Sali Berisha e
shet njė pjesė tė Shqipėrisė! Studimi sekret, marreveshja me Greqinė- Si u fal Ngushtica e Otrantos Shkruan: Tedi Blushi - Tiranė, 03. 10. 2009
Marrėveshja shqiptaro - greke pėr pėrcaktimin e kufirit detar mes dy
vendeve shkel hapur sovranitetin kombėtar tė Republikės sė Shqipėrisė, ndaj
ajo nuk duhet ratifikuar nga Parlamenti. Ky ėshtė konkluzioni i njė studimi
prej 117 faqesh tė ish-drejtorit tė Institutit Tipografisė Ushtarake tė
Shqipėrisė, kolonelit Myslym Pasha, njėherėsh profesor me gradėn shkencore
Kandidat i shkencave, i lauruar me titullin Mjeshtėr kėrkimesh.
Gazeta Shqiptare boton sot ekskluzivisht pjesėn mė pikante tė kėtij
studimi, i cili thellon mė tej skandalin qė fshihet nė kėtė marrėveshje, tė
depozituar tashmė pėr ratifikim nė parlament. Detajet e kėtij studimi
nxjerrin nė pah paaftėsinė e qeverisė shqiptare pėr tė mbrojtur sovranitetin
e Shqipėrisė, duke pranuar firmosjen e njė dokumenti qė cėnon ujėrat
kombėtare nė detin Jon me rreth 354.4 km2, tė cilat i dhurohen fqinjit tonė
jugor. Rezultatet e studimit tregojnė se pala shqiptare nuk ka shtruar asnjė
argument dhe nuk ka kundėrshtuar ndonjė tjetėr. Thjesht janė pranuar pa asnjė
kusht dhe kundrejt asnjė kontestimi tė gjitha propozimet e kėrkesat e palės
greke.
Qeveria shqiptare, me vetėdije ose pėr paaftėsinė e ekspertėve tė saj
tė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe asaj tė Punėve tė Jashtme tenton tani tė
ratifikojė me shumicė votash kėtė dokument. Nė datėn 25 qershor, Komisioni
Parlamentar i Ligjeve e miratoi kėtė marrėveshje dhe tani pritet qė fjalėn e
fundit ta thotė seanca plenare e 19 tetorit. Studimi nė argumentet e tij
teknikė, gjeohartografikė, synon si hap tė parė krijimin e njė opinioni
mbarėkombėtar, pėr tė mos e ratifikuar kėtė Marrėveshje, - shprehet profesor
Pasha. * * *
STUDIMI Studimi ka karakter teknik,
ai mat, pasqyron, nxjerr rezultate dhe pėrqas. Studimi nė argumentet e tij
teknikė, gjeo-hartografikė, synon si hap tė parė krijimin e njė opinioni
mbarėkombėtar, pėr tė mos e ratifikuar kėtė Marrėveshje. Studimi ėshtė
vetjak. Ai nuk pėrfaqėson ndonjė agjenci, bashkėsi studimore; nuk ka asnjė
shtysė politike apo nacionaliste. Ai ėshtė vetėm njė oponencė studimore. ARKIPELAGU Nė
Marrėveshje, kėrkund nuk pėrmendet termi: "Arkipelag". Vetėm se:
"Kufiri detar ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė
Greqisė, do tė caktohet nė pėrputhje me parimin e baraslargėsisė. Nė mėnyrė
mė specifike, vija e delimitimit do tė jetė vija e mesme, ēdo pikė e sė cilės
ėshtė e baraslarguar nga pikat mė tė afėrta tė vijės bazė (si kontinentale
ashtu dhe ishullore) nga e cila matet gjerėsia e ujėrave territoriale
detare". Por terma tė tillė nuk gjenden nė UNCLOS (Konventa e Kombeve tė
Bashkuara mbi tė Drejtėn e Detit). RASTI I REPUBLIKĖS SĖ GREQISĖ Greqia
ėshtė njė bashkėsi siujdhesash e pėrzgjatur si dhe ujdhesash, nė detin Egje
dhe atė jonian. Ndėr tė mėdhatė e saj ėshtė siujdhesa e Peloponezit, si vijim i tyre
dhe arkipelagėt e saj. Nė kėtė gjeografi, me njė dendėsi tė madhe ujdhesore
qė njihet prej tė gjithėve, prapėseprapė nuk ėshtė "shtet
arkipelag", por nė pėrbėrje tė tij "pėrfshin tėrėsi ujdhesash
arkipelagore" si pjesė jetėsore e Republikės sė Greqisė. Kėsisoj, nė
nismėn pėr tė ndarė ujorin nė Ngushtesėn Veriore tė Korfuzit, qė ndėrmjetėson
tė dy shtetet tona fqinje, vėmendja jonė pėrqendrohet ndaj Arkipelagut tė
Ujdhesave Jonianė qė ndodhet nė perėndim. Shqipėria, nė jugperėndimin e saj
ndodhet pėrballė me Ujdhesėn e Korfuzit dhe arkipelagun e tij. Shqipėria nuk
ėshtė pėrballė me Greqinė kontinentale (gadishullore=siujdhesore), por me njė
ENTITET (Arkipelagu i Korfuzit), pjesė e Republikės sė Greqisė. Ajo qė
pėrcaktohet nė Marrėveshje: "Kufiri detar ndėrmjet Republikės sė
Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė, do tė caktohet nė pėrputhje me parimin
e baraslargėsisė. Nė mėnyrė mė specifike, vija e delimitimit do tė jetė vija
e mesme, ēdo pikė e sė cilės ėshtė e baraslarguar nga pikat mė tė afėrta tė
vijės bazė (si kontinentale, ashtu dhe ishullore) nga e cila matet gjerėsia e
ujėrave territoriale detare", ėshtė shtrembėrim i plotė. KUSHTET E UNCLOS Ujėra qė
qarkohen nga vija periferike e cila bashkon ishujt anėsorė: RAPORTI UJE-TOKĖ, QĖ NUK
PLOTĖSON KUSHTET E UNCLOS Llogaritja e raportit Ujor
: Tokė pėr grumbullin e dytė tė ujdhesave qė nuk kanė kufij me Shqipėrinė:Sipėrfaqe e pėrgjithshme: Tokė + Ujorė,
nisur nga kufizimi periferik i ujdhesave: 3087 km2. Ndryshimi: 3087
- 1606 = 1481 km2 Raporti: Ujė :
Tokė, 1482 km2: 1606,2 = 0,993. Nga shqyrtimi i tė dy arkipelagėve KORFUZ,
KEFALLONI del se ata nuk i plotėsojnė kushtet pėr tė hequr vijėdrejtat bazore
qė bashkojnė ujdhesat skajore. Kėsilloj, jemi tė ndryrė brenda njė neni i
cili trajton, nė mėnyrė krejt tė pėrgjithshme, dhe pse tė mos themi,
hermetike, lidhur me vijat bazė (ne i quajmė vija bazore), ku shfaqen tė dy
versionet qė i trajtuam njė paragraf mė sipėr, pra: Kontinentale (Greqia
Gadishullore, ku ėshtė Kontinenti, main land) dhe ujdhesore (qė ne e kemi
quajtur dhe trajtuar si Arkipelag, me qendėr Korfuzin, main island). Tė dy
termat qė pėrdoren, bėhen tė pakuptueshėm, pėr ne, mbasi asnjė terminologji e
tillė nuk haset nė UNCLOS. NJĖ PĖRFUNDIM PĖR TERMIN
ARKIPELAG I KORFUZIT Prej trajtesės rrjedh se pėr tė zbatuar kėrkesat
e Konventės, arkipelagu i Korfuzit, pėrfaqėson njėsinė gjeografike, qė
ndodhet pėrkundruall Jug/Perėndimit tė Shqipėrisė, nga brigjet e sė cilės
nismon Deti Jon. Nė bazė tė tė gjitha pėrcaktimeve, tė dhėna mė sipėr, Greqia
nuk ėshtė njė shtet Arkipelag, por nė pėrbėrje tė saj ajo ka dy arkipelagė.
Ky ėshtė njė ndryshim thelbor, tė cilin palėt nuk e kanė marrė parasysh, as e
kanė cekur kund, po ma do mendja, atėbotė, as edhe e kanė diskutuar.
Ritrajtimi qė po i bėjmė, nuk mund tė quhet ritrajtim, sepse nuk ka pasur
rast, ndonjėherė tjetėr, qė midis dy vendeve tė jetė shtruar njė kusht, njė
tezė, njė problem ndarės, bazuar nė kėrkesat e njė Konvente. Po kėshtu prej
palės sonė, nuk ka gjėllirė dėshirė studimi tė thellė i kushteve tė veēanta
qė rekomandon UNCLOS. Sa mė sipėr nxjerrim si pėrfundim se: Nė pėrcaktimin e
kufijve detarė dhe tė Shtratdetit Kontinental, me Arkipelagun e Korfuzit qė
pėrbėhet nga 14 ujdhesa, nuk do tė pėrdoren vijėdrejtat bazore qė bashkojnė
pikat skajore ujdhesore, por vijat bazore nga ujdhesa kryesore, Korfuzi. Kjo
nuk ėshtė marrė parasysh. GJIRI I SARANDĖS DHE
BUTRINTIT SIMBIOTIKĖ Pėrfytyroni
tėrėsinė ujore tė brendshme tė Kaonisė sė dikurshme. Nė themel, nė jug
Buthroti dhe lidhja me Detin. Gjiri shtrihej deri nė kėmbėt e Ēukės sė Ajtoit
nė jug dhe tė Foinikes, nė veri. Tė dy fushat e sotme tė Vrinės dhe tė
Mursisė ishin pjesė e kėtij gjiri qė mbante nė pėqi Buthrotin dhe Foiniken.
Legjenda e Onhezmit, mund tė lexohet nga tė dy anėt, si nga perėndimi ku
ėshtė Ngushtesa e Korfuzit, po edhe nga lindja, ku vijonte Gjiri i Butrintit
i cili nė Ēukėn e sotme, ku zbriste Bistrica, lidhej sėrish me detin e gjirin
e Onhezmit (Sot ėshtė kanali i Ēukės). Shtrirja gjeo-historike e te dy gjireve
ėshtė njė mbresė e pashlyer e kėtij Dheu dhe Deti qė vargoi i kodrave tė
Ksamilit nuk i ndante, por nė tė vėrtetė bashkonte jetėt e tyre tė njėmendta.
Nė bisedime, duket se as qė nuk ėshtė argumentuar dhe nuk ėshtė trajtuar
veēoria historike, gjeostrategjike dhe ekonomike e GJIRIT TĖ SARANDĖS. Vijat
bazore janė marrė deri nė portin e qytetit dhe ish bazėn detare, Limion. Kjo
ka sjellė humbje nė Detin Shtetėror tė Shqipėrisė. KEPI I STILLOS Po tė
merret pėr bazė, harta gjysmė e publikuar, na lėshon njė rreze dritė, pėr tė
parė se si janė ndarė kufitė ujorė nė fillim tė kėsaj ngushtese historike pėr
tė dy vendet, aty ku pėrballė njėri-tjetrit janė gjeo-hapėsirat tokėsore, tė
Kepit tė Stillos dhe ujdhesės me tė njėjtin emėr, pranė tij si dhe pėrballė,
kepi Sidero nė pjesėn juglindore tė Kėrkyrės. Le ta pėrfytyrojmė kėtė hyrje -
grykė dhe tė vėshtrojmė nga tė dy anėt, nė njė vijė qė do tė kalonte
pėrperndikular me prirjen qė ka hapėsira ujore e cila vijon nė drejtimin
veriperėndimor. Sipas asaj harte, tė gjysmėpublikuar, nėse matim largėsinė
nga Kepi Sidero deri nė Kepin e Stillos ajo rezulton: 8180 metra. E matur, nė
hartėn e cituar mė sipėr, kjo largėsi nė hartė ėshtė 56 mm (nė shkallėn e
hartės). Nisur nga vija e mesme (qė thuhet se ėshtė e baraslarguar nga tė dy
buzėujėt dhe takim me tokėn) raporti ėshtė si mė poshtė: Nė drejtim tė ujėrave greke = 35 mm ( 62.5%) =
5400 metėr Nė drejtim tė ujėrave
shqiptare = 21 mm ( 37.5%) = 2780 metėr. Siē mund tė vihet re ky
ndryshim ėshtė = 2612 metėr. FILLIMVIJA NDARĖSE UJORE DETARE Po tė merret parasysh
drejtimi qė jep prej pir kufitare 79, Komisioni Ndėrkombėtar (1913-1925)
vijimi duhet tė shkojė deri nė takim me ujdhesėn e Korfuzit. Kjo largėsi
ėshtė 16 km. Kjo vijė duhet tė konsiderohet fillimore. Mesorja e kėsaj vije
(nė largėsinė 8 km) do tė jetė edhe pika e parė e fillimit tė mesores se
Ndarjes se NVK. Pika 23 ėshtė takim me drejtimin: Stillo- Kėrkyra. Pika 26
ėshtė pikė qė pėrkon me ndarjen e rregullt sipas marrėveshjes, (normal me
vijėdrejtėn bazore). Nėse do tė pranohej vija e drejtė pėrmbyllėse e ishujve
anėsorė ashtu sikundėr ėshtė pranuar nė tė gjithė procesin e zbatimit tė
UNCLOS, pėr kėtė marrėveshje, atėherė pėrmbyllja e gjirit tė Kėrkyrės, nuk i
takonte tė ishte nė kepin Sidero, por nė vijėn pėrmbyllėse tė pėrfshirjes sė
ujdhesės Vido. Pra, vijėdrejta bazore, bashkon kepin e Karagollit ku kemi
prirje nga perėndimi. Brenda kėsaj vije pėrfshihet edhe ujdhesa Vido. Po mesa
duket, me qėllim, nuk ėshtė marrė pėr bazė kjo vijė, por vetė bashkimi i tė
dy kepeve, tė cituar mė sipėr: i Karagollit dhe Sidero. Kėshtu, po tė merrej
vija bashkuese, nė ujdhesė kjo largėsi do tė ishte: 6780 metėr prej kepit tė
Stillos, ēka pėrbėn njė ndryshim ndaj vijės bashkuese me rreth 600 metėr, qė
nė kėtė rast do t'i shtohej largėsisė sė dhėnė mė sipėr duke arrirė nė: 2670
metėr. Segmenti ujor i shtetit fqinj, Greqisė arrin nė 5794 metėr. BARKETA Pėrballė Korfuzit nė
gjirin e Tetranisit (Ksamil) ndodhet njė bashkėsi prej katėr ujdhesash tė
cilat i pėrkasin Shqipėrisė. Ndėrkaq, pėrballė kepit tė Mėrtesės (Vrojtimit)
nė vijnė lindje/perėndim drejt Kepit Varvara (Korfuz) ndodhen tė dy ujdhesa
shkėmbore, Tignosso dhe Barketa tė cilat janė tė pasqyruara nė tė gjitha
hartat historike detare. Nėse gjatė ndarjes kufitare tė Komisionit
Ndėrkombėtar ėshtė marrė parasysh, mesorja qė ndan ngushtesėn detare nė kėtė
vijė, atėherė del se Shkėmbi Barketa ndodhet rreth 60 metėr, nė drejtimin e
tokės shqiptare ēka tregon, se pėr hir tė baraslargėsisė nė Ngushtesė, vetėm,
Barketa, duhet t'i takonte Shqipėrisė, ndėrsa Ujdhesa Tignosso, pėrfshihet nė
arkipelagun e ujdhesave tė Korfuzit. BARKETA, SI SKAJ I ARKIPELAGUT Po tė shihet me vemendje harta detare ndarėse, ky shkėmb (Barketa)
ėshtė konsideruar nė mėnyrė krejtėsisht tė gabuar, si njė pikė kufizuese
anėsore, e fundme, e vijėdrejtės bazore qė bashkon, nė kundėrshtim me UNCLOS,
shkėmbinjtė periferikė (atolls) tė arkipelagut (Serpa, Barketa, e mandej nė
Kepin e Kasiopesė). Prej kėsaj vije, ėshtė bėrė ndarja e cila tė drejtėn e ka
kthyer nė tė padrejtė. Barketa ndodhet nė lindje tė mesores sė Ngushtesės
Veriore tė Korfuzit, rreth 60 metra dhe sipas njoftimeve tė mesvijės nė
Ngushtesė ajo kryeherėt duhej t'i pėrkiste Shqipėrisė, por askush nuk ėshtė
kujtuar pėr tė. Tani, lind njė argument i ri, zbatimi i UNCLOS si njė
Konventė e re, pas vitit 1913, kur u ndanė kufijtė shtetėror tokėsorė midis
Shqipėrisė dhe Greqisė. Sipas saj, bie poshtė pėrfshirja e ujdhesave me
vijėdrejta, pra baza e nisjes duhet tė ndryshojė. Kėto duhet tė ishin
argumente nė bisedimet paramarrėveshje, tė cilat do tė kishin mospėrkime tė
thella. Natyrshėm. GJIRI HISTORIK I SARANDĖS, GJI I SHPĖRFILLUR DHE I BRAKTISUR Ky Gji ėshtė trajtuar si njė vijė bregore detare e zakonshme. Matjet
pėr pėrcaktimin e mesores i pėrkasin meslargėsisė midis tė dy brigjeve:
Sarandė- Breg Korfuzi. Ujėrat e brendshėm "historikė" janė
konsideruar si "Free bay = gji i lirė" pėr t'u ndarė me shtetin
fqinj. Ai nė mėnyrė tėrėsore ėshtė Det Shtetėror i Shqipėrisė. PRIRJA DREJT VERIPERENDIMIT NE NGUSHTESĖN E OTRANTOS Nė kėtė rast nuk ėshtė
zbatuar "UNCLOS". Ėshtė ndėrprerė nė mėnyrė tėrėsore, e drejta e
Shqipėrisė pėr njė pjesė sovrane nė ngushtesėn e Otrantos, nė cėnimin detit
shtetėror dhe hapėsirės sė afėrt vijimore (contigous zone) si dhe hapėsirės
sė veēantė ekonomike (exlusive economic zone). Pozicioni gjeografik i
brigjeve shqiptare ėshtė tregues real dhe gjeohistorik, ato ndodhen pėrballė
brigjeve tė Italisė. Pra, dy shtete pėrballė njėri-tjetrit janė Shqipėria dhe
Italia. Ky "status" i sė Drejtės Detare, i
ėshtė privuar Shqipėrisė. Njė nga kėrkesat kryesore, tė UNCLOS ėshtė qė
"Sistemi i vijave tė tilla bazore (vijėdrejtave) nuk do tė aplikohen nga
njė Shtet arkipelag nė atė mėnyrė qė tė presė vijimin ndaj deteve tė lartė
ose Hapėsirės sė Veēantė Ekonomike e Detit Territorial tė ndonjė shteti
tjetėr". Nė kėtė marrėveshje nisur nga ujdhesa Othonoi, qė ėshtė skaji
ujdhesor i Arkipelagut, ėshtė ndėrprere DSH dhe HAV e Shqipėrisė, sepse ėshtė
aplikuar e Drejta e vetėm njė shteti (Greqisė) pėr tė vijuar me standardin e
DSH dhe HAV (Contigous Zone) ndėrsa Shqipėria i krijon vetes njė
"mbyllje" dhe "izolim" gjeostrategjik nė Ngushtesė. Ky
ėshtė njė cėnim i drejtpėrdrejtė i Sovranitetit Kombėtar dhe mosmbrojtjen e
sė Drejtės Detare tė dhėnė nga KONVENTA (UNCLOS). Nga sa u shqyrtua mė sipėr,
ndarja detare dhe e shtratdetit Kontinental, nė kėtė takim ngushtesash
strategjike ka qenė fatale pėr Shqipėrinė. Arsyetimi ligjor ka qenė i
mbėshtetur nė logjikėn ishullore, ku Othonoi ėshtė konsideruar si pikė e
fundme prej sė cilit janė llogaritur dy njėsitė detare (DSH dhe HAV), pa
arsyetuar se drejtimi verior i pėrftimit tė kėtyre standardeve, ėshtė nė
kundėrshtim tė hapur me rrethanat gjeografike tė ngushtesės e cila u pėrket vetėm
dy shteteve pėrballė, Italisė dhe Shqipėrisė. Republika e Greqisė pėrfiton nė
kėtė rast nė tė tri drejtimet si nė atė verior ( nė mes tė Ngushtesės), nė
perėndim ku ka hapėsirė detare mė Italinė, nė Jug ku ėshtė universi i saj
natyror ujor. LLOGARITJE Le tė nisim reshperimin tonė detar, dhe nė troje ujdhesash, nga
Ngushtesa Veriore e Korfuzit, ku vetėm nė Gjirin e Kėrkyrės, janė: 6,45 md,
pastaj, kapėrcehet, ujdhesa Korfuzit, e nė veriperėndim tė saj shfaqet nė
horizont, ujdhesa Othonoi e cila ėshtė larg nga bregu ujdhesor i Korfuzit, me
pėrmasa tė barabarta, afėrsisht, sa njė DSH (Territorial Sea): 24 km = 12,9 md. Largėsia ujore dhe
ujdhesorė prej Dheut Kontinental tė Greqisė, e gjer nė kėtė periferi ėshtė 6.4+9.7+12.9 = 29 md. Kjo shtrirje nė
zotėrim tė ujėrave ėshtė nė mė shumė se dy DSH ( 2 x 12 md = 24 md ). Po kėtu tė mos harrojmė, se kemi mė tej
hapėsirė ujore, sipas UNCLOS edhe 12 md, si Hapėsirė e Afėrt Vijimore Detare
(Contigous Zonė), janė 74 km = 39.9
md. PIKA "150", SYNIMI PĖR T'U FUTUR NĖ NGUSHTESĖN E OTRANTOS Pika "150"
ėshtė njė fund poligoni, njė fund vije, mbyllje koordinatash qė kanė ndarė
njė ujor dhe SHTRATDETIN KONTINENTAL. Afrimi i saj deri kėtu, ka edhe njė
status tjetėr, atė tė njė trekėndori, KULMI i te cilit diskutohet midis tė
tri shteteve fqinjė dhe dy deteve, Jon dhe Adriatik. Nė fakt pika
"150" ėshtė diskutuar dhe vendosur nga dy palė. Ajo, paraqet fundin
e njė ndarjeje, ku nė mesoren e "delimitimit" duhet t'i bėjė ballė,
pėrcaktimit tė tė dy palėve, kundėrshtimit tė palės sė tretė, po edhe vetes
sė saj. Kjo pikė nėse vihet nė njė vijėdrejtė e cila ėshtė e pėrfytyruar si
pėrperndikular me Ngushtesėn e Otrantos, e zgjatur nga tė dy brigjet, e
Italisė nė Perėndim dhe Shqipėrisė nė Lindje ėshtė e gjatė 43 md. Pika "
150", ėshtė fund i njė mesoreje (median line) e cila pėrshkon lirshėm
DSH dhe HAV shqiptare nė njė gjatėsi prej 39 km. Sa largėsia tokėsore
Tiranė-Durrės. NE NUK JEMI TĖ BARABARTĖ NĖ KĖTĖ MARRĖVESHJE EDHE PSE E KEMI FIRMOSUR ATĖ UJDHESA OTHONOI ėshtė konsideruar si
fillim pėr llogaritjen e DSH tė Greqisė, si nė drejtim tė perėndimit ashtu
dhe atė veriperėndimor, duke mos marrė parasysh veēoritė dhe kėrkesat qė jep
UNCLOS. Kjo i ka dhėne njė pėrparėsi shumė tė madhe Republikės sė Greqisė, duke
cėnuar hapėsirat ujore tradicionale tė Shqipėrisė. SIPĖRFAQJA (km2) E PĖRFITUAR NGA GREQIA Kepi i Stillos, pėrballė Gjirit tė Kėrkyrės,
nė hyrje tė Ngushtesės Veriore tė Korfuzit: 2. 9 km2 Shkėmbi BARKETA: 1. 5 km2 Gjiri Historik i Sarandės: 15 km2 Ujėrat detare Arkipelagore tė Korfuzit deri nė
Ngushtesėn e Otrantos (pika "150"): 335 km2 |