Loja me fjalėt ėshtė e vjetėr sa fjalėt.

 

LOJA E DĖMSHME ME TERMAT

 

Shkruan: Xhavit Haliti - Prishtinė, 01. 10. 2009

 

 

      Loja me fjalėt ėshtė e vjetėr sa fjalėt. Ajo ėshtė pėrdorur nė vazhdimėsi pėr tė mirė dhe pėr tė keq, pėr tė qeshur dhe pėr tė qarė, pėr tė uruar dhe ngushėlluar, pėr tė “shėruar” apo pėr tė “vrarė”. Kuptohet qė funksionet ekstreme tė fjalėve nuk barten e nuk shfaqen njėherėsh nga kjo apo ajo fjalė. Efekti i dyfishtė i kuptimit tė ēdo fjale varet nga konteksti i pėrdorimit, momenti i pėrdorimit, ngjyrimi emocional (e thėnė me seriozitet apo me ironi), predispozita e dėgjuesit etj. Kėta faktorė janė tė pranishėm dhe ndikues edhe nė pėrdorimin e termave, qė janė pėrsėri tė ndjeshme ndaj tyre.

      E kam fjalėn pėr dėmin aktual tė pėrdorimit me dashje apo pėr motive emocionale tė termave me ”peshė” nė strukturat politike dhe nė opinion e gjėrė, qė shfaqen dhe vėrshojnė nė median e shkruar dhe elektronike tė termave: “pavarėsi”, “sovranitet”, “integritet”, “shoqėri civile” etj., sidomos pas nėnshkrimit tė “Protokollit pėr bashkėpunimin me policinė e Serbisė mes EULEX-it dhe palės serbe”. Kėto terma janė pėrdorur dhe vazhdojnė tė pėrdoren me njė farė nervozizmi mosbesues pėr arsye tė trajtimit dukshėm tė diferencuar nga EULEX-i i veprimeve protestuese tė shqiptarėve nė Prishtinė nė krahasim me reagimin e njėkohshėm tė EULEX-it ndaj turmės sė armatosur tė serbėve qė sulmoi ndėrtuesit shqiptarė tė shtėpive nė veriun e Mitrovicės.

     Mospėrdorimi i termave nė pėrputhje me pėrmbajtjen e saktė tė tyre nuk ėshtė vetėm jo korrekt, por edhe i dėmshėm. Kjo dukuri, fatkeqėsisht po shfaqet e megjithatė e konsideroj fatmirėsi numrin jo tė shumtė tė keqpėrdoruesve tė tyre. E konsideroj tė tillė, duke pasur parasysh gjurmėn qė mund tė lejė keqkuptimi dhe keqinterpretimi i tyre te dhjetėra mijė shqipėtarė tė Kosovės, qė sakrifikuan nė dekada e derdhėn gjak pėr Kosovėn e Pavarur e Sovrane. Njėherėsh, e konsideroj po fatmirė edhe faktin qė kėta vėzhgues dhe interpretues pesimistė tė zhvillimeve mė tė fundit politike nė Kosovė pėrgjithėsisht e duan jashtė ēdo dyshimi konsolidimin e shtetit tonė e Kosovėn tė Pavarur dhe Sovrane.

      Tė duash nuk ėshtė e mjaftueshme, sepse duhet edhe tė dish si tė duash. Nervozizmi dhe paniku, qė lindi dhe mori udhė me mosakordimin mes institucioneve mė tė larta tė Kosovės dhe EULEX-it pėr protokollin e kėsaj tė fundit me Serbinė pėr rendin, jo vetėm nuk i shėrben zgjidhjes e qetėsimit tė situatės, por, pėrkundrazi. Duke thėnė e publikuar se gjendja e tanishme e Kosovės ėshtė njė vend i pavarur, por pa sovranitet; qė sovraniteti mbėshtetet nė idenė qė populli duhet tė vendosė nė ēdo rast dhe kurdoherė pėr fatin e vet, pra tė vendosė pėr krijimin e shtetit, miratimin e Kushtetutės dhe pėr ēdo ngjarje tjetėr madhore me referendum, pa ndėrmjetėsinė e Parlamentit etj., jo vetėm nuk i ndihmojmė tė vėrtetės dhe ecurisė normale tė proceseve, por dhe bėhemi pengesė pėr to.

      Ndoshta arbritrarisht, por do ta quaja “demokraci romantike” idenė qė populli ka tė drejtėn dhe mundėsinė tė vendos pėr fatin e vet. Kosova, nė vitin 1990-tė, e bėri, jo si tentativė, por si proces tė plotė krijimin e shtetit dhe miratimin e kushtetutės pėrmes referendumit popullor dhe fati pėrfundimtar i sakrificės popullore tė nxitura dhe tė udhėhequr nga figura tė njohura nė politikė, tashmė dihet. Demokracia ngrihet, mbahet e funksionon nga pėrfaqėsuesit e popullit, kuvėndi dhe senati. Pėrfaqėsuesit e poullit, tė ndarė ose jo nė dhoma ligjvėnėse vendosin vetė. Imuniteti ligjor nuk i lejon (i mbron) tė mos mbajnė edhe pėrgjegjėsi vetė.

      Nė Kosovė kemi kontribuar me sakrifica, luftė flijim pėr tė krijuar njė shtet tė Pavarur dhe Sovran. E arritėm kėtė objektiv, natyrshėm, nė kufizim kohor, jo nė mėnyrė tė plotė e pėrfundimtare. Mendoj se kjo i shtyn artikullshkruesit drejt njė lloj paniku e pesimizmi duke u deklaruar se Kosova i ngjason nje protektorati tė BE-sė. Pa dashur t’i kundėrvihem kėtij pėrfundimi, mendoj se nuk ėshtė kjo arsyeja thelbėsore qė Kosova nuk bėn pjesė nė BE, sepse ka edhe shtete tė njohura botėrisht tė pavarura e sovrane si Shqipėria, Islanda, Kroacia, Serbia, Maqedonia, Bosnja etj. qė nuk janė ende anėtare tė Evropės sė Bashkuar.

      Nė mbyllje tė kėtij shkrimi pėr dėmin e lojės me termat, dua tė shpėrfaq edhe njė parashtrim e kuptim tė pasaktė nė ballafaqim tė shoqėrisė civile me institucionet shtetėrore tė Kosovės. Pas tubimit tė zhvilluar nė Prishtinė nė kundėrvėnje tė nėnshkrimit tė protokollit EULEX-Serbi, u deklarua nė shtyp se ėshtė shoqėria civile qė po vepron si subjekt politik dhe jo institucionet e Kosovės. Tė gjykosh nė kėtė mėnyrė do tė thotė tė devijosh nga kuptimi i natyrės sė vėrtetė tė “shoqėrisė civile” dhe i funksionimit tė saj, qė nuk ka pėr mision bėrjen e politikės, por ndėrgjegjėsimin e saj, vėnien mė mirė tė politikės nė shėrbim tė plotėsimit tė interesave tė qytetarėve.

      Termat ndikojnė mediadikisht dhe ndėrkombėtarisht, ndėrsa interesat, konuikturat dhe pėrkatėsitė emocinale politike e etnike mundėsojnė shpėrdorimin e kuptimit dhe tė ndikimit tė tyre. Ky shpėrdorim nuk ėshtė mė lojė.