Mendime pėr njė fakt tė njohur

 

NĖNSHKRIMI I PROTOKOLLIT EULEX - SERBI

KA NJOHUR KUFIRIN SERBI-KOSOVĖ

 

Nėnshkrimi i Protokollit tė bashkėpunimit ndėrkufitar mes misionit EULEX tė Prishtinės dhe Beogradit, s’ka bėrė gjė tjetėr veēse ka njohur pranimin e kufirit aktual mes Serbisė dhe Kosovės. Me kėtė akt, qė sipas tyre njeh dhe konfirmon kufirin ekzistues mes Kosovės dhe Serbisė edhe nė pėrputhje me tė Drejtėn Ndėrkombėtare, ėshtė njohur e afirmuar elementi kyē i pavarėsisė dhe sovranitetit tė njė shteti.

 

Shkruan: Xhavit Haliti - Prishtinė 05. 10. 2009

 

 

      Jetėsimi dhe miratimi formal i Protokollit pėr bashkėpunimin policor mes misionit civil ndėrkombėtar EULEX nė Prishtinė dhe Ministrisė sė Punėve tė Brendėshme tė Serbisė ėshtė shndėrruar tashmė nė njė fakt tė njohur nė Kosovė, Serbi, BE dhe mė gjerė. Tanimė dihen reagimet publike, tė hapura e prerazi tė qarta, kundėr nėnshkrimit tė kėtij protokolli nga institucionet mė tė larta shtetėrore tė Republikės sė Kosovės. Mė 27 gusht, Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaēi, nė takimin me shefin e EULEX-it, Yvev de Kermabon dhe Pėrfaqėsuesin Special tė BE-sė nė Kosovė, Piter Feith, u deklaruan se institucionet e Kosovės kanė vendosur tė mbyllin pėrgjithmonė diskutimet pėr nėnshkrimin e njė protokolli mes EULEX-it dhe Serbisė, duke e kundėrshtuar me vendosmėri atė. Karakteri kategorik i kundėrshtimit tė nėnshkrimit tė kėtij protokolli nga Presidenti dhe Kryeministri mishėronte e pėrcillte jo vetėm dėshirėn e kėrkesėn e mbarė shqiptarėve dhe tė mbi 30-tė shoqatave dhe organizatave shqiptare tė Kosovės, por, nė rradhė tė parė e mbi tė gjitha, demonstronte realisht e vendosmėrisht para strukturave tė pranishme ndėrkombėtare nė Kosovė ndėrgjegjėsimin e shumicės dėrrmuese tė qytetarėve pėr sovranitetin e institucioneve shtetėrore, qė kanė tė drejtėn dhe detyrimin pėr tė marrė vendime vetėm nė pajtim me ligjet dhe Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės.

      Anashkalimi i mosmiratimit tė nėnshkrimit tė Protokollit nga instancat e larta shtetėrore tė Kosovės dhe ēvlerėsimi me tė drejtė i njė proteste kundėr kėtij protokolli, sepse degradoi me akte dhune, mundėsoi firmosjen e tij pavarėsisht qėndrimeve e dėshirave tona tė deklaruar. Edhe me mosmiratimin tonė protokolli u firmos. Kėtė akt e pėrjetuam, pėrgjithėsisht, nė mėnyrė negative. Ai nuk u pranua dhe u kundėrshtua nė tė katėr anėt e Kosovės nga popullsia shqiptare. U kundėrshtua nga partitė politike shqiptare nė Kosovė dhe nxiti organizimin e tubimit masiv paqėsor nė rrugėt e Prishtinės, nė 14 shtator, pėr tė bėrė prezente e pėr tė demonstruar kundėrshtimin popullor ndaj nėnshkrimit tė Protokollit EULEX-Serbi.

      Nė tė njėjtėn datė (14 shtator), kur shqiptarėt protestonin nė Prishtinė pėr mosnjohjen dhe moszbatimin e  protokollit, liderėt serbė nga Kėshilli Kombėtar Serb nė Kosovė, Milan Ivanoviq dhe Dragan Veliq, deklarohen se ky protokoll nuk pranohej nga populli serb dhe ėshtė i pazbatueshėm prej tij. Dhe, ndonėse i pari, Milani, qė pėrfaqėson nė kėtė kėshill kryetarin e KKS pėr veriun e Kosovės, duke qenė pranė vijės ndarėse kufitare Kosovė-Serbi, pra edhe pranė pikave tė kalimit e tė kontrollit tė njerėzve e tė mallrave nė kėtė vijė, ka “merak” e shqetėsohet se do tė dėmtohen interesat e qytetarėve serbė tė Kosovės nga ligjėrimi i njė sistemi unik nė praninė dhe nė fuqizimin e kontrollit tė njė sistemi unik policor nė kufirin Serbi-Kosovė.

      Njėherėsh me refuzimin e pranimit dhe tė zbatimit tė kėtij protokolli nga Milani, pėrfaqėsuesi pėr Kosovėn Qendrore nė Kėshillin Kombėtar Serb, Dragan Veliq nuk e pranon miratimin e zbatimin e protokollit pėr bashkėpunim policor mes EULEX-it dhe Serbisė pėr njė arsye tė ndryshme nga ai i pari. Nė dallim nga Milani, qė vendosi barrierė mosnjohjeje tė protokollit kontrollin mbi pikat e kalimit ndėrkufitar Serbi-Kosovė, Dragani pėrdor si kusht pėr pranimin e tė njėjtit protokoll arritjen e rezultateve pozitive nė zvogėlimin e kriminalitetit nė Kosovė dhe zbatimin e tij brenda kuadrit tė Rezolutės 1244.

      Pa komentuar diferencat e deklarimeve dhe arsyet e tyre po parashtroj thelbin e kėtyre deklarimeve si dhe vlerėsimet e disa personaliteteve dhe figurave me peshė nė Serbi pėr nėnshkrimin e kėtij protokolli. Thelbi i gjithė kėtyre deklarimeve ėshtė: Nėnshkrimi i Protokollit tė bashkėpunimit ndėrkufitar mes misionit EULEX tė Prishtinės dhe Beogradit, s’ka bėrė gjė tjetėr veēse ka njohur pranimin e kufirit aktual mes Serbisė dhe Kosovės. Me kėtė akt, qė sipas tyre njeh dhe konfirmon kufirin ekzistues mes Kosovės dhe Serbisė edhe nė pėrputhje me tė Drejtėn Ndėrkombėtare, ėshtė njohur e afirmuar elementi kyē i pavarėsisė dhe sovranitetit tė njė shteti. Kėtė tė vėrtetė, qė ėshtė evidente realisht dhe ligjėrisht, detyrohet ta shprehė qartė e saktė edhe V. Koshtunica, tė cilit ia njohin tė gjithė qėndrimet antishqiptare. Sipas tij: “Cdo shtet qė nėnshkruan marrėveshje pėr bashkėpunimin ndėrkufitar pranon zyrtarisht se territori i tij shtetėror shtrihet deri te vija kufitare dhe, nė tė njėjtėn kohė, pranon se matanė vijės kufitare fillon territori i njė shteti tjetėr”. Sipas Koshtunicės, dhe kjo pritej prej tij, ky protokoll pėrbėn njė goditje tė fortė qė i jepet Serbisė dhe njėherėsh pėrbėn edhe njė akt tė drejtpėrdrejtė tė njohjes sė kufijve tė shtetit tė pavarur tė Kosovės.

     Pėr ta mbyllur kėtė shkrim, qė natyrshėm ėshtė i paplotė, pa parashtruar edhe gjykimin e vlerėsimin e faktorit ndėrkombėtar, qė ka qėnė i pranishėm, veprues, investues, koherent  nė vazhdimėsi dhe “supervizor pedant” pėr politikėn kosovare, dua tė vė nė dukje se ėshtė e nevojshme dhe e vlefshme tė meditojmė individulisht, nė grup dhe sidomos institucionalisht pėr sa parashtruam.

 

Xhavit Haliti:  Loja e dėmshme me termat