«Kritikat kundėr Dellit janė kritika kundėr Amerikės»! Ec e mos u tremb!

 

____________________________________________________________________________________________

 

KA ARDHUR KOHA QĖ UNMIK’EULEX’i

DHE FAJT’DELLI TĖ IKIN NGA KOSOVA

 

Shkruan: Xhevat Bislimi - Viti, 05. 04. 2011

____________________________________________________________________________________________

 

PASHTRIKU: KAH PO SHKON KOSOVA?!

 

 

Diēka si hyrje

 

     Pėr t’ua mbyllur rrugėn e shpifjeve dhe kritikave kundėrshtarėve dhe dashakqinjve po e them qė nė fillim tė kėtij shkrimi se populli shqiptar, pra edhe unė, i ėshtė pėr jetė mirėnjohės Qeverisė dhe popullit tė SHBA-sė pėr pėrkrahjen dhe ndihmėn qė ka dhėnė pėr ēlirimin e njėrės prej krahinave mė tė mėdha tė Shqipėrisė (Kosovės) nga pushtuesit serb. Po e deklaroj kėtė, sepse po tė shpallėn «kundėramerikan» nė kėtė kohė, tė mori lumi! Gati si nė kohėn e mesjetės kur dikush shpallej «heretik»! Njė ditė nė faqe tė parė tė njė gazete lexova se «kritikat kundėr Dellit janė kritika kundėr Amerikės»! Ec e mos u tremb! Populli shqiptar dhe vetė UĒK-ja ishin pėrcaktuar, madje edhe betuar, pėr «ēlirimin dhe bashkimin e tė gjitha krahinave tė pushtuara nga serbėt, grekėt, maqedonėt dhe malazezėt» por, ndėrhyrja e NATO-s i dha fund Luftės Ēlirimtare tė UĒK-sė dhe e «mbylli» (pėrkohėsisht) kėtė ēėshtje me vendosjen e KFOR-it dhe tė UNMIK-ut nė krahinėn shqiptare tė Kosovės. Tė gjithė ne do tė donim, sepse vetėm kėshtu mbylleshin konfliktet nė Ballkan, qė forcat e NATO-s dhe Administrata e OKB-sė, tė vendoseshin nė territorin e Serbisė, e cila ishte shkaktarja e tė gjitha luftrave nė Ballkan. Ky shtet ishte pėrgjegjės pėr shkatėrrim ekonomik, pėr krime lufte, gjenocid dhe holokaust ndaj shqiptarėve, boshnjakėve dhe kroatėve. Ndoshta, dhe sigurisht, sepse raporti i forcave nė botė ishte i tillė, padrejtėsinė pėrsėri duhej ta vuanin shqiptarėt dhe boshnjakėt. Kroatėt i mbyllėn hesapet me Serbinė nėpėrmjet «ollujės», duke mos ia besuar fatin e vendit tė tyre UNMIK-EULEX-it dhe miqėve ndėrkombėtarė. Aq mirė kaloi UNMIK-u nė Kosovė, aq dashuri, respekt dhe mikpritje i ofruan shqiptarėt atij sa u josh edhe Bashkimi Evropian pėr ta pėrgatitur dhe dėrguar njė mision tė tij!! EULEX-i ishte mė me fat. Pjesėn e vėshtirė tė rrugės e kishte hapur UNMIK-u. Kuptohet, me ndihmėn e kolaboracionistėve shqiptarė, tė cilėt ishin "pajtuar" qė UNMIK-u ta ruante Veriun e Kosovės pėr Serbinė, kurse nė pjesėn tjetėr, sidomos nė Anamoravė, tė krijonte komuna tė tjera serbe, njė Veri tė dytė!! De jure kėto komuna serbe u themeluan nga EULEX-i gjatė viteve 2009-2010. Kontribut tė veēantė dhe ndikim tė madh (ndoshta vendimtar) pėr krijimin e kėtyre komunave serbe (para se tė zgjidhej ēėshtja e Veriut dhe para se tė vendosejė kontrolli i autoriteteve tė Kosovės atje) pati ambasadori Dell, dihet, gjithmonė nė emėr tė SHBA-sė! Mė duhet ta them shkoqur se pėrgjegjėsinė politike, kombėtare dhe historike pėr kėto koncesione tė rrezikshme pėr lirinė, pavarėsinė dhe tėrėsinė e kėsaj krahine shqiptare (Kosovės), qė u shpallė edhe shtet i pavarur, e kanė Kuvendi dhe Qeveria e Kosovės dhe, sidomos, kryetarėt e komunave qė pranuan dhe lejuan, pa patur mandat, krijimin e komunave serbe nė komunat e tyre!!

 

Imponimi i Pacollit, vendimi i Gjykatės kushtetuese dhe Delli e Fajti

 

     Tashmė dihet botėrish se kandidatura e Pacollit iu imponua PDK-sė dhe popullit tė Kosovės nga Hashim Thaēi. Ai edhe ashtu ka pranuar tė marrė pėrgjegėsinė pėr listat e kandidimit pėr deputet, pėr koalicionin me Pacollin, pėr ministrat dhe pėr zgjedhjen e Pacollit Kryetar Kosove, sic e pati marrė personalisht pėrgjegjėsinė pėr kandidimin e Astrit Salihut pėr Kryetar Prishtine!! «Martesa» me Pacollin ishte zgjedhja mė e keqe e mundshme qė bėri Thaci. Po dua tė besoj se e bėri me qėllimin e mirė qė t’u shpėtojė trysnive dhe shantazheve tė tė huajve, misioneve dhe agjenturave tė tyre pa e kuptuar se trysnia e shantazhi vjen e rritet bashkė me lėshimet. Ne, disa qė vazhdonim ta konsideronim si Kryetar Partie dhe para sė gjithash si bashkėveprimtar dhe bashkėluftėtar, si shokun tonė tė dikurshėm, ia thamė troē se kjo ishte zgjidhja mė e gabuar dhe mė e dėmshme pėr PDK-nė, pėr Kosovėn dhe pėr vetė atė. Por, disa njerėz (titistė e rugovistė), tė cilėt ka kohė qė e kanė rrethuar dhe po i marrin frymėn e nxitėn dhe inkurajuan vazhdimisht tė gabojė dhe tė sharrojė. Pėr zgjedhjen e Pacollit nė kundėrshtim, jo vetėm me vullnetin e Partisė sė tij dhe tė popullit shqiptar, por edhe nė kundėrshtim me Kushtetutėn e nxitėn dhe e mbėshtetetėn edhe Delli dhe Fajti. Kėta dy janė pėrgjegjės tė drejtėpėrdrejtė pėr nxitjen dhe mbėshtetjen qė i kanė dhėnė koalicionit Thaēi - Pacolli dhe «zgjedhjen» e kėtij tė dytit «Kryetar» tė Kosovės! Ndėrhyrja e tyre nė punėt e Kosovės dhe nė sistemin e saj ėshtė tepėr brutale dhe skandaloze. Megjithatė, duhet ta pranojmė se fajin nuk e kanė ata por, kėta qė kanė ndėrtuar marrėdhėnie tė kėtilla me ta, zotėri - shėrbėtor!! Megjithatė, Gjykata kushtetuese e «riparoi» kėtė poshtėrim qė iu bė popullit shqiptar dhe kėtė dhunim brutal tė Kushtetutės. Shpallja e zgjedhjes sė Pacollit jokushtetuese, e pa qenė, e shpėtoi Kosovėn me fytyrė dhe i dha shuplakė tė nxehtė atyre shqiptarėve dhe «miqėve» ndėrkombėtarė qė dashtėn me ia nxi fytyrėn kėtij vendi.

     Thirrja dhe porosia, qė Delli dhe Fajti u bėnė deputetėve nė formė shantazhi e kėrcėnimi (kėtij kėrcėnimi iu bashkua edhe i pėrkdheluri i Hashimit, Berat Buzhala! Sa fort u frikėsun deputetėt!), pėr t’u ulur nė karriket e tyre dhe pėr tė marrė pjesė nė «rizgjedhjen» e «presednikut» (Pacollit) ishte trysni dhe ndėrhyrje e panjohur nė vendet e lira dhe demokratike! Si duket tė mėsuar gjatė kėtyre 12 viteve me sjelljen prej shėrbėtorėsh tė politikanėve tanė, ata menduan ta provojnė edhe kėsaj here nėse janė akoma padronėt e padiskutueshėm tė kėtij vendi apo jo? Sipas tė gjitha gjasave nė Kosovovė po frynė njė erė e re. Delli duhet tė kėrkoj falje dhe tė ikė, sepse ka dėmtuar rėndė imazhin e vendit tė tij nė sytė e opinionit publik dhe simpatinė e besimin e shqiptarėve te Qeveria dhe populli mik amerikan. Do tė dėshiroja qė ndėrhyrjet e tij brutale dhe skandalet tė kishin «pėlqimin» e Qeverisė sė tij dhe tė mos jenė nė njė vijė me ato tė BE-sė dhe Fajtit dhe urojmė qė qėllimin e fundit ta kenė pėr tė mirėn e shqiptarėve! Kurse, Fajti dhe UNMIK-EULEX-i duhet t’i mbledhin valixhet e tė ikin natėn nga Kosova, sepse janė pėrgjegjės pėr cenimin e lirive njerėzore, ekonomike, kombėtare, politike e demokratike tė popullit shqiptar nė Kosovė. UNMIK-EULEX-i, Fajti dhe politika mafioze vendore janė fajtorė pėr shkatėrrimin e asaj pak industrie dhe pasurie qė kishte shpėtuar nga lufta. Nėpėrmjet AKM-sė UNMIK-u trafikoi dhe kontrabandoi pronėn dhe pasurinė e Kosovės. Tė njėjtat «politika» po i vazhdon AKP-ja me EULEX-in dhe qeverinė e Kosovės edhe pas shpalljes sė Pavarėsisė!! Ky mision, UNMIK-u, i pėrkrahur nga BE-ja (tash EULEX-i) krijoi enklavat serbe nė Kosovė dhe ndau Veriun e Kosovės. Kėtė pėrgjegjėsi (fajsi) e pranoi publikisht edhe njėri prej kryeadministratorėve tė UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen. E pranoi, e pastaj? Kėshtu do ta «pranojnė» fajin pas disa vitesh edhe pėr politikat dhe projektet e tjera antishqiptare por, kujt do t’i duhet ky pranim faji atėherė? Pėr shqiptarėt prap do tė bėhet vonė!

     Privatizimi - trafikimi i pronės «shoqėrore» (publike), i pasurisė kombėtare nė Kosovė dhe koncesionet janė themeli, burimi dhe streha e sigurtė e korrupcionit, krimit tė organizuar dhe mafias politike vendore e ndėrkombėtare nė Kosovė. Kėsaj mund t’i shtohen edhe doganat, tenderėt, etj. Superstruktura e kėtij korrupcioni dhe krimi tė organizuar ėshtė UNMIK-EULEX-i dhe njė pjesė e madhe e klasės politike dhe institucionale nė Kosovė. Kuptohet fabrika e korrupcionit dhe krimit tė organizuar ėshtė UNMIK-EULEX-i por, asnjė politikan vendor nuk mund t’i ik pėrgjegjėsisė pse ka pranuar dhe bashkėpunuar pa kushte, pėr «grada», pasuri dhe pėrfitime personale, qė vendin e tij ta shndėrrojė nė lėndė tė parė tė kėsaj fabrike! Pjesė integrale e kėtij projekti antishqiptar ishte gjatė gjithė kohės dhe ėshtė Serbia me strukturat e saj tė organizuara, tė papenguara dhe financuara mirė nė Kosovė. UNMIK-EULEX-i vazhdon tė sillet (me fjalė) «asnjėnės» pėrballė pavarėsisė sė Kosovės por, nė fakt ai ėshtė kundėr pavarėsimit tė Kosovės nga Serbia dhe nuk po lenė gur pa luajtur pėr ta mbajtur Kosovėn tė lidhur pas qerres serbe. UNMIK-EULEX-i ėshtė fajtor dhe pėrgjegjės direkt pėr humbjen e miliona eurove qė i shkakton popullit tė Kosovės vetėm pėr mosvendosjen e qėllimshme tė doganave dhe kontrollin e kufirit nė Veri. Ku e merr ky mision (UNMIK-EULEX-i) tė drejtėn morale, politike dhe ligjore pėr ta ndjekur dikend pėr korrupsion, krim tė organizuar apo «krime lufte» kur dihet botėrisht se vetė ky mision ėshtė fabrika dhe kupola e korrupsionit dhe krimit tė organizuar.

     Brukseli dhe Uashingtoni duhet ta dinė (sigurisht qė e dinė mė mirė se ne) se nuk ka liri dhe tė drejta tė njeriut aty ku nuk njihen dhe aty ku shtypen tė drejtat ekonomike tė individit dhe tė njė populli. E pra kėto tė drejta nuk njihen, po luftohen dhe shtypen nė mėnyrė sistematike nga UNMIK-EULEX-i dhe qeveritė kolaboracioniste nė Kosovė. Thelbi i tė drejtave dhe lirive tė njeriut ėshtė e drejta ekonomike, tė nderuar zotėrinj! Prandaj, po mohohet, luftohet dhe shtypet kjo e drejtė. Me kėtė shtypje sistematike tė tė drejtave ekonomike rritet pakėnaqėsia e popullit, rritet mosbesimi te klasa e tij politike dhe institucionale, rritet pesimizmi dhe demoralizimi. Shkurtė, shkatėrrohet fuqia e kėtij populli, baza ekonomike nga e cila varet e gjithė superstruktura por, nė fund tė fundit edhe shkalla e lirisė dhe pavarėsimit tė Kosovės nga Serbia. Ky mision i (pa)drejtėsisė duhet ta kuptojė, sa mė shpejtė aq mė mirė, se shqiptarėt nuk do ta durojnė gjatė shtypjen, persekutimin dhe padrjetėsinė e tij. UNMIK-EULEX-i tė vetmin angazhim dhe pėrkushtim tė shpirtit ka pasur dhe e ka ndjekjen e atdhetarėve dhe luftėtarėve tė lirisė, tė gjithė atyre qė u pėrpoqėn dhe pėrpiqen pėr shkėputjen e plotė tė Kosovės nga Serbia, me qėllim qė ta vras edhe shpirtin e tij liridashės dhe qėndresėtar. Arrestimet e fundit dhe fletarresti pėr nėnkryetarin dhe deputetin e PDK-sė, Fatmir Limėn, dėshmojnė qartė pėrkushtimin e fundit tė kėtij misioni pėr ta shkatėrruar jo njė grup shqiptarėsh, por imazhin qė kanė shqiptarėt dhe bota e civilizuar nė sytė dhe mendjet e tyre pėr UĒK-nė si forcė antipushtuese dhe clirimtare. UNMIK-EULEX-i dhe ata qė janė prapa tyre duan tė krijojnė njė imazh tjetėr pėr UĒK-nė dhe Luftėn Antipushtuese Ēlirimtare tė saj dhe tė kombit shqiptar. Kėtė luftė dhe UĒK-nė duan ta paraqesin si «kriminale», nga e cila shqiptarėt duhet tė «turpėrohen», kurse vendet qė e pėrkrahėn atė tė «pendohen»!!

     Kėshtu krimet, masakrat, gjenocidi dhe holokausti shekullor serb mbi shqiptarėt do tė arsyetohejė dhe shpėrlahej si mė parė edhe tash. Turp! E gjithė kjo nuk bėhet vetėm pėr t’u hakmarrė ndaj kėtyre figurave tė luftės ose ndaj UĒK-sė, qė guxoi tė luftonte kundėr Serbisė vrastare por, edhe pėr t’u siguruar se kjo luftė nuk do tė jetė burim frymėzimi dhe edukimi atdhetar pėr brezat qė po rriten dhe qė do tė udhėhiqen nga betimi dhe platėforma e UĒK-sė pėr clirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare nė njė shtet tė vetėm, nė njė Shqipėri. Prandaj, atdhetarėt, luftėtarėt e lirisė, institucionet dhe politikanėt, qė ende kanė gjak dhe zemė dhe populli shqiptar duhet tė mbledhin veten, tė mbledhin forcėn dhe t’u thonė shporruni kėtyre misioneve kusare dhe antishqiptare! Njė rol tė rėndėsishėm nė kėtė luftė tė madhe pėr lirinė dhe bashkimin e kombit shqiptar duhet tė luajė inteligjencia shqiptare. Tė pėrmbysen kėto raporte tė dėmshme dhe tė rrezikshme pėr lirinė dhe tė ardhmen e kombit shqiptar nė Ballkan dhe tė rindėrtohen marrėdhėnie tė reja me Brukselin, qė qėllim tė fundit ka mbajtjen peng tė kombit shqiptar, sidomos, nga Serbia dhe Greqia. Po kėtė nuk munden dhe nuk do ta bėjnė ata politikanė e qeveritarė qė ditėn e arrestimeve dalin nė ekran dhe pa fije turpi thonė se «nuk kemi ditur gjė», se «ishim tė painformuar»!! Turpi bėhet edhe mė i madh kur tė nėjtit vazhdojnė tė «qeverisin» sikur tė mos kishte ndodhur asgjė!! Cila qeveri dhe cili qeveritar i njė shteti do ta bėnte kėtė marre? Prandaj, qytetari ynė pyet mė zėshėm se kurrė: Jemi apo nuk jemi shtet i pavarur, sovran e demokratik? Apo jemi koloni e UNMIK-EULEX-it? Ka apo nuk ka qeveri ky vend?

     Kjo gjendje vėrteton pėr tė satėn herė bindjen se Tirana zyrtare, shteti shqiptar, ashtu siē e obligon edhe Kushtetuta, duhet tė marrė rolin qė i ka dhėnė historia dhe kombi pėr ta mbrojtur dhe zgjidhur pėrfundimisht ēėshtjen shqiptare nė Ballkan. Ajo duhet ta bind edhe Brukselin se ky ėshtė interes edhe i fqinjėve tanė, tė cilėt do tė pėrjetonin «ēlirimin» e tyre nga shqiptarėt dhe do ta gėzonin vendin dhe lirinė e tyre tė plotė. Ky ėshtė interes afatgjatė edhe i Evropės dhe sigurisė sė saj.

 

…