Procesverbali nga mbledhja e Komisionit
parlamentar tė ligjeve
Tiranė, Datė 25.09.2009
Drejton mbledhjen: Ilir Rusmali -
kryetar komisioni
Rendi i
ditės:
1.
Projektligji
Pėr ratifikimin e marrėveshjes ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe
Republikės sė Greqisė pėr delimitimin e zonave tė tyre pėrkatėse tė shelfit
kontinental dhe tė zonave tė tjera detare qė u pėrkasin nė bazė tė sė
drejtės ndėrkombėtare.
Marrin pjesė:
1. Ilir Rusmali,
2. Eduard
Halimi,
3. Viktor Gumi,
4. Enkelejd
Alibeaj,
5.
Dashnor Sula,
6.
Arenca Trashani,
7.
Nasip Naēo,
8.
Gent Strazimiri,
1.
Paulina Hoti,
2.
Ylli Lama,
3.
Astrit Bushati.
Mungojnė:
Deputetėt e
opozitės
----------------------------------------------------------------------------------
Tė ftuar:
1. Ledia Hysi -
drejtore Juridike nė Ministrinė e Jashtme.
2. Miranda Zeka
- drejtore e Institutit Gjeografik.
3. Valeri Veriga
- specialist nė Ministrinė e Mbrojtjes.
H A P E
T M B L E DH J A
ILIR RUSMALI - Fillojmė
shqyrtimin e projektligjit Pėr ratifikimin e marrėveshjes ndėrmjet
Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė pėr delimitimin e zonave
tė tyre pėrkatėse tė shelfit kontinental dhe tė zonave tė tjera detare qė u
pėrkasin nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare. Ka ardhur nga Ministria e
Jashtme zonja Ledia Hysi, drejtore Juridike nė kėtė ministri, zoti Valeri
Veriga, specialist nė Drejtorinė Juridike nė Ministrinė e Mbrojtjes,
drejtoresha e Institutit Gjeografik tė Ushtrisė dhe drejtoresha e
Drejtorisė sė Marrėdhėnieve me Greqinė nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme. U
urojmė mirėseardhjen!
Kush nga ju paraprakisht do tė prezantojė projektligjin?
LEDIA HYSI - Qė nga viti
2001 Shqipėria ėshtė palė e konventės sė OKB-sė pėr tė drejtėn e detit. Njė
nga detyrimet e kėsaj konvente, e njohur tashmė botėrisht, ėshtė: Vendet
qė lagen nga i njėjti det duhet tė nėnshkruajnė marrėveshje dypalėshe. Kjo
pėr pėrcaktimin e detit territorial, zonės ekonomike ekskluzive dhe shelfit
kontinental. Mėnyra se si bėhet pėrcaktimi i kufirit detar, i shelfit
kontinental dhe sistemet e matjes, janė tė gjitha tė pėrcaktuara nė
konventė. Bazuar nė kėtė dhe nė faktin qė nė vitin 1997 ne kemi pėrfunduar
njė marrėveshje pėr ndarjen e shelfit kontinental me Italinė, ngelen dy
vendet e tjera fqinje qė lagen nga i njėjti det, Greqia nė jug nga deti Jon
dhe Mali i Zi nė veri nga deti Adriatik. Prej dy vjetėsh kanė nisur
negociatat me ekspertėt grekė dhe ėshtė ngritur njė grup pune me
pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Jashtme, Ministrisė sė Mbrojtjes, Ministrisė
sė Brendshme, Bujqėsisė, Mjedisit, Transportit, Drejtėsisė, pra tė tė
gjitha institucioneve shtetėrore. Nė fund tė fundit, aktiviteti nė det, si
dhe aktiviteti nė tokė ka tė bėjė me juridiksionin territorial dhe pak a
shumė tė gjitha institucionet janė tė pėrfshira. Kuptohet qė rolin kryesor
e ka luajtur Instituti i Gjeografisė Ushtarake, qė ka qenė institucioni qė
ka pėrgatitur hartat dhe koordinatat pėrkatėse. Negociatat kanė vazhduar
pothuajse pėr dy vjet, ndėrkohė qė nė preambulė tė marrėveshjes, tė tėra
referencat i bėhen Konventės sė Montegobeit, ku janė palė tė dyja vendet.
Ndėrkohė qė si pėrcaktim i kufirit ėshtė pėrcaktuar vija mediane, qė do tė
thotė vija qė ka tė njėjtėn baraslargėsi nga tė dy brigjet. Mėnyra e
pėrcaktimit tė tė dy vijave nė breg ėshtė gjithashtu, e pėrcaktuar nė
konventė. Ne kemi pėrdorur metodėn e kombinuar tė vijės bazė dhe tė vijės
normale. Gjithsej, kemi pėrcaktuar me vijė bazė tė drejtė tri gjire greke
dhe pesė gjire shqiptare, tė cilat janė mbyllur, ndėrkohė qė pjesa tjetėr
ka pasur vijėn bazė normale ku ėshtė tėrheqja e detit mė e madhe. Nė bazė
tė kėtij pėrcaktimi janė caktuar 150 koordinata qė ndajnė kufirin shqiptar
dhe kufirin grek nė det. Kjo, nė bazė tė pėrfshirjes sė largėsisė, duke
nisur qė nga deti territorial deri te shelfi kontinental. Kuptohet qė
negocimet dhe diskutimet kanė qenė tė shumta. Dihet qė nė OKB kemi
deklaruar, siē e parashikon edhe konventa, qė deti territorial nuk mund tė
shkojė mė shumė sesa 12 milje, ndėrkohė qė Greqia e ka tė pėrcaktuar 6
milje. Pėr shkak tė afėrsisė qė kemi ne me Greqinė ėshtė bėrė pėrcaktimi i
tė tėra zonave, si i detit territorial, i zonės ekonomike ekskluzive dhe shelfit
kontinental. Koordinatat janė pėrcaktuar sipas sistemit gjeodezik WG 84, qė
ėshtė njė sistem i njohur botėrisht, dhe pėrputhen pothuajse pak a shumė
edhe me hartat qė ne kemi pėrcaktuar shelfin kontinental me Italinė. E
papėrcaktuar mbetet vetėm pika e fundit mes pikės 150, e cila ėshtė pika
treshe qė do pėrcaktojė ndarjen e kufirit ndėrmjet Greqisė, Italisė dhe
Shqipėrisė. E pėrmenda qė kemi nėnshkruar njė marrėveshje me Italinė pėr
ndarjen e shelfit kontinental. Greqia ka nėnshkruar me Italinė, kėshtu qė
jemi nė kontakte me ekspertėt italianė dhe nė njė kohė shumė tė afėrt do tė
fillojnė negociatat ndėrmjet tri palėve negociuese pėr pėrcaktimin e pikės
sė fundit. Kuptohet qė marrėveshja, pėrveē referimet e parimet e Konventės
sė Montegobeit pėr tė drejtėn e detit, ka pėrcaktuar dhe ka bėrė
parashikime pėr gjithēka, ndarjen e pasurive ujore e nėnujore, mineraleve,
ngritjen e platformave pėr shfrytėzimin e gazit apo naftės nė det, dhe
gjithēka tjetėr. Thjesht zbatohen parimet e pėrgjithshme tė konventės. Pėr
negocimin e kėsaj marrėveshje i jemi referuar, pothuajse, praktikės sė tė
gjitha vendeve qė kanė marrėveshje pėr ndarjen e shelfit apo tė detit
territorial.
ILIR RUSMALI -
Faleminderit zonja Hysi! Ndonjė nga kolegėt do tė shtojė ndonjė gjė, apo ti
drejtohem komisionit? Nuk keni pėr tė shtuar nė prezantim. Anėtarėt e
komisionit kanė pyetje? Zoti Sula, po keni
fjalėn.
DASHNOR SULA - Faleminderit zoti
kryetar! Sigurisht, kjo marrėveshje qė po diskutojmė sot ėshtė tepėr e
rėndėsishme. Unė doja tu shtroja dy pyetje specialistėve pėrkatės. Pyetja
e parė do tė konsistonte, duke pasur dhe njohuritė e mia tė pakta nė kėtė
fushė, doja tė dija, pėr shkak tė zhurmės sė madhe qė ėshtė bėrė nga
opozita dhe nga grupet e tjera tė interesit, ne kemi pasur njė vijė
bregdetare, apo njė kufi tė ndarė me shtetin grek tė mėparshėm? Dua tė di a
ka ndryshim nga kufiri i mėparshėm i pėrcaktuar sipas koordinatave nė
marrėveshjet e mėparshme qė kemi pasur me shtetin grek, apo nuk ka
ndryshime? Ndryshimet, nė favor tė kujt pale janė? Sė dyti, nuk kam tė
qartė, pėr sa i pėrket shfrytėzimit tė hapėsirave territoriale, bėhet fjalė
pėr pasuritė nėntokėsore tė ujėrave tė kėtyre hapėsirave, qė thuhet kėtu nė
tekstin e kėsaj marrėveshje, e kam fjalėn pėr investime tė cilat mund tė
jenė bėrė nga palėt, qoftė nga pala shqiptare, qoftė nga pala greke. Kėtu,
nė relacionin pėrkatės thuhet se ato investime tė bėra do tė kompensohen.
Kjo do tė thotė se do tė prishen kontratat mes subjekteve tė caktuara, tė
cilat po shfrytėzojnė pjesėt e ujėrave territoriale? Sė fundi, thuhet qė
pėr pasuritė e shfrytėzuara pas kėshillimit tė mbajtėsit tė licencave tė
sipėrpėrmendura do tė arrihet njė marrėveshje pėr kompensimin financiar nė
pėrputhje me vijėn ndarėse. Nga ku do nisemi qė do tė kemi njė kompensim
dhe nė ēsasi tė vlerės? Ky ėshtė aspekti i pyetjes.
ILIR
RUSMALI - Faleminderit zoti Sula! Atėherė fjalėn e keni ju zonja Hysi.
LEDIA HYSI - Faleminderit! Pėr sa i
pėrket pyetjes sė parė dhe zhurmės qė ėshtė bėrė nė media, dua tė vė nė
dijeni qė asnjėherė kufiri detar me Greqinė nuk ka qenė i pėrcaktuar. Dihet
qė kufijtė tokėsorė janė pėrcaktuar me protokollet e Firences tė vitit
1914, tė qershorit dhe tė dhjetorit, por kufijtė detarė kanė qenė gjithmonė
tė papėrcaktuar. Media, atėherė i ėshtė referuar njė dekreti tė vitit 1979,
i cili pėrcaktonte si det territorial tė Republikės sė Shqipėrisė 12 milje.
Kuptohet, kjo ka qenė pėrpara se Konventa e Motegobeit tė hynte nė fuqi. Me
hyrjen nė fuqi tė Konventės sė Montegobeit, pėrsėri vija territoriale ka
qenė e pėrcaktuar jo mė shumė se 12 milje, pra ne ngeleshim te 12 milje, po
tė padeklaruar pranė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara. Ndėrkohė qė,
prandaj e pėrmenda edhe mė pėrpara, mund ta kemi 12 milje edhe me Italinė.
Por, me Greqinė nė kanalin e Korfuzit ėshtė hapėsira shumė e vogėl, shkon 8
milje nga njėri breg nė bregun tjetėr. Nė zbatim tė parimeve tė konventės
do jetė 4 milje, nėse e ndajmė gjysmė pėr gjysmė. Kjo gjithmonė ka qenė njė
praktikė e zbatuar, dihej se anijet shqiptare do tė kalonin brenda katėr
miljeve, pėr shembull, pa u futur nė shifra se mund tė jenė me presje
dhjetore, pa u futur nga gjiri i Sarandės dhe nga pala tjetėr deri te 4
milje nga gjiri i Korfuzit. Por, kjo e pashkruar, pra jo ligjėrisht e
pranuar, ngaqė ka qenė njė nga parimet e pėrgjithshme. Dihet qė parimet e
pėrgjithshme tė sė drejtės ndėrkombėtare, edhe pse tė pashkruara, janė tė
zbatueshme, ka qenė e zbatuar si praktikė nga tė dyja shtetet. Kjo ėshtė
hera e parė qė pėrcaktohet kufiri detar ndėrmjet dy vendeve tona. Pėr sa i
pėrket pyetjes sė dytė, mėnyrės sė shfrytėzimit, pėr momentin nuk ka asnjė
lloj kompanie qė shfrytėzon detin territorial, qoftė nga njėra anė, qoftė
nga ana tjetėr. Kėto janė parime tė pėrgjithshme nėse fillon shfrytėzimi,
sepse kuptohet, deri nė momentin e hyrjes nė fuqi mund tė mendohet qė
ndonjė kompani tė bėjė kėrkime apo shfrytėzime nė nėndet. Vet konventa e
parashikon mėnyrėn se si bėhen kompensimet, pėr shembull, nėse shfrytėzimi
i pasurisė nėntokėsore bėhet nė territorin e njė vendi, por burimin kjo
pasuri e ka nė territorin e vendit tjetėr, atėherė duhet qė para se tė
shfrytėzohet kjo pasuri tė merret njė miratim paraprak ose njė licence nga
vendi tjetėr. Parashikimi i kompensimit bėhet pikėrisht nė bazė tė kėtij
parimi, domethėnė sa ėshtė shfrytėzuar, sa janė tė ardhurat nga shfrytėzimi
dhe kuptohet mė e rėndėsishme, qė ėshtė pika bazė, ėshtė pyetja, burimi a
ėshtė nė anėn tjetėr tė territorit, apo nuk ėshtė nė anėn tjetėr tė
territorit? Gjithsesi, konventa kur ėshtė krijuar, pėrveēse ka njė gjykatė
pėr tė drejtėn e detit, ka krijuar dhe Autoritetin e Fondit tė Detit, qė
ėshtė njė komision pranė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, i cili
pėrcakton pikėrisht mėnyrėn se si funksionon shfrytėzimi i pasurive detare
dhe nėntokėsore. Kėshtu qė, gjithmonė, nė rast se ēėshtjet nuk zgjidhen nė
mirėkuptim ndėrmjet palėve, ka autoritete ndėrkombėtare tė pranuara nga
konventa, tė cilave mund tu referohemi.
ILIR RUSMALI - Ju iu
pėrgjigjėt dhe pyetjes sė tretė, investime ekzistuese nuk ka dhe nuk ka as
kompensime mbi to.
LEDIA HYSI - Pėr
momentin.
ILIR RUSMALI -
Faleminderit! Pyetje tė tjera nga kolegėt?
EDUART HALIMI - Nė nenin 6
tė marrėveshjes keni pėrcaktuar si organ kompetent tė zgjedhjes sė mosmarrėveshjeve,
Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė. Kujt gjykate i referohet konkretisht
dhe nėse ne kemi aderuar, jemi pjesė nė konventėn pėr tė njohur
juridiksionin e kėsaj gjykate, se te Gjykata e Brukselit nuk jemi, ndoshta
pėr kėtė duhet specifikuar...?
ILIR RUSMALI - Faleminderit zoti
Halimi! Kush do tė pėrgjigjet pėr kėtė pyetje?
LEDIA HYSI - Gjykata Ndėrkombėtare
e Drejtėsisė ėshtė njė gjykatė e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, dhe
nė momentin qė ne jemi bėrė palė nė kartėn e Organizatės sė Kombeve tė
Bashkuara kemi miratuar edhe statusin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė
Drejtėsisė, qė do tė thotė se automatikisht jemi palė nė kėtė gjykatė. E
pėrmenda qė ka dhe njė gjykatė tė veēantė pėr tė drejtėn e detit, ku palėt
mund tė drejtohen. Por, praktika pėr referencė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė
Drejtėsisė bėhet gjithmonė pėr tė gjitha vendet qė janė palė tė OKB-sė dhe
gjithmonė nė tė tėra nenet, qė nga preambula deri te hyrja nė fuqi e
marrėveshjes, i referohemi Konventės sė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara
pėr tė drejtėn e detit. Gjykatat e tjera pastaj, kanė juridiksion tjetėr,
po kjo ėshtė ajo qė palėt kanė marrė pėrsipėr qė tė drejtohen nė rast se
nuk zgjidhen konfliktet nė rrugė paqėsore.
ILIR RUSMALI -
Faleminderit! Po, zoti Sula, pyetja e fundit.
DASHNOR SULA - Njė pyetje
tė fundit do tė kisha pėr pėrfaqėsuesin e Ministrisė sė Mbrojtjes, sepse e
shpjeguat edhe ju zoti kryetar, qė i ka mė tė qarta koordinatat. Pyetja ime
do tė ishte, meqė ėshtė hartuar njė marrėveshje dhe natyrisht qė ėshtė
kryer njė volum i madh pune, a ka pėrfunduar hartimi i njė harte konkrete?
Ne kėtu nuk e kemi, por atje ku ekziston, nė Ministri tė Mbrojtjes, a keni
pėrpiluar njė hartė konkrete?
ILIR RUSMALI - Janė hedhur nė hartė
koordinatat?
DASHNOR SULA - Qė tė jemi
tė qartė, se ky ėshtė kufiri dhe kėto koordinata janė hedhur nė hartė.
ILIR RUSMALI -
Faleminderit zoti Sula! Ju e paskeni hartėn me vete.
MIRANDA ZEKA - Atėherė,
unė duhet tju informoj se gjatė kohės qė kemi punuar si grup pune kemi
pasur shumė diskutime, tė cilat i kemi hedhur vazhdimisht nėpėr harta.
Kėshtu qė nuk ėshtė njė hartė, por janė disa qė tregojnė se si ka qenė
ecuria e diskutimeve, derisa kemi arritur nė njė hartė pėrfundimtare, e
cila ėshtė kėtu nė sallė. Kemi pasur shumė probleme, tė cilat i kemi
zgjidhur diskutim pas diskutimi.
LEDIA HYSI - Nuk e di,
nėse mund tė shtoj diēka. Neni 2 i marrėveshjes parashikon koordinatat qė i
pėrmendėm, dhe janė 150 tė tilla. Marrėveshjes nuk i bashkėlidhet harta, po
tu referohemi tė gjitha marrėveshjeve dypalėshe qė kanė vendet, se kjo
marrėveshje depozitohet nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara mbas
ratifikimit nga tė dyja vendet. Marrėveshja asnjėherė nuk ka hartėn
bashkėlidhur. Pėrse? Sepse, sistemet gjeodezike tė hartave mund ti ketė
njė vend tė ndryshme nga vendi tjetėr, por pėrcaktimi nė marrėveshje i
sistemit gjeodezik si dhe i koordinatave, bėn qė ēdo njeri qė ėshtė i
interesuar, nė programin pėrkatės kompjuterik vė koordinatat dhe
automatikisht i del harta. Pėr sa kohė koordinatat janė tė pėrcaktuara nė
marrėveshje, do tė thotė qė tė dyja palėt kanė rėnė dakord, do tė thotė qė
kjo ėshtė harta, edhe pse nuk ėshtė hartė fizike bashkėlidhur marrėveshjes.
ILIR RUSMALI - A mund tė na e shpjegoni, ēfarė
ėshtė sistemi gjeodezik? Dhe, nė krahasim me
sistemet e tjera, ėshtė mė i mirė apo mė i keq?
MIRANDA ZEKA - Sistemi gjeodezik ka
tė bėjė me bazėn matematike tė hartės, ku futet edhe projeksioni. Nė bazė
tė projeksioneve qė pėrdoren, projeksionet lidhen me shformimet qė mund tė
ketė harta, disa ruajnė sipėrfaqet, disa ruajnė kėndet. Domethėnė, nė bazė
tė projeksionit dhe lipsoidit tė pėrdorur, hartat, pavarėsisht se mund tė
paraqesin tė njėjtėn sipėrfaqe, kanė figurime tė ndryshme. Sistemi
shtetėror i koordinatave nė Shqipėri ėshtė sistemi i vitit 42, i cili ka
tė bėjė me sistemin lindor. Ndėrsa sistemi WG 84 ėshtė sistem botėror dhe
sa herė qė ka diskutime mes shtetesh, punohet pikėrisht me kėtė sistem, nė
mėnyrė qė baza matematike tė jetė e njėjtė dhe tė kesh mundėsi tu
referohesh atyre qė diskutohen. Nėse nuk do tė jetė bazė e njėjtė
matematike, nuk mund tė negociohet dhe nuk mund tė thuhet qė ėshtė bėrė
punė e saktė, nė qoftė se gjithsekush do tė pėrdorė sistemin shtetėror tė
koordinatave, flas midis shteteve. Nė qoftė se Greqia ka njė sistem dhe ne
kemi njė tjetėr, nuk mund tė punohet, prandaj kemi zgjedhur sistemin
botėror tė koordinatave.
ILIR RUSMALI - Faleminderit zonja
drejtoreshė! A ka diskutime? Po, zonja Hoti.
PAULINA
HOTI - Desha tė di, ky sistemi gjeodezik ėshtė i njėjtė pėr Shqipėrinė
dhe pėr Greqinė, duke iu referuar marrėveshjes, atėherė, nėse ėshtė i
njėjtė, pėrse nuk kemi njė hartė tė pėrbashkėt? E kuptova qė nuk mund ti
bashkėngjitet konventės dhe marrėveshjes, sepse dėrgohet nė OKB dhe nė vende
tė tjera mund tė ndryshojė, por ne flasim pėr njė marrėveshje midis
Shqipėrisė dhe Greqisė dhe kemi njė sistem tė pėrbashkėt. Qoftė pėr
miratimin mes tė dyja shteteve palė tė kėsaj marrėveshjeje, a nuk mund tė
kemi njė hartė tė pėrbashkėt qė mund tė mos depozitohet nė OKB, por tė
paktėn ne tė miratojmė njė hartė sot. Nesėr mund tė ndryshojė sistemi
gjeodezik, mund tė ndryshojė edhe harta. Po ne kemi njė hartė tė
pėrbashkėt, nė momentin qė ndryshon sistemi gjeodezik ndryshon edhe harta
dhe do njė miratim tė dytė, apo jo?
ILIR RUSMALI - Faleminderit zonja
Hoti! Tė pėrgjigjet zonja Zeka.
MIRANDA ZEKA - Harta qė kemi
pėrdorur ėshtė hartė e pėrbashkėt dhe e miratuar nga tė dy palėt, ajo do tė
jetė dhe nuk kemi pėrse tė pėrdorim sisteme tė ndryshme. Kemi zgjedhur
pikėrisht sistemin botėror, qė tė jetė i pėrbashkėt.
VIKTOR GUMI - Shqetėsimin e zonjės
Paulina e shikoj nė kėtė kėndvėshtrim, pavarėsisht se si ėshtė praktika
ndėrkombėtare nė OKB, depozitohet apo jo harta, nė Kuvendin e Shqipėrisė
njė dokument zyrtar me hartė bashkėlidhur kėsaj marrėveshje duhet tė
ekzistojė, pėrndryshe smund tė miratosh koordinatė.
ILIR RUSMALI - Siē na treguat
librin, unė do tju lutesha tė na tregonit hartėn, faqen e librit, e para.
E dyta, besoj se jemi tė gjithė dakord, neni qė bėn fjalė pėr koordinata i
referohet pikave precize. Pika, e dini ju se ēėshtė, nuk po e them unė. Nė qoftė se do tė
marrim dhe do tė pėrdorim shkallė zvogėlimi nė njė hartė dhe harta punon me
shkallė zvogėlimi, pika nuk ėshtė mė pikė. Pika nė hartė ėshtė njė
kilometėr, do tė thotė nė qoftė se ne duam saktėsinė e dokumentit, na duhet
koordinata, nė qoftė se duam tė kemi pamje vizive, na duhet harta. Harta
nuk mund tė jetė kurrė mė shumė e rėndėsishme sesa koordinata, dhe harta
nuk e zėvendėson dot koordinatėn. Pėr nevojėn qė kanė anėtarėt e
komisionit, mund tė na e tregoni, ta shohim vizualisht hartėn, e keni apo
jo?
(Debat nė sallė)
LEDIA HYSI - Nuk e di nė
qoftė se mund tė shtoj edhe diēka tjetėr, thjesht pėr saktėsi? Ju pėrmendėt
se nė qoftė se ndryshon sistemi gjeodezik, ndryshon dhe harta. Nuk ndryshon
harta, se i bie qė tė dyja palėt tė kenė tė njėjtin sistem dhe koordinatat
janė tė njėjta, vetėm ndryshon paraqitja, por si hartė dhe si largėsi mbeten
tė gjitha njėsoj. Mėnyra se si procedohet, koordinatat e futura nė sistem
nxjerrin hartėn.
ILIR RUSMALI - Hartėn, qė
ne do tė varim te zyra e komisionit, do ta prodhoni pasi tė hyjė nė fuqi ky
ligji?
MIRANDA ZEKA - Sigurisht. Do ta hartojmė pasi
ta kemi miratuar. Smund tė hartojmė njė hartė tė pamiratuar mė parė.
DASHNOR SULA - Ne kėrkuam
hartėn e asaj ēka po diskutoni ju, qė pasi ta shohim, ta miratojmė. Hartėn
e kufirit detar qė pėrcakton marrėveshjen me Greqinė. Kaq kėrkuam. Nuk
kėrkuam hartėn e Shqipėrisė.
ILIR RUSMALI - Zoti Sula,
harta e kufirit detar ėshtė ai libri i madh atje.
DASHNOR SULA - Po mos tė thonė qė do ta sjellin pasi tė miratohet.
ILIR
RUSMALI - Iu referua pyetjes time, dhe pyetja ime nuk kishte lidhje me
atė librin, kishte lidhje me diēka tjetėr.
Diskutime nga kolegėt? Po, zoti Strazimiri.
GENT STRAZIMIRI - Mė shumė
se diskutim, unė do tė doja tė falėnderoja tė gjithė specialistėt, kėta qė
janė prezent dhe ata qė nuk janė prezent, qė kanė marrė pjesė nė kėtė punė
kaq tė gjatė, tė vėshtirė dhe delikate tė pėrcaktimit tė kufirit detar me
Greqinė, dhe natyrisht, ti pėrgėzoja pėr faktin qė, siē e pamė tė gjithė
si me koordinata dhe nga pamja vizuale, asnjė m2 apo asnjė gram ujė qė i pėrket
Shqipėrisė nuk ėshtė falur, as nuk ėshtė shitur, as nuk ėshtė shpėrdoruar.
Besoj se tė gjithė kolegėt janė dakord. Ju faleminderit dhe njė herė pėr
pjesėmarrjen!
ILIR RUSMALI -
Faleminderit zoti Strazimiri! Meqenėse nuk ka diskutime tė tjera, atėherė
miratojmė nė parim projektligjin. Kalojmė te shqyrtimi nen pėr nen i
projektligjit.
NENI 1.
- Ka
pyetje? Diskutime? Nuk ka.
- Kush
ėshtė dakord? Kundėr? Abstenim?
-
Miratohet.
NENI 2.
- Ka
pyetje? Diskutime? Nuk ka.
- Kush
ėshtė dakord? Kundėr? Abstenim?
-
Miratohet.
Atėherė, e hedhim nė votim nė tėrėsi
projektligjin.
- Kush
ėshtė dakord? Kundėr? Abstenim?
-
Miratohet edhe nė tėrėsi projektligji.
-
Falėnderoj pėrfaqėsuesit e ekzekutivit qė ishin sot me ne!
|