_______________________________________________________________________________________________
PRESIONET E LOBIT GREKO-AMERIKAN PĖR
REGJISTRIMIN E POPULLSISĖ NĖ SHQIPĖRI
Shkruan: Arben LLALLA - Tetovė,
18. 02. 2011
_______________________________________________________________________________________________
Naimi
i Madh thotė:
Tė
gjithė ne jemi njė fis i vetėm, njė familje e vetme,
jemi
tė njė gjaku e tė njė gjuhe.
Ende pa filluar regjistrimi i popullsisė nė Shqipėri qė pritet tė
mbahet nė prill, janė shfaqur nxitjet e qarqeve tė caktuara greke dhe serbe
pėr tė rritur artificialisht numrin e pakicave tė tyre nė vend. Shoqata tė
ndryshme serbe, greke tė cilat veprojnė nė Shqipėri po bėjnė shtypje tė
madhe qė formulari i regjistrimit tė ketė edhe pyetėsorėt pėr
vetė-pėrcaktimin e etnisė dhe besimin fetar. Kėto dy kėrkesa tė shoqatave
tė pakicės serbe dhe greke kanė mbėshtetje politike dhe financiare nga
Serbia dhe Greqia. Kėrkesa tė cilat janė tė rrezikshme sepse nė asnjė vend
tė botės individi nuk e ka tė drejtėn tė vetė pėrcaktojė se kujt etnie i
pėrket. Kėrkesa e deklarimit fetar nuk duhet tė pėrfshihet nė pyetėsorė
sepse ėshtė vėrtetuar qė shtetasit e Shqipėrisė nė bazė tė interesave
ekonomike e ndryshojnė besimin fetar sa herė qė ju intereson. Tė paktėn
ndėrrimi i fesė kėto 20 vitet e fundit ėshtė bėrė si pjesė e njė loje fėmijėsh.
Sot nė njė familje shqiptare mundet qė pjesėtarėt e shtėpisė ti pėrkasin mė
shumė se dy religjioneve. Shqiptarėt nuk shquhen pėr ndjenjė tė fortė
fetare, feja asnjėherė nuk ka luajt rrol vendimmarrės nė ēėshtjet madhore
kombėtare. Naimi i Madh thotė: Tė gjithė ne jemi njė fis i vetėm, njė
familje e vetme, jemi tė njė gjaku e tė njė gjuhe.
Kėmbėngulja
e diplomacisė greke qė vllahėt e Shqipėrisė ti pėrkasin pakicės greke nuk
ka baza juridike, gjuhėsore, kulturore dhe gjenetike. Vllahėt e Shqipėrisė
nga ana gjuhėsore dhe kulturore nuk kanė pika tė pėrbashkėta me grekėt.
Historikisht vllahėt kanė dhėnė njė ndihmė tė ēmuar nė pėrhapjen e
shkollave shqipe nė vitet kur Greqia vriste ēdo njeri qė bėnte pėrpjekje
pėr hapjen e tyre. Nė qoftė se do bėhen kėrkime pėr lidhjet e martesave
midis vllahėve me shqiptarėt dhe me grekėt, do tė vėrejmė se nė tėrė
Republikėn e Shqipėrisė nuk do tė gjejmė mė shumė se pesė familje qė
krijimi i familjes tė jetė vlleh me grek. Ndėrsa ka me mijėra raste ku
vllahėt kanė bėrė martesa me shqiptarėt. Vllahėt kanė jetuar me shqiptarėt
vėllazėrisht dhe nė mirėkuptim. Ndėrsa nė Greqi vllahėt sulmohen, nėnēmohen
dhe pėrndiqen kur vėrehet se ata duan tė ruajnė gjuhėn dhe kulturėn e tyre.
Me emrin vlleh nė Greqi cilėsohet njė njeri nga fshati, i trashė nga
mendtė, njeri i huaj pėr vendasit. Grekėt kur duan tė nėnēmojnė thonė:
vllahos ise (vlleh je).
Nėnkryetari
i KLD z. Kreshnik Sahiu gjatė kontrollit qė ka bėrė nė disa gjykata nė jug
tė Shqipėrisė ka vėrejtur se mbi 2.000 qytetar kanė bėrė ndryshimin e
kombėsisė duke shkelur ligjet kombėtare dhe ndėrkombėtare. Spahiu deklaroi
se me ndryshime tė kombėsisė nė masė tė gjerė po kėrcėnohet sovraniteti i
Shqipėrisė.
Pak ditė mė parė Federata Mbarėshqiptare VATRA nė Sh.B.A kėrkoi
shtyrjen e regjistrimit tė popullsisė nė Shqipėri, pas tentimeve dhe
skenarėve grek nė zonat e jugut. Nė deklaratėn zyrtare tė kėsaj organizate
tė vjetėr kombėtare thuhej: Rėndohet
shqetėsimi rreth regjistrimit tė popullsisė nė Shqipėri pėr shkak tė
veprimtarisė haptas agresive qė grekėt po zhvillojnė, sidomos nė zonat e
jugut, pėr tė rritur artificialisht numrin e qytetarėve shqiptarė me etni
greke. Aktivisti grek nė Amerikė, Nicholas Gage sillet lirshėm nėpėr
Shqipėri duke inkurajuar qytetarėt tė deklarohen grekė nė regjistrimin. Ai
ėshtė njė armik i njohur i Shqipėrisė, i cili punon pėr realizimin e planit
grek qė synon autonominė mė parė dhe pastaj aneksimin e pjesės jugore qė
ata e quajnė Epiri i Veriut.
Shumė studiues, politikanė dhe publicistė janė shprehur se klima
politike aktuale me protesta, fushata e nxehtė pėr zgjedhjet e pushtetit
vendor do tė vėshtirėsojnė punėn pėr regjistrimin e drejtė tė shtetasve
shqiptar. Nga kjo situatė shovinistėt grekė janė duke pėrfituar dhe kanė
shtuar aktivitetet e tyre pėr tia arritur qėllimin armiqėsor pėr kėrkesėn
e vjetėr tė Autonomisė sė Vorio Epirit. Shoqatat e ndryshme greke qė veprojnė nė
Shqipėri, Greqi, Evropė dhe Lobi greko-amerikan kanė mė se katėr vite qė
ushtrojnė presione tė ndryshme nėpėr organizatat ndėrkombėtare me qėllim qė
gjatė regjistrimit qytetari tė vetė pėrcaktohet se kujt etnie kombėtare dhe
fetare i pėrket. Kjo gjė paraqet rrezik tė madh pėr vetė kohėn qė po
jetojmė ku janė shtuar ndarjet e thella politike midis liderėve partiak.
Sot klasa politike shqiptare nė Maqedoni ėshtė e hutuar dhe nė gjumin
dimėror. Nė Kosovė vėrehet etja e madhe pėr pushtet dhe pasuri nė rrugė jo
ligjore, ndėrsa nė Shqipėri sėmundja e Faraonėve ka prekur dy politikanėt e
vijės sė parė.
Kongresisti
greko-amerikan Gus Bilirakis i shkruan
znj.
Kondoliza Rajs pėr regjistrimin e popullsisė nė Shqipėri
Mė 28 maj 2008, Kongresisti Republikan greko-amerikani Gus
(Kostandin) Bilirakis i shkruan znj. Kondoliza Rajs Sekretare e Sh.B.A.
Duke i shprehur shqetėsimin e tij pėr mungesėn e informacionit dhe
mosveprimin e autoriteteve shqiptare, nė respektimin e marrėveshjeve
ndėrkombėtare qė tė ofrojė tė drejtat themelore tė njeriut pėr pakicėn
greke nė Shqipėri. Ndėr tė tjera z. Bilirakis thotė: Unė mendoj se do tė ishte mė mirė qė ambasada e SH.B.A nė Tiranė,
duke mbledhur tė dhėna tė sakta statistikore, tė bėjė njė vlerėsim nė
lidhje me atė se ēfarė veprimesh janė ndėrmarrė qė tė bind qeverinė
shqiptare tė pėrmbushė obligimet e saj ndaj pakicave. Shqipėria ėshtė e
obliguar qė tė realizojė analiza qė tė pėrcaktojė se a ėshtė dhe deri nė
ēmasė ėshtė gjendja e rėndė e disa pakicave, rezultat i diskriminimit
etnik ose racor kundėr tyre. Kongresisti i Lobit greko-amerikan z. Gus para se
ti shkruante Sekretares sė Shtetit znj. Rajs kishte zhvilluar njė takim nė
Amerikė me kryetarin e Omonia dhe tė bashkisė Himarė Vasil Bollanon duke
dėgjuar nga ai ankesa tė shumta pėr keqtrajtimin qė Shqipėria i bėn pakicės
greke si refuzimin nga qeveria shqiptare pėr tė miratuar legjislacionin qė
tė sigurojė titujt e pronės dhe tokave kullota qė u pėrkasin familjeve tė
pakicave greke. Gjithashtu Bollano shfaqi shqetėsimin e mos kthimit tė
pronės sė kishės ortodokse dhe artefaktet fetare tė pėrvetėsuara gjatė
diktaturės komuniste.
Letrėn
rekomande tė z. Gus drejtuar znj. Kondoliza Rajs e pėrfundonte: Shtetet e Bashkuara kanė qenė kampionė
tė tė drejtave tė njeriut pėr gjithė pakicat etnike dhe fetare nė botė. Unė
kam ēdo besim qė SH.B.A do tė marrin udhėheqjen nė sigurimin e mbrojtjes sė
pakicės greke nė Shqipėri. Unė do ta ēmoj shumė tė di se ēfarė veprimesh
planifikon Departamenti i Shtetit qė tė bindė zyrtarėt shqiptarė tė
pėrmirėsojnė trajtimin qė ata u bėjnė pakicave nė vend, dhe ēfarė bėn pėr
momentin ambasada amerikane drejt kėtij qėllimi. Ēėshtja
ėshtė personale pėr mua, pasi shumė nga zgjedhėsit e mi duke pėrfshirė edhe
familjarėt e gruas sime, vijnė nga njė rajon i Shqipėrisė jugore i njohur
si Epiri i Veriut ku ėshtė e koncentruar pakica greke. Unė besoj fuqimisht,
se ėshtė nė interesin mė tė mirė tė Shqipėrisė qė kėrkon integrimin nė
Evropė, qė tė trajtojė pakicat e veta nė atė mėnyrė qė insiston tė
trajtohen shqiptarėt etnikė nė vendet fqinje. Ju
Faleminderit pėr kohėn dhe konsideratat tuaja. Mezi pres qė tė punoj me ju
qė tė garantojmė qė gjithė pakicės greke nė Shqipėri ti sigurohet liria
fetare, politike dhe ekonomike.
Kush
ėshtė Kongresisti Gus Bilirakis
Kongresisti
Republikan Gus Bilirakis (greket e thėrrasin Kostandin) ka lindur mė 1963
nė Florida. Babi i tij Michael Bilirakis ėshtė zgjedhur disa herė
Kongresist nga viti 1983-2006, duke ia pasuar mė tej frontin tė birit. Gus
Bilirakis ėshtė zgjedhur pėr herė tė parė Kongresist mė 7 nėntor 2006.
Momentalisht ai gėzon mandatin e dytė si Kongresist dhe shėrben nė
Komitetin e Sigurisė sė ShBA, nė ēėshtjet e Veteranėve dhe Punėve tė
Jashtme, ėshtė kryetar i nėn-komitetit pėr emergjencė. Jeton nė Palm
Harbor, i martuar dhe babai i katėr fėmijėve. Kongresisti Bilirakis ėshtė
shumė aktiv nė Lobin greko-amerikan nė ēėshtjet e minoriteti grek nė Shqipėri
dhe pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Qipros.
|