Letra e hapur drejtuar
komisionit tė Sigurisė Kombėtare tė Kuvendit tė Shqipėrisė PROF.DR.MYSLIM PASHA: KU
ĖSHTĖ CĖNUAR SHQIPĖRIA Nė njė letėr tė hapur drejtuar anėtarėve
tė Komisionit Parlamentar tė Sigurisė Kombėtare tė Kuvendit tė Shqipėrisė, qė
mė 5 tetor 2009, Prof.
Asoc. Dr. Myslim PASHA, mjeshtėr kėrkimesh dhe kolonel nė rezervė i
Forcave tė Armatosura, shpjegon pėr ligjėvėnėsit pikat e errėta tė
marrėveshjes, qė ka marrė miratimin e Komisionit Parlamentar tė Ligjeve, pak
kohė mė parė dhe tani pret tė kalojė edhe te Komisioni i Sigurisė, para se tė
shkojė pėr ratifikim nė Kuvend mė 19 tetor. Nė
krye tė letrės, Pasha u drejtohet deputetėve se studimi i tij "Mbi
marrėveshjen pėr pėrcaktimin e kufijve detarė dhe tė shtratdetit kontinental
midis Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė, nuk ėshtė bėrė pėr
t'i vėnė "shkopinj nėn rrota"
shtetit tė tij, por thjesht ka kryer njė detyrė studimore teknike, qė
pėrputhet me profesionin e tij. Ajo qė kam
gjetur brenda saj, lehtėsisht mund tė hasej edhe prej secilit prej Jush, qė
jeni ligjėvėnės tė Shqipėrisė, kur do tė befasoheshit, me njė ndėr
marrėveshjet qė nuk mund tė gjendet rreth e rrotull nė rruzull, ta ketė bėrė
ndonjė shtet tjetėr. Ėshtė e jashtėzakonėshme, tė shkosh nė negociata dhe tė
hartosh njė marrėveshje, ku me lapsin, kompjuterin, firmėn tėnde, t'i presėsh
vetes njė gjeohapėsirė kaq tė madhe, tė cenosh lirshėm mėvetėsinė e Atdheut,
tė shpėrfillėsh historinė dhe gjeohistorinė shqiptare, tė braktisėsh
interesat e tua ekonomike dhe tė ulėsh asilloj, dinjitetin dhe krenarinė
kombėtare- u shkruan z.Pasha deputetėve tė Komisionit Parlamentar tė
Sigurisė. Nė
letrėn e tij, ai nuk nxitohet tė ngrejė akuza, as tė bėjė lojėn e qarqeve tė
interesuara pėr kėtė temė. Ndėrsa thotė se, mendon
se fare natyrshėm, nė kėtė aktimarrėveshje nuk ka asnjė pazar nga ana e palės
shqiptare. Ėshtė thjesht, njė tregues i dukshėm i paaftėsisė sė palės
shqiptare, asaj qė ka brenda: juristė tė sė drejtės ndėrkombėtare, diplomatė,
gjeografė dhe gjeodetė, si dhe pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Mbrojtjes, tė
cilėt, kanė punuar nė pėrgatitjen dhe jetėsimin e kėsaj marrėveshjeje
- shpjegon koloneli nė rezervė i forcave tė armatosura. Sipas tij, nuk mund
tė ketė siguri kombėtare, kur nė njė aktmarrėveshje tė vetme janė tetė pika
tė errėta qė e cėnojnė sigurinė dhe integritetin territorial tė Shqipėrisė. Nė
fund tė letrės sė hapur, z.Pasha u bėn thirrje deputetėve qė tė tregohen
pikėsėpari shqiptarė. Pėrpara Shqipėrisė, nuk
jemi partiakė dhe nuk pėrfaqėsojmė bashkėsi interesash tė fshehta, por me
energjinė jetėsore dhe tė pashtershme tė mbijetesės shqiptare dhe historisė
sė saj, ne ecim (edhe pse me vonesė!!!) drejt Evropės me dinjitetin tonė
Kombėtar. Me urtėsi dhe maturi, me shqetėsim tė pėrbashkėt e me ndjenjė tė
lartė atdhetarie, lutem t'i pėrcillni Znj.Jozefina Topalli, njė propozim, tė
arsyeshėm, qė pa akuzuar kėrkėnd, pa afshe dhe ndjeshmėri qė s'i takojnė
zhvillimeve moderne, tė shmangim pėr njė kohė, sado tė shkurtėr, ratifikimin
e kėsaj marrėveshjeje, derisa Kuvendi tė bindet, jo vetėm me studimin tim,
por edhe tė disa institucioneve shkencore shqiptare, tė cilave iu jam
drejtuar ditėn e sotme - e mbyll letrėn e hapur drejtuar deputetėve
Prof. Asoc. Dr. Myslim PASHA. Ku ėshtė cėnuar Shqipėria 1.Marrėveshja e pėrcaktimit tė kufijve detarė midis
Shqipėrisė dhe Greqisė ėshtė njė hartim i errėt dhe hermetik, akt diplomatik
i shpejtė dhe i dyshimtė, i cili dokumenton, pėrulėsi tė dinjitetit kombėtar.
2. Vėzhgimi Gjeohartografik, nė tė
gjithė sythet e marrėveshjes nxjerr nė pah njė shpėrfillje tė
jashtėzakonėshme tė interesave kombėtare shqiptare. 3. Nė kėtė marrėveshje
"UNCLOS", Konventa e Kombeve tė Bashkuara, mbi Ligjin e Detit, ka
zbatimin mė tė cunguar tė saj. Interesat e Shqipėrisė nuk janė parė si
"tė barabartė, tė paanshme = equitable" me palėn fqinjė. Kemi tė
bėjmė me rrėgjim gjeohapėsinor detar dhe cėnim tė gjeohistorisė iliro -
shqiptare. 4. Ky akt diplomatik ėshtė arritur nė
njė "Vakum ligjor shqiptar, mbi detin, gjiret historike dhe ujėrat e
brendshme" qė i shėrbejnė Ligjit tė Detit. 5. Haset cėnim i hapur i mėvetėsisė sė
Shqipėrisė nė Ujrat Detare, Detin Shtetėror (Territorial Sea), Hapėsirėn e
Afėrt Vijimore (Contigous Zone) Shtratdetin Kontinental dhe Hapėsirėn e
Veēantė Ekonomike ( Exclusive Economic Zone). 6. Ngushtesa e Otrantos, kjo urė
natyrore ujore, e Ballkanit Jugperėndimor, kjo gjeohapėsirė detare
tradicionale, gjeohistorike midis Shqipėrisė dhe Italisė, ėshtė njė synim i
drejtėpėrdrejtė, i jetėsimit tė kėsaj marrėveshjeje, nė disfavorin e
Shqipėrisė. 7. Gjiri historik i Sarandės, pėrbėn
njė "harrim" dhe "humbje" fatale, gjeohistorike,
strategjike dhe ekonomike pėr Shqipėrinė. 8. Shqipėria, humb njė pjesė tė
vetvetes sė saj, nė shtratdetin kontinental Jonik, njė sipėrfaqe ujore prej
354 km2, nė njė nga gjeohapėsirat mė mgjepsėse, tė pasura, dhe
gjeostrategjike, nė Jugperėndimin e Saj. |