Nė fokus KUVENDI I SHQIPĖRISĖ SHTYN
PA AFAT RATIFIKIMIN E MARRĖVESHJES SHQIPĖRI - GREQI, PĖR PĖRCAKTIMIN Pas presionit tė vazhdueshėm mediatik,
parlamenti shqiptar shtyn pa afat ratifikimin e marrėveshjes pėr pėrcaktimin
e kufirit detar mes Shqipėrisė dhe Greqisė. E parashikuar pėr tė kaluar nė
seancėn plenare tė sė hėnės, nė datėn 19 tetor, marrėveshja tanimė nuk ekziston
nė axhendėn parlamentare. Nė tė nuk shkruhet asnjė rresht pėr ditėn se kur do
tė bėhet ratifikimi i saj. Marrėveshja pėr pėrcaktimin e kufirit detarė me
Greqinė, qė u firmos mes dy qeverive nė 27 prill 2009 u bė e njohur pas
publikimit tė fakteve tronditėse nga Gazeta Shqiptare, e cila ishte e para
media nė vend qė zbuloi se nga ky pakt me Athinėn cenohej rėndė sovraniteti
territorial i vendit. Nė disa numra rresht, GSH vėrtetoi
asokohe se qeveria Berisha i kishte dhuruar Greqisė nėpėrmjet nėnshkrimit tė
kėsaj marrėveshjeje njė sipėrfaqe tė madhe ujore nė detin Jon. Fakti i
pretenduar do tė vėrtetohej vetėm pak muaj mė vonė nga ish-drejtori i
Institutit tė Tipografisė Ushtarake tė Shqipėrisė, koloneli Myslym Pashaj, me
gradėn shkencore Kandidat i shkencave, dhe i laureuar me titullin Mjeshtėr
kėrkimesh. Nė 28 shtator 2009, GSH botoi
ekskluzivisht studimin prej 117 faqesh tė kolonelit Pashaj, sipas tė cilit
nga kjo marrėveshje cenohej rėndė sovraniteti territorial I Republikės sė
Shqipėrisė, me 354.4 km2 sipėrfaqe ujore nė detin Jon. Publikimi i kėtyre
fakteve tronditėse ngjalli menjėherė reagimin e ekspertėve mė tė njohur nė
vend tė sė drejtės ndėrkombėtare, tė ushtarakėve shqiptarė si edhe tė 72
shoqatave atdhetare-kulturore, qė I kėrkuan Kuvendit mosratifikimin e
marrėveshjes shqiptaro-greke pėr delimitimin e kufijve detarė. Nė datėn 25 qershor, Komisioni
Parlamentar i Ligjeve e miratoi kėtė marrėveshje nė njė mbledhje tė
fshehtė, ku media nuk u thirr tė ishte e pranishme. Pak ditė mė vonė, GSH
do tė zbardhte tė plotė procesverbalin e kėsaj mbledhjeje, ku drejtoresha e
Institutit Gjeografik tė Ushtrisė, Miranda Zeka deklaronte mungesėn e hartės
sė kufirit tė ri tė pėrcaktuar nė kėtė marrėveshje. Faktet dhe argumentet bindėse qė
pasqyroheshin ēdo ditė nė faqet e Gazeta Shqiptare qė apelonin nevojėn e
mosratifikimit tė marrėveshjes nė Kuvend, nxitėn edhe reagimin e opozitės.
Kreu i Partisė Socialist, Edi Rama nė njė prononcim pėr mediat bėri njė
falenderim tė posaēėm pėr GSH dhe deklaroi ngritjen e njė grupi pune me
ekspertė qė do tė merreshin me ankimimin e kėsaj marrėveshjeje nė Gjykatėn
Kushtetuese. Hap, i cili pritet tė zyrtarizohet ditėn e sotme. Partia Socialiste dhe parti tė tjera tė opozitės
( tė majtė e tė djathtė) do tė paraqesin tė martėn nė Gjykatėn Kushtetuese
ankimimin e marrėveshjes pėr kufijtė detarė midis Shqipėrisė dhe Greqisė.
Marrėveshja ėshtė nėnshkruar nga shtatė parti tė majta e tė djathta, ndėrsa
nė kėtė marrėveshje nuk ėshtė pėrfshirė PBDNJ. Marrėveshja Shqipėri-Greqi pėr
kufijtė nuk do tė shqyrtohet nė tri javėt e ardhshme, pasi nuk ėshtė
pėrcaktuar nė kalendarin trejavor tė parlamentit. Ndėrkohė nga Kuvendi nuk
bėhet e ditur se kur do tė ratifikohet kjo marrėveshje e shumėpėrfolur javėt
e fundit nė media. Marrėveshja ishte parashikuar pėr tu shqyrtuar nė seancėn
plenare tė sė hėnės, nė datėn 19 tetor, por nė axhendėn trijavore tė Kuvendit
kjo marrėveshje nuk figuron si ēėshtje pėr shqyrtim. Megjithatė, ankesa e
hartuar nga ekspertėt e PS ndaj marrėveshjes do ti paraqitet tė martėn
Gjykatės Kushtetuese, sė cilės i kėrkohet interpretimi i ligjshmėrisė sė
marrėveshjes. Konstitucionalistja, Aurela Anastasi, tha dje se
marrėveshja pėr kufirin detar e Shqipėrisė me Greqinė do tė pezullohet, pėr
aq kohė sa Gjykata Kushtetuese do tė shprehet pėr tė pas ankimimit tė Partisė
Socialiste. Anastasi u shpreh dje se kjo ēėshtje mund tė lėrė shteg pėr
interpretim, pasi asnjė nga 7 firmėtarėt nuk janė deputetė tė betuar nė Kuvend.
Kėrkesa pranohet, nėse nė statutin e tė paktėn njė prej partive ankimuese
ėshtė e sanksionuar mbrojtja e interesave kombėtare. Partia politike ėshtė
njė subjekt qė mund ta vėrė nė lėvizje Gjykatėn Kushtetuese. Megjithatė, nė
lidhje me legjitimitetin e kėtij subjekti pėr tė paraqitur kėtė kėrkesė
konkrete shprehet vetė Gjykata Kushtetuese. Ėshtė organi kompetent qė
shqyrton legjitimitetin e subjektit qė vė nė lėvizje Gjykatėn Kushtetuese. Automatikisht ligji organik i Gjykatės
Kushtetuese ka parashikuar pezullimin e procedurave deri nė ēastin qė Gjykata
Kushtetuese do tė shprehet mbi kushtetutshmėrinė e marrėveshjes
ndėrkombėtare. Kushtetuta vetė ka parashikuar njė kontroll apriori, pėrpara
ratifikimit pėr marrėveshjet ndėrkombėtare. Kjo nuk ėshtė njė procedure e
njėjtė me ligjet e brendshme tė vendit, pasi ligjet kontrollohen pėr
pajtueshmėrinė e tyre me Kushtetutėn, vetėm pasi kanė hyrė nė fuqi. Pra,
vetėm pėr ligjet e brendshme Kushtetuta ka parashikuar njė kontroll tė
kushtetutshmėrisė a posteriori, - tha konstitucionalistja, Aurela Anastasi. (Pashtriku.org.
16. 10. 2009) |