Debat i
hapur publik
Tė nderuar, miq, shokė, vėllezėr bashkėatdhetar tė
kudondodhur, sot mė shumė su kurrė kėrkohet, qėndrim atdhetar paekuivoke nga
sejcili pėr tė mbrojtur Atdheun tonė tė dashur nga disa kopukė politikanė e
pushtetarė qė pėr interesat e tyre po na shesin vatan qė e kemi gjėnė mė tė
shtrenjtė. Ju lutemi na mbėshtetėni nė nismėn qė kemi marrė duke i berė
thirrje qeveritarėve e politikanėve qė pėr interesat e tyre personale po
arrijnė deri nė tradhėti kombėtare. Do tu lutemi shumė brenda mundėsive
shpėrndaheni kėtė matėrial dhe kush ka mundėsi ta botojė nėpėr faqet e
shtypit brenda dhe jashte vėndit.
Ju falenederojmė pėr
gjithēka qė mund tė bėni.
Veli
Llakaj - Kryetar i Shoqatės Mbarėkombėtare Bashkimi Antifashist i
Shqipėrisė
|
Marrėveshja
Shqipėri - Greqi cėnon integritetin
e Republikės sė Shqipėrisė
TRAJTIM HISTORIK DHE
TEKNIK I MARRĖVESHJES MBI
UJĖRAT DETARE MES
REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ GREQISĖ
Shoqata
kulturore atdhetare Labėria, mė 09 Tetor 2009, nė sallėn e Muzeumit
Kombėtar nė Tiranė organizoi debatin e hapur me pjesėmarrje tė historianėve,
juristėve, specialistėve tė fushės me temė Trajtim teorik e teknik i
marrėveshjes mes Republikės sė Shqipėrisė dhe Greqisė. Shkas pėr organizimin
e debatit tė hapur ishin njoftimet e dhėna dhe mendimet e shqetėsimet e
mjaftė specialistėve, historianėve, juristėve etj., nė median publike lidhur
me marrėveshjen mes dy vendeve pėr ujėrat detare. Shqetėsues pėr shoqatėn
Labėria dhe opinionin e gjerė, ka qenė dhe mbetet, nga njera anė
mungesa e transparencės nga qeveria shqiptare pėr anekset e marrėveshjes e
pėrmbajtjen e tyre dhe, nga ana tjetėr, pėrforcimi gjithnjė nė rritje i
bindjes se nė marrėveshje e anekse tė saj, sikurse shprehen specialistėt, ka
mjaft pasaktėsi teknike e deri gabime pėrllogartjesh. Ato cėnojnė rėndė
integritetin e hapėsirės ujore, nėnujore e ajėrore tė Republikės sė
Shqipėrisė. Nė kėto rrethana, shoqata, duke falėnderuar mediat qė evidencuan
marrėveshjen por edhe disa shoqata qė bėnė publike shqetisimet e kėrkesat e
tyre pėr kėtė problem, vendosi tė zhvendos fushėn e debatit nga ekranet e
faqet e shtypit direkt nė opinionin e gjerė publik nė salla.
Pėr kėtė
qellim, prej mė se njė jave, pėr tė sensibilizuar mė tej opinionin dhe
masivizuar mbėshtetjen, shoqata u vu nė nė lidhje me shumė shoqata atdhetare
e kulturore nga i gjithė vendi. Deri tani, veē pesė shoqatave qė janė
deklaruar publikisht, shoqata Labėria gjeti mirėkuptim dhe mbėshtetje tė
plotė nė nismėn e saj edhe tė 49 shoqatave tė tjera simotra e konkretisht:
·
Antifashisti,
·
Aviatorėve,
·
Bolena,
·
Ēajupi,
·
Dangėllia,
·
Dėshnica,
·
Devolli,
·
Dropulli,
·
Dukati,
·
Federata e Sindikatave tė Pensionistėve,
·
Golemi,
·
Golloborda,
·
Gora,
·
Halil Bėrzheshta,
·
Historianėve ushtarakė,
·
Humelica,
·
Identitet e Bashkim Kombėtar,
·
Ismail Qemali,
·
Kallarati,
·
Kardhiqi,
·
Kolonja,
·
Lopėsi,
·
Lunxhėria,
·
Luzati,
·
Mallakastra,
·
Mashkullora,
·
Mirdita,
·
Mokra,
·
Nikaj Merturi,
·
Nivica,
·
Pėrmeti,
·
Opari,
·
Skampa,
·
Skenderbegasi,
·
Sofra e Malėsisė sė Madhe,
·
Smokthina,
·
Stebleva,
·
Tafil Buzi,
·
Tėrbaēi,
·
Tė rėnėt e Kombit,
·
Tragjasi,
·
Treva e Krahėsit,
·
Zagoria,
·
Vakėfet,
·
Fllotės Luftarake-Detare,
·
Veteranėt internacional,
·
Vėllazėrimi Kuēiot,
·
Vranishti,
·
Vullnetari i Lirisė.
Nė debatin e zhvilluar
foli koloneli nė rezervė e specialist i fushės Myslim Pashaj, historianėt
Pėllumb Xhufi, Arben Puto e tj. Mbi kėtė bazė e shqetsimet e ngritura nė
pėrfundim u miratua Rezoluta drejtuar Parlamentit shqiptar me kėrkesėn pėr
mosdiskutimin e mosmiratimin e marrėveshjes pa analizėn dhe qartėsimin
teknik e juridik publik tė anėve tė debatueshme tė saj.
Fjalėn e
hapjes e mbajti Sekretari i Pėrgjithshėm zoti Xhemil Ēeli. Nė fund
diskutuan personalitete tė fushave tė ndryshme, tė cilėt u solidarizuan
plotėsisht me debatin e hapur shkencor dhe e vlerėsuan lartė kėtė nisėm tė
Shoqatės Laberia dhe mbėshtetjen masive tė tė gjithė shoqatave nga gjithė
Shqipėria. Mbas kėsaj Kryetari i Shoqatės Labėria Prof. Dr. Ago Nezha lexoi
rezolutėn pėrkatėse e cila u miratua njė zėri dhe me duartrokitje teje tė
fuqishme.
REPUBLIKA
E SHQIPĖRISĖ
SHOQATA
KULTURORE ATDHETARE LABĖRIA
Mbledhjes plenare tė Parlamentit tė
Republikės sė Shqipėrisė, Tiranė
Pėr dijeni, Presidentit tė Republikės
sė Shqipėrisė, z. Bamir Topi
Zonja
Kryetare e Kuvendit
Tė nderuar
zotėrinj deputetė!
Ne, Shoqata
kulturore atdhetare Labėria, krijuar me Urdhėrin nr 63 dt. 12. 12
1991 tė Ministrit tė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve dhe regjistruar nė
Gjykartėn e Tiranės sipas legjislacionit shqiptar, me struktura
organizative e veprimtari tė shtrira nė trevėn e Labėrisė dhe nė qytetet
kryesore tė vendit ku ka komunitet lab, tė mbėshtetur nga shoqata simotra
nė mbarė vendin, me shqetėsim tė natyrshėm, kemi nderin e detyrimin qytetar
e atdhetar Tju drejtohemi Juve, zotėrinj deputetė, me kėtė:
R
E Z O L U T Ė
Nėpėrmjet
medias sė shkruar dhe vizive jemi njohur me tekstin e marrėveshjes sė
firmosur nga ministrat e jashtėm tė RSH dhe tė Greqisė pėr vijėn e ujėrave
detare, por pa spjegimet dhe hartat e skemat pėrkatėse sqaruese e
shoqėruese tė saj;
Po
nėpėrmjet medias kemi vrejtur me shqetėsim se janė hedhur nė opinion mjaft
fakte e trajtesa qė bien ndesh me ato tė deklaruara zyrtarisht nga qeveria
shqiptare;
Pėr mė
tepėr, sidomos duke marrė shkas nga miratimi me shpejtėsi i kėsaj
marrėveshjeje nė Komisionin e Ligjeve tė parlamentit tė shqiptar, madje pa
bėrė sqarimet e nevojshme para opinionit qytetar pėr disa trajtesa
historike e sidomos teknike qė venė nė pikėpyetje saktėsinė e
marrėveshjes, tė matjeve tė hapsirės detare dhe tė kritereve tė zbatuara nė
kushtet e kufirit tonė detar jugor nė dėm tė hapsirės tonė ujore, nėnujore
e ajėrore ku sipas analizės qė i bėjnė specialistė tė fushės del se
Republika e Shqipėrisė, sipas kėsaj marrėveshjeje, humb 354.4 kilometra
katrore.
Ne, shoqata
Labėria dhe shoqatat simotra, me shqetėsimin e natyrshėm qytetar e
atdhetar, me kėrkesėn mė elementare e kushtetuese pėr tė qenė tė qartė dhe
tė sigurtė nė paprekshmėrinė e territorit tė RSH, duke synuar tė japim edhe
ndihmesėn tonė nė sensibilizimin mė tej tė opinionit publik, por
veēanėrisht tė atij zyrtar, sjellim nė vemendjen tuaj, tė nderuar deputet,
shqetsimin publik, pjesė e tė cilit jemi edhe ne. Pėr kėtė qėllim ne
organizuam njė debat tė hapur publik me pjesėmarrje tė historianėve, tė
juristėve dhe personave teknikė njohės tė fushės. Nė debat, larg
deklarimeve patetike e duke qendruar sa mė pranė shqetėsimit tė pėrbashkėt
atdhetar, por edhe duke u thelluar nė analizėn shkencore teknike tė asaj
ēka ėshtė bėrė e njohur zyrtarisht, na u rrit shqetėsimi se marrėveshja
cėnon rendė integritetin e vendit tonė. Nė kėto rrethana, mė kėto shqetsime
apo edhe dyshime, i drejtohemi Parlamentit tė vendit tonė:
1. Shoqata
Labėria, sikurse edhe e gjithė shoqėria shqiptare, ka qenė dhe ėshtė pėr
vendosjen, ruajtjen e ēuarjen mė pėrpara tė marrdhėnieve normale dy e shumė
palėshe tė vendit tonė, sikurse edhe me fqinjin tonė jugor, shetin grek.
Ne, pėr asnjė moment, nuk harrojmė se nė Greqi jetojnė e punojnė qindra
mijėra shqiptarė, mes tyre edhe shumė bij, bija e familje labe. Ndaj mė
shumė se kushdo jemi tė interesuar pėr marrdhėnie tė shėndosha dhe
mirėkuptim tė ndėrsjelltė me shtetin e popullin grek, tė mbėshtetura mbi
akte e marrėveshje ndėrkombėtare tė njohura e pranuara bashkarisht.
2. Nuk na
duket normale, madje i vlerėsojmė nė dėm tė mirėkuptimit dhe tė forcimit tė
marrėdhėnieve mes dy vendeve fqinje e mike, mbajtien pezull dhe pa
transparencėn apo zgjidhjen e duhur ligjore tė problemeve tė tilla mes dy
vendeve si: nėnshkrimi i dy marrėveshjeve-kuadėr mbi kufirin tokėsor qė do
tė sillte mė nė fund edhe njohjen zyrtare nga pala greke tė kufijve tė
pėrcaktuar nga Konferenca e Londėrs e vitit 1913 e tė konfirmuar nė
Protokollin e Firences mė 1926; ēėshtja ēame qė do tė vazhdojė tė qendrojė
pezull nė marrdhėniet shqiptaro-greke nė se nuk zgjidhet nė frymėn e akteve
ndėrkombėtare dhe vullnetit tė pėrbashkėt pėr marrėdhėnie miqėsore; ēėshtja
e pronave tė qytetarėve shqiptarė tė bllokuara nė Greqi me Ligjin e
Luftės 1940; abrogimin e kėtij ligji absurd nga ana e Parlamentit grek;
marrėveshja pėr rregullimin e shfrytėzimin e ujėrave tė brendėshme; hapja e
katedrave tė gjuhės shqipe nė Universitetin e Athinės e Janinės,
sikurse parashikohet nė marrėveshjen e vitit 1998 etj.
Mendojmė se
lojrat me fjalė e pėr konjuktura politike tė ēastit , por pa vendime e ligje
konkrete pėr kėto e tė tjera probleme, gjithnjė kanė prishur klimėn
politike dhe kanė mundėsuar e shėrbyer pėr tė hedhur hije dyshimi e
keqkuptimi nė opinionin e gjerė edhe mbi akte e marrėveshje tė mira mes dy
vendeve.
3. Nė
kushtet kur marrėveshja e firmosur nga Ministrat e jashtėm pėr ujėrat
detare mes dy vendeve ka ngjallur reagime negative, sidomos nė pamjen
teknike tė saj e pėr njė problem tė ndjeshėm, si ai i integritetit dhe i
tėrėrsisė territoriale tė vendit, shprehim bindjen se vetėm transparenca
publike nuk lė shkas pėr keqkuptime e keqinterpretime.
4. Ju
sigurojmė, zotėrinj deputet, se me debatin e hapur publik dhe me
problematikėn qė doli aty, nuk kemi apsak pėr qėllim tė paragjykojmė
kėrkėnd dhe pėr asgjė. Duke shprehur shqetėsimin tonė nga mungesa e
transparencės sė nevojshme e paqartėsitė qė lindin prej kėndej, Ju lutemi
qė miratimi i marrėveshjes, duke qenė se bėhet fjalė pėr njė problem
jetėsor si integriteti i vendit, tė mos merret nė diksutim, ananlizė e
miratim nė seancėn e radhės e deri sa tė bėhet transparenca e nevojshme me
ekspertė publik, duke shmangur edhe ēdo pasaktėsi tė mundėshme teknike nė
pėrllogaritjet.
Shprehim
bindjen se, kur ėshtė fjala pėr drejtėsi e saktėsi, edhe shteti grek, si
shtet demokratik dhe anėtar i insitucioneve evropiane ku ne luftojmė tė
aderojmė sa mė shpejt, nuk do tė kishte arsye tė kėrkonte me nxitim nga ne
miratimin e njė marrėveshje pėr tė cilėn opinioni i brendėshėm te ne ėshtė
i ndjeshėm, ende i pa qartė pėr pėrmbajtien e sidomos pėr saktėsinė teknike
tė saj.
Me ndjenjėn e konsideratės mė tė lartė,
Pėr Kryesinė e Shoqatės kulturore atdhetare Labėria
Xhemil Ēeli - Sekretar i
Pėrgjithshėm
Prof. dr. Ago Nezha - Kryetar
Tiranė, mė 09 Tetor 2009.
|
|