Edhe njė herė pėr 21 janarin

 

____________________________________________________________________________________________

 

“GRUSHT SHTETI” I SALI BERISHĖS!

 

Shkruan: Bedri Islami  ( * ) Vjenė, 27. 01. 2011

____________________________________________________________________________________________

 

 

Merre nė mbrojtje atdheun tim,o Zot. Ai njeri ka dalė mendsh

     Njerėzit kanė filluar tė matin kohėn e tyre me njė datė tė veēantė, 21 janarin. Ėshtė e qartė pse ndodh kjo, mirėpo, ēka ėshtė mė e rėndėsishme, sė bashku me pėrcaktimin e ri tė njėsimit tė ditėve, ka lindur edhe droja se mos ajo qė ndodhi atė pasdite tė sė premtes, nuk ishte asgjė tjetėr, veēse parathėnia e njė qeverie qė, pasi i ka lėnė bosh arkat e shtetit, kėrkon t'i mbushė me dhunė, urrejtje, linēim dhe fantazma tė krimit.

     Pėrse e kanė njė droje tė tillė?

     Sepse, nė thellėsi kanė filluar tė ndjehen lėkundjet e fuqishme, tė ardhur nė formėn e mesazheve, krejtėsisht tė qarta

     Mesazhi i parė: kanibalizėm politik.

     Vėreni me kujdes terminologjinė e pėrdorur nė tė gjithė kėto ditė nga qeveritarėt tanė dhe nga gojėzat e tyre.

     Dhunė,

     terror,

     banditė,

     gangsterė,

     kriminelė,

     puēistė,

     tė droguar,

     harbutė,

     vrasės,

     maskarenj etj etj.

     Nė pamjen e parė nuk ka asgjė tė re, nė gjashtė vitet e fundit ky ka qenė fjalori normal i njė qeveritari jo normal. E reja qėndron diku tjetėr.

     Fillimisht kryeministri, nė orėn 19 e 30 minuta tė ditės sė premte, kur, sipas tij, nuk kishte asnjė gjysėm ore qė kishte pėrfunduar “puēi i shtetit” (ai tha se revolta zgjati 5 orė), hodhi direkt tezėn, pa asnjė lloj ekuivoku, se protestuesit janė vrarė nga afėr, me armė tė cilat nuk i kishte nė pėrdorim as garda e republikės dhe as policia e shtetit. Burimi i informacionit, njė mjek nė spitalin ushtarak. U duk sikur Berisha i lau duart, thonė se si Pons Pilati, dhe u la gjėmėn nė derė, atyre qė kishin protestuar. Le tė pėrgjigjen ata pėr kryqėzimin.

     Mirėpo, mediat nxorrėn tė vėrtetėn. Berisha ngurrroi pak, por, tashmė mė i vendosur, i mori nė mbrojtje vrasjet. Theksoi pa iu dridhur zėri se nė njė puē shteti, mund tė vriten tre vetė, mund tė vriten 30, mund tė vriten 300, mund tė vriten tė gjithė. Ky ėshtė kanibalizėm politik. Njė etje tė tillė pėr kufoma nuk mund ta ketė njė njeri normal.

     Do tė thotė dikush se, kur bėhet njė grusht shteti, ėshtė e drejtė tė reagohet me tė gjitha mjetet e mundshme, pėr tė ruajtur rendin kushtetues.

     Po kush e pėrcakton se kur ėshtė grusht shteti e kur ėshtė revoltė?

     Njė kryeministėr, nė panikun e frikės sė tij?

     Po sikur, ky kryeministėr tė ketė bėrė llogaritė gabim dhe tė vriten tė gjithė, ose tė paktėn 300 vetė, si paracaktoi Berisha, dhe mė pas tė mos dalė se ishte grusht shteti, por njė revoltė e provokuar, kush do tė mbajė pėrgjegjėsi pėr njerėzit e vrarė?

     Kur do e bėjė ringritjen e tyre?

     A mund tė futet shteti nė gjendjen e njė lufte, sepse kundėr grushtit tė shtetit duhet bėrė luftė, vetėm se ashtu thotė mendja e njė kryeministri, qė e ka provuar vetė grushtin e shtetit me 14 shtator 1998?

     Nuk ka shteti kėshillin e sigurisė kombėtare,

     Kėshillin e lartė tė Drejtorisė,

     Prokurorinė e Pėrgjithshme,

     Komandantin e Pėrgjithshėm (vėrtet a kemi njė tė tillė), por vetėm njė njeri vendos pėr luftėn dhe tė vrarėt.

     Po sikur, larg qoftė, tė kishte vepuiar edhe qeveria socialiste, me 14 shtator 1998, si veproi tani Berisha, kur bandat e tij atėherė, rrėmbyen jo vetėm armėt, por edhe tanket: pushtuan jo vetėm selinė e qeverisė, por edhe RTSH, dhe qė aty lėshuan kumtet e tyre tė grushtit tė shtetit. Larg qoftė, sikur tė kishte vepruar ashtu, tashti do tė ishim, mos qoftė e thėnė, ēfarė humbje e madhe, pa njė monarkist tė thekur, si ai Ekrem Spahiu, qė bėn pjesė nė njė qeveri republikane.

     Sikur tė mos mjaftonte histeria e Berishės pėr tė vrarėt qė mund tė jenė nė tė ardhmen, i pari nga tė gjithė Edi Rama (Berisha ndėrkohė do tė ketė pėrgatitur fjalimin mė tė bukur nė historinė e njerėzimit), pas tij dolėn njėri pas tjetrit disa karikatura njerėzore, tė cilėt, si ēakajt e natės, pėrsėrisnin, nė tam tamet e tė parit tė fisit, atė ēka kishte thėnė zoti i jetės dhe i pasurisė sė tyre.

     Shkohet edhe mė tej. Edhe zoti Imami, ministėr i mbrojtes, duke harruar as cilin ka komandant tė pėrgjithshėm, bėn edhe ai kėrcėnimin e rradhės, “askush nuk futet i gjallė nė kazermat e ushtrisė”. Rivjen kumti i vrasjeve, nėn njė njeri i cili e ka bėrė politikėn e tij mbi tanket e vitit 1997. Nuk e besoj se ka kush ndėr mend tė futet aty, nė kazermat e ushtrisė, mirėpo retorika e vdekjes, e vrasjes, tė ēon pėrsėri, aty ku e nisėm, tek kanibalizmi politik.

     E dyta, folklorizimi i vrasjeve.

     Pasi e risoll nėpėr gojė, pa mundur ta nxjerė krejt hapur, mė nė fund, Berisha, si nėn gojė, tha se ushtarėve tė gardės, edhe mund t'i ketė shkuar gishti. Nė kėngėt e vjetra, sidomos tė veriut, shpesh herė ndeshet koncepti i luftės, gisht pėr gisht, e luan mirė gishtin, ja puthsha gishtin, ka gisht pėr pushkė. Pasi na lodhi me gjithė sofiizmat e tij, se kush mund tė kishte vrarė dhe se si kishin ardhur plumbat, pasi solli e pėrsolli nėpėr dhėmbė gjysėm tė vėrtetat, mė nė fund, ai bėri shfajsimin e madh, se mund t'i ketė shkuar gishti. Kjo ishte mė e padėgjuara nga gjithė tė tjerat. Sepse, “ajo e luajtura e gishtit” mori jetėn e 3 pėrsonave, njėri ėshtė nė koma, nuk dihet se cili ėshtė filli i jetės sė tij, dhe nuk erdhi nga njė lėvizje pa dashje e gishtit, por nga e shkrehura e njė breshėrie, qė pėr fat u ndal vetėm nė tre trupa njerėzish.

     Pėrse Berisha mundohet tė folklorizojė vrasjet?

     Sepse nuk ka rrugė tjetėr pėr tė fshehur tė vėrtetėn, dhe se, nė fund tė fundit, kėrkon t'i thotė, atij qė i luajti gishti, se pėr njė gisht tė lėvizur askush nuk mund tė tė dėnojė. Mirėpo sa “gishta” janė luajtur ato ditė? Edhe policėt dhe gardistėt qė rrihnin njerėzit, nesėr mund tė thonė se “na luajtėn duart e kėmbėt, e pastaj luajti vetė edhe kėrbaēi”. Edhe gardianėt e burgjeve mund tė thonė tė njėjtėn gjė. Pse jo? I pari i tyre i ka nėn hyqmin e tij dhe kush ėshtė aty, ndjehet i sigurtė, edhe nė rastet “kur gishti i luan” dhe vret njerėzit.

     E treta, ringjallja e fantazmės sė vjetėr.

     Shefi i qeverisė, pa iu dridhur as zėri e pa i ndėrruar mimika, tha se pėr grushtin e shtetit, informacionet erdhėn prej ngado, por vetėm nga Shėrbimi Informativ Shtetėror, nuk erdhi asgjė. Do tė ishte interesant tė diheshin burimet e informacionit tjetėr qė ka Berisha, cili ėshtė ky organizėm paralel me SHISH, apo edhe ai, si LSI, ka krijuar burimet e veta tė informacionit. Si duket shefi i SHISH nuk kishte ēfarė tė informonte, sepse nuk kishte asgjė qė tė kujtonte njė grusht shteti. Demonstrata kishte bėrė dhjetra herė opozita, mirėpo nuk kishte ndodhur asgjė. Tani qė do tė bėhej mė e madhja e tė gjithave, Berisha e ndjeku frikėn dhe, meqė plani ishte i bėrė, sulmoi furishėm, shpartalloi grupet armiqsore, asgjėsoi puēistėt, korri fitore mbi tradhtarėt dhe agjentėt serbė e grekė, eci pėrpara pa u ndalur nga fitorja nė fitorje.

     Mirėpo, kjo thėnie jo e rastėsishme e Berishės, tė ngjall njė fantazėm tė vjetėr. Edhe kur ndodhi eleminimi i Mehmet Shehut, nė tablon e tij sinoptike, Enveri tregoi se u kishte bėrė njerėzve tė sigurimit tė shtetit njė pyetje asgjėsuese: Pėrse deri tani tė gjitha komplotet i kishte zbuluar partia dhe jo sigurimi i shtetit? Pas kėsaj pyetje nuk dihet numri i atyre qė shkuan nė botėn tjetėr. Tani, jo rastėsisht, Berisha bėn tė njėjtėn pyetje: Pėrse e zbuloi partia dhe ai vetė, si drejtues i partisė dhe i qeverisė, komplotin e madh puēist dhe nuk e zbuloi sigurimi i shtetit, nėn njė emėr tė ri?

     Kur e dėgjova, thashė me vete, mos, oh zot, mos, mos na i sill pėrsėri fantazmat e vjetra, sepse menduam se shkoi kohė e tyre. Kam qenė i gabuar. Ajo ėshtė aty. Doni edhe njė shembull tjetėr.

     E katėrta: tablloja sinoptike.

     Ende nuk ishte ftohur trupi i Mehmet Shehut, kur u shkrua tablloja sinoptike pėr tradhtinė e tij, si agjent i vjetėr i zbulimeve tė huajua. Pas kėsaj tablloje, qė tė rrėnqethte mishtė, u ngritėn nė kėmbė dhjetra struktura, pėr tė vėrtetuar se kėshtu kishte qenė e jo ndryshe. U nxorėn nga dheu ngjarje e fjalė tė hedhura, si kishte pėrshendetur dhe mė cilėt kishte udhėtuar, ju lakuan fėmijėt dhe gruaja, u bė ajo e dashura e njė ēalamani serb e dhjetra e dhjetra tė tjera. Tė vjetrit i kujtojnė ende, tė rinjtė nuk e dinė. Mirė qė nuk i dinė, por kanė kohėn t'i mėsojnė nė formėn e re tė tyre.

     Ende nuk ishin dėrguar nė spital tė plagosurit e fundit tė protestės, ende po vazhdonin burgosjet dhe rrahjet, ende nuk ishte mbledhur asnjė provė dhe nuk kishte folur askush, Berisha, gjithė triumf, dha mesazhin e grushtit tė shtetit dhe tregoi skenarin e tij. E dinte aq mirė, sa mund tė thoje se kishte qenė bashkėpunėtor, ose mė saktė, e kishte hartuar vetė. E ngriti nė kėmbė gjithė strukturėn e grushtit tė shtetit, ku kishin qenė krerėt, kush kishte rrėmbyer makinat, kush printe dhe kush ishte nėn hije, kush ishte bėrė gati t'i zinte vendin dhe kush do tė bėnte pastrimet, pastaj solli fjalėt qė u thanė dhe mesazhet qė u dhanė. Pėr tė qenė mė i saktė, kėto tė fundit i lexoi vetė, njė pėr njė. Nesėr do i pėrsėrisin tė tjerėt.

     Pas atij, u ngritėn grupet e punės, pėr tė vertetuar atė qė kishte thėnė shefi. Asskush nuk kishte ditur gjė, as edhe njė orė mė parė, tani, tė gjithė pėdėistėt parlamentarė, i dinin tė gjitha. Mirėpo, kur i kishin ditur, pse kishin bėrė gjumin e madh dhe ishin zgjuar pas akshamit. Edhe atėherė, kur u ngrit tablloja e parė sinoptike, edhe tani, qė u ngrit tablloja e dytė sinoptike, nuk ka pėrgjigje pėr kėtė heshtje, deri nė ēastin kur i dha leje( mė saktė - i vuri hostenin) i pari i tyre.

     Njė pyetje, qė dikur, do tė kėrkojė njė pėrgjigje: po sikur tė mos kishte qenė grusht shteti, por thjeshtė njė protestė, e cila solli edhe dhunė? Atėherė duhet matur mirė. Pėrse? sepse shefi i qeverisė dha shkurt e qartė, se cilido do qė futet nė oborrin e qeverisė sė tij, do tė vritet. Qofshin 3, qofshin 30, qofshin 300. Kėtė thirrje ai ia bėri tinzisht edhe ushtrisė. Nėse nuk ka pasur grusht shteti, dhe ka pasur tė vrarė, atėherė kush do tė pėrgjigjet pėr gjakun qė u derdh? Natyrisht, ai qė dha urdhėr. Urdhėrin mund ta japė vetėm titullari mė i lartė nė ndėrtesėn e rrethuar, dhe tashmė, dihet se kush ishte mė i larti nė atė ndėrtesė.

Ajo qė ende nuk dihet ėshtė nė pyetjen se, deri ku shtrihet oborri i qeverisė? Sepse mund tė jesh nė kahun emiundėrt tė tij, dhjetra e dhjetra metra larg, mund tė jesh edhe nė vendin e gazetarėve, dhe aty tė kap plumbi e nesėr, e gjithė skota e parlamentarizmit, do na mbushin mendjen se aty ishte oborri i qeverisė dhe se nė oborr mund tė vritesh.

     Ēudi me kėto parlamentarė, gurėt i panė, plumbat nuk i dėgjuan.

     Sidoqoftė, tė ketė qenė grusht shteti apo jo, ashtu e vendosi vetė ai, dhe ai do tė sillet deri nė fund, po ashtu. Mos kini shpresė se mund tė ndėrrojė mendje. Shfaqja e tij nė mesin e ushtarakėve ėshtė shenja e sė ardhmes, por njėkohsisht edhe dėshmi se ėshtė nė fundin e tij. Thonė se binaja e madhe nė tė shembur e ka rrezikun. Le tė jenė ata tė tre, familjarėt, secili me nga dy fėmijė, viktimat e fundit tė binasė sė madhe.

Lutje nė vend tė mbylljes:

merre nė mbrojtje atdheun tim o Zot.

Ai njeri ka dalė mendsh.

__________________________________________________________________________________________________

 

* ) Autori ėshtė publicist, ndėrsa gjatė  viteve tė luftės ishte Kryetar i Lėvizjes Popullore tė Kosovės