NATA E BARTOLOMEUT DHE
DITA E RRENAVE TĖ KULLUARA!
( Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - Prishtinė, 27. 07. 2011 )
Paqja e Tadiqit dhe kondicioni i Borko
Stefanoviqit
Boris Tadiq, president i Serbisė kriminale ėshtė
kriminel demokrat! Shpresoj se nuk kam nevojė tė radhis shumė argumente pėr
tju bindur se Serbia ėshtė shtet i
kriminalizuar. Mjafton tė them se regjimi kriminal i Serbisė
ishte pėrgjegjės pėr tė gjitha luftat dhe tė gjitha krimet nė
hapėsirėn e ishJugosllavisė. Nga Vukovari nė Kroaci, Srebrenica nė Bosnjė
deri te Prekazi, Meja, Lybeniqi, Theranda etj. nė Kosovė. Nuk duhet tė
harrohet se regjimi kriminal i Serbisė e ngjizi, e lindi dhe po e rrit njė
krijesė fashiste tė qujatur Republika Serbska, si rezultat i njė spastrimi
etnik, pasi ka masakruar myslimanė tė Bosnjės! Tė njėjtin monstrum
paramilitaro - parapolitik po e pėrdor edhe sot si kėrcėnim pėr sigurinė
dhe paqen nė Ballkan duke e shantazhuar edhe Republikėn e Kosovės. Ky
regjim kriminal serb ėshtė vetėm vazhdimėsi e regjimeve kriminale serbe qė
pėr mė tepėr se 100 vite kanė terrorizuar dhe masakruar shqiptarėt nė
Kosovė dhe viset tjera ku kanė jetuar shqiptarėt! Nė territoret e
spastruara etnikisht nga shqiptarėt e kanė ndėrtuar shtetin e tyre
kriminal. Po ky regjim kriminal i kriminelit demokrat Boris Tadiq po
pėrpiqet ta klonojė Republika Serbskėn nė Kosovė. Me anė tė revolucionit
tė trungjeve - balvan revolucija tė cilėn pėr herė tė parė e patėn pėrdorė
nė Kroaci. Dhe duke shantazhuar misionet ndėrkombėtare. Nė Bosnjė i patėn
lidhur ushtarėt ndėrkombėtarė nė shtylla elektrike apo tė urave, duke i
poshtėruar skajshmėrisht! Ju kujtohet se sa i lumtur ishte gjenerali
holandez nė Srebrenicė kur krimineli Ratko Mlladiq i bėri tė ditur se atij
qyqari dhe ushtarėve tė tij po ua fal jetėn nė kohėn kur paralelisht me
kėtė i ndante fėmijėt , burrat dhe pleqt myslimanė pėr ti masakruar mė
shumė se 8000 myslimanė tė Srebrenicės! I njėjti model por nė pėrmasa mė tė
vogla u pėrdor nė vitin 2000 nė Mitrovicėn e okupuar nga kriminelėt serbė
dhe politika kriminale e Beogradit ku, nė praninė e ushtarėve francezė tė
KFORit u vranė 11 shqiptarė ndėrsa u shpėrngulėn me dhunė 13.800 qytetarė
tė Mitrovicės. Mbi bazat e kėtij spastrimi etnik u ngritėn rojat e urės dhe
strukturat paralele kriminale serbe qė zbatonin politikat e Koshtunicės,
Gjingjiqit, Sheshelit, Legisė, Tadiqit, Nikoliqit dhe iqėve tė tjerė. Praktikisht,
qė nga pėrfundimi i luftės e deri mė 25 korrik 2011, veriu i Kosovės ishte
Serbi. Mė Serbi se vet Serbia! Ushtarėt
holandez tė SFORit nė Srebrenicė dhe ushtarėt francezė tė KFORit
nė Mitrovicė kanė qenė pėrgjegjės pėr jetėt e qytetarėve qė kanė qenė nėn
mbrojtjen e tyre. Pasi qė nuk i kanė mbrojtur ata janė bashkėpėrgjegjės pėr
krimin, si nė Srebrenicė, ashtu edhe nė Mitrovicė! Mbi krimin nė Srebrenicė
ėshtė ngritur Republika Serbska ndėrsa mbi krimin nė Mitrovicė po bėhen
pėrpjekje tė ngritet Republika Serbska tjetėr! Trungjet nė balvan
revolucija nė Kroaci, vend ku ėshtė bėrė zbatimi apo prova e parė dhe
pengesat tjera janė fshirė nga kroatėt dhe aleatėt pėr dy ditė! I njėjti
model i revolucionit tė trungjevenė Kosovė, i ndėrtuar nga Tadiqi,
Cvetkoviqi, Ivanoviqi, Bogdanoviqi, Stefanoviqi, ivanoviqėt (Oliveri dhe
Markoja), Jakshiqi, politikani me kryq dhe kamilaf Teodosije po ruhet dhe
mirėmbahet nga EULEX (ēfarė paradoksi ky ėshtė akronim pėr Misionin pėr
Sundim tė Ligjit) dhe pjesėrisht edhe me besėn e dhėnė nga gjenerali
Buhler! Dhe kėto trungje dhe pengesa tjera po bėhen pėrcaktues pėr fatin e
veriut duke ngritur nė kėmbė tė gjithė faktorėt vendimmarrės. Partneri i
Editės, Borko Stefanoviq e ka zėvendėsuar komoditetin e shtratit ku flenė
me ashpėrsinė e trungjeve, rėrės dhe gurėve! Tėrė kohėn po flet pėr
domosdoshmėrinė e vazhdimit tė bisedimeve pėr zgjedhjen e problemeve. E ka
vetėm njė kusht tė vogėl; kthimi nė gjendjen para 25 korrikut! Nė kohėn kur
kjo pjesė ka qenė tokė e premtuar pėr kriminelėt e tė gjitha llojeve dhe
tė gjitha pėrkatėsive etnike si dhe tė atyre politike! Serbia nuk po e donė
shtetin e Kosovės por po i donė eurot e kėtij shteti! Ēfarė imoraliteti!
Edhe ne, po e shohim se ēka po dėshiron tė bėjė Serbia me shtetin tonė dhe
pėrsėri po e blejmė mallin e Serbisė! Sa tė pafytyrė qė jemi! Botėrisht po
i kallim dy - tri kuti Pllazma, dhe njė kuti biber nga Horgoshka paprika
ndėrkaq tinėzisht bėjmė tregėti me qindra miliona euro! Sa patriotė qė
jemi! Patriotė tė m
t! Tėrė kohėn
bėjmė patriotizėm nėpėr kafene, bastore dhe duke vrapuar pas fundeve dhe
nė anėn tjetėr e shajmė EULEXin pse nuk po vdes pėr lirinė tonė! Pėr tokėn
tonė! Njėmend EULEX ėshtė i poshtėr! Pastaj, lėshojmė klithma patriotike:
Amerikė mos na lė nė mėshirėn e EULEX! Definitivisht e kemi goditur
Amerikėn nė thembrėn e Akilit! Tash Amerika do tė pėrmbush kėrkesat e
kosovarėve! Do ta pėrzė EULEX nga Kosova dhe do ta ēlirojė veriun e
Kosovės! Pėr hirė tė kėrkesės sė kosovarėve qė i do aq shumė! Pastaj, nė
skenė do tė dalin ēlirimtarėt kosovarė dhe nė krye me tė Madhin Behgjet
Pacolli do tė marshojnė drejt veriut! Miku im i madh, Behgjet Pacolli ėshtė shumė i
menēur! Nuk hynė llugave, pa sakicė! Para
disa muajve ka qenė nė veriun e Mitrovicės pėr tė vėzhguar terrenin dhe
pastaj i ka dorėzuar Hashim Thaēit strategjinė pėr integrimin e Veriut. Nė
kėtė rast unė jam me Pacollin dhe nėse Pacolli i kthehet politikės duke u
bėrė president i Koalicionit pėr Kosovė tė Re seriozisht do ta shqyrtoj
mundėsinė tė bėhem pjesė e kėtij subjekti tė fuqishėm politik! Se a do tė
bėhem anėtar i kėtij koalicioni tė fuqishėm mė nuk e vendos Behxheti por
Behgjeti!
Besa e Buhlerit dhe Kanuni i Lekės
Gjenerali
Buhler duket se ėshtė i lidhur me Kosovėn! Emocionalisht dhe faktikisht!
Ėshtė bėrė tradicionalist! Nė pamundėsi tė zbatimit tė ligjit i ėshtė
kthyer interpretimit dhe zbatimit sė tė drejtave zakonore. Nė pėrputhje me
ambientin ku jeton, punon dhe vepron ėshtė pėrcaktuar pėr zbatimin e
Kanunit tė Lekė Dukagjinit, ndonėse, nėse merren parasysh rrethanat qė janė
krijuar lirisht ndaj disave ka mundur tė pėrdor kodet etike tė pllakave
tė Hamurabit! Gjenerali Buhler ėshtė treguar humanist i vėrtetė!
Kriminelėve qė po bllokojnė rrugėt dhe qė kanė vrarė policėt e Kosovės nuk
po i lenė pa besė! Nė fakt, po ua vazhdon besėn! Nga e premta nė tė
shtunėn! U ka vazhduar besėn pėr 8 ditė tė plota! Qė tė kenė mundėsi tė
vazhdojnė biznesin e tyre, kontrabandėn, bllokimin e rrugėve tjera, krimin
e organizuar dhe vrasjen e policėve apo qytetarėve tė mbetur shqiptarė!
Duket se gjenerali Buhler nuk e ka kuptuar Kanunin e Lekės apo i kanė
pėrkthyer keq! Mund qė nė vend tė Kanunit tė Lekės dikush ti ketė
kontrabanduar Naēertanijen e Garashaninit apo Elaboratet e Ivo Andriqit! Madje,
Buhler e ka mėsuar edhe lojėn e cic-micit. Po ua bėnė dong serbėve duke
hapur rrugė dutėsore, tretėsore dhe dhiare nė ndėrkohė qė serbėt i kanė
bėrė shylevek Buhlerit duke bllokuar rrugėt kryesore! Shumė lojė do ti
mėsojė dhe luajė Buhleri nė Kosovė pėr kėto pak ditė tė mbetura tė mandatit
tė tij!
A po
bėhet Jarina sikur Janina dhe Mitrovica si Ēamėria
Jakupi, Valoni, Bardhoshi dhe Agoni, si ideologė
tė bashkimit kombėtar, me nostalgji e kujtojnė Vilajetin e Janinės dhe i
mbajnė hartat kur nė Janinė ėshtė frymuar, jetuar dhe vdekur shqip! Tash
aty jetohet, frymohet dhe vdiset greqisht! Nga kjo histori e kaluar na kanė
mbetur vetėm kėngėt e bukura, Janinoooo dhe Vaj e Mall pėr Ēamėrinė!
Pas bisedimeve tė imponuara teknike kam frikė se do tė detyrohemi ti
kėndojmė kėngėt: Jarinooo dhe Ko to Kazhe, Ko
tė Lazhe Mitrovica je Malla! Me sopranon Edita (jo Mihali) por Tahiri nė
krye!
Nuk ka
mbaruar Gjakova qė tė ndahet Kosova
Ėshtė krijuar njė situatė kur ndamja e Kosovės po
shqyrtohet si njė mundėsi reale apo si pėrfundim i njė marrėveshjeje
historike midis shqiptarėve dhe serbėve! Si
kompromis i pranueshėm pėr miqtė tanė grekė,
sllovakė, rusė, qipriotė, rumunė dhe
spanjollė. Besa edhe do miq francezė, norvegjezė, suedez, anglezė,
italianė etj.nuk do tė kundėrshtonin kėtė marrėveshje
me kusht qė tė konsiderohet si incident i izoluar! Me njė fjalė, ti mirret njė 30 -40% i
territorit tė Kosovės ndėrkaq tė ruhet tėrėsia territoriale e Maqedonisė,
Malit tė Zi, Bosnjė dhe Hercegovinės dhe shteteve tė tjera! Serbia,
sipas ligjeve tė fizikės dhe tė forcės do tė bymehet apo rritet! Madje,
edhe me kėtė ndarje konsiderojnė se Serbia po dėmtohet! Po, si humanistė tė mėdhenj qė janė duan ti bėjnė
edhe njė tė mirė Kosovės dhe shqiptarėve! Po
duan ta riciklojnė Kongresin e Berlinit! Nė fakt, asnjėherė nuk kam pasur
frikė se do tė ndahet Kosova! Se do tė ndryshojnė
kufijt e jashtėm. As tash nuk kam fare frikė! Ndamjen e Kosovės e ka
promovuar Gjingjiqi, kryeministri i ekzekutuar serb ndėrkaq, me urdhėr tė
Tadiqit e ka aktualizuar dhe popullarizuar irredentist dhe luftėtari
pėr Shqipėri tė Madhe, Ivica Daciq! Nė tė vėrtetė, ndamja e Kosovės ka qenė
vetėm bllof, mashtrim apo balon provues i Serbisė ndėrkaq qė qėllimi ka
qenė krijimi i njė entiteti politik dhe etnik serb brenda Kosovės nė formė
tė Republika Serbska. Pėr shkak tė efektit domino nė rajon dhe mundėsisė
reale tė destabilizimit tė tij, pėrjashtohet ndarja e Kosovės! Pra, nuk
pranohet rivizatimi i kufijve tė jashtėm i shteteve tė Ballkanit por qė nuk
nėnkupton se nuk mund tė bėhen zgjidhje kreative, mė demokratike se mbi
ēdo demokraci, Ahtisari plus, Koshtunica minus, Ashton nė katror etj.etj.
Por, definitivisht stacioni i fundit i kėtyre allėshverisheve politike do
tė jetė njė status special pėr serbėt nė veri dhe pipėzat e tyre nė
Shtėrpcė, Graēanicė dhe komunat, fshatrat, lagjet e decentralizuara serbe!
Aty ku valon flamuri i Serbisė do tė ketė status special! Dihet botėrisht se ky
flamur i shtetit armik valon lirisht nė ndėrtesat e institucioneve tė
Republikės sė Kosovės nė komunat me shumicė serbe apo nė ato qė janė tė
decentralizuara! Miqve ndėrkombėtarė kjo nuk u ka penguar ndėrsa
politikanėt e vendit i kanė konsideruar si njė tė keqe tė domosdoshme pa tė
cilin nuk kanė mundur ta mbajnė pushtetin! E hidhur por e vėrtetė! Nė fund
tė fundit edhe faktorėt mė vendimmarrės botėrorė po garantojnė
mosndryshimin e kufijve tė jashtėm! Por asgjė nuk po flasin pėr rivizatimin
e kufijve tė brendshėm apo statusin e strukturave paralele serbe! Ata po
bisedojnė me Serbinė ndėrsa kosovarėve po ua tregojnė tėrė shkopin dhe
vetėm bishtin e karrotės! Karrotėn e kanė lėnė nė Beograd!
Te Tadiqi, krimineli demokrat qė me tė e ushqen Bogdanoviqin, Ivanoviqin dhe Stefanoviqin
duke ua ruajtur kondicionin si dhe popullin e uritur serb qė ka pėsuar
pėr shkak tė sanksioneve ekonomike qė ka zbatuar Kosova! Prandaj, edhe po luftuakan , si popull paqėsorė (a ka Zot diku) qė qenkan
pėr realizimin e qėllimeve tė tyre!
Hashimi,
Behgjeti dhe Nastradini
Askush nuk ka bėrė mė tepėr
pėr integrimin e serbėve se Hashimi. Madje, edhe nėse i bėnė bashkė me Veton e me
Baton, me Ylber e me Beter, me Boban e me Dragan, me Stojan e me Millan, me
Afėrditė e me Editė, me Dragicė e me Milicė nuk kanė bėrė sa kryeministri i
Kosovės. Aferim
i qoftė! Nėse e don shtetin, e mohon veten! Adem Demaēi dhe Behxhet Shala,
menjėherė pas luftės pėrpiqeshin ti integronin serbėt dhe cilėsoheshin si
tradhėtarė sepse donin ta rikolonizojnė Kosovėn me armiq serbė nė kohėn kur
patriotėt e ēiftelisė qė na shanin bėnin miliona duke vjedhur, plaēkitur,
zhvatur dhe njėqind faqe tė zeza tjera! Atėherė integrimi ka qenė shumė mė
i lehtė! Me kalimin e kohės ky proces u politizua dhe u menaxhua shumė mirė
nga Serbia! Tash asgjė nuk bėhej pa lejen e Serbisė. Serbėt e Kosovės nuk e
bėnin as njė pordhė tė vetme pa lejen e Serbisė! Hashimi u garantojė
siguri. Siguri kishin. Hashimi u ndėrtoi shtėpi. Shtėpitė u shitėn apo
mbetėn tė pabanuara. Hashimi u bleu traktorė.
Traktorėt u shitėn. I nxori nga fusha dhe tharku duke u dhėnė poste tė
larta ministrore dhe politike. Ata thonin se nuk e pranojnė pavarėsinė e
Kosovės. Hashimi e shpalli pavarėsinė. Ata e bojkotuan Ditėn e shpalljes sė
Pavarėsisė. U bė Kushtetuta. Ata nuk ishin nė ditėn e shpalljes sė Kushtetutės!
Hashimi ka bėrė atė qė i ka takuar tė bėjė si kryeministėr i Republikės sė
Kosovės. Dhe pėr kėtė e kam pėrkrahur dhe e pėrkrah ende! Hashimi ka
lėshuar pe edhe pėr Mitrovicėn duke investuar miliona pėr serbėt e rebeluar
tė cilėt nuk e kanė pranuar as ate si kryeministėr e as Republikėn e
Kosovės! Edhe kėtu ka bėrė lojė tė menēur politike! Kur banditėt serbė u
ēartėn nė atė masė sa qė nuk i duronte as Zoti, Hashimi dėrgojė policėt e
njėsisė speciale ROSU! E ka ditur Hashimi se me ēfarė rreziku ballafaqohet por nuk ka pasur tjetėr
rrugėdalje! Ose ėshtė dashur tė mbetet Hashim ose ėshtė dashur tė bėhet
Hysamedin! Dhe kurrė nuk e besoj se Hashimi mund tė bėhet si Hysamedini
(Ajeti)! Deri mė tani shumė mirė po mbahet prandaj e ka pėrkrahjen edhe tė
atyre qė e kanė sharė, mallkuar dhe po tu jepej rasti edhe pushkatuar!
Prandaj, nė udhėkryqe historike janė vetėm dy mundėsi: tė qėndrosh me nderė
dhe fytyrė nė mbrojtje tė sė drejtės dhe shtetit apo tė shndėrrohesh nė
leckė apo mbeturinė nė mbrojtje tė interesit personal dhe pushtetit!
Imuniteti dhe pushteti kanė afate tė pėrdorimit ndėrkaq mbrojtja e tė
drejtave politike, kombėtare dhe shtetėrore tė dėrgojnė drejt amshimit!
Tash pakėz pėr dy personazhet e nėntitullit. Behgjeti kryekėput varet nga
Hashimi prandaj mos tė tregojė pėrralla kur pėr kėtė ėshtė kompetent
Nastradini!
Prishtinė,
3 gusht 2011
|