___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
STOMATOLOGU
KRASNIQI
DHE PACIENTI THAĒI!
Shkruan: Behxhet Sh. SHALA -
Prishtinė, 8 korrik 2011
___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
Konflikti i ngrirė, nuk ka brirė!
Robert
Galluēi, ish administratori i UNMIKut i Mitrovicės Veriore (
kryeqyteti i krimit tė organizuar nė pjesėn e Republikės sė Kosovės qė
adminstrohet nga Serbia) paksa i ka zbutur qėndrimet! Nga njė Taliban i
radikalizmit serb po pėrpiqet ti zbus qėndrimet pėr kėtė pjesė tė okupuar
tė Kosovės duke u shndėrruar nė ofertues pėr zgjidhjen e problemit. Ofertėn
e tij politike e ka ambalazhuar sipas parimit tė konkurrimit pėr tender,
duke i paraqitur tri oferta. Tė gjitha tė dėmshme pėr Kosovėn. E para ishte
ndarja e Kosovės, si zgjidhje strategjike pasi tė jenė qetėsuar gjakrat. E
dyta, qė kjo pjesė e Kosovės e shndėrruar nė Kolumbi tė shndėrrohet nė
konflikt tė ngrirė dhe, e treta qė kjo pjesė e Kosovės sipas Ahtisari +, sė bashku me komunat e decentralizuara serbe dhe ato qė do
tė decentralizohen, zonat e mbrojtura dhe hilandarėt e tjerė etnik serbė
brenda Kosovės tė fitojnė njė status special, tė bėhen si Alto Adixhe apo
Tiroli Jugor, si Osetia, Brēko, Vukovari etj.etj. Me njė fjalė, tė gjindet
njė zgjidhje kreative pėr Veriun e Kosovės, strukturat e saj paralele nė
veri dhe metastazat e tyre brenda Kosovės! Ndamja e Kosovės do tė ishte e
pranueshme pėr serbėt dhe Serbinė nė njė kohė mė tė pėrshtatshme (pasi tė
jetė integruar nė BE, nėse i lejohet, natyrisht). Nė kontekstin aktual
politik dhe gjeostrategjik kjo do tė
ishte njė vetvrasje apo hara-kiri pėr Serbinė dhe Serbia e ka lansuar
ndarjen si balon provues pėrmes irredentistit dhe luftėtarit pėr
Shqipėri tė Madhe, shokut Ivica Daciq! Kjo ndarje nuk do tė mund tė
lokalizohej vetėm nė territorin e dėshiruar nga Serbia. Kjo ndarje
hipotetike do tė ishte fund i ėndrrave serbe pėr mitin e ortodoksisė serbe
tė identifikuara nė Patrikanėn e Pejės, Manastirin e Deēanit, Prizrenin si
kryeqytet i Car Dushanit dhe do tė nėnkuptonte riverbėrimin e Simonidės nė
freskat e kishės sė Graēanicės. Edhe kėsaj radhe nga vet serbėt! Mundėsia e
dytė ose veriu i Kosovės si konflikt i ngrirė ishte argumenti me tė cilin
inkurajoheshin strukturat paralelel serbe dhe vet Serbia qė tė rezistonin
integrimin e kėsaj pjese tė okupuar tė Kosovės dhe njėkohėsisht edhe si
gogol me tė cilin kėrcėnoheshin institucionet e Kosovės qė tė jenė tė
kujdesshme nė ndėrmarrjen e hapave pėr integrim tė veriut. Nė tė kundėrtėn,
ofronin perspektivėn e shndėrrimit tė jugut, lindjes, perėndimit dhe
qendrės sė Kosovės nė Veri tė Mitrovicės dhe Veri tė Kosovės! Kryegogoli
ishte pikėrisht Robert Galluēi, ky kryerebel serb, trajnues i rebelizmit
dhe frymėzues i strukturave paralele serbe! Nė aspektin strategjik mundėsia
e shndėrrimit tė Veriut tė Kosovės nė konflikt tė ngrirė, as politikisht e
as ekonomikisht nuk i levėrdis as
regjimit serb, vet Serbisė, Tadiqit, Oliver Ivanoviqit etj. U levėrdis
vetėm Robert Galluēit dhe Don Lamberto Zanier. Prandaj ndodhi edhe ky
reflektim pozitiv i z.Galluēi. Nė fakt, konflikti i ngrirė ėshtė pėrdorur
si kėrcėnim, jo pėr tė forcuar tezėn pėr ndarjen e Kosovės dhe krijuar terren tė pėrshtatshėm pėr
ndarjen e saj por pėr tė siguruar njė status special pėr serbėt e veriut
pėrmes promovimit tė projektit pėr kreativitet apo ēasje ndryshe pėr
trajtimin e kėtij problemi dezintegrues pėr Kosovėn. Strategjia pėr Veriun
ka pasur kuptim dhe rėndėsi pėr Kosovėn pėr aq sa ka rėndėsi mbarsimi
artificial i arinjve polarė pėr Vatikanin! E kam fjalėn te krijimi i
kushteve pėr zbatimin e saj! Edhe ky ka qenė njė balon provues dhe
mashtrues, si pėr serbėt ashtu edhe pėr shqiptarėt! Karremi ka qenė aq
joshės prandaj nė kėtė grep kanė
rėnė shumė analistė, qeveritarė (sipas detyrės zyrtare dhe joqeveritarė,
sipas projekteve)! Pėr veten time ndjehem shumė i relaksuar sepse nuk kam
fare dilema pėr fatin e veriut dhe enklavave! Nuk do tė ketė fare ndarje e
as ngrirje tė konfliktit por shkrirje tė raporteve pėrmes njė projekti tė
zgjidhjes kreative tė problemit nė
tė cilėn palėt konfrontuese do tė gjinden nė njė situatė sikur njė i
dehidruar nė shkretėtirėn e Saharasė tė cilėt nė njė ambient tė
fatamorganės e shohin njė oazė me shumė gjelbrim dhe ujė nė lokacion ku nė
50 vitet e ardhshme nuk do tė ketė reshje shiu! Pėr fatamorganistėt
institucionalė kosovarė oaza me gjelbrim dhe ujė do tė shpėrfaqen nė formėn
e liberalizimit tė vizave dhe proceseve tjera integruese! Sa mė afėr qė
duken ato, dehidrimi ynė ėshtė mė i madh! Prandaj, Robert Kuper si njė
arbitėr shumė i anshėm definitivisht nuk ėshtė oaza ku kosovarėt mund ta
shuajnė etjen. Aty vetėm mund tė fitojnė njė grusht me krip. Pėr tė lėpirė
mė lehtė! Ate qė e kemi pėshtyrė mė herėt! Asgjė mė tepėr!
Udhėzues turistik pėr vizitė Serbisė pas 1 nėntorit
2011
Njė lajm i
mirė pėr Kosovėn, mė nė fund! Edhe
qytetarėt e Kosovės do tė mund tė lėvizin lirisht nėpėr Serbi por jo
edhe nė pjesėn Veriore tė Mitrovicės! Si rezidentė tė shtetit mė tė ri nuk
do tė detyrohemi tė maltretohemi duke i bartur me vete pasaportat e
Kosovės! Mjafton ta kemi lejen e
njoftimit tė Republikės sė Kosovės. Deri te kufiri administrativ me
Serbinė. Aty na i ndalin edhe lejet e njoftimit dhe na pajisin me do leje
udhėtimi. Sikur ēifutėt nė kohėn e Hitlerit. Ose, sikur shqiptarėt nė kohėn
e Enverit! Vetėm ende nuk e di nėse ato leje tė pėrkohshme do tė detyrohemi
ti varim nė qafė apo ti vendosim nė prapanicė si tabela tė regjistrimit!
Edhe ashtu nuk do tė pranohen tabelat e RKS. Serbėt mund ti pėrdorin tė
gjitha tabelat e mundshme; tė Millosheviqit, Koshtunicės, tė Taqiqit, tė
Zanierit (KS) kur duan tė hyjnė nė Kosovė! Pėrdorimin e kėtyre tabelave tė
regjistrimit mund ta shfrytėzojnė edhe qytetarėt e Kosovės, pavarėsisht
pėrkatėsisė etnike por nuk do tė mund ti pėrdorin kėto tabelat e Bajram
Rexhepit. Si alternativė mbetet modeli Nexhat Daci.
Mbulimi i kėtyre tabelave me do tabela tė Serbisė. Kėshtu pati vepruar edhe
Daci. Fytyrat historike nė muralet e Kuvendit tė Kosovės i mbuloi me njė
stof tė Mabetexit! Me njė veprim patriotik Daci
pikturat e tipit socrealist i shndėrroi nė njė kubizėm tė Pablo Pakasos dhe
Ibrahim Kodrės! Transformim
artistik i paparė! Ēėshtja e mbulimit apo zėvendėsimit tė tabelave ėshtė
transformim apo mė mirė tė them deformim politik i paraparė! Republika e
Kosovės tash po pajiset me regjistra civilė tė fotokopijuar. Origjinali do
tė mbetet nė Serbi, pėr shkaqe sigurie mbase. Kėshtu e kanė paraparė
lehtėsuesi Kuper, padroni Stefanoviq dhe zbatuesja Edita! Ėshtė e vėrtetė
se regjistrat janė tė fotokopijuara ama ėshtė fotokopijim cilėsorė! Larg,
lexues tė nderuar ka pėrparuar teknologjia! Sidomos ajo e fotokopijimit dhe
mashtrimit! Mirėpo, mund tė pėrballeni shumė lehtė qė nė kufirin
administrativ me Serbinė tė ndalohet Edita Tahiri dhe tė mos lejohet tė
hyjė nė Serbi. Arsyeja ėshtė shumė e thjeshtė; nė regjistrat e fotokopijuar
shkruan se personi nė fjalė mund tė jetė Edita Tahiri por se nė regjistrat
origjinal qė i ka Serbia
i njėjti person quhet Hajrije Beshiri! Kot pėrpiqet Edita ti bind policėt e Serbisė! Kot pėrpiqet ta thėrras
Borkon qė ti dali nė ndihmė! Nuk je Edita Tahiri por Hajrije Beshiri dhe
pikė! Sipas regjistrave origjinalė. Edhe pėr diploma. Paramendojeni
situatėn kur Agon Shipnisė qė ka diplomuar nė Republikėn e Kosovės dhe tash
jeton nė trungun e Shqipnisė etnike nė Preshevė certifikimin e diplomės ti
bėjė, si palė e tretė stėrnipi i Nikolae Ēausheskut, Dimitrie Ēaushesku ndryshe
trajnues i qenve nė policinė e EULEXit! Sipas konkluzioneve tė Kuperit,
edhe polici mė i thjesht i EULEXit ka kapacitet tė plotė tė certifikojė
diplomat e shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės. Me kėtė ėshtė pajtuar Edita
(Hajrie) Tahiri (Beshiri) ndėrsa Borkos dhe Serbisė nuk i pengon asgjė!
Konkluzionet e Ruperit nuk janė obligative pėr Borkon e Serbisė ndėrsa e
amnestojnė nė tė ardhmen E.H.T.B. e Republikės sė Kosovės. Pas njė kohe
thjesht mund tė thonė, edhe Thaēi, nėse nuk bėhet pjesė e karavanit tė
elefantėve se nuk ka pasur marrėveshje tė nėnshkruar prandaj: marrėveshjet
e nėnshkruara mund tė pėrdoren pėr kriminalizim ndėrsa fjalėt qė i bartė
era llogariten si fluturim. Kėshtu: mrrove, trrova, brisku i Kuperit (berberit).
Samanta
Karavella dhe Andrea Kapusella
Ēka kanė tė pėrbashkėt kėta dy persona? Lotėt. Po pėrpiqem tė jap sqarime. Samanta Karavella, si
garuese nė Ethet e sė premtės, pasi nuk e kalojė konkurimin e radhės shpėrtheu
nė vaj. Ishte e vogėl prandaj reagimi i saj ishte i natyrshėm. Andrea
Kapusella ishte shef pėr ēėshtje ekonomike nė UNMIK dhe ICO. Sa ishte
brenda, nuk bėzau fare. Kur e shkarkuan nga posti shpėrtheu nė vaj. Po ankohet nė tė gjitha anėt. Mirėpo lotėt e tij qė
dikush po i quan lot krokodili apo pendim post mortem i vuri nė lėvizje,
edhe EULEXin, edhe ICO. Prokurorja e EULEX, pasi ka pėrfunduar mandatin ka
ushtruar kallėzim nė prokurori kundėr Andrea Kapusellės pėr shpifje,
etj.etj. E njėjta prokurore, Isabell Arnal ka qenė shumė flegmatike nė
luftimin e korrupsionit dhe krimit tė organizuar nė Kosovė. Duke mos bėrė
asgjė prej gjėje! More duhet tė kem kujdes nė opinionin tim ndaj Isabellės
se po ma futė ndonjė kallėzim si Kohės Ditore! Andrea Kapusella ka
vepruar nė mėnyrė tipike shqiptarqe. Vetėm pasi i ėshtė rrezikuar statusi
material, ai ka nxjerrė jashtė rrobat e palara tė UNMIKut, ICO dhe
EULEXit! Megjithatė, mirė ka bėrė! Ka dėshmuar se mafia nė UNMIK, ICO dhe
EULEX nuk ėshtė ndonjė shoqatė bėmirėsie por nė disa aspekte ėshtė mė e
sofistikuar se vet Cosa Nostra! Gjithmonė kam shkruar se koka e
korrupsionit dhe krimit tė organizuar ėshtė te ndėrkombėtarėt ndėrsa
pipėzat pėr ekzekutim janė te vendorėt. Kjo mė ka kushtuar dhe po mė
kushton sepse kam denoncuar zbatimin e agjendave personale tė
ndėrkombėtarėve tė maskuar me agjenda shtetėrore tė vendeve nga kanė
ardhur!
Diēka pėr
titullin
Hashim Thaēi ėshtė kryeministėr aktual i
Republikės sė Kosovės dhe mik i madh i Behgjet Pacollit. Ėshtė pehlivan i
madh i skenės politike. Nėse njė pjesėtar i njėsive speciale tė ushtrisė
britanike demonstron se si mund tė mbijetohet nė kushte ekstreme tė
vėshtira, Hashim Thaēi
mund tė ligjėrojė se si mund
tė mbijetohet nė tė gjitha situatat politike! Sė paku deri mė tani!
Prandaj, konsideroj se opozita nė pėrgjithėsi dhe opozita brenda PDK po
bėjnė pėrpjekje tė Sizifit pėr ta detronizuar. Kafshimi i Gjarprit mund tė
shėrohet vetėm me serumin qė ėshtė nė fakt helm i gjarprit! Hashim Thaēin
mund ta hudhė nė shpinė vetėm Hashim Thaēi! Hashim Thaēi ka shije pėr
veshje dhe dhėmbė tė shėndoshė andaj mund tė jetė reklamues perfekt i
pastave pėr dhėmbė mė tė njohura nė botė! Nuk mbetet pa idare!
Florim Krasniqi ėshtė amerikan me prejardhje
shqiptare. Ka jetuar dhe jeton nė shtetin qė e sundon botėn dhe i cili i
pėrcakton rregullat e lojės nė aspektin global! Tash ėshtė deputet i
Parlamentit tė Kosovės por e pėrdor njė fjalor sikur Omar el Bashiri nė Sudan apo
Idi Amini nė Ugandė! Ėshtė njė fjalor shumė fyes, diskreditues dhe
kėrcėnues. Me plot mllef dhe urrejtje. Kam lexuar
njė libėr ku ai ka deklaruar se ka falimentuar nė Amerikė pasi ka investuar
miliona euro nė ndihmė luftės sė UĒKsė. Disi, varianti modern amerikan i
Hasan Prishtinės dhe Haxhi Zekės. Kam pritur qė Florim Krasniqi do ta bartė kulturėn
demokratike amerikane nė Parlamentin e Kosovės. Jo, fjalorin e
Gazimestanit. Florim Krasniqi edhe tash po e dėshmon se nuk mund tė jetė
biznesmen i suksesshėm. Nė vend qė tė pėrfitojė nga dhėmbėt e shėndoshė dhe
tė bukur tė Hashim Thaēit si biznismen qė ėshtė, ai dėshiron ti thyej
dhėmbėt Hashimit. Prej kėtij biznesi tė Florim Krasniqit mund tė
pėrfitojnė vetėm Ngadhnjim Domi apo Luan Hoxha si dhe ndonjė kompani e
sigurimeve dhe kurrsesi Florim Krasniqi! Florim Krasniqi dhe disa
biznesmenė amerikanė me prejardhje shqiptare duhet tė respektojnė Kosovėn
dhe tė puthin nė faqe Hashim Thaēin, Ramushin dhe disa politikanė tė tjerė
sepse nė Amerikė kanė qenė milionerė vetėm nė detyrime (borxhe) ndaj
shtetit, ndėrsa milionerė tė vėrtetė janė bėrė nė Kosovėn e pasluftės, duke
pėrfituar nga tenderėt dhe privatizimi. Kartonin jeshilė pėr kėtė ua kanė
dhėnė pikėrisht Hashimi tė cilin po donė me e lėnė pa dhėmbė, me duda pra,
Ramushi dhe politikanė tė tjerė! Ndonėse dikush nga ne edhe mund ta ketė
dashur Enver Hoxhėn, megjithatė nuk po kullosim barė! Prandaj, komenti im
ėshtė: shumė poshtė ka ra katundi kur ēdokujt qė i ē
.,
tė shtinė pėrfundi!
SHTOJCĖ E PASHTRIKU.ORG
Pullazxhiu i Amerikės - Florin Krasniqi,
aktualisht deputet i Lėvizjes Vetėvendosje, tė mėrkurėn (mė 06.07.2011)
gjatė njė konference pėr medie tė mbajtur para Gjykatės Komunale nė
Prishtinė, ka deklaruar se ėshtė i gatshėm pėr ballafaqim direkt me
Hashim Thaēin, madje edhe tė ia thyej dhėmbėt. Unė po du qė problemin me
tė ta zgjidh me drejtėsi, por ka edhe forma tjera qė unė nuk po i du ato.
Unė muj me dal me ja thy
edhe dhomt. E meriton. Jo qė nuk muj edhe nuk guxoj, dhe jo qė se meriton
ai edhe banda e tij, por kjo nuk ėshtė drejtėsi, ka deklaruar Florini
para gazetarėrve. Kryeministri Hashim Thaēi nuk e ka
fort dert gjendjen e dhėmbėve tė tij, por i shqetėsuar ėshtė shprehur me
fjalorin joshqiptar tė deputetit tė Vetėvendosjes, Florin
Krasniqi. Pas njė mbledhjeje tė qeverisė, ai ka takuar gazetarėt ku ka
thėnė se fjalori i Krasniqit nuk ka tė bėjė me traditėn shqiptare dhe as
me kulturėn politike. Florin
Krasniqi ka kėrkuar qė rasti i tij i padisė ndaj kryeministrit Thaēi tė
merret nga vendorėt, e jo nga ndėrkombėtarėt. Ai, ka ngritur padi nė
Gjykatėn Komunale tė Prishtinės ndaj kryeministrit Hashim Thaēi, duke e
akuzuar pėr shpifje kundėr tij dhe familjes sė tij. Ky vendim i Krasniqit
erdhi si kundėrpėrgjigje ndaj akuzave, tė cilat ia ka adresuar ndaj tij
Partia Demokratike e Kosovės me 5 nėntor tė vitit tė kaluar, pėrmes njė
komunikate tė publikuar nė media. Nė padinė, e cila pėrfshin gjithsej 14
pika, Krasniqi ka theksuar se akuzat tė cilat i janė vėnė pėrsipėr atij
nėpėrmjet komunikatės nė fjalė, sipas tij, janė shpifje dhe fyese pėr tė
dhe familjen e tij. (Moderatori i
pashtriku.org - 08. 07. 2011)
Lexoni padinė e Florin Krasniqit:
PADI PENALE KUNDĖR HASHIM
THAĒIT
|
.
|