Nėse je kundėr Planit tė Ahtisarit, atėherė je kundėr pavarėsisė sė Kosovės!

 

 

=========================================================================================================

 

PUSHTETI NĖ KOSOVĖ ĖSHTĖ

I KUNDĖRT ME SHOQĖRINĖ!

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 08. 06. 2011

 

=========================================================================================================

·       Nėse je kundėr Planit tė Ahtisarit, atėherė je kundėr pavarėsisė sė Kosovės.

·       Nėse je pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, atėherė je pėr ndarjen e Kosovės.

·       Nėse je pėr bashkim kombėtar, atėherė je kundėr minoriteteve.

·       Nėse je pėr transparencė lidhur me autostradėn Morinė-Merdar, atėherė je kundėr autostradės sė kombit.

·       Nėse e kritikon ndonjė zyrtar tė lartė ndėrkombėtar, atėherė je kundėr bashkėsisė ndėrkombėtare.

·       Nėse s'pajtohesh me ligjin pėr buxhet, atėherė je kundėr rritjes sė pagave pėr shėrbyesit civilė.

·       Nėse kėrkon pėrgjegjėsi financiare ose fiskale, atėherė sėrish je kundėr rritjes sė pagave pėr shėrbyesit civilė.

·       Nėse e kritikon shitjen e PTK’sė, atėherė je kundėr privatizimit.

·       Nėse je kundėr privatizimit, atėherė je kundėr ekonomisė sė tregut.

·       Nėse e kritikon privatizimin e kryer nė Kosovė, atėherė je me Enver Hoxhėn ose me Titon.

·       Nėse je kundėr kėtyre bisedimeve me Serbinė nė Bruksel, atėherė je kundėr integrimeve europiane.

·       Nėse e kritikon KFOR’in, atėherė je kundėr NATO’s.

·       Nėse e kritikon qeverinė pėr veprimet a mosveprimet e saj, atėherė je anarkist qė nuk i duron institucionet.

·       Nėse je pėr ruajtjen e ndėrmarrjeve publike, atėherė je komunist.

·       Nėse je kundėr decentralizimit etnik nė Kosovė, atėherė je pėrsėri komunist (duke qenė centralist).

 

 

E kėtillė ėshtė zakonisht forma e akuzave qeveritare ndaj atyre qė nuk pajtohen me qeverinė dhe ndaj kritikuesve tė qeverisė. Ata nuk merren me argumentet ose qėndrimet e kritikuesve, por i etiketojnė ata. Etiketimi ėshtė mėnyra se si ata merren me kritikuesit. Kėshtu ata merren nė mėnyrė qė tė mos merren me ta. Nė parathėnien e pėrkthyeses nė shqip tė romanit ‘I Huaji’ tė Albert Camus shkruan qė shoqėria dėshiron tė ta pėrcaktojė esencėn nė mėnyrė qė ta durojė ekzistencėn. Pushteti nė Kosovė ėshtė i kundėrt me shoqėrinė: ai ta mvesh njė esencė m’u pėr shkak se nuk ta duron ekzistencėn.

E, megjithatė, kėto nuk janė thjesht shpifje. Nėse merret vetėm pjesa e dytė e fjalive tė mėsipėrme, pra pjesa e fjalisė pas fjalės ‘atėherė’, atėherė do tė mund tė thoshim se kemi tė bėjmė me shpifje. Meqenėse nė kėto fjali shtrohet sė pari premisa dhe mandej nxirret konkluzioni prej saj, kemi tė bėjmė me fjali qė pretendojnė tė jenė gjykime logjike. Nėse X, atėherė Y; pra: X => Y. Fjala ‘atėherė’ na prezantohet si mishėrim i deduksionit nė fjalitė e mėsipėrme. Nėse propozicionet janė mundėsitė qė i mendojmė dhe faktet janė propozicionet e vėrteta, atėherė gjykimet nga kėto fjali aspirojnė tė na shfaqen si fakte. Kritikave politike pėr (mos)veprimet e tyre, qeveritarėt iu pėrgjigjen me fakte pėr neve.

Gjykimet e kėtilla nuk duket se na vijnė nga ndofarė politikanėsh ose analistėsh nga taborri i empirizmit (p.sh. tė linjės sė Locke’ut, Hume’it apo Berkeley’t) me bindjen se e gjithė dija derivohet prej pėrvojės. Shembujt e gjykimeve tė sipėrpėrmendura jepen nė trajtė akuzash dhe nuk ilustrohen me shembuj. Ato duken tė jenė mė shumė nga taborri i racionalizmit (p.sh. tė Descartes’it ose Leibniz’it) me bindjen se pėrveē nga pėrvoja ne dimė edhe ide e parime tė brendshme, pra principe tė caktuara logjike, pavarėsisht pėrvojės. Njėfarė dije a priori e cila edhe pse cytet nga pėrvoja partikulare nuk mjafton tė vėrtetohet prej saj. Sepse, instancat e reja nuk e rrisin as sigurinė dhe as vėrtetėsinė e dijes a priori. Mirėpo, kėta shkojnė edhe njė hap mė tej nė kėtė racionalizėm, duke e tejkaluar atė: racionalizėm qė s'paraprihet nga kurrfarė pėrvoje dhe qė paraprakisht dihet se nuk i nevojitet kurrfarė pėrvoje e mėvonshme qė ta mirėmbajė duke e vėrtetuar. Nė kėtė pikė, ata tashmė ndodhen nė domenin e religjionit.

Pėrderisa Immanuel Kanti u pėrpoq t’i harmonizojė empiristėt dhe racionalistėt, qeveritarėt kosovarė po e destilojnė e spastrojnė racionalizmin prej ēfarėdo pėrvoje. Gjykimet e tyre akuzuese nuk lejojnė kurrfarė gjyqi. Ėshtė kėshtu sepse ata po thonė qė ėshtė kėshtu. Pikė. Ata nuk kanė nevojė tė dėshmohen pėr pushtetin e tyre. Pushteti i tyre ėshtė dėshmia e tyre. Ata kanė tė drejtė, sepse janė nė pushtet pa pasur nevojė tė kenė tė drejtė qė tė jenė nė pushtet. Kėta qeveritarė para se tė jenė irracionalė, janė racionalistė tė palogjikshėm. Prandaj, ata s’munden as ta racionalizojnė kėtė racionalizmin e tyre. Ata janė brenda tregimit qė e rrėfejnė pėr neve. Porse ne jemi jashtė atij tregimi (para se tė na kenė pėrjashtuar). Ata s’po flasin pėr neve, sepse kėshtu s'mund tė flasin pėr neve. Ata po e flasin veēse veten e tyre. Sepse vetėm kaq munden.

 

 

 

ALBIN KURTI: PALĖT E DIALOGUT

 

.