R e a g i m   m e  sh k a s

 

VARFĖRIA INTELEKTUALE E NJĖ ZYRTARI

 

Shkruan: Dritan Goxhai - Tiranė, 11.10.2009

 

 

      Duke shfletuar nėpėr faqet e internetit Pashtriku.org, mė tėrhoqi vėmendjen shkrimi i z.Xhavit Halitit rreth nėnshkrimit tė protokollit midis Serbisė dhe EULX-it. Ky zotėri e quan kėtė njė gjė tė shkėlqyer sepse “Nėnshkrimi i Protokollit tė bashkėpunimit ndėrkufitar mes misionit EULEX tė Prishtinės dhe Beogradit, s’ka bėrė gjė tjetėr veēse ka njohur pranimin e kufirit aktual mes Serbisė dhe Kosovės. Me kėtė akt, qė sipas tyre njeh dhe konfirmon kufirin ekzistues mes Kosovės dhe Serbisė edhe nė pėrputhje me tė Drejtėn Ndėrkombėtare, ėshtė njohur e afirmuar elementi kyē i pavarėsisė dhe sovraniteti”, shkruan ai.

 

 

      Thua tė jetė e vėrtetė se me kėtė nėnshkrim, populli shqiptar tė jetė bėrė sovran? Me sa dihet, sovraniteti ėshtė njė koncept politik, ėshtė njė fuqi qė ka populli i njė vendi pėr t’u vetėqeverisur.

      A vetėqeveriset Kosova? Jo.

      Sovraniteti shėnon raportin themelor midis bartėsve tė pushtetit dhe pushtetit; ėshtė princip i kontrollit absolut dhe i pakufizuar i popullit ndaj politikbėrėsve dhe qeveritarėve tė zgjedhur prej tij, kur bėhet fjalė pėr demokracinė. Gjithashtu, njė shtet konsiderohet sovran kur mund tė zhvilloje edhe luftė me shtete tė tjera pėr realizimin e interesave tė veta. (Ukshin Hoti)

      Protokolli qė EULEX bėri me Serbinė nuk i jep aspak tė drejte tezės sė z. Haliti. EULEX-i ėshtė vendosur nė Kosovė vetėm pasi ju zotua dhe i premtoi Serbisė se do tė veprojė sipas rezolutės 1244 dhe “neutral”ndaj statusit, qė do tė thotė kundėr pavarėsisė sė Kosovės. Kėtė e pėrforcoi kėto ditė edhe z. Ban Ki Mun. EULEX nga mandati dhe misioni ėshtė nė Kosovė njėsoj si UNMIK-u, sipas marrėveshjes me Serbinė dhe ato ēka ju pranuat nė maratonėn e bisedimeve nė Vjenė. Dhe nė kėtė protokoll, pėr tė cilin ju bėni fjalė, Serbia ėshtė e vėrtetė qė e njeh kufirin e Kosovės, por jo si po mundohet ta paraqesė z. Haliti. Nė kėtė protokoll, Serbia, kufirin Kosovė-Serbi e quan kufi administrativ dhe jo kufi ndėrshtetėror. Kjo vėrteton vijimėsinė e Rezolutės 1244 pėr Kosovėn. Ky protokoll bėn tė kundėrtėn; ai shkel plotėsisht sovranitetin dhe integritetin e Kosovės, tė cilin zoti Haliti&Co e deklaroi me aq bujė tė madhe ditėn e shpalljes sė pavarėsisė. Protokolli nuk tregon aspak plotėsim tė kushtit tė parė tė sovranitetit, por kufiri ėshtė elementi kyē i integritetit.

       Prandaj kėtu lindin dy pyetje: ose z. Haliti i ngatėrron kėto terma ndėrkombėtare tė shtetit, ose ai ėshtė duke vazhduar njė politike tė mohimit tė asaj qė po ndodh nė Kosovė, qė do tė thotė, tė kthimit, nga ana juridike, tė Kosovės pėrsėri nėn sundim tė Serbisė. Ndėrsa, sa i pėrket mospėlqimit tė organeve qeveritare tė “Republikės sė Kosovės” ndaj kėtij protokolli, ajo ėshtė shume e thjeshte pėr t’u shpjeguar: Gjithė halli i politikanėve shqiptarė aktualė nė qeverisje ėshtė pse nuk qenė pjesė e nėnshkrimit tė atij protokolli dhe jo se janė kundėr tij. Nėnshkrimi i kėtyre protokolleve dhe mbėshtetja qė BE i jep kėsaj, tregon njė logjikė tė thjeshtė dhe shumė tė vjetėr: ajo tregon se problemin e Kosovės, BE e shihte atėherė nė kontest tė raporteve jugosllave, dhe e sheh tashti nė kontest tė raporteve Serbi-BE, nė mėnyrė qė Kosova vijon tė mbetet njė vend i brishtė, me tė cilėn ata mund tė luajnė ping-pong. Kjo tregon se nė Kosovė, e nė veēanti nė klasėn politike tė saj mbizotėrojnė parametra politikė tė tejkaluar kaherė, dhe njė lloj politike qė shkon ndesh me realitetin aktual nė Kosovė.

      Si e tillė ajo nuk mund tė jetė nė interes tė popullit tė Kosovės. Prandaj e gjithė ajo ēka ky zotėri ka dashur tė na thotė, ėshtė njė pėrpjekje instrumentalizimi, ēfarėdo qoftė dhe i kujtdo qoftė. Dhe pėrvoja ka treguar se kėto lloj instrumentalizimesh nuk janė bėrė kurrė nė tė mirė tė popullit, por vetėm nė favor tė interesave afatshkurtra tė pushtetarėve dhe politikanėve nė fuqi. Kėta zotėrinj qė na parashtrojnė kujdesin dhe vėmendjen e ndėrkombėtarėve nė tė tilla ēėshtje, mesa duket e pandehin Kosovėn oborr tė eksperimenteve tė ndryshme tė raporteve ndėretnike, me qėllim tė konstatimit se a ėshtė e mundur tė ēlirohen nga instrumentalizimi i vetes nė interes tė politikave tė huaja; me ata tė cilėt e pandehin Kosovėn si parcele tė pėrzierjes sė kulturave, pėr tė sprovuar teoritė e llojllojshme qė nė fund tė arrijnė tė konstatojnė se a do tė ishte i mundshėm respektimi i tė drejtave legjitime tė shqiptarėve. Pra i vetėvendosjes.

      Ndėrsa sa i pėrket shkrimit „ Loja e dėmshme me termat”, z. Haliti vepron sikundėr e shpjegon profesor Ukshin Hoti: “Vėshtirėsitė mė tė mėdha lidhen me faktin se subjektet politike, gjatė fazave tė ndryshme tė zhvillimit tė ndonjė procesi, duke synuar kontrollimin e tyre, me metoda tė ndryshme dhe pėrmes mjeteve tė komunikimit, qėllimisht ua ndryshojnė kuptimin fjalėve dhe u japin pėrmbajtjen qė iu pėrshtatet interesave tė tyre nė momente tė caktuara politike“.

      Dhe ja pėrmbajtja qė Xh.Haliti i jep sovranitetit tė popullit tė Kosovės: “Duke thėnė qė sovraniteti mbėshtetet nė idenė qė populli duhet tė vendosė nė ēdo rast dhe kurdoherė pėr fatin e vet, pra tė vendosė pėr krijimin e shtetit, miratimin e Kushtetutės dhe pėr ēdo ngjarje tjetėr madhore me referendum, pa ndėrmjetėsinė e Parlamentit etj, jo vetėm nuk i ndihmojmė tė vėrtetės dhe ecurisė normale tė proceseve, por dhe bėhemi pengesė pėr to. Ndoshta arbritrarisht, por do ta quaja “demokraci romantike” idenė qė populli ka tė drejtėn dhe mundėsinė tė vendos pėr fatin e vet”. Sikundėr shihet, Xhavit Haliti nė kėtė shkrim i mohon popullit tė qenit sovran i Kosovės, qė do tė thotė se Xh.Haliti mohon vetveten. Ai i mohon popullit nė Kosovė tė drejtėn e kontrollit mbi parlamentin dhe qeverinė, nga qė i ka zgjedhur ata dhe ata tashti paskan tė drejtėn tė bėjnė ēfarė tė duan dhe si tė duan. Dhe kėtė na e quan demokraci.

      Qė t’ia bėjmė mė tė qartė z. Haliti legjitimitetin e tė qenit tė popullit sovran nė demokraci, mjafton t’i citojmė ish presidentin amerikan Beniamin Franklin: “Nė qeveritė e lira qeveritarėt janė shėrbėtorėt, ndėrsa populli superior dhe sovran”. Ky zotėri po tenton t’ua ndėrrojė vendet kėtyre koncepteve. Kėta zotėrinj duhet ta kenė tė qartė se populli i ka zgjedhur pėr tė bėrė ligje dhe jo pėr tė miratuar ligje, sepse ligjet themelore i miraton populli me referendum. Njė milionė e pesėqind mendje janė mė shumė se 100 mendje tė parlamentit. Parlamentarėt kanė tė drejtėn tė pėrfaqėsojnė popullin nė kuvend, dukė hartuar ligje nė interes tė tij, por jo tė mendojnė nė vend tė tij.

      Jo mė kot nė Kosovė ekziston proverbi: “Mos e vet se tė kallėzon vetė”. Ndoshta pa dashje z Haliti tregon tė vėrtetėn se pse popullit shqiptar nė Kosovė nuk iu dha e drejta e vetėvendosjes ose e shprehjes se vullnetit tė tij politik me anė tė referendumit 3 vjet pas lufte, sikundėr ishte vendosur nė Rambuje, nga qė “Ndoshta arbritrarisht, por do ta quaja “demokraci romantike” idenė qė populli ka tė drejtėn dhe mundėsinė tė vendos pėr fatin e vet”. Dhe pse ai dhe kolegėt e tij kanė kėtė bindje, prandaj vijojnė tė sundojnė mbi popullin e Kosovės sė bashku me protektorėt, qė s’veprojnė ndryshe veē si kolonizues tė rinj. Ndėrsa, sa i pėrket tezės qė parashtron ky zotėri se: “Nė Kosovė kemi kontribuar me sakrifica, luftė, flijim, pėr tė krijuar njė shtet tė Pavarur dhe Sovran”, dua t’i kujtoj kėtij zotėriu sepse kėshtu i bie qė tė tallet me gjakun dhe sakrificėn e mijėra bijve e bijave tė kombit shqiptar qe sakrifikuan mundin dhe jetėn e tyre.

      Ata qė rrėmbyen armėt, ėshtė e vėrtetė qė luftuan pėr tė qenė populli sovran, por jo pėr njė Kosovė me flamur, himn e gjuhė ndryshe nga ajo e kombit sikundėr e ka miratuar Parlamenti i Kosovės por pėr bashkim me shtetin amė. Dhe kėtė nuk e them unė, por e shpreh teksti i betimit ushtarak tė UĒK-sė, qė bėnė tė gjithė ata qė luftuan, sakrifikuan, u gjymtuan dhe qė derdhėn gjak. Po e citojmė tė plotė atė betim: “Unė, ushtari i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, betohem se do tė luftoj pėr ēlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre. Do tė jem pėrherė ushtar besnik, luftėtar i denjė i lirisė, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshėm qė nė ēdo kohė, pa kursyer as jetėn time, tė luftoj pėr t`i mbrojtur interesat e shenjta tė atdheut. Nėse shkel kėtė betim, le tė ndėshkohem me ligjet mė tė ashpra tė luftės dhe nėse tradhtoj, qoftė i humbur gjaku im. Betohem! Betohem! Betohem!”

      A mund tė themi sė ky zotėri dhe kolegėt e tij i kanė qėndruar dhe po i qėndrojnė besnikė kėtij betimi? A e ka ditur vallė ky zotėri kėtė zotim pėr tė cilin “‘kemi kontribuar me sakrifica, luftė e flijim”, sikundėr shprehet vetė?