_______________________________________________________________________________________________________
KALI I TROJĖS
NĖ QEVERINĖ E PDsė
Shkruan: Arben LLALLA ( * ) Tetovė, 28. 02. 2011
_______________________________________________________________________________________________________
Nuk janė tė rastėsishme aprovimi i shumė ligjeve antikombėtare dhe
antikushtetuese nga ana e qeverisė tė drejtuar nga Kryeministri i Shqipėrisė z. Sali Ramė
Berisha. Me veprimet e tij siē duket ėshtė vėnė nė shėrbim tė Greqisė. Kėto
mendime tė mia i jap nė bazė tė lėvizjeve qė ai ka bėrė dhe po bėn nga
ardhja nė pushtet prej vitit 2005. Pas marrjes sė pushtetit Berisha
spastroi PD nga eshaloni i tretė, anėtarėt qė i pėrkisnin tė djathtės sė
vėrtetė. Kėta anėtarė kishin shfaqur zemėrim ndaj kryetarit tė PD kur takoi
antishqiptarin Nikolla Geixh, i njohur si lotuesi mė ekstremist pėr
aneksimin e jugut tė Shqipėrisė. Pas atij takimi Lobi shqiptaro-amerikan u
distancua pėr ta pėrkrahur Sali Berishėn sepse tashmė ai kishte bėrė
aleancė me Lobin greko-amerikan i cili ėshtė mė i fuqishėm se ai shqiptar.
(Pas atij takimi Berisha nuk pranoi asnjėherė mė tė takojė At Nikoll
Markun, i cili njihet si kundėrshtari mė i fortė i Kryepeshkopit grek
Anastas Janullatos). Tė parėt qė pėsuan goditje ishin anėtarėt e PD qė
kishin vepruar prej 10 vitesh nė Greqi tė cilėt kontaktet i kishin pasur
drejtpėrdrejtė me Sali Berishėn, Ridvan Boden, Besnik Mustafain dhe Vili
Minarollin. Qė nga viti 2005-2009, drejtuesit e PD qė vepronin nė Greqi u
lanė rrugėve pa punė, duke i shkatėrruar ekonomikisht dhe njėkohėsisht
humbėn lejen e qėndrimit nė Greqi. Fitorja e PD nė zgjedhjet mė 2005 i
dedikohej kontributit tė anėtarėve qė kanė vepruar nė Greqi. Pas kėsaj
fitore shumė anėtarė tė PD pėsuan zhgėnjim dhe nuk u treguan aktiv nė
zgjedhjet e vitit 2009. Ata vėrejtėn se ministritė u mbushėn me grek dhe
grekofil qė punonin nė dėm tė Shqipėrisė. Prandaj ėshtė e sigurt qė PD i ka
humbur zgjedhjet e 2009.
Pse
Berisha largoi Blerim Ēelėn dhe Preē Zogaj?!
Ende
Blerim Ēela dhe Preē Zogaj nuk e kanė mėsuar tė vėrtetėn se pse z. Sali Ram
Berisha i largoi me heshtje nga PD ose mė saktė nuk i futi nė listėn pėr
deputet nė zgjedhjet e 2009. Pėr tė treguar psenė duhet ti rikthehemi
ngjarjeve tė vitit 2008 ku qartė do tė vėrtetojmė se porositėsit pėr
mospėrfshirjen e kėtyre dy figurave kombėtare nė listat pėr deputet mund tė
jenė grekėt. Ish-Prefekti i Gjirokastėr Spiro Ksera, sot ministėr i punės
dhe i ēėshtjeve sociale mė 18 maj 2008 morri pjesė nė festimin e 94
vjetorit tė shpalljes sė Autonomisė sė Vorio Epirit. Pjesėmarrja e njė
pėrfaqėsuesi tė lartė tė qeverisė shqiptare nė aktivitetin antishqiptar
ishte njė veprim i hapur antikushtetues dhe njė injorim qė i bėhej
Republikės sė Shqipėrisė pėr vetė faktin se Spiro Ksera ėshtė zyrtar i
lartė, dje prefekt sot ministėr. Gjatė aktivitetit Spiro Ksera u fotografua
me disa personalitete qė njihen si aktivistė ekstremistė pėr aneksimin e
jugut tė Shqipėrisė. (nė kėtė foto Ksera ėshtė afėr deputetit tė LAOS
Athanasios Plefris, i partisė sė djathtė ekstremiste tė Jorgo Karaxhaferit.
Ministri Spiro Kseras buzėqesh pranė flamurėve tė Autonomisė sė Vorio
Epirit). Pėr pjesėmarrjen e z. Ksera nė tubimin e Dervinaqit-Konicė, nuk
kaloi nė heshtje. Sekretarja pėr marrėdhėnie me jashtė e PS, znj. Arta Dade
kėrkoi nga ministri i jashtėm Lulėzim Basha sqarime. Ndėrsa dy figurat e
lartė tė PD nė atė vit Blerim Ēela dhe Preē Zogaj reaguan ashpėr deri te
kryeministri Berisha. Preē Zogaj si kryetar i komisionit tė punėve tė
Jashtme tė Kuvendit tė Shqipėrisė u shpreh: Kjo nuk do tė thotė aspak qė ne tė heshtim. Nuk duhet
tė kėrkojmė tė rikthejmė tė kaluarėn e largėt tė marrėdhėnieve
konfliktuoze, tė rikthimit tė konflikteve nė kėtė pjesė tė vendit, tė
funksioneve politike siē ėshtė kjo e Vorio-Epirit, qė as ka ekzistuar, as
ekziston kurrkund. Ky prefekt duhet tė shkarkohet. Deputeti i atėhershėm
z. Ēela kėrkoi urgjentisht shkarkimin e Kserės duke deklaruar: Ky prefekt,
pėr mendimin tim nuk duhet mbajtur mė nė atė post, se nuk i shėrben
marrėdhėnieve miqėsore shqiptaro-greke, por acarimit tė tyre. Sa herė
grekėt tė kujtojnė ngjarje tė tilla shoviniste, aq herė ne shqiptarėt do u
kujtojmė masakrat qė ata kanė kryer mbi paraardhėsit tanė. Tashmė deputeti
Blerim Ēela me kėto deklarata e kishte mbushur kupėn pėr ta izoluar dhe
lėnien anėsh nė PD. (Tė mos harrojmė se z. Ēela ėshtė autori i
njė libri me pėrmbajtje kombėtare Shqiptarėt Ndėr Shekuj, pėr tė cilėn
grekėt kur u botua nė vitin 2001 shfaqėn shqetėsime sepse pėr autor kishte
njė nga figurat e larta tė PD). Kėtė ngjarje Ministri i Jashtėm i
Shqipėrisė Lulėzim Basha e kaloi nė heshtje. Kjo kishte njė arsye tė fortė
sepse ai ishte kapur mat dikur nga media greke duke flirtuar me deputeten e
bukur tė Demokracisė sė Re Eleni Rapti. Lulėzim Basha kur ishte ministėr i
Transporteve bashkė me deputeten greke Elena Rapti (Elena e TROJĖS) ishin
bėrė protagonistė tė faqeve nė gazetat greke. Gazeta
"Trafik" e quante flirtin dashuri ndėrballkanike, nėn tingujt e
kėngės sė Panajot Psomiadhis (prefekt i Selanikut). Ndėrsa revista Proto
Thema qė e zbuloi e para skandalin dashuror botonte edhe foto duke e
shoqėruar me rreshtat flirtin ministrit riosh dhe biondes bukuroshe. Gazetarja
greke, Ollga Gali, pėr flirtin i referohet momentit kur nė Selanik
zhvillohej Samiti i vendeve anėtare tė Paktit tė Bashkėpunimit tė Evropės
Juglindore me pjesėmarrjen e ministrave tė Jashtėm, tė Kryeministrave dhe
tė ministrave tė Transportit tė dhjetė vendeve anėtare. Nė fund tė shkrimit, revista greke
"Proto Thema" shkroi edhe njė SMS drejtuar nga vetė redaksia
ministrit shqiptar tė Transporteve, Lulėzim Basha, ku thuhej: "Dhen
tha eqis tin Elena pote`, alvane, alvane!". (Nuk do ta kesh Elenėn
kurrė, o shqiptar, o shqiptar!)".
Gazmend
Oketa dhe Aleksandėr Biberaj, jashtė liste
pėr
deputet nė zgjedhjet e ardhshme
Deputeti
Gazmend Oketa me kėrkesėn qė parashtroi pėr largimin NON GRATA tė Konsullit
tė Pėrgjithshėm grek Theodhoros
Ikonomus pėrfundimisht i mbushi mendjen Sali Ram Berishės qė
ta largojė me ashpėrsi nga PD. Ndėrsa deputeti Aleksandėr Biberaj ka kohė
qė duhet ti mbyllet dera e PD, ashtu siē i ėshtė mbyllur shumė pėrkrahėsve
tė tij qė dikur kanė qenė krahu i djathtė i Berishės, por sot japin mėsim
nėpėr disa universitete private andej dhe kėtej kufirit Londinez shqiptar.
Ēfarė
tė mirash Berisha u ka bėrė grekėve pėr shpalljen
e
Autonomisė sė Vorio Epirit
Kryeministri
Sali Ram Berisha qė kur erdhi nė pushtet u ka bėrė shumė tė mira grekėve,
ndoshta mė shumė se Esat Pash Toptani serbėve. Nė vitin 2006, Berisha
legalizoi hapjen e shkollės shtetėrore greke pėr herė tė parė duke pranuar
qė Himara ėshtė zonė minoritare. Tė hapėsh sot njė
shkollė private greke, turke, italiane, serbe etj., nuk ėshtė problem
kombėtar. Por kur hapen nga shteti shqiptar shkolla greke aty ku nuk njihet
si vend i pakicės greke, kjo gjė ėshtė e rrezikshme pėr tė ardhmen. Nė janar tė 2007, Kryeministri Sali Ram Berisha, nė njė intervistė pėr
gazetėn greke "To Vima", tha se ai nuk e shihte ēėshtjen ēame si
njė ēėshtje kombėtare, por si njė ēėshtje teknike. "Pretendimet pėr
pasuri tė qytetarėve shqiptarė dhe grekė, duhet tė shihen si njė ēėshtje
ligjore. Domethėnė, si njė ēėshtje teknike e jo kombėtare". Kjo ishte njė goditje pėr
ēamėt dhe ēėshtjen e tyre tė pazgjidhur. Mė 2008, grekėt
propozuan ndėrtimin e rreth 7 mijė varreve dhe z. Berisha dha amin pėr
ndėrtimin e varrezave greke tė grekėve tė vrarė nė luftėn e dytė botėrore.
Pyetja ėshtė e thjeshtė nė kėtė rast. Pse grekėt nuk kėrkojnė ndėrtimin e
varrezave tė grekėve tė vrarė nė luftėn qytetare tė tyre 1946-49? Vetėm nė
Shqipėri atė periudhė janė vrarė rreth 5 mijė grekė tė Ushtrisė Demokratike
tė udhėhequr nga komunistėt grek. Njė javė para mbylljes sė Kuvendit nė
vitin 2009, deputetėt e shumicės sė PD miratuan ligjin mbi Gjendjen Civile
ku shtetasi i Republikės sė Shqipėrisė tė vetė deklarojė kombėsinė e tij
(sipas interesave ekonomike). Miratimi i kėtij ligji nė kėtė formė ėshtė
bėrė me kėrkesė sė Greqisė duke parashikuar rritjen artificiale tė numrit
tė pakicės greke. Nė fund tė vitit 2009, Kryeministri Berisha i dhuron
ujėrat territoriale shqiptare Greqisė nė emėr tė Marrėveshja e pėrcaktimit
tė kufijve detarė midis Shqipėrisė dhe Greqisė. Por ky shpėrblim i
Berishės dėshtoi fal punės profesionale tė Prof. dr. Myslim Pashės i cili
denoncoi peshqeshin e ujėrave shqiptare Greqisė. Si pėrfundim Sali Ramė
Berisha duhet ta dijė qė historia nuk fal, dhe tė gjithė ne do hyjmė nė
faqet e saja, por varet se nė cilin tabor do tė bėjmė pjesė. Nė atė tė Esat
Pash Toptanit apo tė Ismail Qemalit. Pėr kėtė Berisha duhet tė shqetėsohet
mė shumė se sa pėr karrigen e pushtetit sepse tė gjitha mėkatet kundėr
Shqipėrisė nė kėtė jetė do lahen.
* ) Autori ėshtė historian
|