Kėshilla mjekėsore Si ta mpotshėsh lodhjen ·
Tė lodhur
dhe nė pamundėsi pėr tė marrė veten? Nuk ėshtė gjithmonė faji i stresit. Ja
disa kėshilla qė fillojnė me veshjet, ushqimin dhe lėvizjen. Tashmė mund tė dorėzohemi: gjumi nuk na
shqitet, fundjava nuk arrin ta mposhtė lodhjen, rėndesa mendore dhe fizike
nuk na lehtėsohet, ēfarėdolloj autoterapie tė pėrpiqemi tė bėjmė. Shkenca na
siguron: ky ėshtė stres. Ose sipas hipotezės edhe mė shqetėsuese, bėhet
fjalė pėr lodhje kronike, njė nga sindromat mė tė pėrhapura nė
Perėndim, por sė cilės ende nuk i dihen shkaqet, ndėrsa mjekėt nuk janė ende
tė sigurt pėr kurat. Dhe ndėrkohė qė mjekimi
pritet tė gjendet, e vetmja gjė me tė cilėn nė Perėndim po pėrballohet ky
shqetėsim, janė seancat e meditimit apo tė jogės, pėrpara se tė mendohet pėr
tė blerė qetėsues nėpėr farmaci. E megjithatė, diēka edhe mund tė bėhet: tė
rikuperojmė rezervėn energjetike qė kemi mbledhur nė pjesėn e djathtė tė
trurit, nė zonėn qė pėrgjigjet pėr emocionet, e cila lihet nė vend tė dytė
pėr shkak tė inteligjencės racionale. Dhe pikėrisht nė kėtė zonė, tė mbetur
disi nė hije, gjendet pėrgjigjja instiktive ndaj vėshtirėsive. Ta
pėrplotėsosh kėtė zonė, do tė thotė tė zbulosh mė shumė burime, pra me
pak fjalė, tė ndjehesh mė mirė. ·
Po si mund tė
arrihet kjo? Pėr
mjekėt psikologė, kjo ėshtė diēka qė mund tė bėhet. Sipas tyre, ka disa lloj sjelljesh qė mund tė duken
fare tė rėndomta, por qė janė mjaft tė efektshme, qė arrijnė tė fusin nė punė
pikėrisht atė zonė tė trurit qė u pėrgjigjet emocioneve. Ja disa prej kėtyre
mėnyrave: -
Hapni sytė
Tringėllin zilja e orės: jeni nga ata qė .... edhe pesė minuta? Atėherė sipas mjekėve, le ti pėrdorim kėto
minuta pėr tė hyrė nė kontakt me ditėn e re, duke marrė frymė dalėngadalė:
kėshtu perceptojmė trupin, riaktivizojmė energjinė dhe mund tė pėrfitojmė
ritmin e pėrditshėm psikofizik. Duhet ta dimė qė kurdo qė ta kemi programuar
zilen e orės, zgjimi i trupit fillon diku rreth orės katėr tė mėngjesit,
atėherė kur GH, hormoni i rritjes i prodhuar nga truri, fillon tė shpėrhapet
nėpėr trup, duke i stimuluar gjėndrat mbiveshkore tė prodhojnė kortizonin,
(hormoni i zgjimit). Presioni rritet dhe na vė nė lėvizje. Pastaj vjen ngritja,
kalohet nga shtrati pėr nė tualet, nga dollapi nė kuzhinė pėr tė ngrėnė
mėngjesin (edhe pse ndoshta jo me kėtė rend veprimesh), praktika tė
pėrditshme qė i bėjmė nė mėnyrė automatike. Por nė fakt ky ėshtė edhe momenti
ideal i tė ndjerit mirė me vetveten, momenti qė ndikon ndoshta mė shumė nė
vazhdimin e ditės. Veēanėrisht momenti kur jemi vetėm nė banjė. Kėto janė
minuta tė ēmueshme: nėse do tia vėmė veshin efektit mirėbėrės qė ka tek ne
ēdo gjest sado i vogėl qė i kushtohet kujdesit mėngjesor, atėherė do tė
kuptojmė se pikėrisht kėtu ėshtė vendi i duhur pėr tė peshkuar energjinė e
nevojshme. -
Ēngjyrė tė pėlqen? Edhe zgjedhja e veshjes nuk
ėshtė dhe aq rastėsore, ka gjithmonė tė bėjė me humorin tonė tė momentit.
Veshja ėshtė lėkura jonė e dytė. Prandaj ėshtė gabim i madh qė tė bėsh gati
qė njė natė pėrpara veshjen e sė nesėrmes, ėshtė mė mirė ta kuptosh nė
mėngjes atė qė tė bėn tė ndihesh mirė. Dhe kėtu ngjyra ka rėndėsi tė dorės sė
parė, sepse ėshtė pikėrisht ajo qė shpreh ndryshueshmėritė qė syri i
percepton pėr tia transmetuar pjesės sė djathtė tė trurit. -
Karburanti Ėshtė mjaft i pėrhapur mendimi se kafeja ėshtė benzina qė i jep
ritmin e duhur ditės. Por mjekėt nuk ndajnė tė njėjtin mendim. Sepse kafeina,
ashtu si dhe teina, janė pėrbėrės qė rrisin tensionin arterial, por nuk e
vėnė nė veprim pompėn e zemrės nė atė mėnyrė qė mendohej. Nuk ekziston ndonjė
mėngjes qė tė mund tė quhej ideali, por nė vend tė kafesė njė efekt tonik mė
tė mirė mund ta jepte kripa, e cila me klorin dhe sodėn rregullojnė osmozėn e
gjakut. Dhe kur dėgjoni fjalėn kripė, nuk keni pse tju kapė paniku: janė
mjaft tė pėrshtatshėm corn-flakes-at, njė tas i tillė ka po aq sodė sa njė
qese me patatina. Por nuk duhet tė harrojmė edhe njė tjetėr gjė tė
rėndėsishme: energjia ushqehet nga ndryshimet. Nėse ēdo mėngjes marrim tė
njėjtėn meny, nuk ėshtė ēudi qė ajo tė mos vazhdojė tė ketė tė njėjtin efekt.
Njė ndryshim i herėpashershėm do tė ishte i kėshillueshėm. -
Bota e jashtme Njė tjetėr metodė qė vlen
edhe pėr rrugėn shtėpi - punė - shtėpi: Ndryshimi i herėpashershėm i rrugės
stimulon shikimin dhe dėgjimin, dy nga motorėt e energjisė qė nuk duhen
lėnė kurrė tė shkarkohen. Por zakonisht kemi edhe njė tjetėr ves: ndėrsa ecim
rrugės pėr nė punė mendojmė pėr gjėrat qė na presin nė zyrė... Mjekėt na
kėshillojnė qė kėtė nuk duhet ta bėjmė kurrė, sepse duke menduar pėr detyrat
qė na presin, rrezikojmė tė arrijmė tė lodhur. Prandaj ėshtė mirė qė ta heqim
mendjen duke dėgjuar muzikė nė kasetofonin e makinės apo edhe me kufje nė
vesh kur jemi nė kėmbė. Ose duke ecur, mund tė ēlodhemi duke parė rreth e
rrotull. -
Ndiqni pikun Tė dėgjosh instiktin, do tė
thotė tė merresh me zbulimin e nevojave mė tė thella. Edhe nė zyrė. Kėshtu
mund tė zbulojmė qė nė harkun e njė dite ekziston njė pik i energjisė
maksimale. Ka nga ata njerėz qė ndihen nė maksimumin e formės qė herėt nė
mėngjes, tė tjerė akoma nė orėt e vona tė pasdites, dikush tjetėr natėn. Duke
zbuluar pikėrisht kėtė pikė kur energjia jonė ėshtė nė maksimum, mund tė
programojmė qė punėt mė tė koklavitura, takimet mė tė rėndėsishme, provat apo
sfidat ti bėjmė pikėrisht nė kėtė kohė. Dhe njė tjetėr sekret: Nėse nė njė
farė pike, ndėrsa je i pėrqendruar nė punė, fillon tė ndjesh mėrzi, ėshtė e
nevojshme ta ndėrpresėsh pėr disa minuta, tė marrėsh frymė dhe ta spostosh
vėmendjen drejt diēkaje tjetėr. Ndoshta edhe tek muri pėrballė. -
Nga dashuria tek ėndrrat Njė botim mjaft serioz si
British Medical Journal ka zbuluar se 53 pėr qind e meshkujve dhe 58 pėr qind
e femrave evropiane, nuk bėjnė seks pikėrisht pėr faj tė stresit. Por edhe
pėr shkak tė dembelizmit. E megjithatė, tė bėrit dashuri shpie nė maksimumin
e karikimit tė energjisė. Por nga ana tjetėr, edhe gjumi ka veti mirėbėrėse.
Dhe sidomos pjesa e tij me ėndrra, tė cilat luajnė rolin kryesor nė
eliminimin e skarcove tė mendjes: shkarkojnė tensionet e ditės. Ėshtė njėsoj
sikur tė pastronim hard-disk -un e mendjes sonė nga tė gjitha file-t qė nuk
na nevojiten mė. & Lexo: Kėshilla mjekėsore
|