Nė mungesė
tė njė strategjie ademjashariane i jemi kthyer variantit mė karikaturial tė
qėndresės gandiane!
DEMONSTRIMI I
TURPIT
NGA NJĖ KOKĖ E
PAFYTYRĖ!
Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - Prishtinė, 08. 08. 2011
Njė hyrje
pėr tė penduarit
Qė nga qershori
i vitit 1999 (nuk e them pas pėrfundimit tė luftės sepse ajo nuk ka
pėrfunduar ende), opozita, shoqėria civile, analistėt e varur dhe tė
pavarur, intelektualėt e kallashit dhe patriotėt e sutlijashit, vėrejtjen
kryesore e kishin pse partia qė i ka fituar zgjedhjet apo koalicioni
qeverisės nuk po bėn mė shumė pėr veriun e Kosovės i cili ishte shndėrruar
nė kolektor (mbledhės) i tė gjitha fundėrrinave kriminale. Veriu i Kosovės
ishte shndėrruar nė Kolumbi tė Pablo Eskobarit, Ēikago tė Al Kapones dhe Sicili
tė don Vito Korleones. Ndėrkombėtarėt kanė pasur informacione tė
mjaftueshme pėr kėto aktivitete kriminale dhe nuk kanė intervenuar. Duke
pirė shlivovicė dhe duke mrizuar nė fundin e Stojadinkės nuk kishin si tė
intervenonin. Bėnin punėn pėr ēka kishin ardhur! Kontrabandonin narkotikė,
trafikonin qenie njerėzore, karburante, pije alkoholike, duhan dhe bėnin
biznes shumė fitimprurės! Arsyetimi pėr mosintervenim ishte se: i ėshtė lėnė vend bisedimeve! Janė investuar miliona
e miliona euro pėr joshjen e strukturave kriminale tė Serbisė nė kėtė pjesė
tė okupuar tė Kosovės qė tė integrohen nė shoqėrinė kosovare. Nė fakt,
shumė prej kėtyre mjeteve kanė shkuar nė kontot e bosėve mafiozė tė Veriut.
Ata kanė krijuar zonat doganore si nė Meksikon e Zapatės dhe Panēo Vilės e
qė nėnkupton promovimin e cubėrisė si mėnyrė zhvatjeje nė shtetet qė
aspirojnė tė integrohen nė BE. Kriminelėt e veriut tė Kosovės e kanė
promovuar mini shengenin nė variantin mė tė mundshėm kriminal (kalimin e
kufirit pa dokumente tė udhėtimit dhe mallit pa iu nėnshtruar procedurave
tė doganimit) shumė para Fatmir Sejdiut, Ivanovit e Bamir Topit! Veriun e
kanė shndėrruar nė Saharė (shkretėtirė) institucionale dhe tokė tė premtuar
pėr aktivitete kriminale! Edhe pas shpalljes sė kėsaj pavarėsie qė e kemi,
kritikat kryesore qė u janė drejtuar institucioneve kanė qenė se: e shitėn
veriun e Kosovės! Ka pasur propozime qė atje tė dėrgohen 5000 policė
kosovarė ndėrsa qė edhe banorėt qė jetojnė nė atė pjesė tė Kosovės tė
armatosur sipas parimit tė Mao ce Dunit. Tė armatoset FSK dhe tė dėrgohet
nė kufijt verior! Populli i armatosur e bėn luftėn e armatosur! Nuk mund tė
ankohemi se ka pasur mungesė tė ideve pėr ēlirimin e
veriut tė Kosovės. Mirėpo, tė gjitha kėto plane, projekte, angazhimin e
strategjive tė strategėve tė restoranteve dhe kafeterive si: Rings, Strip
Depot, Papillon, Ex, Ultra, XL etj.janė bėrė nga flladi i amshueshėm dhe
zhurma e skajshme e muzikės sė Cecės, Goran Bregoviqit, Frank Zapės, Shaqir
Cėrvadikut, Erik Kleptonit, Bob Marlit, Mik Xhegerit etj. Dėshira pėr tė
bėrė diēka ka qenė XXL ndėrsa mundėsitė shumė S (mall), tė vogla! Nė
mungesė tė njė strategjie ademjashariane i jemi kthyer variantit mė
karikaturial tė qėndresės gandiane! I vetmi
person qė vėrtet ka derdhur djerės pėr Mitrovicėn ka qenė Shkurte Fejza
duke kėnduar kėngėn: Jo nuk ndahet kurrė o
Mitrovica nė lokale pa klimatizim tė mjaftueshėm! Para
zgjedhjeve tė fundit, gjatė fushatės elektorale mė sė shumti fituan ata qė
i dinin kanalet apo pėrrockat ku, nė mėnyrė tė sigurt i bartnin politikanėt
qė vizitonin pjesėn e okupuar tė Kosovės dhe tė cilėt pastaj deklaronin
se: Jo nuk ndahet kurrė o Mitrovica! Edhe pas zgjedhjeve tė fundit
u aktivizuan vuvuzelat qė na prishnin komoditetin e mrizit tė zanave duke thėnė se veriu i Kosovės iku, u shit, u fal pėr
njė pushtet qė realisht nuk e kishin! Me pordhė tė kafeterive donin ta
ēlironin Mitrovicėn! Nėse nisemi nga fakti se pėr 12 vite me radhė veriu i
Kosovė ishte nė fakt Mars, Jupiter apo Neptun pėr institucionet e Kosovės
atėherė ēka ėshtė dashur tė bėhej! Veriu ka qenė mė Serbi se vet Serbia
nga i cili shumica kanė ēuar duart! Ne edhe mund tė gėnjejmė mirėpo me
veriun e Kosovės janė marrė vetėm ata qė kanė qenė emocionalisht tė lidhur
me te, ata qė u kanė mbetur pronat atje dhe qė janė shndėrruar nė muhaxhir
nė shtetin e tyre dhe shqiptarėt, pjesė e krimit tė organizuar qė kanė
bashkėpunuar me ivanoviqėt, jakshiqėt, stefanoviqėt, bogdanoviqėt,
nikoliqėt, tadiqėt dhe koshtunicėt! Prandaj, intervenimi i 25 korrikut ka qenė
pėrpjekje pėr ti lėvizur gjėrat dhe i ka lėvizur gjėrat.
Asgjė mė
nuk ėshtė si mė parė
Tash po
dalin analiza qė e vėrtetojnė thėnien: se pasi tė
falet Bajrami, tė gjithė bėhen myslimanė duke kritikuar qeverinė
pėrkatėsisht Hashim Thaēin se ka hyrė nė: lluga pa sakicė duke dėrguar
policinė speciale ROSU nė aventurė! Po bėhen bilance dhe po del se Kosova po
ndahet e humbur sepse nuk e ka vė nėn kontrollė njė pjesė tė territorit tė
saj! Po thuhet se policėt janė dėrguar me
nga 18 fishekė dhe se pėr tė shpėtuar nga uria kanė marrė nga KFORi nga
njė ve. Mungesė elementare e moralit dhe respektit pėr ata qė sakrifikuan
jetėn nė kėtė pėrballje me strukturat kriminale tė veriut tė Kosovės! Kėtė
po e thonė pikėrisht ata qė janė ketuar nėn hijen e vezėve e tė tjerėve dhe
se edhe luftėn e UĒKsė e kanė konsideruar aventurė! Nė vend se tė jenė
krenarė qė pėr herė tė parė Kosova ka polici tė motivuar kombėtarisht dhe
nė mbrojtje tė interesave shtetėrore. Policėt e projektuar nga ana e
kėtyre, qė pėr inate personale e kallin shtetin, mė parė na kanė arrestuar,
torturuar dhe vrarė! Nė fund tė fundit; cila do tė ishte alternativa e
mosveprimit?! Kritikuesit e kėsaj pėrpjekjeje pėr shtrirjen e sovranitetit
shtetėror nuk po e ofrojnė asnjė zgjidhje! Qenka dashur sipas tyre qė pėr
kėtė intervenim tė debatohet gjerė e gjatė dhe pastaj tė votohet nėse duhet
tė intervenohet apo jo? Jo nuk qenkan bėrė parapėrgatitjet, jo nuk qenka
siguruar pėrkrahja logjistike e shumė e shumė vėrejtje tė tjera nga
ekspertėt pėr ēėshtje sigurie! E ēka paska bėrė Behgjet Pacolli gjatė dy
vizitave tė bėra nė veri tė Kosovės?! Paska tredhur miza a? Ai, vetėm nga
modestia nuk ka dashur tė bėjė publik kėtė plan! Definitivisht, proceset
kanė lėvizur dhe mė nuk ka gjasa tė riciklohet situata si ajo para 25
korrikut.
Pėr shkak
tė Hashimit (njerkės), le tė vdes
Kosova (djali)
Duket
qartė se pėr shumė analistė, opozitarė, mercenarė, daullexhinj, shakaxhinj
dhe tė tjerė, problemi nuk qėndron tė Serbia por te Hashim Thaēi.
Shtrine Hashimin pėr tokė dhe do tė ēlirohet Afganistani! Vėrtet mendoj se
ky intervenim ka qenė shumė i nevojshėm! Pavarėsisht kush do tė ishte nė pushtet, do ta pėrkrahja! Dhe mendoj se
nuk bėn ndryshe. Ėshtė ēėshtje tjetėr se si do tė
veprohet mė tutje! Nėse nuk arrihet qė nė pikat kufitare 1 dhe 31 tė
kthehen doganierėt dhe policėt kosovarė atėherė edhe unė do ti pėrkrah
kėta qė po kritikojnė! Nuk ka respektim tė reciprocitetit pa doganierė dhe
policė kosovarė! Nuk ka luftė kundėr krimit tė organizuar nėse joviqėt,
ivanoviqėt, jakshiqėt, bogdanoviqėt, stefanoviqėt, tadiqėt dhe iqėt tjerė
shkojnė nė Beograd dhe me kriminelin
demokrat Boris Tadiq hartojnė strategji dhe taktika si do tė veprohet nė
mbrojtje tė kėsaj toke serbe. Qė Beogradi tė vendos pėr Kosovėn! Njė pjesė
e ndėrkombėtarėve janė krejt tė pafytyrė sepse po qėndrojnė prapa
barikadave tė trungjeve dhe po i tėrheqin penjt! Maskara si Galluqi nuk
ėshtė as vet Tadiqi! Tash, merreni me mend se kush ėshtė marrė me ēėshtjen
e integrimit tė veriut! Galluqi dhe gulluguqėt e tjerė tė UNMIK dhe EULEX!
Pse nuk arrestohen krerėt e krimit tė organizuar? Gjenerali i KFORit
Byhler e di shumė mirė se kush janė ata? Edhe gjenerali tjetėr, Ksavier de
Marnak qė pėr shkak tė kanaxheqit tė bijės sė tij e la veriun nė flake, ka
njohuri tė mjaftueshme pėr krerėt e krimit tė organizuar nė veri! Nėse
EULEX dhe NATO kanė qėndrim neutral ndaj statusit tė Kosovės, nuk do tė
duhej tė kishin status neutral kundėr krimit dhe kriminelėve! Kėta,
megjithatė po e kanė!
Serbia
dhe Kosova nė tė ardhmėn
Serbia nuk
ėshtė e kėnaqur me marrjen vetėm tė veriut tė Kosovės duke e qiprizuar
Kosovėn. Ajo dėshiron qė pėrmes veriut dhe duke i instrumentalizuar serbėt
nė pjesėt e Kosovės qendrore ta bėjė Kosovėn jofunksionale. Ta mbajė peng! Ndėrkombėtarėt
po e tolerojnė kėtė synim tė Serbisė. Po e
ndihmojnė Serbinė nė realizimin e kėtij synimi duke e federalizuar Kosovėn
dhe duke i mbrojtur kufijt e jashtėm tė Kosovės me Serbinė duke i quajtur
ata administrativė! Nėse nuk trandemi shpejt, konfliktin e kemi shumė afėr!
Ai po bėhet i pashmangshėm! Madje i domosdoshėm! Prandaj, mos tė merremi me
veten por me problemin dhe rrezikun real qė po na kanoset! Ose, ta fusim
kokėn nė rėrė si makushi dhe me prapanicėn krenare tė ngritur lart ti
presim goditjet e radhės! Serbia po i pėrdor pėr qėllime tė pėrfitimeve tė
gjithė kriminelėt e vet duke i dorėzuar nė Gjykatė, Millosheviqin,
Karaxhiqin, Sheshelin, Mlladiqin dhe Haxhiqin, pse ne tė mos i mbrojmė tė
drejtat tona! Nėse Kosova shndėrrohet nė federatė midis entitetit politik
dhe kombėtar serb dhe shqiptarė, nuk ka ardhmėri kėtu! Pavarėsia dhe
sovraniteti do tė mbesin vetėm si diēka e dėshiruar, thuaja nė duart tona
por pėrgjithmonė tė humbura! Njė armiqėsi qė ndėrpritet mund tė shndėrrohet
nė njė bashkėjetėsė ndėrsa njė armiqėsi qė nuk pėrfundon mund dhe do tė
shndėrrohet nė ferr!
|
Kam thėnė
botėrisht se Hashim Thaēi ėshtė improvizues gjenial
dhe
pehlivan qė ka mbijetuar tė gjitha situatat deri mė tani
por qė
pashmangshėm do ta humb betejėn e fundit.
ĖSHTĖ LEHTĖ TĖ
KRITIKOSH,
POR ĖSHTĖ VĖSHTIRĖ
TĖ VEPROSH
( Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - Prishtinė, 05. 08. 2011 )
Marrėveshja
e Buhlerit, si biznesi i Trashlerit
Nė
shkrimin paraprak pata thėnė se Borko Stefanoviq dhe Goran Bogdanoviq, si
makro aktual tė strukturave kriminale paralele serbe po luajnė lojėn e
cicmicit me komandantin e KFORit, gjeneralin Byhler dhe se i kanė bėrė
shylevek. Gjithashtu, isha i sigurt se gjenerali Byhler do ti mėsojė edhe
do lojėra dhe se do ti luaj ato lojėra sipas muzikės serbe! Ashtu edhe
ndodhi! Serbėt, nė me krye cubat Stefanoviq dhe Bogdanoviq bllokonin rrugėt
kryesore duke grumbulluar trungje, rėrė, gurė, si resurse tė palėvizshme
dhe bėrllogun paramilitaro - parapolitik, si resurse lėvizėse! Bėrthama e
kėtij bėrllogu ishin ivanoviqėt, janiqieviqėt, ristiqėt, jakshiqėt dhe
antonijeviqėt, bandat paramilitare qė kishin vrarė dhe masakruar civilė
shqiptarė gjatė luftės ēlirimtare dhe qė e kishin vazhduar krimin edhe pas
pėrfundimit tė luftės! Sidomos nė shkurt tė vitit 2000 kur u vranė 11
shqiptarė dhe u shpėrngulėn me dhunė 13.800 shqiptarė dhe joserbė! Kėta e
vranė edhe Shefko Sallkoviqin, boshnjakun qė e kishte vendosur nė shtėpinė
e tij flamurin e Republikės sė Kosovės! Kėta vranė edhe shumė shqiptarė tė
tjerė. Kėta vranė edhe policė ndėrkombėtarė! Kjo bandė vrau edhe Enver
Zymberin, policin e ROSU si dhe plagosėn disa policė tė tjerė! Kėta
piromanė shovinist shkatėrruan pikat kufitare 1 dhe 31. Shkatėrrimin dhe
kalljen e pikės kufitare 1 e pėrsėritėn nė ndėrkohė qė policia e EULEXit
ia mbathi pėr Serbi! Nė barrikada grumbulluan gra, fėmijė dhe pleq!
Paramilitarėt shoqėronin Borkon dhe Goranin nė ndėrkohė qė nė ato diga
bllokuese kishte edhe popa tė Kishės Ortodokse Serbe. Popat e kėsaj kishe
bekonin paramilitarėt e Arkanit nė bazėn e tyre nė Erdut para se tė
fillonin vallen e krimeve nė Kroaci, Bosnje dhe nė Kosovė! Popat e kėsaj
kishe bekonin edhe ata qė vendoseshin nė barrikadat e Borko Stefanoviqit
dhe Goran Bogdanoviqit! Menaxhere kryesore e sistemimit nė barrikada ishte
njė shtrigė bjonde e cila nga ballkoni i Gjykatės sė Qarkut (e okupuar po
nga kėta paramilitarė), me flamur tė Serbisė nė dorė brohoriste ovo je
Serbija. Mė kujtohet se kur e sollėn tė prangosur nė Prishtinė, sillej si
Majka Jevrosima! Nuk i dėgjohej fare zėri! Pjesėn veriore tė Republikės sė
Kosovės e patėn shndėrruar nė parajsė tė krimit tė organizuar. Nė prani tė
policisė sė UNMIKut, EULEXit dhe KFORit! Nė kartele tė tipit tė
Medelinit tė Kolumbisė nga koha e Pablo Eskobarit, nė banda mafioze tė
Meksikos si dhe Sacra Corona Unita tė Italisė (varianti mė kriminal i
mafias italiane)! Ndonėse ishte njė dallim. Mafiozėt nė Kolumbi, Meksiko
apo Itali burgoseshin ose vriteshin, nė pjesėn veriore tė Republikės sė
Kosovės vetėm trasheshin! Vetėm shtoheshin! Tė gjithė e dinin se ēka po
ndodhte nė atė pjesė tė Kosovės dhe tė gjithė heshtnin. Ndėrkombėtarėt
propozonin qė me kėta kriminelė tė bėhej dialog. Qė krimin e organizuar ta
mbėshtjellin me forcė politike!
Krimi i organizuar nė kėtė pjesė tė Kosovės organizonte zgjedhje tė
Serbisė nė Kosovė ndėrsa pengonte organizimin e zgjedhjeve tė Kosovės nė
Kosovė! Krimi i organizuar zgjidhte kryetarėt e komunave si dhe tėrė
administratėn paralele tė Serbisė! Ndėrkombėtarėt u ndihmonin nė
organizimin e zgjedhjeve tė Serbisė nė Kosovė duke i siguruar me polici tė
tyre! Ndėrkombėtarėt mundėsuan qė policėt serbė tė Policisė sė Kosovės ti
binden Beogradit dhe jo Prishtinės duke e kėputur zingjirin komandues me
Prishtinėn dhe duke e trashur zingjirin komandues me Beogradin. Nuk e besoj
se ka ndonjė vend nė botė ku policia ka refuzuar punėn nė shtetin,
uniformėn e sė cilit ka bartur thuaja pėr njė vit dhe ėshtė paguar me rrogė
duke punuar pėr shtetin qė ka dashur dhe bėn ēmos ta shkatėrrojė Kosovėn.
Ky shtet ėshtė Serbia!
Ndėrkombėtarėt tėrė kohėn e bojkotit kanė qenė nė anėn e policėve tė
Sėrbisė qė kanė bartur uniformat e Policisė sė Kosovės dhe janė paguar nga
buxheti i Kosovės duke mos lejuar qė ndaj tyre tė merren masat e
domosdoshme! Nė shtetin e tyre kėtė nuk do ta lejonin kurrė! Nė shtetin e
tyre kurrė nuk do tė lejonin qė forcat paramilitare tė shtetit armik ti
vjelin doganat nė formė tė zhvatjes! Tė vendosin ligjin e krimit mbi
Kushtetutėn e vendit! Nė Kosovė e kanė lejuar kėtė! Madje e kanė pėrkrahur duke
biseduar me strukturat paralele tė Serbisė! Ndėrkombėtarėt kanė lejuar qė
politikanėt kosovarė, nga niveli i kryetarėve tė komunave deri te posti
ministror tė pėrfitojnė miliona euro nga krimi i organizuar. E kanė lejuar
bashkėjetesėn e politikanėve tė kriminalizuar dhe korruptuar kosovarė me
krerėt e krimit tė organizuar mafioz serb, vetėm pėr tė ruajtur situatėn e
sigurisė dhe pėr ti hyrė nė qejf regjimit tė Serbisė! Duke marrė parasysh
kėtė bashkėdyzim, bashkėpunim dhe bashkėveprim tė kriminelėve serbė dhe
kosovarė, ndėrkombėtarėt janė kontribues nė fuqizimin e kėtij krimi! Po me
kėta kriminelė tė strukturave paralele tė Serbisė, gjenerali Byhler e lidhė
Marrėveshjen tripikėshe e cila faktikisht e bėnė situatėn mė tė rėndė se
para datės 25 korrik! Tash malli i Serbisė kontrabandohet si ndihmė
humanitare! Prapė nuk ka kontrollim doganor tė mallit, nuk ka doganierė dhe
policė tė Republikės sė Kosovės! Ēfarė pėrparimi ka kėtu kur drejtor i
doganave bėhet Borko Stefanoviq ndėrsa doganierė dhe policė bėhen rojat e urės dhe kriminelėt e
barrikadave! Kėtė qė e ka bėrė gjenerali Byhler nė Kosovė nuk do ta duronin
as pjesėtarėt e fisit Zullu nė Afrikėn e shekullit 18tė! Pėr Kosovėn dhe
qytetarėt e saj tri pikat e Marrėveshjes sė Byhlerit i ngjajnė tri puthjeve
ortodokse tė grofit Drakulla! Duket, sipas tė gjitha gjasave se kėtė
marrėveshje nė fakt e ka shkruar Tadiqi, e kanė pėrmirėsuar Millan
Jakshiqi dhe Oliver Ivanoviqi, ėshtė konsultuar Vojisllav Shesheli, postier
ka qenė Borko Stefanoviq ndėrsa e ka nėnshkruar gjenerali Byhler! Pastaj,
Hashim Thaēi e ka lexuar nė media! Kjo marrėveshje dėmton shumė interesat
dhe ardhmėrinė e serbėve qė duan tė jetojnė nė Kosovė! Sepse ata kanė
mbetur nė senduiē midis Tadiqit dhe Byhlerit! Politikanėt tanė nė rastin
konkret janė krejt jashtė loje! Nėse hyjnė nė lojė me kėto rregulla tė
lojės, me kėto tri pika e kanė tė garantuar kartonin e kuq dhe
diskualifikimin e pėrjetshėm nga fushėbeteja politike dhe kombėtare!
Konstruktiviteti dhe destruktiviteti
Pas 25
korrikut e patėm njė reagim folklorik dhe euforik. Pikėrisht si teneqja nga
fabrika e falimentuar e llamarinės nė Vushtrri! Pėr njė kohė na bashkojė
gjaku i dėshmorit Enver Zymberi. Neve duhet tė na thyejnė kokėn mirė e mirė
qė ta respektojmė njėritjetrin! Serbėt nga asgjė hiēi krijojnė vlera. Ne
vlerat e vėrteta i bėjmė antivlera. Politikanėt serbė sakrifikohen pėr
shtetin ndėrsa shumica e politikanėve shqiptarė sakrifikohen pėr pushtetin.
Serbėt e vranė Karaxhorxhin, Obrenoviqin, Drazha Mihajloviqin, Xhinxhiqin,
Arkanin, Leginė etj. I lidhėn dhe i dorėzuan nė Hagė Millosheviqin,
Millutinoviqin, Karaxhiqin, Mlladiqin dhe Haxhiqin kur e vlerėsuan sė ėshtė
nė interes tė Serbisė. Vuk Jeremiqi e luan rolin e palaqos pėr interesa tė
shtetit tė tij. Borko Stefanoviq, nga njė qengj i butė u shndėrrua nė njė
derr tė egėr pėr interesa tė Serbisė. Pra, kėta vetsakrifikohen pėr
Serbinė. Ndėrkaq, tash po e sulmojnė Hashim Thaēin pse nuk e paska ēliruar
Mitrovicėn ndonėse e dinė se edhe ata, po tė ishin nė pozitėn e tij nuk do
tė bėnin asgjė mė tepėr. Kam thėnė botėrisht se Hashim Thaēi ėshtė
improvizues gjenial dhe pehlivan qė ka mbijetuar tė gjitha situatat deri mė
tani por qė pashmangshėm do ta humb betejėn e fundit. Mirėpo nė kėtė
situatė Hashim Thaēi e meriton pėrkrahjen e plotė. Unė nuk jam i gatshėm qė
vetėm pėr ta hequr Hashim Thaēin nga skena politike ti fus flakėn Kosovės!
Po e them gjithashtu se asnjė politikan nė skenėn politike kosovare aktuale
nuk do ta menaxhonte mė mirė situatėn e krijuar! Kėta politikanė qė po e
quajnė Thaēin sfilatist pėr tė pėrfituar nga kjo situatė e kanė shumė
gabim! Hashim Thaēit nuk po i rrezikohet posti i kryeministrit dhe
zgjedhjet nuk janė nė prag! Dhe kėta nuk mund ta rrėzojnė Hashimin.
Hashimin do ta shtrijnė pėr toke vetėm sytė e ballit. Ėshtė shumė e
pamoralshme qė nė kėto ēaste ti pėrmendet raporti i Dik Martit dhe tė
shantazhohet me kėtė. Definitivisht gjėrat kanė lėvizur dhe nuk do tė
kthehet gjendja e para 25 korrikut. Pėr momentin ėshtė edhe mė keq por kjo
nuk mund tė zgjasė nė infinit. Nė fund tė fundit,
kush e ka ndaluar opozitėn tė organizojė protesta gjithėpopullore pėr
bashkimin e Mitrovicės! Kurrė nuk ka qenė kohė mė e pėrshtatshme dhe rast
mė i mirė! Pse nuk e kanė bėrė? Pėrgjigjen gjejeni vet, lexues tė nderuar.
Pėr shumė gjėra nuk pajtohem me Hashim Thaēin mirėpo pėr kėtė rast e
vlerėsoj se ka bėrė njė veprim tė domosdoshėm. Dhe shumė tė guximshėm. Dhe
askush normal nuk mund ta mohojė patriotizmėn e Hashim Thaēit dhe
kontributin e tij nė procesin e shtetbėrjes sė Kosovės. E ka hapur njė
shtegė tė vogėl nė kėnetėn e krimit tė organizuar nė Mitrovicėn e Veriut nga domosdoshmėrisht, sė bashku me ujin e
ndotur do tė shkojnė edhe kriminelėt, serbė dhe shqiptarė! Filteri i
drejtėsisė dhe inkriminimi i tyre do ta pėrcaktojė pėrbėrjen e peshqve tė
mėdhenj qė do tė kapen posa ta lėshojnė kėnetėn e krimit tė organizuar!
Ėshtė keq ndoshta qė e them dhe tingėllon mbase edhe pesimiste por Hashim
Thaēi sot nuk ka alternativė nė Kosovė! Ose, ma gjeni cili ėshtė?! Hashim
Thaēi do tė jetė i fortė dhe ndjehet i fortė sepse e dinė shumė mirė se
ėshtė i pazėvendėsueshėm! Sepse po pėrkrahet nga dy sytė e ballit,
Vashingtoni dhe Brukseli! Dhe,
sepse i ka fituar zgjedhjet pėr dy mandate! Dhe se do ti fitojė edhe nė
mandatin e tretė! Unė nuk e dėshiroj pėrfundimin e Hashim Thaēit edhe nėse
mė fusin nė trezorin e Thesarit tė SHBA. Kur e them kėtė mos mendoni se e
kam zbuluar Amerikėn por po flasė nga pėrvoja e shteteve rreth nesh. Kemi
shembuj shumė konkret. Shumė kam dėshirė tė gaboj nė kėtė parashikimin tim.
Nuk mund ta kenė tė gjithė fatin e Millo Gjukanoviqit i cili ka mbijetuar
falė rrethanave tė caktuara. Propozoni alternativa si ti ndihmojmė
Republikės sė Kosovės. Si ta forcojmė shtetin! Pėr ta shkatėrruar e kemi
shumė lehtė! Hashim Thaēi dhe ēdonjėri prej nesh ėshtė i vogėl karshi
interesave tė shtetit. Ne jemi vdekatarė tė thjeshtė dhe kalimtarė tė
rastit nė shtėpinė, kornizėn apo hapėsirėn qė quhet Republika e Kosovės e
qė unė do tė doja tė quhet Shqipėri! Kjo ėshtė dėshira por cilat janė
mundėsitė reale?!
|
.
|