės qė pėr kėtė takim tė vinte nė dijeni dhe kreun e Lidhjes
Demokratike tė Kosovės Ibrahim Rugova, nė mėnyrė qė ia tė ishte nė korent pėr
atė qė po ndodhte. Basri Zuka: "Unė personalisht
tė nesėrmen nė orėn pesė pasdite, i dorėzova zyrės sė presidentit Rugova njė
shkresė nė tė cilėn e njoftova mbi dyshimin se nė atė takim ka qenė dhe
presidenti i Shqipėrisė, Sali Berisha. Atė shkresė e dorėzova si sekretar i
Sindikatės sė Ekonomisė sė Vogėl dhe Zejtarisė sė Kosovės. Adresė nuk pata
lanė. Nė ora 22.30 nė mbrėmje shefi i protokollit tė presidentit Rugova,
Adnan Merovci, mė merr nė telefon dhe mė kėrkon njė takim. Unė ia konfirmova
takimin dhe u takum me tė pas njė gjysmė ore nga ora 23.00 nė mbrėmje. Kur u
takuam ai mė pyeti pse nuk ke treguar mė herėt. Unė i thashė se nuk njoftova
mė herėt pėr tė mos shkaktuar telashe mes Rugovės dhe Sali Berishės. Se mund
tė ndodhte qė nuk e kishin njoftuar njėri-tjetrin dhe pėr shkak tė atij
dyshimi kam hezitu qė ta lajmėroj rastin. Ndėrkohė ai mė tha se ishte i
interesuar qė tė njihej me mua nė mėnyrė qė ta dinte se a jam person i pjekur
apo thjeshtė kam shantazhuar. Unė ia shpjegova rastin se si ka qenė dhe ai
nisi tė dyshonte se vėrtetė mund tė ketė qenė njė takim i pėrbashkėt ndėrmjet
Millosheviēit, Gligorovit dhe Sali Berishės". Mbetet mister fakti,
nėse pas informacionit tė siguruar nga Remzi Hoxha, ish-presidenti i
Republikės sė Kosovės, Ibrahim Rugova pati ndonjė takim apo informoi presidentin
e Shqipėrisė, Sali Berisha. E
vėrteta ėshtė se vetėm pas dy javėsh nga ky informacion qė iu dėrgua
presidentit tė Kosovės, Rugova, Remzi Hoxha u rrėmbye nga agjentėt e
Shėrbimit Inteligjent Shqiptar, u torturua dhe u zhduk pa lėnė gjurmė nė
bazėn sekrete tė SHIK-ut nė Vain tė Lezhės. Basri Zuka: "Pėr fat, pėr
fat, ajo shkresė tė cilėn ia kam dorėzuar QIK-ut (Qėndra pėr Informim e
Kosovės) ashtu quhej mė duket, pranė selisė sė LDK-sė. Kam patur dhe njė
kopje tė saj, por pėr fat, pas interesimit tė familjes sė Remziut, pas
arrestimit dhe zhdukjes nė vitin 1995, njė nga vėllezėrit e tij si duket e ka
humbur dhe s'kemi mundur me e gjet mė atė dėshmi. Ajo dėshmi duhet tė jetė
gjend diku. Ndoshta, ndoshta dhe ajo mund tė jetė njė nga pretekstet qė kanė
ēuar nė gjurmimin e Remziut se kush ka qenė Remziu. Ndoshta kanė mendu se
Remziu qenka njė person tė cilit nuk i intereson ēėshtja kombėtare, gjė qė
s'ka kurfarė vėrtetėsie. Pėrkundrazi pėr kėt takim qė e njoftova unė
presidencėn, atėherė selinė e LDK-sė, me qėllimin mė tė mirė e kam njoftuar
qė tė kordinohen mes vetit dy kryetarėt e shteteve, nė mėnyrė qė tė mos vijmė
nė situatė qė dikush shkon nė njė drejtim dhe tjetri nė tjetrin
drejtim". ______ Nė vijim
mund tė lexoni njė bisedė tė zhvilluar nga Nebih Hoxha (vėllau i Remziut) me Avdyl Loshajn( personi i cili ishte rrėmbyer nga
SHIKu nė vitin 1995)
__________________
|