Federata Serbi-Kosovė nė 14 pikat e treshes Ishinger-Wisner-Harēenko!

 

JO FEDERATĖ ME SERBINĖ!

 

Projekti i Treshes ShBA, BE, Rusi, skiconte nė vija tė pėrgjithshme njė federatė sui generis midis Serbisė dhe Kosovės. Kjo Treshe ishte pajtuar qė nukleus i kėsaj federate tė ishte Rezoluta 1244. Pėrmes njohjes sė Kosovės si shtet sovran dhe i pavarur u bė njėfarė decentralizimi i kėsaj federate. Mirėpo pėr tė baraspeshuar kėto dy rryma gėrryese ndaj njėra-tjetrės, arkitektėve iu desh njė dokument i ri (nė kėtė rast Dokumenti 6 pikėsh i Ban Ki Moon-it), qė do tė shėrbente si ind lidhjeje mes kėtyre dy rrymave. Njė ndėr kėto inde lidhėse me Serbinė qė i parathotė dokumenti 14 Pikėsh i Ishingerit…, janė lidhjet rrugore.

 

Shkruan: Salih Mehmeti - Burgu i Dubravės, pavijoni 2, krahu jug, qelia nr.3

_________________________________

Foto: “Grupi i Unitetit” gjatė takimeve nė Vjenė - nė vitin 2006

 

      Partitė politike nė Kosovė vijnė nė pushtet mė shumė nga oferta qė u bėjnė ndėrkombėtarėve sesa nga ajo qė u ofrojnė zgjedhėsve tė tyre. Bie fjala, nė zgjedhjet e kaluara tė pėrgjithshme dhe lokale nėn patronatin e UNMIK-ut, planprogrami i partive poltike ishte serioz sall nė njė pikė: nė gatishmėrinė e ndezur pėr tė bėrė jetėsimin e kėrkesave ndėrkombėtare ndaj Kosovės. D.m.th., tėrė planprogrami i tyre ėshtė pak a shumė njė kopjim i ndonjė dokumenti a urdhėri tė ndėrkombėtarėve. Tekembrama, a nuk janė kėto autoritete supreme ato qė u japin njė trohė pushtet, zakonisht pushtet joekzekutiv?

      Mu para zgjedhjeve surrogate nė fund tė vitit 2007 u pat brumosur Dokumenti 14 pikėsh i treshes negociatore Ishinger-Wisner-Harēenko, ky orakull fatthėnės pėr atė ēka Kosova do tė pėsonte mė vonė. Siē dihet, ky dokument ishte njė sintezė midis qėndrimit intrasigjent tė Beogradit dhe qėndrimit kompromisaxhi tė Prishtinės, qė prapseprapė nė fund tė fundit ishte zyrtarizim i qėndrimit tė Serbisė, kėsaj rradhe duke pasur vulėn ndėrkombatare. Vetėm zhvillimi i derisotėm i ngjarjeve e bėri tė ditur fizionominė e kėsaj federate tė skicuar nė po atė dokument.

 

 

Shtojca e moderatorit tė pashtriku.org

 

Tė nderuar lexues,

Nė vijim ju ftojė t’i lexoni me kujdes 14 pikat e treshes Ishinger-Wisner-Harchenko:

 

_____________________________

Treshja negociatore Ishinger-Wisner-Harēenko…!

 

CILAT JANĖ 14 PIKAT E DOKUMENTIT?!

 

      Vlerėsimi i Negociatave nga Treshja: Konkluzionet Kryesore Treshja ka rishikuar pozicionet e dyja palėve. Pa paragjykuar nė pozicionet e dy palėve pėr statusin, parimet nė vijim mund tė hapin njė rrugė drejt njė zgjidhje:

 

     1. Beogradi dhe Prishtina do tė fokusohen nė ndėrtimin e natyrės speciale tė marrėdhėnieve ekzistuese mes tyre, veēanėrisht nė dimensionet e tyre historike, ekomomike kulturore dhe humane.

     2. Beogradi dhe Prishtina do tė zgjidhnin problemet e tyre tė ardhshme nė njė mėnyrė paqėsore dhe nuk do tė futeshin nė veprime ose prirje qė do tė konsidero - heshin si kėrcėnim pėr palėn tjetėr.

     3. Kosova do tė integrohet plotėsisht nė struktura rajonale, posaēėrisht ato qė pėrfshijnė bashkėpunimin ekonomik.

     4. Nuk do tė ketė kthim nė statusin para 1999.

     5. Beogradi nuk do tė qeverisė Kosovėn.

     6. Beogradi nuk do tė rivendosė njė prezencė fizike nė Kosovė.

     7. Beogradi dhe Prishtina janė tė pėrcaktuar tė bėjnė progres drejt asocimit dhe eventualisht anėtarėsimit nė Bashkimin Europian dhe gjithashtu tė ecet progresivisht drejt strukturave euro-atlantike.

     8. Prishtina do tė zbatojė masa tė gjera pėr tė rritur mirėqenien e serbėve tė Kosovės, sikurse edhe komuniteteve tjera joshqiptare, posaēėrisht nėpėrmjet decentralizimit tė qeverisjes lokale, garancive kushtetuese dhe mbrojtjes sė trashėgimisė kulturore e fetare.

     9. Beogradi dhe Prishtina do tė bashkėpunojnė nė ēėshtjet e shqetėsimit tė dyanshėm, pėrfshirė:

    a. Fatin e personave tė zhdukur dhe kthimin e tė zhvendosurve,

    b. Mbrojtjen e Minoriteteve,

    c. Mbrojtjen e trashėgimisė kulturore,

    d. Perspektivat e tyre europiane dhe iniciativat rajonale,

    e. Ēėshtjet ekonomike, pėrfshirė politikėn fiskale dhe energjinė, tregun dhe harmonizimin me standardet e BE‘sė dhe ndėrtimin e njė strategjie tė rritjes sė pėrbashkėt ekonomike dhe zhvillimit nė linjė me iniciativat rajonale ekonomike,

    f. Liri tė lėvizjes sė njerėzve, tė mirave, kapitalit dhe shėrbimeve,

    g. Sektorin bankar,

    h. Infrastrukturė, transport dhe komunikacion,

    i. Mbrojtjen e ambientit,

    j. Shėndetin publik dhe mirėqenin shoqėrore,

    k. Luftėn kundėr krimit, veēanėrisht nė fushat e terrorizmit, trafikimit tė njerėzve, armėve dhe drogave si dhe krimin e organizuar,

    l. Bashkėpunimin mes komunave dhe Qeverisė tė njė prej dy palėve,

    m. Arsimin.

     10. Beogradi dhe Prishtina do tė vendosin trupa tė pėrbashkėt pėr tė implementuar bashkėpunimin.

     11. Beogradi nuk do tė pėrzihet nė marrėdhėniet e Prishtinės me Institucionet Ndėrkombėtare Financiare (IFI).

     12. Prishtina do tė ketė autoritet tė plotė pėr financat e saj (taksimin, tė ardhurat publike etj.).

     13. Procesi i Stabilizim - Asocimit tė Kosovės me BE‘nė (Tracking Mechanism) do tė vazhdojė pa pengim nga Beogradi.

     14. Komuniteti ndėrkombėtar do tė mbaj prezencėn civile dhe ushtarake nė Kosovė pasi tė jetė pėrcaktuar statusi.

 

 Nga pėrmbajtja e kėtyre 14 pikave, nuk ėshtė vėshtirė pėr tė konkluduar se kah po shkon Kosova(!!!)

 

Sheradin Berisha, 19. 10. 2009

 

 

     Mėnyra mė e saktė e tė shpjeguarit tė statusit politik tė Kosovės sė sotme qėndron nė dallimin e domethėnies sė federates dhe konfederatės. Rėndom nė literaturėn dhe praktiken politike, konfederata nėnkupton njė bashkim jo kushedi sa detyrues midis dy ose disa njėsive tė barabarta politike qė gėzojnė tė drejtėn e shkėputjes. Tė mosqenit subjekt nė raport me Serbinė, e pabarabartė politikisht, si dhe mospasja e sė drejtės pėr shkėputje, e pėrjashton konfederatėn. Madje ėshtė e nevojshme pėr tė pėrkujtuar se as nė Deklaratėn e Pavarėsisė sė 17 shkurtit 2008 asnjėherė nuk u pėrmend shkėputja nga Serbia. Shkėputja nuk u pėrmend mu pėr shkak se nuk pat kurrfarė shkėputje.

      Nė Fjalorin Politik tė Oksfordit tė Iain McLean-it, jepet ky pėrkufizim i thukėt i domethėnies sė konceptit tė quajtur federalizėm: “term qė thotė se tė gjithė mund tė jenė tė kėnaqur (dhe askush gjithmonė i pakėnaqur) nga gėrshetimi i drejtė i interesave kombėtare dhe rajonale/territoriale nė njė sistem tė ndėrlikuar kontrrolli tė ndėrsjellė midis njė qeverie tė pėrgjithshme, ose kombėtare ose federale nga njėra anė, dhe njė shumėsie qeverish krahinore nga ana tjetėr… metodė e rregullimit tė qeverisjes territoriale dhe tė pajtimit tė interesave tė ndryshme territoriale qė nė tė njėjtėn kohė shmang si rrezikun e centralizimit tė tepruar tė sistemeve unitare, ashtu edhe decentralizimin e skajshėm tė konfederatės”.

      Statusi i tanishėm i Kosovės ėshtė deri diku njė federatė e njė lloji tė veēantė, njė federatė e zhdrejtė. E zhdrejtė pėr arsye se formacionet shtetėrore tė Serbisė dhe formacionet e Kosovės janė tė pabarabarta politiksht; formacionet e sė parės janė formacione tė plota shtetėrore me ingerenca po ashtu tė plota, kurse ato tė Kosovės janė shtetėrore pėr nga emri, por jo edhe nga pėrmbajtja, sepse janė shterpė. Qeveria e Serbisė edhe me Rezolutėn 1244 edhe me kushtetutėn e saj, e ruan sovranitetin mbi Kosovės dhe kufijtė e saj qė e pėrfshijnė Kosovės brenda saj, dhe tė cilėt vazhdojnė tė njihen nga bota. Kufiri Kosovė-Serbi ėshtė etabluar si kufi administrativ dhe joshtetėror, qė do tė thotė kufi federal. Qeveria e Serbisė cilėsohet si qeveria qendrore, paternale dhe fuqiplotė e kėsaj federate tė padukshme, kurse Qeveria e Kosovės mbetet nė rolin e tė qenurit qeveri krahinore. Duket qė deri mė tani, mamitė qė ia prenė kėrthizėn kėsaj federate, pra ShBA dhe BE, kanė ditur tė luajnė pėr bukuri me krijesėn e tyre, duke i baraspeshuar dy dukuri tė kundėrta:

·       centralizimin dhe

·       decentralizimin.

 

Si ta shpjegojmė mė thjeshtė kėtė?

 

      Projekti i Treshes ShBA, BE, Rusi, skiconte nė vija tė pėrgjithshme njė federatė sui generis midis Serbisė dhe Kosovės. Kjo Treshe ishte pajtuar qė nukleus i kėsaj federate tė ishte Rezoluta 1244. Pėrmes njohjes sė Kosovės si shtet sovran dhe i pavarur u bė njėfarė decentralizimi i kėsaj federate. Mirėpo pėr tė baraspeshuar kėto dy rryma gėrryese ndaj njėra-tjetrės, arkitektėve iu desh njė dokument i ri (nė kėtė rast Dokumenti 6 pikėsh i Ban Ki Moon-it), qė do tė shėrbente si ind lidhjeje mes kėtyre dy rrymave. Njė ndėr kėto inde lidhėse me Serbinė qė i parathotė dokumenti 14 Pikėsh i Ishingerit…, janė lidhjet rrugore.

      PDK-ja e vitit 2007 e pat hetuar ēelėsin e fitores, ndaj ajo menjėherė e mishėroi dhe e pėrshtati kėtė dokument nė planprogramin e saj politik. Hashim Thaēi me kompaninė e tij e shpalosnin me bujė e poterė tė madhe planin ambicioz tė ndėrtimit tė autostradave. Njė prej kėtyre autostradave ishte vazhdim i autostradės qė lidh Durrėsin dhe Prishtinėn, ndėrsa dy autostradat e tjera ishin shtojca tė kėsaj autostrade drejt Serbisė:

·       njėra drejt Leposaviqit,

·       tjetra drejt Merdares.

Kjo dėshmon pėrkushtimin e qeverisė sė Thaēit ndaj dokumentit tė Ishingerit: dy autostrada nė drejtim tė Serbisė kundruall njė autostrade nė drejtim tė Shqipėrisė. Ky raport numerik simbolikisht pėrfaqėson faktin e hidhur se lidhjet e Kosovės me Serbinė janė nė pėrpjestim tė drejtė me zvogėlimin e lidhjeve tė Kosovės me Shqipėrinė.

     Ndėrtimi i autostradės kolosale Durrės-Prishtinė me plot tė drejtė quhet si nyje bashkimi shumėdimensional tė shqiptarėve andej e kėndej kufirit. Mirėpo, pėr fat tė keq, vazhdimi i panevojshėm i autostradės nė Merdare, pra puqja e kėsaj autostrade me Nishin, do tė thotė relativizim i rėndėsisė dhe bereqetit tė autostradės Prishtinė-Durrės. Pikėrisht nė ditėn kur nė kulmin e entuziazmit e haresė u pėrurua hapja e tunelit nė Kalimash, Rada Trajkoviq u ngut qė ta pėrshėndeste me finokėri si akt evropian, por sipas saj, Prishtina do tė duhej tė bėnte vazhdimin e kėsaj autostrade prej Prishtinės gjer nė Merdare. E qartė: Rada Trajkoviq nė veēanti dhe Serbia nė tėrėsi, e pėrshėndesin kėtė akt vetėm kur janė tė sigurt pėr nyjetimin e kėsaj autostrade me Nishin, sepse Serbisė akoma nuk i ka dalė nepsi qė tė ketė njė liman nė Adriatik.

     Duket, qė qeveria e Kosovės nuk i regjistron kėto ngjarje sepse dehja nga vetėkėnaqėsia e vetėmjaftueshmėria e kanė vdekur pėr sė gjalli. Ajo mė shumė parapėlqen qė tė jetė qeveri krahinore ose qeveri nėn diktatin e huaj. Bartėsit e kėsaj qeverie e gėnjejnė veten nėse mendojnė se janė tė larė nga pėrgjegjėsia historike duke dhėnė e thėnė kundėrshtime e JO tė lehta qė nuk i merr parasysh askush, sepse njė qeveri qė nuk ka shpirt ndėrrmarrėsie prej sovrani ėshtė e thėnė qė do tė kapitullojė. “Kurrėn e kurrės nuk e pranojmė 6 Pikėshin”, thonin. Siē thotė Stefan Cvajgu: ‘historia na e ka treguar jo rrallėherė se ē‘do tė thotė kjo “kurrėn e kurrės” nė gojėn e mbretėrve, tė politikanėve dhe tė gjeneralėve: pothuajse gjithmonė ato fjalė shėnojnė preludin e njė kapitullimi”.