STOP
MARRĖVESHJES BERISHA-KARAMANLIS! PAKTI DETAR ME
GREQINĖ, PRET SHPATULLAT TONA UJORE Shkruan: Prof.
Myslim PASHA - Tiranė,
07. 10. 2009 ______________________________
Prof.
Asoc. Dr. Myslim Pasha ėshtė mjeshtėr kėrkimesh dhe
Kolonel nė rezervė i Forcave tė Armatosura, nė vijim tė analizės sė tij
shkencore pėr paktin detar mes Shqipėrisė dhe Greqisė, ndalet te njėra prej
pikave tė skandalit. Ai thotė nė analizėn e vet se marrėveshja qė pret tė
kalojė pas pak ditėsh pėr ratifikim nė Kuvendin e Shqipėrisė e ka trajtuar
gjirin e Sarandės, si njė bregdet i thjeshtė, dhe si njė harrim gjeografik tė
pafalshėm. Duke shpjeguar hartėn bashkangjitur, autori i studimit thotė se me
indiferencė dhe cinizėm teknik ėshtė shpėrfillur dhe shmangur e drejta jonė
historike, sepse vija ku ka filluar matja pėr pėrcaktimin e vijės sė mesme
(median line) ėshtė nė muret historike tė qytetit, duke cėnuar mėvetėsinė e
Gjirit si Det Shtetėror dhe duke duke humbur 15 km2. Kolonel Myslim Pasha: Pakti detar me Greqinė, pret shpatullat tona ujore L E T Ė R
E H A P U R 1 - Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė 2 - Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė
Kosovės 3 - Qendrės sė Studimeve Albanologjike 4 - Institutit tė Historisė 5 - Institutit tė Gjeoshkencave 6 - Institutit tė Mjedisit 7 - Institutit Gjeografik Ushtarak tė
Shqipėrisė Ka disa muaj, qė nė mjediset shqiptare,
ėshtė folur edhe pėr njė Marrėveshje tė dyshimtė nė ndarjen e Ujėrave Detarė
dhe tė Shtratdetit Kontinental, midis Republikės sė Greqisė dhe Republikės sė
Shqipėrisė. Nė debatin e hapur, nėse keni vėnė re, nga ana e gjithė mekanizmit
tė Shtetit ka njė kornizė hermetike, njė heshtje e shpejtėsi pėr ta ēuar gjer
nė fund kėtė Marrėveshje, nė ratifikimin e fundėm tė saj. Hapat, procedurat,
baza ligjore, saktėsia e jetėsimit tė Konventės sė Kombeve tė Bashkuara pėr
Ligjin e Detit, janė konsideruar, tė rregullt, e tejdukshėm, tė saktė,
kėsilloj, pėrfundimisht tė padiskutueshėm. Veē kėsaj, pėr ata qė e kanė
ngritur kėtė ēėshtje, ėshtė thėnė se janė: ·
Antikombėtarė, ·
tė shitur dhe ·
se s'kanė bėrė gjė
tjetėr veēse njė trillim primitive Ėshtė tragjike, nė kėtė heshtje,
kur gjeohapėsira tė tėra, me firmėn
e Shtetit, me buzėqeshjen
e tij komike, vendosin kėtė kufi detar, duke prerė shpatullat ujore tė shqiptarėve,
duke cenuar mėvetėsinė, duke
shpėrfillur historinė dhe gjeohistorinė, duke harruar interesat ekonomike tė ardhmėrisė sė shfrytėzimeve tė Shtratdetit Kontinental, duke nėpėrkėmbur dinjitetin, me njė pėrulėsi tė dukshme, dhe
po kaq tė turpshme. Po ju drejtohem, sepse kjo nuk
ėshtė vetėm njė veprimtari e diplomacisė shtetėrore, por kryefjala e mėvetėsisė sė Shqipėrisė. Studiesit
e Institucioneve tuaja, duhet tė kishin gjetur njė instrument konsultimi, jo
pėr tė bėrė "kryengritje" ndaj shtetit tė tyre, por pėr tė
verifikuar me durim, me historianė, juristė tė sė Drejtės Ndėrkombėtare, me
hartografė, gjeologė dhe gjeografė, gjeodetė, dhe pas kėsaj, t'i pėrcillnin
Ligjvėnėsve kuvendarė, pikėpamjet shkencore, pėr tė shtyrė nė njė kohė tė
mėtutjeshme, ratifikimin e mundshėm tė kėsaj Marrėveshjeje, sa tė saktėsohen
mė qartė dyshimet, pėr atė qė ėshtė gatuar aq keq, sa tė vjen turp ta
kujtosh. Kėshtu ne
i bėjmė edhe mė shumė shėrbim klimės sė mirėkuptimit e fqinjėrisė me
Republikėn e Greqisė, duke qėnė tė bindur, se pala greke, nuk ka diktuar, por
ajo veēse nė tavolinėn diplomatike, ka mbrojtur tė Drejtėn e saj, apo siē
kanė deklaruar "interesat e tyre strategjike "ndėrsa pala jonė, del
tėrėsisht e humbur. Ju nuk
mund tė heshtni pėr prerjen e njė gjymtyre gjeohapėsinore prej 354 km2, qė
nga Ngushtesa e Otrantos e deri nė Kepin e Stillos. Nė
mbijetesėn tonė kombėtare, njihet tragjedia e ndarjes sė kufijėve nga
Komissioni Ndėrkombėtar (1913-1925), ndėrkohė nė vitin 2009, lehtėsisht,
shkėpusim prej vetvetes, gjeohapėsira tė tėra detare. Kemi
prerė Otranton, kemi izoluar Rrugėt e Bardha, kemi matur ndarjen e Gjirit
Historik tė Sarandės qė nga Muret e Lashtė tė Onhezmit, kemi shpėrfillur
mesdetin nė Ngushtesėn e Korfuzit qė ėshtė e Drejta Jonė Ndėrkombėtare, kemi
braktisur Shkėmbin Barketa, dhe sė fundi, por qė ėshtė njė fillim, na ėshtė
mbyllur shikimi nė Kepin e Stillos. Dhe
thuhet se kemi zbatuar Konventėn Ndėrkombėtare, kur ajo nuk ėshtė zbatuar nė
asnjė nen tė saj. Tė nderuar shkencėtarė! Ka mbetur,
ende, njė kohė e shkurtėr, gjer mė datėn 19 tetor. Po e mjaftė pėr t'u
konsultuar, pėr tė krijuar njė bindje tė pėrbashkėt, dhe pa
"demonstratė" pėr t'i dėrguar njė apel shkencor, Ligjvėnėsėve, pėr
tė shtyrė nė njė kohė tė mėvonshme, kėtė ratifikim, sepse po u krye,
kėsillojshėm, i zhyt nė turp, ratifikuesit, tė cilėt janė tė zgjedhurit tanė,
duke na kryeulur, tė gjithėve. Shpresoj se Institucionet tuaja, do tė
kontribuojnė, pėr tė mos e ratifikuar kėtė Marrėveshje, pėr t'ia lėnė njė
gjykimi mė tė thelluar nė njė kohė tė mėvonshme. Me vlerėsim sipėror: Prof.Asoc. Dr. Myslim Pasha
|