13 vite burg nuk mund tė ndryshojnė historinė!

 

PROVA E ZGĖRLAQUR E EULEX’it KUNDĖR ĒLIRIMTARĖVE

 

Gjyqi ndaj Rustem Mustafės dhe shokėve tė tij ėshtė njė farsė politike e dhimbshme, e bėrė pikėrisht nga njerėz tė cilėt mungesėn e fakteve e dhunojn me forcėn e njė ligji tė sajuar, qė as nė vendin e tyre, prej nga kanė ardhur nuk ekziston.

 

Shkruan: Bedri Islami - 05. 10. 2009

______________________________

 

      Shumė vetė nuk kanė mundur tė presin se njė ditė, jo edhe aq papritmas, nė serinė e tė dėnuarve nga rradhėt e drejtuesve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, do tė jenė edhe tre nga figurat mė tė njohura tė zonės operative tė Llapit, mes tyre edhe komandanti i saj, Rustem Mustafa.

        Megjithatė vendimi i parė ėshtė dhėnė. Pėrmes njė gjykate tė re, ndėrtuar mbi bazėn e parimit tė parėsisė sė gjyqtarėve tė huaj, dhe me njė pasvijė tė ndjeshme politike, do tė thoja krejt politike, u shqiptua dėnimi, i cili vėrtet pėrmban 13 vite burg pėr tre vetė, krejt ndryshe nga vendimi i disa para viteve, qė ishte ku e ku mė i lartė, por qė njėsoj si i pari, ndjeshėm ėshtė mbėshtetur nė siguri politike.

·       A janė bėrė krime nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės dhe drejtuesit e saj?

Kjo ėshtė njė pyetje qė dy herė me rradhė ka marrė pėrgjigje tė qartė, pa asnjė ekuivok nga Tribunali i sotėm mė i rėndėsishėm dhe mė autoritativ nė botė, Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės. Si nė rastin Limaj dhe bashkėpunėtorėt, si nė rastin Haradinaj dhe bashkėpunėtorėt, megjithėse u vunė nė lėvizje makineri tė fuqishme propogandistike dhe njerėzore, tė drejtuara nga njė figurė qė nė thelb i urrente shqiptarėt dhe ishte katėrcipėrisht kundėr luftės sė tyre pėr liri, si ishte Karla del Ponte, pėrsėri njėzėri u dha pafajsia. Dėnimi i pjesshėm i Lahi Ibrahimit, njėrės nga figurat mė tė nderuara tė luftės, nuk ishte asgjė tjetėr, veēse pjesė e ndėrhyrjes sė fuqishme e organeve hetuese, pjesė nga tė cilat do tė sterpiknin figurėn e lartė morale tė Lahi Ibrahimit, por nuk do e ndryshonin atė.

·       Shpesh herė ėshtė pyetur, dhe me tė drejtė, se si ėshtė e mundur qė Idriz Balaj, i shpallur fajtor nga gjykatat ndėrkombėtare nė Kosovė dhe i dėnuar ashpėr, pėr tė njėjtat akuza tė shpallet i pafajshėm nga Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės, si ėshtė e mundur qė gjykatės anonimė, tė ardhur nė Kosovė sipas strukturimit jo tė qartė, shpallin fajtorė njė njeri, tė cilin, mė pas, gjykata superiore e shpall tė pafajshėm?

·       Si ėshtė e mundur qė edhe pas kėsaj ngjarjeje, e cila , as mė pak e as mė shumė, ėshtė njė turp pėr drejtėsinė nė Kosovė, askush nuk mban pėrgjegjsinė e tij dhe vazhdohet me tė njėjtat metoda?

     Vendimi pėr dėnimin e “Grupit tė Llapit” ėshtė jo vetėm i turpshėm, por edhe fillesa e njė seri dėnimesh tė tjera, tė cilat, duke qenė, po ashtu, politike, kanė nė thelbin e vet dy gjėra themelore:

·       sė pari,

nxirjen me ēdo kusht tė luftės ēlirimtare nė Kosovė, duke hedhur baltė tė pėshtirė mbi bartėsit kryesorė tė saj dhe barazimin e krimeve serbe nė Kosovė me gjoja “krimet” e shqiptarėve ndaj tyre, dhe

·       sė dyti,

edhe njė herė, nė kėtė kohė kur gjithēka ka filluar tė rėndojė mbi shpatullat e vendorėve, duan tė jain njė mėsim se janė ende ata, tė huajt, qė qeverisin nė Kosovė, qė mund tė hakmerren ndaj protestės qeveritare ndaj protokollit tė famshėm mes EULEX dhe policisė serbe, se ende nė Kosovė figurat e shquara kanė nevojė tė “ gdhenden” nga forcat e huaja tė sigurisė.

 

Shikoni dokumentarin: Golgota e Llapit

 

     Kėto janė vetėm dy parimet themelore politike nga janė nisur tė ndėshkojnė disi halldupshe tre nga figurat e shquara tė luftės nė Kosovė. Nėse vėrtet gjykata do i kishte gjetur fajtorė pėr ēka akuzohen, pėr vrasje, dhunime, keqtrajtime, burgosje, arrestime, etj etj, dėnimi i dhėnė ndaj tyre nuk do tė ishte ky i sotmi, do tė ishte krejt tjetėr. Por tė ndodhur mes dy zjarreve, mes tė vėrtetės qė flet nė tė mirė tė qėndrimit tejet njerėzor tė strukturave tė Ushtisė Ēlirimtare tė kosovės, dhe Dhėnėsit porosi pėr dėnimin e tyre, ata gjetėn njė rrugė tė mesme, e cila, duke qenė e thurur keq me politikė vanitoze ėshtė edhe mė e dhimbshme.

      Kjo ishte prova e parė madhore e qėndrimit politik e konseguent i EULEX-it nė Kosovė. Mjerisht ishte njė provė e zgėrlaqur.

      Kohėt e fundit mė ka takuar tė lexoj dosje tė tėra pėr ngjarjet e shumė viteve mė parė nė Bosnje. Mė ka takuar tė lexoj edhe njė raport informativ tė shtetit serb ndaj krimeve qė paskan bėrė boshnjakėt e kroatėt nė luftėn kundėr tyre. Duke lexuar ata rradhė, gjithkush qė nuk e di rradhėn e ngjarjeve, mund tė mendojė se agresorėt kanė qenė kroatėt, boshnjakėt, sllovenėt dhe viktimat forcat militare e paramilitare serbe. Ky Raport Informativ, i dėrguar nė qarqet mė tė larta tė vendosjes, mes tyre edhe nė Bruksel, kishte vetėm njė qėllim, po atė qė kanė sajesat serbe pėr luftėn nė Kosovė, nxirjes sė tė vertetės, shpifjen si tipar kombėtar dallues i qarqeve drejtuese serbe, krijimin e psikozės se ėshtė dhunuar populli serb, i cili gjithėherė ka qenė viktimė. E gjithė bota e di tė kundėrtėn, ashtu si e di mirė se ēfarė ka ndodhur edhe nė Kosovė. Atėherė pėrse ndodhin ngjarje tė tilla, tepėr tė mjerueshme politikisht dhe tepėr tė dhimbshme nga ana njerėzore?

      Kosova ėshtė nė agun e lirisė dhe tė pavarėsisė sė saj. Ajo ka bėrė flijime tė jashtėzakonshme pėr kėtė ag tė lirisė, ka derdhur gjak me kova, ėshtė flijuar si rradhė popull tjetėr, ėshtė shkrumbuar dhe pėrcėlluar nga dhuna serbe e jo vetėm serbe. Kėtė ag tė lirisė, i cili, mirė apo shumė mirė po sendertohet nė Kosovė, nė rradhė tė parė e meritojnė ata qė, tė pėrkushtuar ndaj vendit tė tyre, ishin tė gatshėm tė flijoheshin.

      Kėtė meritė nuk mund tė ja japin ata qė Kosovėn e shohin jo si perspektivė dhe ardhmėri, por si njė vend ku, duke jetuar pashallarqe, si nuk kannė jetuar kurrė nė jetėn e tyre, mund tė marrin rroga tė dyfishta, mund tė bėjnė ligjin si dhe ku ju teket, mund tė pėrcėllojnė ende fate e jetė njerėzish.

      Gjyqi ndaj Rustem Mustafės dhe shokėve tė tij ėshtė njė farsė politike e dhimbshme, e bėrė pikėrisht nga njerėz tė cilėt mungesėn e fakteve e dhunojn me forcėn e njė ligji tė sajuar, qė as nė vendin e tyre, prej nga kanė ardhur nuk ekziston.

      Nga tre tė dėnuarit, dy prej tyre kanė pasur fatin e mirė tė i kem miq. Rustem Mustafėn dhe Latif Gashin. I njoh nga afėr dhe ua di vlerat njerėzore e qytetare. E di fare mirė se, tė devotshėm si janė nė vendin e tyre, ata kurrė nuk mund tė bėnin diēka qė shkon kunder interesave tė Kosovės, pra nuk mund tė bėnin kurrė burgosje tė paligjshme, dhunė tė ushtruar, tortura dhe vrasje, linēime apo diē tjetėr, qė ėshtė kundėr natyrės sė tyre njerėzore. Ata edhe mund tė i kishin bėrė kėto, sidomos kur kanė parė dhjetra e qindra bashkėatdhetarė tė tyre tė vrarė nga ēetnikėt serbė qė ende bredhin tė lirė, ata mund ta kishin bėrė kėtė kur fshatra e qytete ishin nė flakė pikėrisht nga qė merren nė mbrojtje nga struktura tė sotme, ata mund ta kishin bėrė kur u janė vrarė shokėt e  luftė, edhe pas shpindės, kur u janė torturuar vėllezėrit e motrat, kur u janė vrarė tė afėrmit. Mirėpo edhe nė kėto ēaste ata nuk e bėnė kėtė, sepse kishin dinjitet si njerėz, si prijės lufte, sepse e dinin se lufta nuk ishte kundėr popullit serb, por kundėr pushtuesit, sepse kishin pikėrisht atė dinjitet, qė sot u mungon atyre qė gjykojnė.

      Dikush mund tė presė se pas kėsaj ngjarje tė kishte nė Kosovė protesta masive, dhunė, shkatrrime dhe pastaj, duke rrahur gjoksin tė thonin ”ja me cilėt kemi tė bėjmė”. Edhe nėse do tė ketė protesta, nuk e besoj se do tė ketė dhunė. Latif Gashi pas burgut, duke u pėrcjellė nė makinėn e burgosjes na e dha njė shenjė, atė tė fitores. E dha thjeshtė, me dinjitet, ashtu si ka jetuar deri tash e si do tė jetojė edhe nė tė ardhmen.

      Kjo ėshtė njė histori qė sapo ka filluar tė rihapet. Se kur do tė mbyllet, kjo lidhet edhe me atė qė mund ta quajmė mendim tė pėrbashkėt politik e qendresė tė pėrbashkėt politike, tė gjitha strukturave partikake e shtetėrore nė Kosovė.  Njė vendim i dhėnė nė fillimin e fushatės pėr zgjedhjet e pushtetit lokal ėshtė njė paralajmėrim se nuk mund tė vendoset asnjėfarė pushteti, nėse nuk kalon gjithēka tek EULEX.

      Shumė vite mė parė, nė njė intervistė tė dhėnė njė gazetari gjerman, kam pasė thėnė se njerėzit nė Kosovė nuk kanė kurrėfarė besimi tek UNMIK-u. Ndoshta ėshtė herėt tė thuhet, por pabesueshmėria e EULEX-it po rrėshqet mė shpejt se pabesueshmėria e paraardhėsit tė tij.

      Njė gjyq, si i bėrė me porosi, dhe njė vendim i dhėnė, po ashtu, me porosi, mund tė flasin shumė mė tepėr se sa 13 vite burgimi tė dhėnė pėr tre luftėtarė tė shquar tė ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

      13 vite nuk mund tė ndryshojnė historinė. Ata mund tė ndryshojnė pėrfundimisht besimin ndaj njė strukture tė huaj nė Kosovė, e cila megjithėse e mirėpritur, do tė ishte edhe mė e gėzueshme, nė se shkon sa mė shpejt tė jetė e mundur, duke mos pėrsėritur gabime qė rėndojnė jo vetėm mbi emėrin e saj.