Kujtesa historike

- SADRI KAPITI -

ATDHETAR I PERBETUAR

( Tė heshtesh nuk do tė thotė se je memec, por qė refuzon tė flasėsh dhe kjo ėshtė akoma e folur. Sartri  )

Shkruan: Bedri TAHIRI – Skėnderaj, Korrik 2011

______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

     Fjala popullore: Guri peshon rėndė nė vendin e vet, sikur nuk vleka gjithmonė e pėr ēdokend. Jo, ore, jo. Kėtė mė sė miri e dėshmuan shqiptarėt e Sanxhakut tė Nishit. Ata, edhe pse u rrokullisėn nga vendi i vet, kudo qė vajtėn, nuk i zbehen aspak burrėrinė, bujarinė e trimėrinė, trashėguar nga stėrgjyshėrit e tyre atdhetarė. I tillė qe edhe burri me nam, nacionalisti e atdhetari i pėrbetuar, qё kurrё nuk provoi nёnshtrimin, Sadri Ibrahim Kapiti. Katundi Kapit (nga iliro-latinishtja qё ka kuptimin i kamur, fisnik).

 

Nė foto: Atdhetari Sadri Kapiti

 

 

           Fёmijёria dhe rinia

 

Sadri Kapiti u lind mė 1915 nė Zallq tė Istogut. Rridhte nga njė familje  patriotike e ardhur andej nga rrethina e Preshevės. Babai i tij, Ibrahimi, njė kaēak i rryer i kohės sė Azem Galicės, dhe axha Bajrami, poashtu njė trim i madh, kishin rėnė nė luftėn kundėr serbo- malazezve nė Shkodėr. As Sadriu me tė vėllanė Baftijarin kurrė nuk u pajtuan me serbin e pabesė, i cili edhe i kishte dėbuar dhunshėm nga trojet e veta stėrgjyshore nė vitet 1878/1880, duke i lėnė pa plangė e pa shtėpi.


         Fėmijėria dhe rinia e kėtij djaloshi tė etur pėr liri ishin tė ngjashme me ato tė moshatarėve tė tij; me skamje, me halle, me vuajtje, me mjerim. Gjithmonė tė ndjekur e tė pėrndjekur. Edhe nė truallin e ri, nė Kosovė, hasmėria me cerberėt karpatianė nuk u zbut fare. Pėrkundrazi, ajo u thellua dhe u ashpėrsua edhe mė shumė. Zullumi i gjakpirėsve serbo-malazezė ishte bėrė i padurueshėm.  Me kėtė gjendje tė rėndė robėrie nuk mundi tė pajtohej kurrėsesi as Sadri Kapiti. Konfliktet e pėrditshme me kolonistėt serbė e malazezė e detyruan qė tė kalojė matanė Alpeve Shqiptare. Pėr ēudi, edhe nė Shqipėrinė e ėndėrruar, i pėrcollėn zezonat. Regjimi i egėr enverist ua bėri mė zi, i degdisi ku hanė pula gurė,  i maltretoi,  i dėnoi,  por kurrė nuk arriti t'i gjunjėzojė. Fillimisht u vendos nė katundin Ahmetbejas tė rrethit tё Fierit. 

           
        Mirėpo, as aty nuk gjetėn fare qetėsi, andaj pas dy vitesh sėrish kthehen nė Kosovė, me shpresė se zjarri ishte shuar pakėz. Por, jo. Asgjė nuk kishte ndryshuar pėr tė mirė. Madje, ishte bėrė veē mė keq. Kriminelėt serbė e malazezė nuk linin gjė pa bėrė mbi shqiptarėt e pambrojtur. Ēdo ditė rrahje, maltretime, tortura, vrasje.


      As gjaku i shqiptarit autokton nuk mund tė bėhej ujė. Herė- herė ai ngrihej nė pikėn e vlimit. Kėshtu, i vėllai i Sadriut, Bahtijar Kapiti, njė trim qė tė merrte gjak nė vetull dhe vdekjes i thoshte plaē, njė ditė ua hoqi qafesh kriminelin e pashpirt serb, Likrivaqa. Ishte pjesёtar i rregullt i ēetёs sё trimit Nak Berisha. I ati i tyre, Hima, ndёrroi tri gra derisa e mori Hylёn nga dera e fisme e luftatre, nga Kёrnina. Kёtё e dёshmon edhe Qerim Rexhaj, kur shkruan: ”Nak Berisha, i vetёdijshёm pёr rrugёn qё kishte marrё, paraprakisht familjen e tij e kishte strehuar te familja Kapiti nё fshatin Zallē tё komunёs sё Burimit.[1]   Dhe, nė fillim tė vitit 1939, u detyruan pėrsėri tė nisen drejt Shqipėrisė. Kėsaj here u vendosen nė katundin Fllakė tė rrethit tė Durrėsit.


        Kjo degdisje torturuese poshtė e lartė nėpėr gjeografinė shqiptare nuk ishte e lehtė pėr kėtė familje atdhetare, e cila tashmė edhe ishte shtuar. Nė jetėn private Sadriut i kishte ecur mirė e mbarė. Fatin e kishte lidhur me njė malėsore nga Gremniku i Klinės, me Dinore Mehė Gashin Kėtyre dy bashkėshortėve u linden tetė fėmijė: Sylejmani, Fatmiri, Skėnderi, Naimi, Ganiu, Lirija, Nadirja dhe Shefkija. Tė gjendur midis kudhrės dhe ēekanit, ata u bėnė tok dhe ia vunė gjoksin sė keqes, duke qėndruan tė pathyeshėm, mu si lisat e Kosovės martire. Vėllai i tij, Bahtijari, i dėnuar me vdekje nga UDB-ja jugosllave, pėr vrasjen e kriminelit serb Likrivaqa, edhe kėtu vuajti njėzet vjet nėpėr Burrel e gjetiu.

 

Bashkёluftёtar i Shaban Palluzhёs

 

Sadriu si njė nacionalist i pėrbetuar gjatė shėrbimit ushtarak nė Tiranė rrahu njė oficėr dhe dy ushtarė italianė, sepse kishin ngacmuar dhe fyer disa femra shqiptare nė qytet. Qė nga aty e braktisi fare ushtrinė dhe nė vitin 1940, me vėllezėrit e vet, Baftiajarin dhe Sadikun u kthyen nė Istog, me shpresė se Trojet Etrnike Shqiptare u ēliruan dhe u bashkuan. Gjatė kėsaj periudhe u lidh me forcat nacionaliste shqiptare dhe veproi hiē pa u ndalur nė tė mirė tė ēėshtjes kombėtare. Mori pjesё nё luftёrat dhe betejaat pёr mbrojtjen e myslimanёve dhe shqiptarёve tё Sanxhakut e tё Kolashinit. Atje iu vra edhe i nipi, Sadiku, trupin e tё cilit nuk e la, por e barti nё shpinё deri nё vendlindje. Mė vonė u inkuadrua nė Brigadėn e tribunit Shaban Palluzha. Heroizmi dhe trimėritė e tij u panė nė ēdo betejė e nė ēdo aksion luftarak, andaj pėrherė lavdėrohej e ēmohej nga shokėt dhe eprorėt ushtarakė.


        Nė dhjetor tė vitit 1944 Shqipėria u ēlirua cep mė cep, mirėpo armiku duhej shporrur edhe pėrtej Jugosllavisė. Partizanėt shqiptarė u vunė nė ndjekje tė tij. Sadri Kapiti, i cili mendjen e kishte pėr tė ēliruar Kosovėn dhe vėllezėrit e tij tė dashur, qė pėrherė i mbante nė zemėr. Ai nuk vajti mė tutje por u ndal nė Kosovė pėr t’i mbrojtur trojet stėrgjyshore.


       Nė njė pėrleshje me serboēetnikė Sadriu plagoset rėndė nė shpatullėn e majtė dhe nė kėmbėn e djathtė. Pasi e merr ndihmėn e parė nė spitalet fushore, dėrgohet nė spitalin e Prishtinės, ku kishte plot partizanė. Dreq, o punė! Aty, siē rrėfente mė vonė vetė Sadriu, u ra nė sy spiujve serbė, tė cilėt edhe deshėn ta mbysnin. Me ndihmėn e miqve dhe dashamirėve tė vet qė ishin partizanė nga Shqipėria, gjegjėsisht nga Mallkastra, tė cilėt e njihnin mirė, arrin qė ilegalisht tė largohet nga aty dhe tė kalojė pėr shėrim nė spitalin e Tiranės. Aty, gjatė bisedės me njė oficėr tė lartė shqiptar, u tregoi saktė se kush ishin dhe se sa antishqiptarė ishin serbosllavėt, tė cilėt po bėnin kėrdi mbi popullatėn shqiptare nė Kosovė. Oficeri iu afrua ngadalė dhe i tha:"Kėtė qė ma the mua mos ia thuaj tjetėrkujt, sepse kėta kanė njė ide me partizanėt jugosllavė dhe ta bėjnė mė zi se ata. Pėr ta ju jeni ballistė dhe nacionalistė",- kujtojnė sot fėmijėt e tij, veēanёrisht Skёnderi, tė cilėt thonė se po tė ishte ai gjallė,  do tė kishit mundėsi ta shkruanit njė libėr tė tėrė pėr ato ngjarje e qė mjerisht ne nuk shėnuam asgjė, meqė nuk besohej nga askush se do tė ndryshohej realiteti i censuaruar nga komunizmi kёtej e andej kufirit dhe Kosova do tė ēlirohej nga UCK-ja dhe NATO-ja, nen drejtimin e SHBA- ve.


           Pas gjashtė muajsh erdhi nė Shqipėri edhe Bahtijari, e mė pas Sadiku me familjet e tre vėllezėrve.

"Sa ishin nė Zallē, forcat e OZN-sė erdhėn dhe e arrestuan Sadikun. E dija se do ta pushkatonin, andaj kriminelit qė e njihja e qė ishte poashtu nga katundi ynė, i thashė: Po e gjeti gjė Sadikun, Sadriu dhe Baftijari do tė tė vrasin ty, sepse ata janė kendejpari. Ai u frikёsua dhe e liroi, por tė nesėrmen me qerre kuajsh na pėrcollėn pėr nė Shqipėri. Kėsaj here u vendosem nė Qerret tė Durrėsit, ku kishte plot kosovarė, - rrėfen sot e shoqja, Dinorja, cila, mjerisht nuk dёgjon mirё, se pёrndryshe ka njohuri tё shumta pёr ato ngjarje.


       Deri nė vitin 1949 kemi jetuar nė gjysmė ilegalitet, sepse druheshim qė nė emėr tė vėllazerim- bashkimit mund tё na kthenin nė Jugosllavinё e atёhershme e ku, sigurisht, na  priste ekzekutimi. Vetё Sadriu  rronte nёpёr shkurret, qё atёbotё ishin tё paēelura tё rrethinёs sё Durrёsit.

 

Sadri Kapiti nuk e rrudhte gojёn para padrejtёsive, pavarёsisht qё mund tё pёsonte. Kёshtu, kur erdhi njё delegacion i lartё rus, mё 1953, pushtetarёt erdhёn tё Sadriu pёr t’ia kёrkuar njё qengj tё madh pёr t’ua prerё. Ky, jo qё nuk ua dha, por u tha:Jo ore, ata meritojnё plumba!!! Ndёrkaq kur u prishёm me Jugosllavinё dhe u lidhёm me Rusinё, ai shprehej hapur: Ore, keni parё ju, u prishёm me djalin e u pajtuam me babёn!!!

 

Edhe nė varr me plagė nė zemėr pėr Kosovėn

 

        Koha ecte me hapa ujku e plagėt e luftėtarit tė lirisė shėroheshin ngadalė. Njė ditė ai u kthye nė gjirin e ngrohtė familjar, nė Fllakė. Siē duket, i zhgёnjyer e i pakėnaqur me sistemin e kohės, i la tė gjitha mėnjanė dhe nisi tė merrej me bujqėsi. Vitet e fundit tė jetės sė tij u shpėrngul nė Shkozet tė Durrėsit.

 
     Sidoqoftė, nė mendjen e tij i sillej vėrdallė vetėm njė emėr: KOSOVA! Nė ēdo kuvend burrash Sadriu shprehej: "Kryet mė ka lindur nė Kosovė, trupi m'u burrėrua nė Shqipėrinė nanė. Nė Kosovė fisi jonė ka derdhur gjak me okė, po nuk mujta me e pa Kosovėn e lirė, tė gėzueme, pa barrė nė shpinė, pa serbė me lloj-lloj shirita e spaleta mbi supe e me kamzhik ndėr duar. Kosova ėshtė kreshnike me burra tė menēur e trima, ka edhe ferra me gjemba, porse mė shumė ka lisa qė i pėrballin stuhive dhe njė ditė ka pėr ta parė veten tė lulėzuar dhe krenare, me burra mė tė mirė nė krye tė Arbėrit. Lum kush ta shikojė e ta gėzojė, more lum miku!".[2]  

     

Sadri Kapiti ndёrroi jetё mė 7 janar 1997. I pёrcjell nga familjarёt e farefisi u varros nė Rrashbull. I mbylli sytė me plagėn nė zemėr se nuk arriti ta shoh Kosovėn e lirė e tė bashkuar me Shqipėrinė mėmė, por profecitė e tij dolėn, ėndėrrat iu realizuan. Lisat e Kosovės suksesshėm pėrballuan stuhitė dhe rrėbeshet e barbarisė serbe. Ata ishin luftėtarėt e lirisė, ishin trimat e UĒK- sė, nė krye me komandantin legjendar, Adem Jashari.

 

        "Sadri Kapiti ka qenė burrė mbi burra. Kėnaq fakti qė edhe tė bijtė ndoqen besnikėrisht rrugėn e tij"- thotė z. Qemal Manēe, kryetar i Shoqatės sė Invalidėve tė LANĒ-it pėr rrethin e Durrėsit.

 

       Njė propozim i qėlluar qė duhet realizuar!

 

      Mė 14 shtator 2007, nė sallėn e madhe tė Muzeut Historik tė Tiranės, nė promovimin e librit tim (Bedri Tahirit) "Nga Shqipėria nė Shqipėri", tė gjithė tė pranishmit: krijues, artsitė, politikanė, pėrfaqėsues shoqatash e sindikatash, ushtarakė e deputetė, klerikė fetarė e tė pėrndjekur si dhe vetė princi i ri, Leka Zogu II, dolėn me propozimin: "Sadri Kapiti dhe familja e tij tė dekorohen dhe tė marrin statut special nga shteti si familje atdhetare"!


          Njė propozim tė tillė e kanė bėrė edhe Shoqata e Veteranėve tė Luftės Nacional ēlirimtare tё Shqipёrisё nė krye me z. Qemal Manēe dhe Shoqata atdhetare "KOSOVA". Tё njёjtin propozim ka marrё kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryeminstri Sali Berisha dhe presidenti Bamir Topi nga Mёrgata shqiptare nё Austri, Finlandё dhe Suedi si dhe nga Shoqata e tё Burgosurve Politikё tё Kosovёs pёr kontributin e dhёnё nё ēёshtjen kombёtare shqiptare dhe vendosjen e demokracisё nё Shqipёri.


          Edhe unė, personalisht, duke qėmtuar nė historinė e bujshme tė kėsaj familjeje me tradita atdhetarie, nxora pėrfundime tė njėjta se, vėrtet, Sadri Kapiti dhe familja e tij meritojnė njė tretman tė veēantė nga shteti shqiptar, ashtu siē meriton edhe hotel "DRENICA", ku u bė pritja dhe pėrcjellja e mijėra luftėtarėve tė lirisė, tė cilėt vinin nga luksi pėrendimor dhe shkonin drejt vdekjes nė Kosovėn e gjakosur nga barbarёt, tė shpallet "SHTĖPI MUZE"! Tё mos harrojmё, emrin DRENICA ia kishin lёnё mu pёr hatёr tё Sadriut, sepse e ēmonte shumё ketё trevё luftarake. Emrin Drenicё e ka edhe njё mbesё e tij, bija e Armata Shoshit, e cila lindi ditёn qё filluan bombardimet e NATO-sё mbi Serbinё.


         Besoj dhe shpresoj shumė sė, mė nė fund, forcat e reja demokratike shqiptare do t'i ēmojnė drejt kėto vlera atdhetare dhe do t'i realizojnė kėto kėrkesė plotėsisht tė arsyeshme!


        Njė veprim i tillė i mėnēur do ta nderojė edhe vetė shtetin shqiptar, sepse nuk thuhet kot: Kush nderon historiė, krijon ardhmėrinė!

 

 

.

 



[1] Qerim Rexhaj, Pushka e nakut villte zjarr sa herё qё e kёrkonte nevoja, Epoka e re, 18 shtator 2010

[2] Marrė nga libri "Plagėt qė flasin 6 ", Tiranė, 1998, f. 213