Jeta dhe historia e
jetimėve YJE
NĖ QIEJT E KOMBEVE Shkruan:
Bedri
DEDJA * pashtriku.org, 30. XII. 2007 Jeta dhe historia e jetimėve, kudo
nė rruzullin tokėsor, ka frymėzuar personalitetet mė tė shquara. Atyre u janė
kushtuar vargje brilante poetike nga poetėt. Pėrralla popullore dhe pėrralla
e lėvruar letrare e shkrimtarėve kanė hymnizuar tė ardhmen e tyre. Bamirėsit
e shekujve kanė krijuar institucione pėr ti shpėtuar ata nga jeta e zezė e
pėr ti mbledhur nė vatra tė ngrohta, qė ti ngjanin sado pak familjeve tė
tyre imagjinare. Pavarėsisht se nė botėn e sotme shumė fėmijė e, sidomos
jetimė, vuajnė nga uria, nga mungesa e banesės dhe e shkollės ;
pavarėsisht se ata ngrysen e gėdhihen nė qoshka tė braktisura, nėpėr shkallė
pallatesh e nėn anėt e urave tė qyteteve tė mėdha, nė xhungla e me punė tė rėnda pėr duart e tyre tė njoma, me orė
tė zgjatura, nėpėr miniera, - bota dhe shtetet demokratike po bėjnė ēmos qė
tua bėjnė jetėn tė lumtur nėpėr Jetimore dhe me ndihma sociale humanitare. Kėshtu ka ndodhur edhe nė vėndin
tonė, sidomos gjatė shekullit tė kaluar dhe kėshtu po ndodh edhe sot, nė
fillimet e shekullit tė ri. Pse ngjet kėshtu ? Popujt kanė pėrpunuar njė filozofi
pėr jetimėt e tė ardhmen e tyre, qė ėshtė njė filozofi thellėsisht popullore
dhe humane. Nė kėtė filozofi ėshtė pėrgjithėsuar figura e lartė e jetimėve,
si njerėz tė thjeshtė e kokulur, njerėz tė punės e tė sakrificave,
pėrfaqėsues tė moralit tė pastėr, ndershmėrisė dhe patriotizmit, si humanistė
nga mė tė shquarit, tė cilėt, vuajtjet dhe dhimbjet e tyre ashtu si edhe
ėndrat pėr njė botė mė humane, pėr njė jetė mė tė lumtur, jashtė sė
pėrditshmes sė trishtuar tė jetės se
tyre tė vėshtirė, i kthyen nė aspirata pėr njė jetė mė tė mirė, pėr lumturinė
e njerėzimit, pėr begatinė e sė ardhmes. Nė kėtė filozofi popullore ėshtė
pasqyruar edhe ideali mė i pastėr i shoqėrisė njerėzore, ai qė kėrkon
lumturinė dhe vetėm lumturinė pėr jetimėt. Mos tė harrojmė kurrė Hirushen dhe
Borėbardhėn, ato vajza tė shenjta, simbole tė pastėrtisė morale dhe tė punės
sė ndershme, tė jetės sė thjeshtė. Ato ishin tė dyja jetime, fėmijė tė rritur
para kohe mes vuajtjeve e mundimeve e pa provuar kurrė dashurinė e shtrenjtė
tė nėnės, pa provuar kurrė fjalėt e ngrohta, ledhatimet e kujdesin e saj.
Fantazia krijuese u dha atyre dy princa qė kėtė begati tė tyre, kėtė
devotshmėri e moral tė kulluar ta kthente nė lumturi pėr to. Ky ėshtė njė
mesazh historik qė na vjen nga shekujt e kaluar, nga populli e shkrimtarėt e
mėdhenj pėr fėmijė. Tė mos harrojmė Kozetėn dhe
Gavroshin e gjeniut Viktor Hygo, e para, heroinė e punės e guximit dhe e
virtytit dhe i dyti, hero i revolucionit, me njė mėndje aq tė ndritur, qė e
fali jetėn e tij pėr ideale mė tė larta, pėr lumturinė dhe tė ardhmen e
Francės. Edhe kėta tė dy ishin jetimė. Morali i tyre ishte si maja e
Mont-Blanc (Malit tė Bardhė) me dėborė tė pastėr, nė njė kohė qė morali i
armiqve tė Revolucionit, i shfrytėzuesve tė popullit, i ngjante kėnetės me
ujė tė ndenjur. Kam patur fatin tė jem
bashkėmoshatar me jetimin durrsak, partizanin dhe Heroin e Popullit Met Hasa.
Ēfarė e shtyu atė djalė gjashėmbėdhjetėvjeēar, qė nė nėntorin e vitit 1944 tė
hidhej dhe tė mbulonte me gjoksin e tij grykėn e mitralozit Shars nazist, pėr
tu hapur rrugėn shokėve tė tij partizanė drejt ēlirimit tė Shqipėrisė?
Pėrgjigja ėshtė shumė e thjeshtė: dashuria pėr atdheun dhe dėshira e zjarrtė
qė fėmijėt e Shqipėrisė tė bėnin njė jetė mė tė mire se ai, tė jetonin nė
paqe e begati. Kėshtu, Met Hasa, jetimi-hero u kthye nė njė legjendė tė
pavdekshme. Mbasi edhe gjermanėt, kur e gjetėn Metin tė nesėrmen tė pėrvėluar
nga plumbat nė gjoksin e tij tė njomė, ashtu tė mbėshtetur mbi mitralozin e
tyre, edhe pse ishin pushtues, armiq dhe luftonin kundėr Metit e shokėve tė
tij, - e varrosėn trimin tonė tė vogėl me nderimet ushtarake dhe me batare
pushkėsh. Ushtarėt e pathyeshėm gjermanė nderuan trimin
gjashtėmbėdhjetėvjeēar shqiptar, u thyen pėrpara guximit e trimėrisė sė kėtij
fėmije-hero! Kjo histori e pashlyeshme nė
kujtesėn time mė shtyu qė ti kushtoj njė roman tė tėrė heroit tonė jetim, me
titullin Met Partizani. E sa legjenda tė tjera kanė shkruar
me trimėrinė e tyre jetimėt heronj. Legjenda tė tilla janė me qindra e me
mijra. Pėr ti shkruar ato, do tė
duheshin aq shumė libra, sa tė mbushej njė bibliotekė tė tėrė. Por mua nuk do tė mė shlyhet kurrė
nga mendja historia e pesė jetimėve kosovarė gjatė luftės sė fundit
shfarosėse tė serbomėdhenjve, tė cilėn rastėsisht e lexova nė njė nga gazetat
e atyre ditėve. Duke vrapuar tė dėshpėruar nėpėr
kodrėn qė i ndante nga fshati i tyre, pėr tė mos parė tymin e flakėt qė
kthenin nė gėrmadhė shtėpinė, nė tė cilėn digjeshin nėna e babai qė
paramilitarėt serbė masakruan aq mizorisht pėrpara syve tė tyre tė njomė e tė
pafajshėm, ata donin tė zhdukeshin mes pemėve, pėr tė mos rėnė edhe njė here
nė duart mizore tė kriminelėve serbė. Ata qėndruan disa ditė e net nė mes tė
pyllit, duke u dridhur nga tė ftohtėt, uria e dhimbja e tyre e pamasė qė
gėrryente gjokset e tyre tė vegjėl. E kur dėgjuan sėrishmi krisma e britma
ushtarėsh, duke mos dashur tė binin edhe njė herė tė gjallė nė dorėn e
armikut, si nipėr tė Azem e Shote Galicės, kėta kosovarė tė vegjėl trima
pėrgatitėn litarin pėr tu vetėvarur, si simbol sakrifice pėr botėn e
qytetėruar e nė emėr tė fėmijėrisė sė tyre tė kėputur nė mes. Por
fatmirėsisht, kur 5-vjeēari Dren po vinte lakun rreth qafės dhe po i lutej
vėllait tė tij mė tė madh tia shtrėngonte mė fort, mbritėn njėsitet e UĒK-sė
dhe tė pesė jetimėt-heronj kosovarė shpėtuan nga vdekja. Ku jeni sot ju, o trimat e mi, pesė
jetimėt-legjendė kosovarė? Me siguri, me
libra nė duar, nėpėr shkolla, ku si gjithė jetimėt e tjerė nė mbarė botėn,
pėrkėdhelni vetėm njė ideal: lumturinė e ardhshme tė gjithė njerėzimit! Unė pėrulem me respekt tė thellė
pėrpara jush si dhe pėrpara tė gjithė jetimėve nė mbarė botėn! Jeta juaj
qoftė pėrherė e praruar nga rrezet e diellit! Ju mbeteni yje nė qiejt e
njerėzimit. Bedri Dedja , Neuchātel (Zvicer) shkurt 2004 & P. S - Ky shkrim, me rastin e fundvitit -
kushtuar jetimėve, ( nė pashtriku.org)
ėshtė dėrguar nga pianistja jonė e madhe Edlira Dedja. I
madhi Bedri Dedja kėtė esse e ka shkruar dy muaj pėrpara se tė vdiste, ndėrsa
vetėm dy ditė pėrpara se tė vdiste ai pėrfundoi edhe romanin e ri fantastiko-
shkencor pėr fėmijė "Presidenti i Planetit tė Kuq". Lavdi i qoftė ! ----------------------------
|