HALIT BARANI, NATO
DHE
MILLAN IVANOVIQ,
KUSH NĖ PARAJSĖ E KUSH NĖ FERR!
Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - Prishtinė, 12. 08. 2011
__________________________________________________________________________________
Uji nuk kthehet nė vendin ku buron
Edhe mė tutje, temė e ditės ėshtė bėrė pėrpjekja e
qeverisė sė Republikės sė Kosovės pėr shtrirjen e sovranitetit nė hapėsirėn
qė kontrollohet qė nga viti 1999 nga strukturat kriminale serbe si
formacione paramilitare (ishkriminelėt dhe paramilitarėt e qė njėkohėsisht
janė pjesėtarė tė MUPit) e qė kanė qenė dhe janė pėrgjegjėse pėr vrasje,
zhvatje, ngritje tė tensioneve, moslejimin e organizimit tė zgjedhjeve,
doganimin e mallrave nė pikėn 1 dhe 31 dhe okupimin e Gjykatės sė Qarkut
nė Mitrovicė! Kėto struktura kanė qenė ekzekutivi i vendimeve politike tė
nomenklaturave politike tė Beogradit tė udhėhequra nga Koshtunica,
Xhinxhiqi dhe Tadiqi. Me kėtė ėshtė kompletuar mozaiku i krimit duke
bashkuar krahun politik dhe ate ushtarakopolicor dhe paramilitar! Menjėherė
pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė ka qenė nė njė gjendje kaotike ku
Institucionet e Pėrkohėshme Qeverisėse nuk kanė pasur qasje nė
vendimmarrje! Sė paku 25 shėrbime tė huaja dhe disa vendore kanė lėvruar
mbitokėn dhe nėntokėn e Kosovės duke e forcuar kėtė kaos ndėrsa disa prej
tyre janė pėrpjekur tu ndihmojnė kėtyre institucioneve tė brishta qė tė
hecin drejt shtetformimit. Me njė fjalė, kanė shėrbyer si kambalecė tė
kėtyre institucioneve. Shteti serb ka investuar shumė nė mirėmbajtjen e
rrjetit tė vet informativ duke e forcuar materialisht dhe duke i ruajtur
kuadrot e rekrutuara, qė nga koha e paraluftės! Ėshtė fshehtėsi publike se
disa gazetarė apo aktivistė tė shoqėrisė civile, ishpolitikanė dhe kuadro
tė tjera tė rekrutuara nga UDB dhe KOS janė
akomoduar shumė mirė nė vende pėrgjegjėse politike dhe aty ku krijohet
opinioni apo zhvillohet biznesi! Dihet shumė mirė se nėse njė herė
kurthoheni, me dashje apo pa dashje nė rrjetin e shėrbimeve informative,
vėshtirė e keni tė dilni nga ky rrjet, me kokė dhe trup nė Kosovė! Ai qė ka
dezertuar zakonisht trupi i ka mbetur nė Kosovė ndėrsa koka nė Stamboll apo
Beograd! Ata qė kanė mbetur me trup dhe
kokė nė Kosovė kanė vazhduar aktivitetin sipas mėsimit tė Klauzevicit, tash
me mjete tjera! (Teoria e Klausvicit thotė: Lufta sėshtė gjė tjetėr veēse vazhdim
i politikės me mjete tė tjera! - plotėsim i SH.B) Mitrovicėn e kanė ndarė
ndėrkombėtarėt dhe veriun e Kosovės e kanė formuar, mirėmbajtur dhe forcuar
gjithashtu ndėrkombėtarėt. Serbia,
por edhe disa qendra ndėrkombėtare kanė luajtur nė faktorin kohė! Sa mė
shumė qė tė zgjas kaosi nė veri, krijoheshin kushtet pėr stabilizimin e
strukturave kriminale dhe margjinalizohej faktori shqiptar pėrmes dėbimit
tė tij dhe spastrimit etnik. Llogaritej se me njė demografi etnike
krejtėsisht tė ndryshuar, ēdo arbitrazh ndėrkombėtar do tė pėrligjte
gjendjen ekzistuese. Njėri ndėr tė parėt e Kishės Ortodokse Serbe pati
deklaruar se: ēije su ovce, njihova je livada, nė shqip: tė kujt janė
delet, tė tija janė edhe livadhet! Ose, pėrkthyer krejt shqip: pronarė tė
shtetit janė banorėt qė jetojnė aty duke menduar gjithnjė nė shumicėn! Kjo
kishė nė fakt gjithmonė ka qenė zėdhėnėse e politikės sė Serbisė apo njė
variant ortodoks i Korbit tė Edgar Allan Poesė i cili gjithmonė ka qenė lajmėtar i vdekjes!
Vendimin e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, pėrkatėsisht kryeministrit
Hashim Thaēi pėr tė dėrguar policėt e njėsive speciale ROSU fillimisht e
patėn pėrkrahur tė gjithė! Ishte njė konsensus politik dhe gjithėkombėtar. Ishte
njė konsensus lokal, rajonal dhe mė gjerė! Dhe, ky ishte njė sinjal pėr
faktorėt vendimmarrės qė tė veprojnė menjėherė! Prandaj edhe reaguan
menjėherė! Definitivisht, nuk ka gjasa qė gjendja tė kthehet sikur para 25
korrikut! Kurrė mė! Ndryshe, kjo do ti ngjante njė hara - kiri
(vetvrasjeje), si pėr politikanėt qė po qeverisin tani, ashtu edhe pėr vet
shtetin e Kosovės! Tash po analizohen gabimet dhe po gjinden 100 e mė shumė
vėrejtje! Por, askush mė parė as qė ka marrė guximin tė ndėrmarr njė veprim
tė tillė! Opozitėn dhe disa analistė nga shoqėria civile shumė shpejt i ka
lėshuar eurokremi i pėrkrahjes! Tash janė shndėrruar nė gjuetarė qė kanė
zėnė pritėn dhe me municion antitank po qėllojnė njė qenie krejt tė brisht,
tė stėrlodhur, njė lepur krejt tė rraskapitur, shtetin e Kosovės! Dinjitoz
deri mė tani ka mbetur lideri i partisė opozitare mė tė madhe, z.Isa
Mustafa i cili ėshtė ngritur mbi inatet personale dhe ka dalur nė pėrkrahje
tė veprimeve qė ka marrė Qeveria e Republikės sė Kosovės. Opozitė konstruktive
nė kohė shumė tė vėshtira pėr shtetin e Kosovės! Mirėpo, nuk ka as njė
dyshim se nėse Hashim Thaēi nuk i rikthen pikat doganore 1 dhe 31 nėn sovranitetin e
Republikės sė Kosovės e qė nėnkupton shndėrrimin e kufirit administrativ nė
shtetėror, atėherė lirisht nė zgjedhjet e ardhshme mund tė kandidohet pėr
kryeministėr tė Afganistanit! Por edhe ne atėherė do tė shndėrrohemi nė
talebanė tė oportunizmit! Dhe nuk do tė mund tė lirohemi nga pėrgjegjėsia!
Populli
qiellor, kriminelė nė tokė
Strukturat kriminale serbe nė veri tė Kosovės u
shpėrfaqen ashtu siē janė nė tė vėrtetė, si zemra e krimit tė organizuar
dhe vrasės! E vranė policin e ROSU, Enver Zymberin dhe plagosėn disa policė
tė tjerė! E shkatėrruan dhe i vunė flakėn pikės doganore 1 ndėrsa u
pėrpoqėn tė bėjnė tė njėjtėn gjė edhe me pikėn doganore 31. Shkatėrruan
infrastrukturėn duke mbjellur kryqe nė magjistralen ndryshe proneė e
shtetit tė Kosovės. Nė krejt kėtė rrėmujė mė sė lehti shpėtuan pikėrisht
serbėt tė cilėve nuk u mungojė as njė fije floku! Edhe policėt e EULESHit
shpėtuan pa asnjė lėndim dhe dėm. Nėse si dėm nuk llogaritet mbushja e
brekėve! Nė fakt ky dėm ėshtė fare i riparueshėm. Njė lavatriēe e mirė i
pastron brekėt e policėve tė EULESHit por nuk i pastron strukturat kriminale
pėr krimet e bėra para, gjatė dhe pas luftės! Po
nė tė njėjtėn kohė kur strukturat kriminale e kallnin veriun e Kosovės,
krimineli demokrat Boris Tadiq me bishtat e tij, Vuk Jetremiq, Goran
Bogdanoviq dhe Borko Stefanoviq deklaronin se: serbėt me rezistencėn e
tyre paqėsore po i japin shembuj botės se si mbrohen vlerat
demokratike!!!!!! Kjo i bie sikur
Moamer el Gadafi tė bėhet ligjerues pėr tė drejtat e njeriut nė
Oksford apo Kembrixh!
Diēka pėr
titullin
NATO
ėshtė Aleanca mė e fuqishme ushtarake nė botė. Pėrmes veprimeve ushtarake
pėrcakton edhe proceset politike nė shumė shtete tė botės. Truri dhe zemra
e kėsaj Aleance janė SHBA, shtet ky qė e ka kolonizuar Kosovėn! As mė pak
e as mė shumė! Dhe, ky mund tė jetė mbase suksesi mė i madh i NATO! Pas
pėrfundimit tė luftės nė Kosovė pikėrisht NATO paska identifikuar dhe
profilizuar krerėt e krimit tė organizuar nė veriun e Kosovės, duke i bėrė
pėrgjegjės pėr tė gjitha krimet nė kėtė pjesė tė okupuar! Millan Ivanoviq
nė kėto raporte tė Aleancės NATO ėshtė identifikuar dhe portretizuar si Al
Kapone i strukturave kriminale serbe nė veri tė Kosovės. I pari nė mesin e
kriminelėve tjerė! Ky ėshtė pėrshkrimi i vendit tė punės qė i bėn NATO
kėtij vojvode tė Vojisllav Koshtunicės! Orari i tij i punės zgjatė 24 orė!
Duket se ėshtė shumė i angazhuar! Sa vret, sa plaēkit, sa dhunon, sa shkon
nė Beograd nė takim me kryevojvodėn
Koshtunica! Nuk ka kohė as tė bėjė gjumė rehat nė shtėpinė e tij andaj
gjumi e zė nė barikada! Jetė e vėshtirė, pa dyshim! Andaj, duhet mė nė fund
tė vendos njė rregull nė jetėn e tij. Tė bėjė gjumė tė rregullt! Tė ketė
ushqim tė rregullt! Tė mbajė higjienė me rregull! Ti rikthehet shėndeti
fizik dhe sidomos ai mental (nėse kjo ėshtė e mundshme)! E pėr kėtė nuk ka
vend mė tė mirė se Qendra e Paraburgimit nė Mitrovicė. Pėr fillim! Pastaj
do tė pasonte Qendra Korrektuese nė Dubravė! Dubrava do tė ishte vetėm
zgjidhje kalimtare deri sa nė fshatin Dyz do tė ndėrtohej Burgu i Sigurisė
sė Lartė ku ky kriminel do ta kishte njė dhomė me shikim kah deti (liqeni i
Batllavės)! Kjo ėshtė e vetmja mėnyrė qė Ivanoviq tė mbijetojė! Ndryshe,
fqinj tė parė do ta ketė kolegun e tij, Zhelko Razhnjatoviq Arkan! Halit
Barani ėshtė veprimtar apo mė mirė tė them ushtar dhe luftėtar pėr lirinė e
popullit shqiptar, lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės! Dhe veprimtar pėr tė
drejtat e njeriut! Qė nga fillimi ka qenė dhe ėshtė shef i zyrės sė
KMDLNJsė nė Mitrovicė! Atij i duhen vetėm 5 minuta pėr tė siguruar
informatėn pėr atė qė ndodhė nė Mitrovicė, Skėnderaj dhe Drenas! Po i vure njė terleme nė kokė lirisht mund ta dėrgoni
nė PEACE TV. Haliti nuk ėshtė nė krye tė ndonjė aleance ushtarake. Mirėpo,
lirisht mund tė them se ėshtė mė i fort se
NATO! Pėr njė arsye! NATO e ka identifikuar dhe portretizuar Millan
Ivanoviqin si kapo bandė nė veri tė Kosovės vetėm pas vitit 2000 ndėrsa
Halit Barani e ka identifikuar dhe pėrshkruar Millan Ivanoviqin si
kryekriminel shumė para NATOs; para, gjatė e sidomos pas pėrfundimit tė
luftės! Bashkė me Marko Jakshiqin, Janiqijeviqin, Millojeviqin dhe
kriminelė tė tjerė! Millan Ivanoviq ka udhėhehequr vallen e vrasjeve tė
shqiptarėve gjatė luftės. Ai ka qenė nė krye tė krimit kundėr shqiptarėve
nė shkurt tė vitit 2000 dhe ka udhėhequr operacionin e spastrimit etnik.
Gjithashtu, ai ka pregatit ikjen e 20 serbėve tė dyshuar pėr krime lufte
nga burgu - Alkatrazi nė Mitrovicėn e Veriut! Ai ėshtė pėrgjegjės pėr
vrasjen e Shefko Sallkoviqit. Ai ėshtė pėrgjegjės pėr vrasjen e Enver
Zymberit! Ai ėshtė pėrgjegjės edhe pėr shumė krime tė tjera! Sepse, ėshtė
kriminel dhe shovinist!
|