P o e z i

 

S I   L I S   M E   P L I S

 

 

Shkruan: Kadrush Radogoshi

_____________________________________

 

( Shaban Polluzhės )

 

Aty ku mbin e rritet lisi i lartė

Pikėrisht aty duhet jetė

Qendra e botės

Thotė, i vjetri ndėr librat e shenjtė.

 

Nėn rrėnjėt e tij duhet burojė

Uji shėrues

Nga gjitha sėmundjet

Qoftė edhe nga sėmundja e Kalit Drunjtė.

 

Ai lis me plis lindi Pallushė

Me rrėnjė thellė-thellė tokėn e Dardanisė

Me trung mbajtės kėsulės qiellore.

 

Hyjnesha, Nėna Tokė

kuvendin e gjallėve

Zgjodhi kryetar Republikės Pavdekėsisė

Lisin gjatė:

mes Lis Myftar Bajraktarit

E Lis Mehmet Gradicės

i gjati Lis Shaban Polluzha...

 

U sulėn tufane, shtrėngata, shtrigata

Ai s’u pėrkul

Ishte vetė Anteu

Forcėn e merrte nga dheu

Ishte zjarr, ishte vet Prometeu.

Edhe kur qielli u pėrmbys

E vdekja tokė u rrokullis

Ai mbeti kėmbė

Si lis me plis...