Apeli i ushtarakėve

 

MOS E RATIFIKONI MARRĖVESHJEN E KUFIJVE

DETARĖ ME GREQINĖ

 

 

      Shefi i Departamentit tė Hartografisė nė Institutin e Gjeografisė Ushtarake, nėnkolonel Behar Malaj, dha dje dorėheqjen e parevokueshme nga kjo detyrė. Vendimi i tij vjen fill pasi “Gazeta Shqiptare” botoi pak ditė mė parė procesverbalin e mbledhjes sė “fshehtė” tė komisionit parlamentar tė Ligjeve, ku drejtoresha e IGJU-sė, Miranda Zeka pohonte para deputetėve tė maxhorancės se harta e kufirit detar mes Shqipėrisė dhe Greqisė, e pėrcaktuar nė bazė tė marrėveshjes dypalėshe, nuk ekziston. Nė prononcimin e tij pėr “G.SH”, Malaj bėri tė ditur se “lajmi i pėrcjellė nga “Gazeta Shqiptare” ka qenė tronditės.

      “Dhashė dorėheqjen e parevokueshme nė shenjė proteste pėr mungesėn e hartės sė ndarjes sė kufirit detar. Nuk mund tė qėndroj mė nė njė institut qė nuk mund tė masė pronat e shtetit tė tij dhe qė nuk e ka hartėn pėrkatėse”, - sqaroi nėnkoloneli. Shefi i Departamentit tė Hartografisė nė Institutin e Gjeografisė Ushtarake bėri mandej tė ditur se ka pasur edhe njė sėrė arsyesh tė tjera qė e detyruan nė marrjen e kėtij vendimi. “Publikimin e tyre do ta bėj nė njė kohė mė tė vonė, pasi jam nė pritje tė pėrgjigjes qė do tė marr nga eprorėt e mi lidhur me dorėheqjen qė iu kam paraqitur”, - pėrfundon ai.

      Vendimi i nėnkolonelit Behar Malaj pėr tė dhėnė dorėheqjen e parevokueshme nga detyra ėshtė treguesi mė i qartė i anashkalimit tė ekspertėve nga procesi i negociatave me palėn greke pėr arritjen e marrėveshjes sė pėrcaktimit tė kufirit detar mes dy shteteve. Duket se vendimmarrja pėr kėtė ēėshtje ėshtė vulosur tjetėrkund dhe se gjithė ecuria e procesit ėshtė karakterizuar nga njė hermetizėm e fshehtėsi e plotė. Konstatimin e pėrforcon fakti se vetė Shefi i Departamentit tė Hartografisė nė Institutin e Gjeografisė Ushtarake, njė nga autoritetet kryesore qė duhej tė ishte vėnė nė dijeni, nuk ka pasur asnjė informacion pėr mungesėn e hartės deri ditėn qė kėtė lajm e botoi “Gazeta Shqiptare”.

      Ndėrkohė, burime zyrtare nga IGJU bėnė dje tė ditur se akti i nėnkolonelit Malaj do tė shoqėrohet nga njė valė dorėheqjesh tė funksionarėve tė lartė tė kėtij instituti, qė gjithashtu nuk kanė qenė nė dijeni pėr mungesėn e hartės detare.

 

Apeli i ushtarakėve

 

      “Mos e ratifikoni marrėveshjen e kufijve detarė me Greqinė”. Ky ėshtė apeli publik qė iu drejtua krerėve mė tė lartė tė shtetit shqiptar dhe opozitės nga shtatė shoqata, respektivisht:

·       Aleanca Kombėtare e Ushtarakėve tė Shqipėrisė;

·       Komiteti i Veteranėve;

·       Organizata e Familjeve tė Dėshmorėve tė Atdheut;

·       Shoqata e ish- Ushtarakėve dhe ushtarakėve nė rezervė;

·       Shoqata e Invalidėve;

·       Sindikata e Pensionistėve dhe

·       Shoqata Atdhetare Kulturore Pėrmeti.

Tė gjitha kėto organizata shprehin shqetėsimin e thellė lidhur me marrėveshjen e nėnshkruar nė heshtje tė plotė nga qeveria shqiptare me qeverinė e Greqisė, pėr kufirin detar midis dy vendeve. “I kėrkojmė Presidentit tė Republikės, Bamir Topi, kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli, deputetėve tė Kuvendit tė Shqipėrisė, tė njihen thellėsisht me kėtė marrėveshje pėr tė kuptuar qartė cenimin e rėndė qė ajo i bėn sovranitetit dhe integritetit territorial tė Shqipėrisė”, - shprehen ushtarakėt nė letėr.

 

Si e shkeli marrėveshja kufirin detar tė 1914’ės

 

      Marrėveshja pėr pėrcaktimin e kufirit detar mes Shqipėrisė dhe Greqisė denoncohet pėr shkelje tė sovranitetit territorial tė vendit tonė edhe nga nėnkoloneli, Ēelik Murati, me njė kontribut tė njohur e tė ēmuar nė komisionet e Kufirit me Greqinė. Nė cilėsinė e ekspertit tė fushės, Murati deklaroi dje se “marrėveshja ėshtė skandaloze” sa i pėrket distancės kufitare tė pėrcaktuar. Nė mėnyrė tė veēantė ai shpreh shqetėsimin e tij lidhur me vijėn ku fillon caktimi i kufijve, pikėrisht nė piramidėn kufitare numėr 79.

 

      Pėr tė argumentuar qėndrimin e tij, nėnkolonel Murati vuri nė dispozicion tė “Gazeta Shqiptare” dokumentin ku pasqyrohen koordinatat gjeografike tė kufirit tė pėrcaktuar nė vitin 1914. Ai sqaron pėrshkrimin e vijimit tė kufirit detar nga kjo piramidė, tė marrė nga origjinali i kėtij pėrshkrimi tė bėrė nė vitin 1914 nga pėrfaqėsues tė stafit teknik tė Francės, Britanisė sė Madhe dhe Italisė.

      Nė firmat e fundit janė dhe dy teknikė, njėri shqiptar dhe tjetri grek. “Pėrshkrimi i kufirit prej shenjės kufitare Nę% III. 79, deri nė kufi me ujėrat territoriale. Duke filluar prej shenjės kufitare Nę% III.79, vija e kufirit drejtohet nga J.J.P. (Jug, Jug, Perėndim: shėnim i nėnkolonelit) zbret shkėmbinjtė shumė skarpate dhe pas rreth 10 metrash takohet me bregun e detit. Pastaj ajo vazhdon deri nė kufirin e ujėrave territoriale, duke ndjekur nė vijė normale, nė drejtimin e pėrgjithshėm tė bregut tė detit. Ishulli i vogėl i Tongos i ngelet Shqipėrisė”, - sqaron Murati.

      Sipas komentit qė bėn nėnkoloneli, “vija nė det do tė vazhdojė deri sa tė ndėrpresė bregdetin e Korfuzit nė vijė tė drejtė. Vetėm pika e mesit ėshtė edhe drejtimi qė do tė marrė kufiri nė ecurinė e tij drejt veriut, pėrgjatė Kanalit tė Korfuzit. Nėse largėsia nga piramida nr.79 deri nė brigjet e Korfuzit ėshtė 16.86 Km (9.11 milje detare), atėherė sipas rregullit tė vijės sė mesme tė fillimit kjo pikė i takonte tė ishte nė largėsinė: 8.43 km. Mirėpo nga matjet nė hartė nė bazė tė marrėveshjes sė firmosur sė fundmi, del se kjo largėsi ėshtė 4.7 km (e pėrafėrt). Njė diferencė e tillė ( 3.73 km) ėshtė skandaloze”, - pėrfundon nėnkolonel Murati, i cili zotėron njė dokumentacion tė pasur dhe njė pėrvojė tė gjatė nė problematikėn e pėrbashkėt tė kufijve shtetėrorė me tė dy vendet, Shqipėri-Greqi.

 

Jo ratifikimit!

 

      Koloneli nė rezervė i Forcave tė Armatosura, profesori Myslim Pashaj, i cili bėri njė studim mbi skandalin e marrėveshjes sė kufirit ujor mes Shqipėrisė dhe Greqisė tė denoncuar prej tij si njė cenim tė sovranitetit territorial tė vendit, i ka dėrguar njė letėr tė hapur qarqeve akademike nė vend dhe nė Kosovė pėr tė sensibilizuar kėtė ēėshtje nė mėnyrė qė parlamenti tė mos ratifikojė marrėveshjen. “Heshtni nė heshtjen tragjike albanologjike pėr prerjen e njė gjymtyre gjeohapėsinore prej 354 km2, qė nga ngushtesa e Otrantos e deri nė Kepin e Stillos, kur brenda kėsaj gjeohapėsire keni po kaq tė shpėrfillur historinė dhe gjeohistorinė, duke luajtur me gurėt e themelit, ku mbėshtetet edhe shtrati i autoktonisė iliro-shqiptare”, - shprehet profesor Pashaj. (Tedi Blushi - Tiranė, 11. 10. 2009)