Kosova Lindore ka mbetur dyfish jetime, as pa nėnė e as pa babė!

 

 

LUGINA E LUGATĖVE

   

     Pas vetėm 10 viteve Bujanoci i fituar me luftė ka tė ngjarė tė humbet nė paqe, pėr shkak tė lokalizmit, mendjemadhėsisė, zilisė, grykėsisė, shantazhimit dhe nėnshtrimit tė politikanėve shqiptar. Nė zgjedhjet e  paralajmėruara pėr pranverėn e vitit 2012 ose mė herėt, njė gjė ėshtė mė se e  sigurt, pesha politike e shqiptarėve nė Bujanoc dukshėm do tė zvogėlohet, e kjo do tė i paraprij drejtimit tė komunės nga serbėt vendor.

 

 

( Shkruan: Besnik Hysa - Bujanoc, 1878 )

_______________________________________________________________________________________________________

 

Lugatėt e Kosovės Lindore kanė trajta tė ndryshme:

nė Beograd marrin trajtat e serbit, nė Prishtinė tė

„kosovarit“ e nė Tiranė tė shqiptarėve.

_______________________________________________________________________________________________________

 

     Zgjedhjet po na ofrohen e politikanėt me prejardhje shqiptare kanė filluar tė zbresin nė mesin e popullit. Por, pamja e politikanėve ka ndryshuar e mė sė shumti po i ngjajnė lugatėve. Sipas mitologjisė shqiptare shpirti i tė vdekurit, burrė a grua qoftė, qė ka qenė njeri i keq, me veti e zemėr tė ligė, ngrihet lugat. Pra, lugatė janė krijesa qė zgjohen pas vdekjes nga varri.

     Edhe disa politikanė nga Kosova Lindore me prejardhje shqiptare siē janė: deputeti serb, Riza Halimi, Shaip Kamberi - kryetar i Bujanocit, Nagip Arifi nėnkryetar i Bujanocit  nga PVD, dhe Jonuz Musliu - kryetar i parlamentit tė Bujanocit nga LPD, tė shtrydhur si morri nga Beogradi e prapė me ndihmėn e tij dhe Tiranės zyrtare, u rizgjuan politikisht si lugatė pas vdekjes, pėrmes tė ashtuquajturit Kėshilli Nacional i Shqiptarėve, qė ashtu sikur PVD’ja e coftė, do t’ua bėj punėt edhe mė llucė popullatės shqiptare tė kėsaj treve tė Shqipėrisė, e mbetur dyfish jetime, as pa nėnė e as pa babė. Pėr lugatėt thuhet se kanė trajta tė ndryshme, por edhe kėta nga Kosova Lindore kanė trajta tė ndryshme, varėsisht nga sigurohet leku. Nė Beograd marrin trajtat e serbit, nė Prishtinė tė „kosovarit“ e nė Tiranė tė shqiptarėve.

     Kohėve tė fundit po e pranojnė vetė se pjesėmarrja e tyre nė institucionet serbe nė kėto 21 vite ishte e kotė, dhe nė vend se tė tregojnė akte burrėrie duke kėrkuar falje dhe tė japin dorėheqje, ata kanė filluar gjoja tė “kėrcėnojnė” Serbinė me disa protesta qesharake dhe vendime kinse shumė serioze, e qė nė tė vėrtet duanė qė tė lajnė veten pėr tė kėqijat dhe tė zezat qė i kanė bėrė kėtij populli gjatė kėtyre viteve dėshtuese, ngase tė nesėrmes nuk i dihet.

     Para disa jave nė Bujanoc bėnė njė protestė 10 minutėshe me fėmijė, e kėta si ato pulat e lagura ishin fshehur nė mesin e fėmijėve dhe fare nuk vėreheshin. Nuk bėnė as edhe njė deklaratė publike sepse nė xhepat e tyre nuk do tė pėrfundonin parat dhe mėditjet e Beogradit.   

     Sė fundi, na dolėn me bojkotimin e regjistrimit tė popullsisė. Po e bojkotojmė regjistrimin pėr shkak tė gjuhės shqipe, deklarohen lugatė publikisht.

     Rrenė e kulluar.

     Pėrse nuk po i bojkotojnė pasaportat apo letėr njoftimet qė gjithashtu i mungon gjuha shqipe?

     Kalkulim shume i lehtė, pėrderisa eurot nuk shkojnė nė xhepat e tyre, kinse po mbrojnė interesat e popullit. Bojkoti i regjistrimit paraqet njė peshqesh tė papritur edhe pėr Beogradin, pasi qė ndryshimi me numrin e popullsisė shqiptare do tė bėhet me i lehtė, sidomos me Bujanocin. Ata qė i njohin mirė kėta lugatė-politikanė nuk e pėrjashtojnė mundėsinė e marrėveshjes pėr ca euro, tė Beogradit me kryelugatin e “Luginės”, deputetin serb Riza Halimi pėr bojkot tė regjistrimit tė popullsisė shqiptare.

     Problemet qė ka Kosova Lindore janė pasojė e kėtyre lugatė - politikanėve e jo vetėm e Beogradit. Rruga njė’kahshe vetėm pėr Beograd duke u shkėput nga pjesa tjetėr e trojeve shqiptare i bėnė pėrgjegjėsitė mė tė mėdha pėr kėta politikanė me prejardhje shqiptare. Na thonė se duan paralelizėm me serbėt e Kosovės. Kush i beson llafeve tė kota. Kėta lugatė edhe sot nuk heqin dorė nga Beogradi, pėrderisa serbėt nė anėn tjetėr me privilegje dhe super tė drejta, nuk njohin fare institucionet e Prishtinės.

     Kėta nuk kanė mendjen te populli, por te xhepi i tyre. Deputeti serb edhe pse para shpartallimit partiak tė PVD’ės, tani edhe nė Bujanoc pasi nė Preshevė qė moti ka vdekur klinikisht, e ka rregulluar punėn qė tė rizgjedhet edhe njė mandat si deputet serb, ku sipas ligjit tė ndryshuar zgjedhor, pakicės kombėtare i nevojiten vetėm 3000 vota pėr njė deputet republikan. Beogradi do ta shpėrblej nė shenjė mirėnjohjeje pėr shkombėtarizimin 21 vjeēar tė Kosovės Lindore me njė vend nė Skupstinėn serbe.

     Lugati i dytė, Shaip Kamberi, si do qė tė kaloj me rezultatin zgjedhor e ka vendin e sigurt nė KOMRA te Natasha Kandiēi, ku do tė vjel fonde tė majme nė emėr tė pajtimit tė popujve qė bėnė luftėn nė ish-Jugosllavi. Lugati i tretė, Nagip Arifi me partin e tij tė re  PD e dalė nga PVD’ja, do tė shkoj nė krejt ose asgjė se edhe ashtu nuk kumb gjė. Humbėsi mė i madh do tė jetė aleati i lartė pėrmendurve, lugati i katėrt, Jonuz Musliu nga LPD. Sė paku populli do tė lirohet nga rrenat e tij pėr mbrojtjen e vlerave tė luftės, ku shkelėsi mė i madh i atyre vlerave ishte pikėrisht ai. Pėr 10 vite tė qenit nė pushtet nė Bujanoc edhe pse e patėn shumicėn nė parlamentin lokal, PVD dhe LPD, nuk ndėrruan me ndonjė emėr shqiptar njėrėn nga 80 rrugėt e qytetit dhe institucioneve me emra serb.

     Potenciali politik shqiptar i Bujanocit mund tė shpėtohet vetėm, nėse kryelugati, deputeti serb, Riza Halimi me dy lugatėt tjerė, Shaip Kamberi dhe Nagip Arifi, pajtohen qė kėsaj radhe timonin e komunės t’ia lėnė, Jonuz Musliut si shenjė mirėnjohje qė falė veprės sė tij dhe gjakut tė dėshmorėve, pėrmes UĒPMB’ės, kėta dy kanė shijuar postet e kryetarit tė komunės. Prapė kjo nuk e shfajėson Musliun nga pėrgjegjėsia qė ka bėrė deri mė tani me aleatin e saj PVD’ėn, por do tė nderonte veprėn e dėshmorėve tė UĒPMB’ės. Njė mrekulli e tillė nuk do tė ndodhė, pasi qė as njėri nga ta nuk ka burrėri tipike shqiptare dhe janė pionier dhe zbatues tė pashembullt tė politikės sė “birit mė tė madh tė kombeve dhe kombėsive tona, shokut Tito”.

     Para disa ditėve PVD’ja, festoi pėrvjetorin e 21 dhe na kishte sjell njė lugat tjetėr nga Prishtina me prejardhje nga Bujanoci, i cili pėr famė kishte ikur nė kohėn kur i duhej mė sė shumti vendit tė tij. Ėshtė fjala pėr Nexhat Dacin e LDD’ės me retorikėn e tij bajate se politika ėshtė shkencė si kimia, duke marr guximin tė krekosej se shumė vendime politike pėr “Luginėn” ishin marr duke zbatuar sugjerimet e tij. Nė pėrvjetorė na ishin tė pranishėm edhe mysafirė nga ambasada e Shqipėrisė nė Beograd, por mungoi vetė ambasadori, Shpėtim (Shkatėrrim) Ēaushi (Kėrkushi) pėr shkak tė turpit me Abetaren.

     Kėta lugatė-zotėrinj tė PVD’ės, majėn e karrierės sė tyre e arritėn vitin e kaluar me formimin e tė ashtuquajturit Kėshilli Nacional i Shqiptareve i paralajmėruar si super-mekanizėm pėr zgjidhjen e problemeve tė shqiptareve, e qė nė tė vėrtet i lehtėsonte rrugėn Beogradit pėr integrim nė BE. Ky kėshill ditėve tė fundit u kap me “pelė pėr dore“ duke pasur pėrkrahjen edhe tė Tiranės zyrtare sipas deklaratės sė fundit tė Haxhinastos, me rastin e njohur tani pėr popullin shqiptar „Abetares pa Identitet“, duke ua tronditur thellė lugatėve imazhin e „burrave vizionar tė kombit shqiptar“. 

     Sipas mitologjisė shqiptare pėr tė zhdukur lugatin, ėshtė zakon qė tė nxjerrim kufomėn nga varri dhe ta djegim. Kurse pėr kėta lugatė-politikanė pėr t’i zhdukur kemi nevojė vetėm t’ua ējerrim maskat me dėshmi tė forta dhe mos t’i japim votėn.

 

E vėrteta rreth Abetares pa Identitet

 

    

     I vetmi dallim nė mes Esat Pashė Toptanit dhe Galip Beqirit nga i ashtuquajturi Kėshilli Nacional i Shqiptarėve ėshtė, se i pari nė kokė barte kapelėn kurse i dyti e mban kėsulėn. Toptani bėnte be e rrufe se punonte pėr Shqipėrinė, kurse Beqiri bėnė be e rrufe se po punon pėr shqiptarėt.

 

 

     Siē thamė mė lartė i ashtuquajturi Kėshilli Nacional i Shqiptarėve (emėrtim serb pasi qė nacional - shqip kombėtar) ėshtė emėr i rrejshėm nga PVD’ja pėr tė mashtruar popullin. Emri zyrtar i tij ėshtė Kėshilli kombėtar i pakicės shqiptare nė Serbi. Britmat, palljet publike, kėrcėnimet, shantazhet e PVD’ės, ndaj popullit tė hutuar e mjegulluar politikisht dhe tė punėsuarave partiak, se nėse nuk votojnė pėr kėtė Kėshill po afrohet pėrmbytja e shqiptarėve, popullata ende i ka tė freskėta dhe ende vuan traumat. Vetėm edhe kėsaj radhe na jepni votėn  thanė lugatėt, se mė nė fund me kėtė Kėshillė do t’i zgjidhim problemet e grumbulluara 20 vjeēare, duke pasur pėrkrahjen edhe tė Prishtinės, Tiranės dhe ambasadave tė huaja nė Beograd e sidomos miqve tanė amerikanė.

     Kush ėshtė kundėr Kėshillit thanė „nuk ėshtė shqiptarė, ėshtė kundėr Prishtinės e Tiranės e mbi tė gjitha, ėshtė kundėr mikut tonė mė tė madh SHBA’ve“.

     Kėshilli njėpartiak i PVD’ės, ia nisi punės pėr „mrekulli“. Na sollėn njė Abetare pa Identitet. Pas turpit lajmi kishte mbetur i izoluar nė „Luginė“ pasi qė kėta kontrollonin ēdo mjet tė informacionit publik. Por, lajmi mė nė fund shpėrtheu si vullkan nė mediat e Tiranės dhe u pėrhap si rrufe gjithandej trojeve shqiptare.

     Ēfarė bėri Kėshilli i Galip Beqirit?

     Mos e bėni kėtė punė tė madhe pohonin “se nuk u bė beti” pse nuk paska Flamur nė Abetare, me rėndėsi se Shqipėria pėr herė tė parė po na ndihmon, dhe akuzonin veprimtarėt dhe intelektualėt e ndryshėm, se ku e marrin ata guximin tė kritikojnė shtetin shqiptar, madje sipas tyre disa individ nuk kanė tė drejt tė japin vlerėsim pėr Abetaren. E pėr cilėt individ e kishin fjalėn deri mė tani nuk na bėnė me dije.

     Njerėzit e Kėshillit me gazetarucėt dhe llapaqentė e tyre u munduan qė tė heshtin rastin, por sa mė shumė qė llapėronin aq mė shumė qelbej mjedisi shqiptar ku dolėn me deklarata edhe ministra dhe zyrtar tė shtetit shqiptar, qė herė merrnin pėrgjegjėsin e herė fajin ia hidhnin Kėshillit tė Galip Beqirit.

     Nėse sipas Galip Beqirit, Flamuri Kombėtar qenka i parėndėsishėm, atėherė ai duhet tė pyes vetėn se ēfarė bėnė dhe ēfarė rėndėsie ka, po i njėjti Flamur mbi varrin e komandant Lleshit, e qė Beqiri thotė se e kam pasur bashkėpunėtorin mė tė ngushtė. Ekziston frika se Kėshilli kombėtar i pakicės shqiptare nė Serbi, jo rastėsisht ka vepruar me Abetaren. Kjo vetėm shėrben si parapėrgatitje e popullit pėr ndryshimin e Flamurit Kombėtar, pasi qė njėra nga punėt e kėtij Kėshilli apo kompetencat dhe legjitimiteti i tyre” ėshtė edhe zgjidhja e simboleve kombėtare tė pakicės shqiptare nė Serbi.

     Mos u befasoni nesėr kur shqiptarėt e „Luginės” tė dalin me flamurin e tyre tė dekoruar me fotot e Galip Beqirit, Shpėtim Ēaushit, Edmond Haxhinastos e Lisen Bashkurtit. Se mund tė ndodhė njė gjė e tillė me Flamurin, Kėshilli ka dhėnė dy prova tė fuqishme deri mė tani. Pėrveē Abetares kėta mė parė kanė shuajt, njė revistė nė gjuhen shqipe e njohur me emrin Perspektiva, vetėm se drejtohej nga njė zyrtar i LPD’ės, dhe e kanė zėvendėsuar me njė revistė tė pavlerė me emrin serb “Nacionali”. ( * )

 

 

Shtojcė e pashtriku.org

 

    * ) Kėshilli Nacional i Shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės, ka dhėnė Mendimin drejtuar Ministrisė sė Kulturės dhe Mediave tė Serbisė, qė tė shuhet revista javore “Perspektiva” dhe nė vend tė saj tė botohet revista “Nacionali”, njė organ politik’partiak i kėtij kėshilli. Nė njė konkurs Ministria e Kulturės dhe Mediave nė Serbi, ka rrėzuar kėrkesėn e revistės “Perspektiva” me 200 numrat e saj tė botimit dhe favorizon pėr botim “Nacionali’n: vetėm me dy numra tė botimit eksperimental. Kjo s’do koment”! Tė mbyllet njė revistė me pėrmbajtje Kombėtare si “Perspektiva”, dhe tė lejohet njė tjetėr me pėrmbajtje tė zbehtė e anuese politike si “Nacionali”, nuk i bėn nderė shqiptarėve nė Kosovėn Lindore

 

.

 

     Nė kėtė Kėshill dhe nė PVD bėjnė pjesė fundėrrinat dhe llaskucat mė tė mėdhenj tė Kosovės Lindore. Ēdo intelektual, individ, veprimtar, gazetar, shoqatė atdhetare nga trojet shqiptare dhe nė diasporė, nė ēfarėdo forme apo mėnyre qė kontakton me ta apo i ka ftuar nė televizione, intervista apo manifestime pėrkujtimore, ta dinė se ka ftuar vetė Serbinė. E pakuptimtė ėshtė  puna e kėtij Kėshilli. Ėshtė krijuar pėr tė zgjidhur problemet me Beogradin e nė anėn tjetėr kėrkon „ndihmė” nga Tirana. Mos vallė luhet me fatin e Kosovės Lindore pas vizitės sė turpit qė i bėri Beogradit dhe „Luginės” vitin e kaluar, Ilir Meta? ( Lexoni: Zėvendėskryeminsitri Ilir Meta ka vizituar Luginėn e Preshevės - plotėsim i pashtriku.org )

 

Beogradi dhe Tirana ndėrrojnė

identitetin e Kosovės Lindore

 

 

Kur Tirana futet nė valle me Beogradin pėr ndėrrimin e identitetit kombėtar tė Kosovės Lindore, shumė qartė i dihet fundi kėsaj pune. Vetėpastrim etnik.

 

 

     Lidhur me kėrkesat e Galip Beqirit dhe llaskucėve tjerė tė Kėshillit, se si guxon tė kritikohet Shqipėria, pėrgjigja ėshtė si vijon: Beogradi dhe Tirana ndėrrojnė identitetin e Kosovės Lindore.

     Pse tė mos kritikohet Shqipėria, qė parqet shembullin e paaftėsisė 100 vjeēare e tė qenit shtet. Ajo pėr 100 vite tė ekzistimit, nuk arriti t’i thith nė gjirin e vetė trojet e mbetura jashtė saj. E keqja nuk pėrfundon kėtu, ajo as vet nuk ėshtė e zhvilluar dhe njė ndėr mė tė varfrat nė Evropė. Duke i pasur parasysh kėto si shqiptarė qė jemi, duke e konsideruar atė si NĖNĖ, jemi nė gjendje qė t’ia falim, por kur po e njėjta NĖNĖ mundohet tė na thotė se nuk jemi bijtė e saj, siē bėri me largimin e Flamurit nga Abetarja, mos vallė kėrkoni ta lavdėrojmė NĖNĖN qė aq shumė e duam, sa qė jemi nė gjendje tė flijojmė gjithēka pėr tė! A nuk na tregoi Avni Rrustemi se si duhet tė flijohemi pėr NĖNĖN tonė?

     Kur gjermanėt, francezėt, amerikanėt kritikojnė shtetin e tyre qė i ka siguruar popullit mirėqenie shoqėrore aq tė lartė, pėrse ne shqiptarėt mos tė kritikojmė Shqipėrinė e cila pėr shkak tė politikės sė saj feudale, jo qė i ka lėnė jashtė bijtė e saj mė tė mirė, por edhe vetveten e ka lėnė nė mjerim. Ėshtė kritika me vend ajo qė i ka bėrė shtetet mė tė zhvilluara nė botė, qė tė jenė tė tilla ēfarė janė. Janė qytetarėt e saj tė thjeshtė, i vogėl e i madh, qė duke qenė syēelė ndaj qeverive dhe zyrtarėve tė tyre i kanė ēuar proceset politike nė favorin vetanak, e kurrsesi heshtja qė po mundohet ta bėjė Kėshilli me zyrtarėt e Tiranės qė janė zėnė me pelė pėr dore.

     Derisa Kėshilli thirret nė mbrojtjen e identitetit shqiptarė, atėherė cili ėshtė identiteti mė i fuqishėm pėrveē gjuhės qė i dallon shqiptarėt? Jemi mėsuar me diskriminim nga Beogradi e pėrse tė na diskriminoj tani edhe Tirana? A mund tė quhet njė padrejtėsi e tillė politizim i Abetares. Pas fjalėve mos e politizoni fshihet e vėrteta e kėtij turpi e ajo quhet, heshtni TRADHTIN. Por, ja qė tė vėrtetėn duhet thėnė pa marr parasysh se a i pėlqen dikujt apo jo, me rėndėsi populli duhet ta dijė, sepse nė emėr tė tij gjithēka po bėhet.

    Nė vazhdim keni shqipėrimin e dokumentit dhe kopjen e origjinalit. Do tė shihni se si diplomacia e shtetit shqiptarė dhe Kėshilli i Galip Beqirit, „lėshojnė pe“ para njė kėrkesė tė Ministrisė sė arsimit serb, respektivisht Zharko Obradoviēit.

 

(…)

I nderuar,

Lidhur me letrėn Tuaj, numėr 650-02-01064.2010-06, mė datė 11.02. 11, dėrguar Kėshillit kombėtar tė pakicės shqiptare nė Serbi, dhe pas bisedės me ekselencėn e Tij, z. Millan Markoviē, Ministėr pėr tė drejtat e njeriut dhe tė  pakicave, qeverisje shtetėrore dhe vetėqeverisje lokale si dhe ekselencėn e Tij, z. Dimitrios Kypreos, shef i Misionit tė OSBE’sė nė Beograd, kemi nderin qė tė Ju njoftojmė se organet kompetente shqiptare  pajtohen me vėrejtjet e shprehura nė letrėn, e tė lartė pėrmendurit dhe qė Abetarja dhe Fletorja e punės, do tė riprodhohen, duke i larguar simbolet kombėtare dhe shtetėrore. Qeveria e Republikės sė Shqipėrisė, duke respektuar standardin e lartpėrmendur do tė i dhuroj 1000 (njė mijė) Abetare, pėr nxėnėsit e pakicės shqiptare nė Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė.

 

A M B A S A D O R

Shpėtim Ēaushi

 

Dėrgohet:

Ekselencės sė tij, Millan Markoviē, OSBE’sė dhe Galip Beqirit, Kryetarit tė Kėshillit tė pakicės shqiptare. ( ** )

 

 

Lexoni: kėtė letėr tė ambasadorit Shpėtim Ēaushi

 

______________________________________________________________________________

 

Shtojcė e pashtriku.org

 

     ** ) Siē vumė re nga letra e ambasadorit Shpėtim Ēaushi, tashmė shteti shqiptar zyrtarisht ka pranuar qė nga Abetarja dhe Fletorja e punės, tė largohen „simbolet kombėtare dhe shtetėrore“. Pėrveē kėtyre lėshimeve nė kėtė abetare ka edhe ndryshime tjera. Ta zėmė, nė kėtė Abetare nxėnėsit kur ta mėsojnė shkronjėn SH, do tė mėsojnė se qyteti i „NISHIT ėshtė i bukur“, e jo qyteti i „SHKODRĖS ėshtė i bukur siē ėshtė shkruar nė abetaren origjinale!

 

 

     Pėr kėtė veprim tė papranueshėm pėr shqiptarėt e Kosovės Lindore, madje ėshtė organizuar edhe njė ceremoni solemne. Mė 14 shtator 2011, njė ditė pas protestave gjithėpopullore nė Bujanoc (13 shtator) me moton: “Stop diskriminimit tė shqiptarėve nė arsim!”, u prezantua kjo Abetare pėr shqiptarėt e Kosovės Lindore, nė praninė e Ambasadorit tė Republikės sė Shqipėrisė nė Beograd - Shpėtim Ēaushi, abasadorit tė OSBE’sė Dimitros Kipreos, kryetarit tė Trupit Koordinues Serb - Millan Markoviq dhe Kryetarit tė Kėshillit Nacional tė shqiptarėve - Galip Beqiri. Tri ditė pasi qė ambasadori i Shqipėrisė Shpėtim Ēaushi ka dhėnė pėlqimin qė Abetarja tė reduktohet nė kėtė mėnyrė skandaloze, nė shenjė revolte nėpėr rrugėt e Preshėvės janė vendosur disa posterė me fotografinė e tij, dhe shkrimin “Shpėtim - Mos ma prek Abetaren”.

 

 

Kjo flet shumė, mė shumė se njėmijė fjalė!...

_______________________________________________________________________________

 

( Ilustrimet i bėri moderatori i pashtriku.org, 03. 11. 2011 )

 

_____________________________________________________________________________

 

© Pashtriku.org – Nėntor’2011