Kulmi i karrierės
operistike TENORI SHQIPTAR SAIMIR PIRGU - PAVAROTI I
RI ·
Saimir Pirgu, i cili e nisi karrierėn e tij ndėrkombėtare nė
moshė shumė tė re, sot bėn pjesė nė mėnyrė tė padiskutueshme nė elitėn e
tenorėve aktualė dhe ėshtė nga mė tė suksesshmit e gjeneratės sė tij. Shkruan: Edlira DEDJA
- Zvicėr, 30. 11. 2008 ______________________ Tenori i ri shqiptar Saimir Pirgu
duartrokitet me ovacione nė sallėn Metropol tė operės sė Lozanės Opera e Lozanės prezantoi mbrėmė
(27.XI.2008) premierėn e « Traviatės » sė G .Verdit, vėnė nė
skenė nga Arnaud
Bernard dhe drejtuar nga Paolo
Arrivabeni, Nė rolet kryesore ishin Virginia
Tola (Violetta Valéry), Saimir
Pirgu (Alfredo Germont) dhe Sebastian
Catana (Giorgio Germont). ·
Video: Shiko kėtu tenorin Saimir
Pirgu Ishte vėrtet emocionuese atmosfera mbas
pėrfundimit tė operas, kur tenori Saimir Pirgu doli tė pėrshėndesė publikun
zviceran. Thjeshtėsia e kėtij djaloshi tė ri shqiptar e mbushi plot emocione
sallėn e teatrit qė nė ēastet e para tė daljes nė skenė, ku ra nė sy
buzėqeshja e tij plot dritė, siguria dhe personaliteti i fuqishėm artistik,
ndėrthurur me njė zė brilant, plot jetė e ėmbėlsi. ·
Fotoalbumi i Saimir Pirgut:
/ 1
/ 2 / 3
/ 4 / 5
/ 6
/ Muzika e Verdit ishte magjepėse nė
tonet e zėrit tė tij; atmosfera e teatrit dukej mė e tendosur dhe tė krijohej
pėrshtypja se ēdo gjė ndrronte pamje nėn tingujt e kėtij zėri tė ėmbėl e plot
pasion. Tė krijohej ndjesia se vetė rryma e jetės ēlirohej prej saj; tė dukej
sikur nuk kishte mė kufij, por vetėm shkėlqim, melodi e dashuri. Nė ato
ēaste, konturet e sallės shkriheshin me botėn pėrreth dhe harroje se jashtė
saj kalimtarėt nxitonin pėr tiu shmangur temperaturės sė acartė tė dimrit
zviceran. Mbasi e dėgjon nė skenė Saimir Pirgun, e
kupton menjėherė se ke pėrballė njė tenor tė pėrmasave tė mėdha. Interpretimi
i tij karakterizohet nga njė ekspresivitet spontan dhe natyral, i cili e bėn
pėr vehte spektatorin qė nė momentet e para tė daljes nė skenė. E pak mė
vonė, zėri i tij vishet nga njė thellėsi lirike dhe njėkohėsisht dramatike,
mbushur me ndjenjė dhe elegancė, duke mundur tė shprehė instiktet mė tė
thella personazhit tė Alfredos, me njė ngjyrė vokale sensuale si edhe me njė
diksion tė shqiptimit tė shkėlqyer tė gjuhės italiane. Mund tė them pa frikė se ky rol ėshtė
njė nga kulmet e karrierės sė tij operistike ashtu siē u shprehėn mjaft nga
spektatorėt nė sallė, tė cilėt e cilėsuan me tė drejtė si perlėn e kėsaj
premiere tė « Traviatės ». Eksperienca e Saimirit me Alfredon, qė
sė shpejti do tė kurorėzohet me ēmimin ndėrkombėtar « Corelli », i
mundėsoi atij realizimin e kėsaj kryevepre operistike me njė thjeshtėsi tė
madhe, me njė liri tė shprehuri si dhe me njė autoritet tė veēantė
interpretimi. Frazat e tij shpaloseshin thjeshtė dhe me elegancė, duke
integruar vizionin dramatik tė koncentruar nė muzikėn dhe libretin e kėsaj
vepre tė mrekullueshme tė literaturės operistike, ashtu siē ėshtė imagjinuar
prej Verdit. Por nga ana tjetėr, kėto fraza pasuroheshin me njė
shumllojshmėri nuancash, tė cilat i jepnin sensin e plotė sejcilės notė
muzikore e po ashtu, sejcilės fjalė e sejcilės heshtje. Saimir Pirgu e pasuroi kėtė premierė, duke
dhėnė prej tij tė gjithė forcėn e ekspresivitetit dhe origjinalitetit tė tij emocional. Duke duartrokitur, mu kujtua dita e
parė kur e takova kėtė djalosh tė dlirė, tek i cili, gjėja e parė qė mė ra nė
sy ishe buzėqeshja e ēiltėr dhe thjeshtėsia e madhe e komunikimit, tė cilat
mė krijuan pėrshtypjen se e njihja prej njė jete tė tėrė. Rrezatues, modest e
njėkohesisht shumė dinjitoz, mė tregoi pėr studimet e tij, pėr hapat e para
nė karrierė, qė kishin nisur me vullnetin dhe zotėsinė e tij, pa ndihmėn dhe
pėrkrahjen e askujt; mė tregoi pėr takimin dhe miqėsinė e tij tė veēantė me Luciano
Pavarotin, i cili i dha edhe shtytjen e parė drejt suksesit; takimet me
mbretėreshėn Elisabetė tė Anglisė, me Princin Albert tė Monacos, me
bashkėpunimin e tij kohėt e fundit me Woody Allen, me projektet e tij tė
ardhshme, etj. Njė gjė ėshtė e sigurt: Saimir Pirgu, i cili e nisi karrierėn e
tij ndėrkombėtare nė moshė shumė tė re,
sot bėn pjesė nė mėnyrė tė padiskutueshme nė elitėn e tenorėve aktualė
dhe ėshtė nga mė tė suksesshmit e gjeneratės sė tij.
·
Autorja
ėshtė pjaniste dhe Presidente e Opéra sans Frontières nė Zvicėr - ( Lexo
kėtu pėr pjanisten tonė tė shquar Edlira Dedja ). |