Dėmtimi i interesave kombėtare! ZBULOHET ENIGMA E KUFIRIT DETAR ME GREQINĖ! Shkruan: Tedi Blushi - Tiranė, 22. 10. 2009 Me
ratifikimin e marrėveshjes sė detit mes Greqisė dhe Shqipėrisė, qeveria
aktuale Shqiptare, humbet perspektivėn strategjike ekonomike, sidomos tė
jugut tė Shqipėrisė. Poziconi gjeografik, i cili ėshtė argumenti mė i fortė e
ndjellės shqiptar nė fushėn e makroekonomisė evropiane, shumėzohet nga kjo
marrėveshje me zero, dhe gjeopolitika jonė ekonomike, dhe ndjellja e
investitorėve tė huaj me kėtė faktor, brenda pak vjetėsh do marrė fund. Nėse
shikon hartėn detare, dhe vijėn e re tė kufirit qė do hyjė nė fuqi, nė rast
ratifikimi tė marrėveshjes, vėrehet se midis Shqipėrisė dhe Italisė, futen si
pykė ujėrat greke, dhe pėr mė tepėr ēelėsat e Otrantos (tė paktėn ēelėsin
tonė), e dorėzojmė tek grekėt. Pėrveēse njė argument mė shumė kundėr
mbėshtetėsve tė marrėveshjes, se nė tė shkuarėn ndarja nuk ka qenė kėshtu,
kjo ndarje e re do krijojė probleme me zhvillimin e vendit. Portet Nė projektet e financuara nga qeveria
shqiptare, por dhe me financim tė huaj, nė fillim tė viteve tė kėsaj dekade,
Porti i Vlorės, i cili sė bashku me atė tė Durrėsit do ishin dyert hyrėse tė
Korridorit 8-tė, i cili do kalonte nė Maqedoni, Bullgari dhe Turqi, por edhe
vendi ku do zbarkonte gazsjellėsi AMBO. Kjo do sillte njė shmangie tė Greqisė
dhe mbetjen e saj njė xhep nė korridoret evropiane, dhe rrjedhimisht humbje
tė peshės si trampolinė pėr mallrat qė vinin nga lindja drejt perėndimit dhe
anasjelltas dhe rrugė kalimi pėr to. Tė ndodhur pėrballė kėsaj perspektive qė
do ulte peshėn ekonomike, e rrjedhimisht politike tė Greqisė nė rajon,
qeveritė e atij vendi, bėnė autostradėn Odhos Egnatia. Kjo autostradė
pėrshkon gjithė veriun e Greqisė dhe tashmė pėrfundon nė portin e Igumenicės.
Po ashtu nė bashkėpunim me rusėt, ėshtė miratuar ndėrtimi i gazsjellėsit
Burgas - Aleksandropullos dhe, ėshtė nė projekt degėzimi
Aleksandropullos-Igumenicė. Tė gjitha kėto projekte paralele tė cilat janė
drejt pėrfundimit tė tyre, automatikisht atrofizojnė projektet e Korridorit
8-tė qė i jepnin zhvillim Shqipėrisė dhe trevave shqiptare, pasi financuesit
e huaj, nuk janė tė interesuar tė hedhin para, nė njė projekt paralel me atė
tashmė nė prag tė pėrfundimit qė kanė bėrė grekėt. Gjithashtu, jugu i
Italisė, aq i etur pėr gazin libian, mund ta gazifikojė atė nė portin e
Igumenicės, ku mund tė ngrihen impiantet e planifikuara pėr tu ndėrtuar nė
Vlorė, ose tė marrė gazin rus, nėpėrmjet gazsjellėsit detar, qė do kalojė nė
ujėrat qė sapo i kemi dhuruar. Ēfarė kemi dhėnė Me futjen e ujėrave territoriale greke
si pykė midis Italisė dhe Shqipėrisė, anijet e mallrave qė vijnė nga kanali i
Suezit, si dhe ato gaz dhe naftė mbartėse, do ta shmangin portin e Vlorės dhe
tė Durrėsit, pasi kėshtu shmangin taksat dhe telashet administrative me
autoritete greke pėr kalimin nė ujėrat territoriale tė tyre, dhe do ndalojnė
nė portin e Igumenicės, nga do shpėrndahen nė gjithė Ballkanin dhe Evropėn
Qėndrore. Pėr njė tregtar, nuk ka shumė rėndėsi tė shkarkojė mallrat nė
Igumenicė ose Vlorė apo Durrės, mjafton qė tė kursejė shpenzimet e
transportit, por pėr popullsinė greke dhe shqiptare tė rajoneve, kjo bėn
diferencėn midis prosperitetit dhe varfėrisė nė krahasim me fqinjin. Nė kėtė
mėnyrė, porti i Vlorės, nė mos ėshtė shndėrruar nė njė port nė ujėrat greke,
tė paktėn ėshtė njė port qė do varet nga humori i tyre. Humbje nė turizėm Gjithashtu
portet shqiptare, humbasin atraksionin e tyre si porte turistikė pėr jahtet.
Nė periudhėn e dimrit, mjetet lundruese tė evropiano-veriorėve, strehohen nė
portet kroate ose tė Italisė sė veriut. Me fillimin e sezonit tė verės,
zbresin nė jug tė Mesdheut, duke bėrė ndalesa furnizimi nė portet greke, dhe
ishte menduar qė kėtė funksion ta merrnin edhe portet shqiptare nė tė
ardhmen. Me ardhjen e vijės ndarėse kaq afėr brigjeve tona, asnjė pronar
jahti, nuk ka vullnet ti shtojė vetes vėshtirėsi burokratike, duke hyrė,
dalė e hyrė prapė nėpėr ujėrat territoriale tė shteteve si Shqipėria dhe
Greqia, por direkt nga ujėrat ndėrkombėtare bėn furnizim nė portet greke dhe
zbret nė Mesdhe. Kėto argumente, por edhe shumė tė tjerė tė vėshtira pėr tu
shpjeguar nė njė artikull tė vetėm, janė tregues se pėrveē humbjes sė mbi 300
km2 zonė ujore, Shqipėria dorėzon me kėtė marrėveshje pozicionin e saj
strategjik gjeo-ekonomik. * Autori i kėtyre rradhėve (tė
shpėrfaqur nga Tedi Blushi) ėshtė ekspert i tė drejtės ndėrkombėtare. Pėr
arsye se ėshtė nėpunės i administratės shtetėrore publike, preferon tė ruajė
anonimatin.
|